Kulturë
Gjekё Gjonlekaj: Nobeli dhe replika midis Kadaresë e Malcolmit
E merkure, 15.08.2012, 07:59 PM
Nobeli
dhe replika midis Kadaresë e Malcolmit
Nga
Helena
Kadare nё veprёn letrare “Kohё e Pamjaftueshme”, botuar vitin e kaluar nё Tiranё, nё faqen 340
pёrmend emrin tim nё lidhje me replikat midis profesorit anglez tё Universitetit
tё Oxfordit, Noel Malcolm, dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Shumё lexues shqiptarё
kёtu nё New York mё kanё pyetur nё lidhje me frazёn time shqiptarçe “Mos mё bij ma”! Disa nuk e kanё kuptuar!
Nё letrat
amerikane tё kulturёs Ismail Kadare ёshtё emёr i njohur pёr mё shumё se tri
dekada. Shqiptarёt nё kёtё Kontinent janё kryelartё pёr veprimtarinё letrare tё
kёtij shkrimtari tё madh shqiptar. Gazetat dhe revistat mё tё njohura tё Amerikёs
kanё shkruar mё shumё pёr krijimtarinё letrare tё Ismail Kadaresё vetёm, se pёr
tё gjithё shkrimtarёt ose poetёt shqiptarё sё bashku. Botimet nё mbёshtetje tё Nobelit
pёr shkrimtarin tonё janё pritur mirё nga shumica e shqiptarёve tё Amerikёs. Fitoren
e Çmimit Nobёl pёr Paqe tё Nёnёs Tereze nё vitin 1979 e kujtoj si njё prej ditёve
mё tё lumtura tё jetёs. Çmimi Nobel i Nёnёs Tereze na dha shpresё se edhe
shqiptarёt e tjerё mund ta fitojne kёtё Kurorё tepёr tё nderuar. Pra Nёna
Tereze hyri me kёmbё tё mbarё nё derёn e Nobelit sepse disa vjet mё vonё u
laurua edhe shqiptaro-amerikani Ferid
Murat, pёr zbulimet e tij tё mёdha nё fushёn
e mjekёsisё. Pёr pothuajse tri dekada Ismail Kadare ёshtё kandidat
serioz pёr Çmimin Nobёl. Botimet nё mbёshtetje tё Nobelit pёr shkrimtarin tonё janё
pritur mirё nga shumica e shqiptarёve. Deri nё vitin 1997 nё shtypin amerikan
nuk ёshtё botuar asnjё shkrim kundёr Ismail Kadaresё.
Shkrimi i
parё kundёr tij u botua nё pranverё tё vitit 1997 nё revistёn amerikane “The
Weekly Standard”. Autori Stephen Schwartz nё shkrimin e tij i bёn thirrje
Fondacionit Nobel, qё Ismail Kadaresё tё mos i jepet Çmimi Nobёl. Ai kishte
shkruar edhe mё pёrpara kundёr tij. Titulli dhe nёntitujt e kёtij shkrimi ishin
tepёr tё shёmtuar. Njё pjesё e shqiptarёve tё Amerikёs u shqetёsuan pёr qёndrimin
e Stephen Schwartz. Artikulli i zotit Schwartz
ishte i dёmshёm pёr kombin dhe kulturёn shqiptare,sepse ishte botuar nё njё
revistё prestigjioze amerikane. Pёrveç laureatёve tё Nobelit pёr Paqe pёr
fituesit e tjerё nuk flitet shumё. Pas botimit tё kёtij shkrimi bёmё disa pёrpjekje
modeste kundёr qёndrimit tё Stephen Schwartz. Dёrguam njё telegram Fondacionit
Nobёl qё tё mos merret parasysh shkrimi i tij se ato qё kishte thёnё nuk janё tё
vёrteta,bile ua theksuam se Ismail Kadare ёshtё i vetmi shkrimtar i madh botёror
qё shkruan nё gjuhёn e Nёnёs Tereze. Kёshtu menduam se e mbyllёm kёtё kapitull.
Por jo, sepse me 6 Nёntor 1997 Noel
Malcolm botoi njё shkrim nё revistёn e madhe letrare amerikane: “The New York
Review of Books” kundёr Ismail Kadaresё. Shkrimi i autorit anglez ishte shumё i
gjatё. Noel Malcolm kishte bёrё disa
krahasime absurde.Nё paragrafin e parё tё
atij shkrimi e cilёsonte Ismail Kadarenё si shkrimtarin mё tё madh tё botёs
komuniste pas Solzhenitsy-it, ndёrsa nё paragrafin e dytё e krahasonte me
Zhdanovin. U shqetёsova shumё pёr kёtё dhe pёr disa tё dhёna tё tjera, siç ishte
pёr shembull botimi i poemёs “Mёsuesit e Atit” (Joseph Visarionovich Stalin) pёrkthyer
anglisht. U brengosa sepse ky shkrim mund tё ishte i dёmshёm pёr fitoren e Çmimit Nobёl. Nuk u durova dhe menjёherё
e thirra nё telefon nё Paris dhe i tregova pёr kёto dhe disa vrejtje tё tjera tё
Noel Malcolmit. Nuk kisha dёgjuar kurrё pёr poezinё qё i kishte kushtuar
Stalinit. E pyeta Kadarenё pёr elegjinё kushtuar Stalinit. Po tha Kadare, nuk ngurroi fare. Nё atё kohё isha
18 vjeç.U qetёsova menjёherё sepse mё pёrpara kisha lexuar njё rrёfim intim tё nobelistit
Andrei Sakharov i cili tregonte se nё moshёn
e tij tё re kishte menduar se Stalini ёshtё njeriu mё i mirё nё botё. Ndёrsa
bisedonim nё telefon shfaqa mendimin pёr ta futur nё gjyq Noel Malcolm. Ismail
Kadare nuk e pёlqeu idenё time pёr njё veprim tё tillё. Zoti Kadare tha se
Profesor Noel Malcolm ёshtё mik i madh i Kosovёs dhe padia gjyqёsore do tё ishte
e dёmshme pёr shqiptarёt. Njё akt i tillё
mund tё dёmtojё qёndrimin e Profesorit Malcolm
pёr Kosovёn. U gёzova shumё pёr qёndrimin atdhetar e fisnik tё shkrimtarit
tonё. Atёherё ramё dakord pёr njё replikё nё revistёn “The New York Review of
Books”. Natyrisht se kёtё çёshtje e kishte biseduar me Claude Durand tё Shtёpisё
Botuese “Fayard” dhe agjentin amerikan tё librave Andrew Wylie, me tё cilin
isha takuar disa herё nё New York,sipas sugjerimeve tё Kadaresё. Zoti Wylie e
adhuronte shumё krijimtarinё letrare tё Kadaresё. Bile mё kujtohet nё njё rast
kur tha se Kadare ёshtё tepёr i thellё nё
mendime dhe lexuesit e rёndomtё amerikanё nuk gёzojnё shumё nga shkrimet e tij. Evropianёt janё mё tё sofistikuar dhe i
kuptojnё mё lehtё veprat letrare tё Kadaresё. Shtёpia Botuese “Arcade” e New
York-ut vazhdonte pёrkthimin dhe botimin e veprave tё kёtij autori gjigand
shqiptar. Me pronarёt e kёsaj Shtёpie Botuese kisha lidhje tё vazhdueshme. Shumё
librari tё Kosovёs kёrkonin veprat e Kadaresё dhe pёr disa vjet mund tё kem dёrguar
mijёra kopje nё Prishtinё pёr shumё lexues tё huaj dhe pёr shqiptarё. Pas
vdekjes se Richard Seaver pronar i “Arcade”
Publishing u ndёrpre totalisht veprimtaria botuese e kёsaj shtёpie. Richard dhe
Janet Seaver ishin entuziastё se Isamil Kadare njё ditё do tё fitonte Çmimin
Nobёl. Disa autorё tё cilёt i kishin botuar ata kishin fituar kёtё Çmim.
Nё bashkёpunim me “Arcade” Publishing dhe me Misionin e Shqipёrisё nё Kombet
e Bashkuara organizuam promovimin e “Piramidёs” nё njё prej lokaleve mё luksoze
tё New York-ut,ku morёn pjesё personalitete tё larta tё kulturёs dhe diplomacisё
botёrore nё OKB.
Ndёrkohё prisnim me padurim replikёn e Kadaresё nё “The New York Review of Books” e cila u botua mё 15
janar 1998. U gёzova shumё pёr kёtё botim! Prej ngazёllimit nuk e lexova me vёmendje. I telefonova qё ёshtё botuar por
iu luta qё tё mё jepte kohё ta lexoja edhe njёherё dhe pёrsёri do t’i bёja
telefon. Pasi e lexova me kujdes pёr tё dytёn herё e kuptova se replika e
Kadaresё kishte qenё e shkёlqyeshme. Nё tё njёjtin edicion ishte botuar edhe
kundёrpёrgjigjja e Noel Malcolm. Kadare e kishte goditur aq rёndё profesorin
anglez, sa qё iu luta tekstualisht me kёto fjalё: “Mos i bie ma”. Reagova si njё refer nё ndeshje
boksit. Pёrgjigjja e Kadaresё ishte shumё e kulturuar dhe argumentet ishin tё qёlluara.
Shihej qartё nga kundёrpёrgjigjja se Profesori
Malcom ishte penduar dhe tregonte
keqardhje pёr kёtё shkrim. Menjёherё e kuptova keqardhjen e Noel Malcolmit dhe
indirekt kёrkonte falje. Pёr kёtё arsye
iu luta Kadaresё tё mos e godiste mё. Natyrisht se gjuha ndryshon nё momentet e
ngazёllimit. Me tё vertetё ishte njё shprehje tipike shqiptarçe e Malёsisё sё Madhe
“mos i bie ma”. Nё Kosovё thonё “mos i mёsho ma” nё jug “mos e qёllo mё” ,mos e
godit mё” e kёshtu me radhё.
Me rastin e 100-vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё ky titan i Letёrsisё Shqiptare dhe Botёrore meriton pёrpjekje dhe pёrkushtim tё veçantё gjithkombёtar pёr t’ju dhanё Çmimi i Merituar Nobёl pёr Letёrsi.