E marte, 23.04.2024, 07:11 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Tiranë, 18-vjeçarja vret perdhunuesin në rrëmbim

E marte, 14.08.2012, 08:30 PM


Nga Koha Jone

Tirane - Dhuna seksuale qe ushtronte i afermi i saj prej disa vitesh, dhe kercenimet qe perfundonin deri ne rrembime, cojne deri ne krimin e vrasjes vajzen 18-vjecare. Nazmie Visha, banuese ne fshatin Vile, por qe prej disa javesh fshihej ne shtepine e gjysherve te saj ne Qender-Kerrabe te Tiranes, ne afersi te xhamise, ka qelluar me nje bresheri automatiku ne drejtim te 45-vjecarit Fiqiri Muca, banues ne Shijak, me te cilin kishte pasur raporte intime te vazhdueshme, dhe qe grupi hetimor e cilesoi si ish bashkejetues i vajzes. Karikatori i zbrazur, ne nje ndjekje prej rreth 500 metrash nga banesa deri ne nje zone me shkurre, ka lene te vdekur babane e 5 femijeve. Me armen ne dore, vajza ka pritur te dera e shtepise policine, qe u njoftua nga banoret e fshatit, te terrorizuar nga ngjarja. Para se te ndodhte ky krim, mes adoleshentes qe ishte fejuar rreth nje vit me pare, dhe viktimes, ka pasur nje debat te ashper qe ka zgjatur nje ore. Te afermit hodhen dyshime edhe per rrembim te perseritur, kurse vete e dyshuara qe u prangos nga uniformat blu, ka deklaruar se ajo ndihej e kercenuar nga njeriu qe e dhunonte seksualisht. Madje, policia ka te regjistruara disa denoncime te familjes, pasi ne muajin maj vajza ishte zhdukur per disa jave, teksa mbahej e fshehur ne Burrel, ku dhe u gjet nga policia dhe kthye ne banese. Viktima ishte njekohesisht mik i familjes, pasi vellai i tij ishte martuar me motren e 18-vjecares. Babai i vajzes, beqir Visha, deklaroi mbreme se e falenderon Nazmien per veprimin e kryer, pasi ajo ishte dhunuar dhe kercenuar nga viktima.

Ngjarja

Ngjarja rezulton te kete ndodhur rreth ores 00:55 te mengjesit te djeshem, ne zonen e Kerrabes, kur u degjua bresheria e automatikut. Fiqiri Muca kishte udhetuar nga Shijaku per ne kete fshat, me nje taksi. Nuk dihet se si 45-vjecari kishte gjetur adresen ku fshihej vajza. Familja e kishte strehuar te banesa e gjysherve Nazmien, pasi i trembej rrembimit te saj nga agresori, te cilin e akuzonte edhe si nje njeri borxhli dhe qe do perdorte vajzen e tyre si prostitute, per te shlyer ato. Pasi kane nisur te bisedojne jashte shtepise, banoret deshmitare thane se kane degjuar te bertitura te vajzes, qe i thoshte Muces qe te largohej dhe ta linte te qete. Debati ka zgjatur gati nje ore, kur vajza me tej nuk ka duruar dot me dhe ka marre "Kallashnikovin", duke ndjekur 45-vjecarin kemba-kembes. Trupi i tij u gjet mes disa shkurreve, i pajete. "Degjova se vajza thoshte qe ai te ikte. Ndoshta kishte ardhur ta rrembente, pasi ishim ne dijeni te problemit te saj", - thote Fiqiriu, nje banor i fshatit. Ekspertet gjeten te pakten 27 gezhoja dhe sekuestruan armen. Nazmie Visha pranoi krimin dhe u tha hetuesve se Muca e perdhunonte, dhe se ajo shkonte e detyruar me te dhe jo me deshire. Madje, e dyshuara deklaroi se ai donte ta rrembente dhe asaj nuk i mbeti rruge tjeter. "Nazmie fshihej tek ne, sepse ai donte ta rrembente dhe nuk e linte te qete. Edhe me pare e ka kercenuar", - tha Safete Visha, kusherira e 18-vjecares. Policia konfirmoi se Muca ishte hetuar nje here per rrembim te vajzes kete vit, por me pas denoncimi ishte terhequr.

Babai

Pas krimit te ndodhur ne Kerrabe, ka folur edhe babai i vajzes se dyshuar per vrasjen e Fiqiri Muces. Beqir Visha shprehet se mbron veprimin e vajzes se tij, pasi ajo ishte e kercenuar vazhdimisht. "Falenderoj vajzen per veprimin qe ka bere. Kjo ngjarje zbulon edhe rrembimin e pare te vajzes time, sepse nuk iku me deshire, por u detyrua dhe kercenua. Ajo u detyrua te thoshte me pas se iku me deshire", u shpreh ai. Por Visha shkon dhe me tej, duke thene se nuk e fal familjen Muca. Nderkohe, xhaxhai i vajzes Behar Visha tregon se ishte i pari qe mberriti ne vendin e ngjarjes, pak minuta pasi degjoi te shtenat. Sipas tij, 18-vjecarja e ka qelluar Fiqiri Mucen nen kercenim dhe presion.

Muca u arrestua per rrembim, por vajza u terhoq nga denoncimi

Policia e Tiranes deklaroi, se viktima eshte ish bashkejetuesi i saj. Nga hetimet e kryera, rezulton se prej te pakten kater vitesh, vajza kishte pasur lidhje me 45-vjecarin Fiqiri Muca. Por, deshmite e mbledhura dhe verifikimet e kryera tregojne nje fakt tjeter. Se vajza eshte rrembyer dhe dhunuar seksualisht, po per shkak te frikes edhe ka terhequr denoncimin disa muaj me pare. Viktima shfrytezonte lidhjet e miqesise me familjen Visha, banuese ne fshatin Vile te Tiranes, per te perfituar nga lidhja intime me vajzen e re. Ai ishte baba i pese femijeve, nga Burreli, por banues ne Shijak. Ne muajin maj, familja Visha denoncoi zhdukjen e Nazmies dhe denoncoi si autor, pikerisht Fiqiri Mucen. U hodhen edhe akuza per rrembim me qellime prostitucioni, pasi Muca ishte i martuar dhe me 5 femije. Policia e gjeti vajzen ne nje pyll ne Burrel pas 13 ditesh kerkimesh, dhe e kthehu ne familje. Muca u arrestua per rrembim dhe perdhunim te adoleshentes. Por me pas, vajza u terhoq ne rrethana ende te panjohura dhe deklaroi se ishte larguar me deshire. Me pas ka krijuar nje lidhje te re, dhe eshte fejuar. Por, e rrezikuar nga perndjekja e "tutorit" te saj, ka preferuar te fshihet ne Qender-Kerrabe, ku jetonte xhaxhai i saj dhe gjysherit. Madje, familja ka njoftuar dhe nje martese te afert te vajzes. Por, duket se kete lidhje nuk e ka pritur mire 45-vjecari, qe mbremjen e se dieles i ka shkuar me taksi deri ne banesen ku qendronte.

Hetimet

Per hetimin e kesaj ngjarjeje, u ngrit menjehere nje grup i posacem hetimor i Komisariatit nr.1. Policia theksoi, se grupi hetimor, pas verifikimeve te kryera doli ne konkluzionin, se autorja e dyshuar e ketij krimi eshte 18-vjecarja Nazime Visha, e cila pas nje konflikti te castit ka qelluar me arme zjarri automatike, 45-vjecarin Fiqiri Muca, i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme. Visha po hetohet me akuzen e "vrasjes".

Deshmite

"Ketu ka pasur grindje rreth nje ore, ne kohen qe ka plasur grindje jane degjuar 4 here bresheri. Kur erdhi makina e policise, vajza ishte me arme ne dore duke e pritur tek dera. E ka rrembyer me force. Na ka treguar vete vajza. E ka perdorur per marredhenie seksuale dhe ajo nuk donte me te kthehej tek ai", - shprehen fqinjet e familjes Visha, per ngjarjen e ndodhur dhe ato qe dinin per historine e vajzes.

Nena e vajzes tentoi flijimin, pas zhdukjes ne maj

Krimi i ndodhur ne Qender-Kerrabe, eshte paralajmeruar dhe nga nena e vajzes 18-vjecare. Mejte Visha ishte alarmuar ne muajin maj, se Fiqiri Muca ia kishte rrembyer vajzen dhe e ka denoncuar si te dyshuar. Nga tronditja e thelle, nena tentoi vetevrasjen dhe beri apel per gjetjen e vajzes. Ngjarja eshte shenuar ne periferi te kryeqytetit ne fshatin Vile, komuna Zallbastar, ku 44-vjecarja Mejte Visha ka pire helm nga deshperimi, per mosgjetjen e vajzes, e cila ishte zhdukur. "Gocen e lashe ne shtepi, me cunin e vogel. Vete isha ne pune, burri ishte larg. Kur erdhem ne shtepi, gocen nuk e gjetem me", - ishte rrefimi i saj, pas tentatives se flijimit. Gruaja ka rrefyer edhe per te dyshuarin qe donte ta shfrytezonte per prostitucion. Ata identifikonin mikun e familjes Fiqiri Muca, nga Burreli, si autor. Dhe vajza u gjet pas 13 ditesh, e fshehur ne nje pyll, ku dhe mbahej.

____________

Vrasja, rrëfimi i 18-vjeçares

Nga Top Channel

"E vrava se ma nxiu jetën, më kërcënonte se do më vriste të gjithë njerëzit e shtëpisë nëse nuk kthehesha me të. Më shkatërroi mua dhe prindërit e mi".

Ky është rrëfimi i 18-vjeçares Nazmije Visha dhënë për agjentët e policisë pak orë pas vrasjes së Fiqiri Muçës në fshatin Krrabë. Në pritje të daljes para gjykatës, adoleshentja ka shpjeguar se sapo ka dëgjuar të trokiturat në portën e shtëpisë së gjyshërve të saj dhe zërin e Fiqiri Muçës, ajo ka vrapuar për të marrë kallashnikovin, armë kjo që mbahej nga të afërmit, të cilin më pas e zbrazi mbi 45 vjeçarin, babai i pesë fëmijëve.

Por, ndërsa hetuesit kanë paqartësi nëse bëhej fjalë për një rrëmbim të mirëfilltë apo takim të lënë përmes telefonit midis vajzës dhe viktimës, Top Channel udhëtoi drejt familjes së vajzës në fshatin Malvilëz të Tiranës, atje ku Nazmija pas rrëmbimit në muajin maj nuk ishte pranuar nga prindërit në shtëpi.

Për familjen Visha varfëria nuk është asgjë para asaj që ata e quajnë fatkeqësinë më të madhe të tyre. Një miqësi me familjen e Fiqiri Muçës që u mbyll me turp thonë ata.

Nëntë vjet më parë, kur Nazmije Visha ishte fëmijë, Fiqiri Muça u prezantua në shtëpi nga kryefamiljari Beqir Visha. Të dy jetonin nga shitja e druve dhe i zoti i shtëpisë e strehoi atë gjatë dimrit dhe në vijim për shkak të largësisë që viktima kishte me shtëpinë e tij në fshatin Ketë të Burrelit. Miqësia mes tyre u forcua akoma më shumë kur Fiqiriu kërkoi dorën e njërës prej vajzave për të vëllain, martesë kjo që u krye brenda pak muajsh.

“Vajza ka qenë e vogël kur ai ka ardhur këtu”, shprehet Mejte Visha, e ëma e Nazmijes.

Por ndërsa Fiqiri Muça vazhdonte të vinte në këtë shtëpi, ikja e vajzës që ende nuk i kishte mbushur 18 vjeç ra si një bombë në këtë familje.

“Piva helm, por më shpëtoi fati im. Na thanë se e mbajti vajzën nëntë ditë në pyjet e Burrelit”, thekson e ëma e vajzës.

Por, për çudi, rrëmbimi apo ikja e vajzës që në atë kohë ende ishte minorene u mbyll për autoritetet: “Ikje me dëshirën e saj nga shtëpia".

Kur policia e gjeti Nazmije Vishën ajo nuk u kthye më kurrë në shtëpinë e prindërve të saj.

“Nuk e pranuam ne nga turpi i fshatit”, tregon nëna e Nazmijes.

 

Grupi i hetimit ka fjalinë e fundit të Fiqiri Muçës thënë një dëshmitari shumë të rëndësishëm në këtë ngjarje, taksisit, të cilit i kishte shpjeguar se do të merrnin dikë në fshatin Krrabë. Atë "dikë" që në fakt e vrau 45-vjeçarin.

 

 

 


Vrasja, rrëfimi i 18-vjeçares - Top Channel... by TopChannelAlbania


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora