E premte, 29.03.2024, 03:18 PM (GMT)

Kulturë

Veli Veliu: Konceptimi artistik i luftës së fundit

E hene, 13.08.2012, 06:57 PM


Konceptimi artistik i luftës  së fundit

(Fatmire Duraku “Plepi i thyer”, roman, Prishtinë, 2004)

Shkruan: Veli VELIU

Vepra letrare në prozë të gjatë “Plepi i thyer” i shkrimtares  tashmë të afirmuar Fatmire Duiraku, i konceptuar artsitistikisht në formë ditari, trajton një temë nga aktualiteti, që njihet nga të gjithë ne, si periudha më e vështirë në të cilën kaloi populli shqiptar në Kosovë. Në këtë vepër autorja është përqëndruar kryesisht në gjendjen para dhe gjatë luftës së fundit, po që shpalos njërën pas tjetrës skenat dhe episodet në vitet e para të çlirimit përmes kryeprotogonistit të saj pas kthimit të tij nga egzili. Rrëfimi në veten e parë, ose më mirë të themi vetërrëfimi i ngjarjeve të tmerrshme në katër pjesët në formë ditari ka bërë që ngjarjet të kenë lidhshmëri dhe të përjetohen më thellë shpirtërisht. Në pjesën e parë të romanit rrjedha e ngjarjes  është më e qetë dhe tabllot e gjera të realitetit të hidhur nga gjenocidi i pushtetit serbomadh shpalosen natyrshëm e bindshëm me të (pa) priturat e mundshme, ndërsa në pjesën e dytë të tekstit rrëfimi është më dinamik dhe atmosfera e elektrizuar tej mase arrin shkallën e shpërthimin eruptiv: pesë vëllezërit e kryepersonazhit i kapin armët dhe zënë vendet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tashti edhe me fuqinë e armëve vihen përballë dy botë të kundërta, njëra për të ekzistuar me çdo kusht e lirë e sovrane në trojet etnike, e tjetra me koncepte fashisode për pastrim etnik të elementit autokton. Në shtjellimin e këtyre ngjarjeve për jetë a vdekje pika kulmore  në vepër arrin me aksionin e dëbimit masiv të popullatës civile nga vatrat stërgjyshore! Po në këtë kohë formimi i rezistencës së armatosur nga bijtë e bijat më të mira të këtij populli, paralamëronte fundin e dhunës së egër.

Këto ngjarje rrëqethëse shpalosen përmes protogonistit kryesor të kësaj vepre letrare Edmond Mitit, djalosh i lindur në një fshat të Klinës, i cili detyrohet të largohert me dhunë nga Kosova, si shumë të rinj, të asaj kohe as paqe e as luftë dhe vendoset në Lugano të Zvicrës. Përmes kësaj figure preket fenomeni i braktisjes me dhunë i botës rinore shqiptare për ta dobësuar vatrën e qendresës në truallin stërgjyshësor. E tërë kjo e ka edhe anën tjetër, ikja ngjet për të mos i shërbyer armatës vrastare jugosllave. Ai pas nëntë vjetëve kthehet në Kosovë në një familje gjysagjel, ku gjysma e anëtarëve kanë emra myslimanë e gjysma tjetër emra shqip. Emrat e huaj mysliman vihen nga gjinia e nënës; si Avdyli, Murati, Adnani, Samiu e Ahmedi. Këto personazhe, me rolet episodike në roman, i karakterizon mentaliteti patriarkal. Me pengesat që i bëjnë motrës Marigonës, studente, kur ajo dashurohet në shokun e vëllaut Tomorit, me emrin Dardan, shihet qartë botëkuptimi i një kohe primitive me pasoja në kohën e re. Ky personazh, me hapësirë të kufizuar veprimi në roman, nuk  e braktis të dashurën as pasi ajo e humb të pamurit nga lëndimi që pëson nga vëllau i madh shpirtkazmë, i cili dëshiron ta martojë motrën sipas zakoneve prapanike te kohës së vjetër  pa e përfillur fare dëshirën e saj. Pastaj edhe me rastin e vdekjes së vëllaut Tomorit, gruan e tij Tinën me dy fëmijë, vëllezërit e mëdhenj duan ta kthejnë për vëllaun e pamartuar! Këto veprime të paarsyeshme të kujtojnë kohën kur te ne mbizotëronte bindja e gabuar e të qenurit turk te një pjesë e shqiptarëve të pavetëdijsuar, ndonëse gjyshi në familjen Merkur Mitit në duar e mbante gjithnjë kryqin e artë! Pra këtu është fjala për një familje shqiptare të besimit katolik, po që toleron edhe doke e zakone të botës islame duke filluar nga emrat e fëmijëve dhe ndikimin e papenguar të dajve të besimit mysliman. Është inetersant se protogonisti i këjsa proze Edmondi, e që e thërrasin shkurtimisht Edi, njihet rastësisht gjatë udhëtimit për në Kosovë me një vajzë e cila gjatë tërë fluturimit me ajroplan qan për vëllaun e vrarë nga forcat serbe. Eshtë një lodër Kubëzi në duart e tij e cila kur rrrotullohet i ndërron ngjyrat dhe formën e luleve. Kjo lodër i afron këta të rinj duke u kthyer në Kosovë. Këtë lodër Donika ia kishte blerë vëllaut dhe ai ia kishte dhuruar të dashurës, Margonës. Lidhja e fuqishme shpirtërore Edit me motrën e vetme dhe dy vëllezërit e vegjël Tomorin dhe Artanin është e jashtëzakonshme.

Edi Miti, si indiviid që manifeston unin e vet, familjen shumanëtarëshe e gjen pikë e pesë. Prindërit e lodhur nga pesha e rëndë e viteve jetojnë vetëm me dhembjen e dy fëmijëve të vrarë nga forcat serbe. Atmosfera në familje është e rëndë edhe në periudhen e pasçlirimit dhe këtu shihet për herë të parë dukuria shprishjes së familjes tradicionale. Secili vëlla jeton vetëm, me më të afrmit e tij, ndërsa pleqtë jetojnë të vetmuar dhe ndjenja vetmitare është e pazoknshme në ambientin kosovar. I sapokthyeri në vatrën e vet Edi, nga pozita e prapavështruesit duke i shfletuar ditarët ngjarjet dramatike i sheh si në një ekspozitë retrospektive. Shkallëzimi i dhunës së egër i pushtetit serb nga ngjarja në ngjarje merr përmasa tragjike dhe nga kërcënimet e hapta fashisoide e i vrasjeve individuale, si ishte dëbimi nga vatrat stërgjishërore, tërë fshati nxirret nën strehën e pastrehë të qiellit skëterrë, në vendin e quajtur te Fusha e Lulekuqeve.  “Fshati është rrethuar. Ushtarë dhe policë serbë kërkojnë të ikim sa më parë nga këtu, nga vatrat tona të lashta, të ikim nga këngët, nga dasmat, nga vajet tona, nga varret, të zhbihet çdo gjë jona” (faqe 144). Jeta e popullatës së pambrojtur civle vihet para grykës së armëve dhe nën kthetrat e vdekjes krijohet një atmosferë e rëndë e fatalizimit stihik! Edhe në këto çaste tmerri te shqiptarët spikatet heroizmi i njeriut kryengritës dhe nuk  fshihet më zjarri i ndezur në vatrën e shpirtit atdhetar. Kjo tokë është shqiptare dhe s’ bëhet dot serbe, sepse UÇK- ja i ka ithatarët e vet në të gjitha shtresat e popullatës shqiptare. Dhe kjo rezistencë me armë më së miri shihet te i riu me emrin Artan, i cili në momentin e dëbimit masiv nga shtëpitë e fshatit  para anëtarëve të familjes i kundërvihet me guximin e paparë ushtarit serb edhe pasi goditet rëndë dhe shkrepen mbi të dy plumba. Te ky personazh e shohim trumfin mbi ushtarin e okupatorit, në saje të moralit të lartë dhe ndjenjës së fuqishme të vetëflijimit atdhetar.

Në pjesën e dytë të romanit ngjarjet janë më dramitike, po edhe mjetet shprehëse janë më figurative dhe vende - vende prozën e karakterizon elementi  i fuqishëm poetik.

Kjo vepër me temë nga lufta e fundit, me ato epizode të fiksuara  mejshtërisht, me fakte dhe të dhëna konkrete na jep një pjesë të të historisë më të re të transmetuar bukur artistikisht.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora