E premte, 29.03.2024, 11:19 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin...

E enjte, 10.04.2008, 06:24 PM


Çaste gjatë intonimit të Hymnit Kombëtar
PROFESOR ENGJËLL KOLIQI KA LIGJËRUAR PËR KOSOVËN EDHE NË KOLEGJIN "EFIGÊNIA VIDIGAL" NË SALLËN E STOLISUR ME FLAMUJ TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS:

VEPRIMTARI KOSOVAR KA SIGURUAR BINJAKËZIMIN E KËTIJ KOLEGJI ME SHKOLLËN FILLORE TË SMIRËS SË VITISË

Edhe në këtë kolegj të kryeqytetit mineir – Belo Horizonte – Profesor Koliqi u prit me nderime shtetërore – me parakalim flamujsh dhe me hymnin kombëtar. Urime, nderime dhe solidaritet i plotë i nxënësve dhe mësimdhënësve të këtij kolegji, me Republikën  e Kosovës. Drejtuesit e kolegjit pranuan kërkesën e veprimtarit kosovar, për t'u binjakëzuar me Shkollën Fillore të Smirës së Vitisë. Profesor Leonardo, mos na braktis! Gjithçka nga projektet e lidhura me këtë kolegj do të realizohet nëpërmjet Institutit BRAKOS.

Nga Caio WERNECK

Belo Horizonte, 10 prill 2008 - Profesori kosovar – Engjëll Koliqi, njëherit edhe kryetar i Institutit BRAKOS, i shoqëruar nga zëvendëskryetarja e parë – Dr Vera Lúcia Alves Neves, dje kaloi një ditë të bukur dhe të këndshme në mesin e nxënësve dhe të mësimdhënësve të Kolegjitn "Efigênia Vidigal", në kryeqytetin tonë. Edhe kësaj radhe mysafiri i këndshëm kosovar u prit me nderime shtetërore – me parakalime të flamujve shtetërorë të të dy vendeve dhe me intonimin e Hymnit Kombëtar dhe me një program kulturo-artistik të përgatitur special për të nderuar shtetin më të ri në botë – Republikën e Kosovës.

Profesori kosovar, sikurse edhe në rastet e tjera, edhe në këtë ligjëratë, para nxënësve, që ishin kryesisht adoleshentë, të klasëve të teta, ka bërë një përshkrim historik të Kosovës, që nga Dardania Antike e deri më sot, duke theksuar natyrisht personalitetet më të ndritura ilriro-dardane dhe shqiptaro-kosovare, që i ka lindur, i ka rritur dhe ia ka falë njerëzimit e botës, ajo Tokë e Bekuar – Konstantini, Shën Niketë Dardani, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova e Adem Jashari.

Ai është ndalur më shumë në periudhënn e Luftës Çlirimtare, çaste këto që i kanë ndjekur me një vëmendje të jashtëzakonshme nxënësit e Kolegjit "Efigênia Vidigal". Në fund, mbasi i ka njoftuar me përjetimet e popullit të tij dhe ato personale, në Ditën e Bekuar të 17 Shkurtit 2008 e këndej, u ka thënë atyre se historia dhe gjeografia ballkanike tashmë kanë ndryshuar dhe se ata tash kanë mundësi të mësojnë gjëra shumë të mira. Ai i ka ftuar nxënësit dhe mësimdhënësit e këtij kolegji, që në kuadër të bashkëpunimit, respektivisht binjkaëzimit me Shkollën e Smirës së Vitisë, që u aprovua me duartrokitje frenetike, të shkojnë sa më parë në Kosaovë, për t'u njohur me eksperiencat dhe me vlerat e atjeshme të njerëzimit, që janë të traditave të shëndosha arbërore.

Profesori i gjeografisë Leonardo Bento u tha nxënësve se ai i pari do të shkojë në Kosovë. Ata i duatrokitën dhe brohoritën: Prof Leonardo, shko, por mos na braktis! Kthehu prapë te ne!

Veprimtari kosovar ka biseduar gjatë me Drejtoreshën Pedagogjike – Letícia Vidigal dhe me profesorët e Kolegjit, me të cilët kanë shqyrtuar mënyrat dhe format e bashkëpunimit me kolegjet dhe shkollat simotra në Kosovë. Ai, në emër të Institutit BRAKOS ka propozuar binjakëzimin e këtij kolegji me Shkollën Fillore të Smirës së Vitisë, kërkesë kjo e pranuar nga drejtoria e kolegjit. Ai tha se sapo të mbërrij autorizimi nga Drejtori i shkollës së Smirës, do e nënshklruajë aktin e binjakëzimit dhe do ia dërgojë drejtorit në Smirë, në fillim të muajit maj.

Mbas ligjëratës, i shoqëruar nga Drejtoresha dhe nga disa profesorë, Z. Koliqi ka vizituar gjithë hapsirën edukativo-didaktike të këtij kolegji, në të dy ndërtesat e tij, që ishin afër njëra-tjetrës. Ai ka vizituar edhe Radio Shkollën, që po realizonte një emision javor nga nxënësit e këtushëm, përmes internetit.

Ligjërata e Prof Koliqit ndiqet me vëmendje të jashtëzakonshme
Nga ligjërata dhe pyetjet e nxënësve
Në çerdhen e fëmijëve parashkollorë
Stolisjet e nxënësve, në mbarë hapsirën e kolegjit
Program kulturo-artistik për nder të Republikës së Kosovës
 

Drejtoresha Letícia Vidigal dhe Prof Leonardo Bento përshëndesin Prof Koliqin



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi Caio Werneck: Ligjëratë me argumente e porosi shumë domethënëse e Engjëll Koliqit Engjëll Koliqi: Republika e Kosovës, shtet kukull apo funksional?! Edhe një ligjëratë e bukur e profesor Engjëll Koliqit në Belo Horizonte Prefektura e kryeqytetit Mineir - Belo Horizonte shikon me interes të madh kah Kosova Caio Werneck: Interesim për ngritjen e një qendre për fekondimin e lopëve në Kosovë Caio Werneck: Veprimtari shqiptar - Engjëll Koliqi në Agjensinë Publike të Turizmit ''Belotur'' Mbremje festive, ne Aschaffenburg te Gjermanise Jemi të gatshëm të investojmë në Kosovë Caio Werneck: Edhe një ligjëratë e suksesshme e profesorit kosovar - Engjëll Koliqi Parlamenti i shtetit Minas Gerais: Ta njohim menjëherë Republikën e Kosovës Engjëll Koliqi: Brazil njihe menjëherë Republikën e Kosovës Xhafer Leci: Festë madhështore për Pavarësin e Kosovës në Kirchheim Teck të Gjermanisë Ekskluzive - Alma Papamihali: Manifestim i madh ne Frankfurt, me rastin e Pavarsise

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora