E shtune, 20.04.2024, 09:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Leonardo DiCaprio

E marte, 08.05.2007, 09:31 PM


Leonardo DiCaprio
Leonardo DiCaprio u lind me 11 nëntor 1974 ne Los Anxhelos. Prindërit vendosin ta quajnë Leonardo, për nder të Leonardo da Vinçit. Fëmijëria e tij nuk ka qenë dhe aq e lehtë dhe ende sot konsiderohet paksa e papërshtatshme. Pas ndarjes së prindërve transferohet me të ëmën në lagjet e vjetra të Los Anxhelosit. Sigurisht që nuk shfaq shumë interes për shkollën dhe shumë shpejt nis të recitojë nëpër spote televizive dhe më pas në disa seriale televizive, mes të cilëve "Prindër në bluxhins". Studion në “Center for Enriched Studies” dhe diplomohet në "John Marshall High School". Në ekranin e madh debuton në vitin 1979, në shown televiziv "Romper room", ku pikas për shkathtësinë që e karakterizon. Në vitin 1985 luan rolin e Luke në serialin televiziv "Growing Pains". Fillimi i viteve ’90-të janë mjaft të suksesshme për të, por viti 1997 shënon momentin më fatlum për të. Xhiron filmin "Titanic", me të cilin bëhet i njohur në të gjithë Botën, duke fituar “titullin” seks-simbol. Filmi fiton 11 çmime Oskar, por Di Kaprio zhgënjehet, sepse nuk arrin të marrë trofeun e aktorit më të mirë. Në vitin 1997 përzgjidhet nga "People" si një ndër 50 personat më të bukur të Botës. Në fillim të vitit 2005 fiton çmimin Globi i Artë si aktori më mirë dramatik për rolin e Howard Hughes në filmin "Aviatori", të Martin Skorceses. Ne vitin 2006 realizoi 2 filma teper te vleresuar, ‘’The Departed’’ (film i Martin Scorsese, me te cilin fitoi cmimin e pare si regjisor, gjithashtu dhe filmi fitoi Oskarin si filmi me i mire) dhe ''Blood Diamond'', per te cilin kandidoi per Oscar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora