E shtune, 20.04.2024, 09:11 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ç'është salafizmi dhe pse salafizmi në tokat tona?

E hene, 13.08.2012, 07:13 PM


Ç'është salafizmi dhe pse salafizmi në tokat tona?

Nga Fahri Xharra

Ne shqiptarët myslimanë kemi praktikuar ato pak rite të mbetura nga okupimi shumëshekullor turko-islamik dhe jemi ballafaquar me problemet e vërteta të jetës, qoftë për një mbijetesë apo një jetë më të mirë. Vlerësimi i të huajve ishte se jemi “myslimanë të lehtë”. Por, çfarë u mendua kur na quajtën “myslimanë të lehtë”? Apo ishte thjeshtë një arsyetim për përkrahje? A duhet të përmendi disa nga faktet që neve na bëjnë “myslimanë të lehtë” e të njihemi dhe të pranohemi si evropianë të civilizuar? Jo. Bota e qytetëruar me sinqeritetin  e saj i di të gjitha.

Por ç`po ndodhë me ne, në tokat mbarëshqiptare ? Jemi të ballafaquar me nivel të lartë të papunësisë, kemi mbetur fukarenj, nuk kemi stabilitet politik; kudo që shkelë në tokat tona jemi të mjerë. E vërtetë apo jo? A i dijnë fqinjët tanë këto? A i dijnë edhe miqtë tanë në Europë?

Ç`është Salafizmi? Salafizmit i nxirret rrënja nga fjala arabe salaf,  që do të thotë ” paraardhës”. Flitet për essalaf essalah, apo ”paraardhësit e devotshëm”,  me anë të së cilës donin të ishin  si bashkë-udhëtarët  apo bashkë-kohanikë të profetit Muhamet. Sot,  salafistët thirrën në ”islamin e rrënjës” të pastruar nga ”risitë e mallkuara” të cilat sipas pikëpamjeve të tyre e varfërojnë fenë. Kështu, të gjitha ndikimet perëndimore, idetë humaniste dhe principet filozofike, si demokracia dhe laicizmi, hidhen poshtë. Kjo ishte shkolla hanbaliste,  e themeluar nga Ahmed Ibën Hanbal (780-855),  i cili e kishte farkëtuar  ideologjinë salafiste. Mohamed ibën Abdelwahab (1703-1792) , gati një mijë vjet pas, bëhët referenca krysore ideologjike dhe themeluesi dogmës wahhabite dhe bashkëthemelues i monarkisë saudite i cili i jep jetë ”salafizmit misionar” të bartur deri në ditët e sotit. Principet e kësaj dogmeje, kurr nuk janë përqafuar nga ne; por petrodollarët e propaguesve të një populli shumë të mbrapambetur po përhapën nëpër botën muslimane, e edhe na si të ”lehtë” po jemi viktimë.

Me dhimbësen arabët që janë viktima të një dogmeje pa rrugëdalje ; një popull që e ka zbuluar Sylabin, pa të cilin instrument nuk do të ishe zbuluar kurr Amerika. Sikur arabët të kishin zbuluar internetin e gjithë bota do të fliste arabisht.      E pse na, pas tyre?

Për të parë që petrodollarët e tyre shpenzohen për qëllime të këqija dhe të pa suksesshme ja keta shembuj: ”Popullsia e Hebrenjeve ne mbare boten: 14 milion - Ne 105 vitet e fundit, 14 milion hebrenj kane fituar 180 cmime Nobel,  ndersa nga popullsia e myslimaneve te botes: 1.5 miliard - Kane fituar vetem 3 çmime Nobel.E gjitha bota myslimane (rreth 60 shtete) ka vetem 500 Universitete,  kurse v etem Amerika  i ka plot 5758 universitete.Shkrim e këndim në boten perëndimore: 90%. Në vendet më të zhvilluara arrijnë në shkallen maksimale: 100%;kurse ne botën myslimane  as 40%. E gjithë bota myslimane nuk  e ka asnjë universitet të vetëm që të renditet në 500 universitetet kryesore të botes. Në vendet perëndimore e perfundojne shkollen fillore mbi 98% te popullsise e në vendet myslimane as 50%. Ne vendet perëndimore mbi 40% e popullsise kryejne universitetin e në ato muslimane vetëm 2% .Vendet islamike i  kane mesatarisht 230 shkencetare per 1 milion banore, kures vetem ne SHBA janë 5000 per milion ”etj. etj. (Hafez AB Mohamed: Drejtor i Përgjithshëm, Al Baraka Bank:).

E pse na, pas tyre?

Po çka duan Salafistët? Edhe pse në pakicë në botën muslimane por ata e zënë paraskenën duke i falënderuar një aktiviteti të çfrenuar të ideologëve të tyre. Të menduarit salafist e kontrollon shumicën e xhamijave në botë si të gjithë literaturën muslimane. Sipas analistëve qëllimi i tyre është islamizimi i Europës(?), dhe arritja e kushteve që t`iu mundësonte praktikimin ashtu si ata e duan, edhe pse kjo bie ndesh edhe me përparimin e tyre.Vëllazëria Muslimane dëshirojnë krijimin e grupit të presionit që të peshojnë rëndë në vendimet kombëtare dhe ndërkombëtare., dhe të kenë  një forcë lobisteb të peshës për ”veton” muslimane.

Neve shqiptarëve,  çka na intereson kjo?

Salafistët në Francë financohen nëpërmjet  Lidhjës Botërore të Islamistëve  që ajo finacohet nga mesenet e panumërt arab të Golfit të Persisë që derdhim miliarda euro për ” rrezatimin  e islamit të vërtetë ” në botë. Arabia Saudite e propagon salafizmin duke i ”edukuar” studentët arab dhe ata të botës tjetër  muslimane në Universitetet e Riadid,Mekës dhe Medinës. Paramendoni sikur me ato para aq të mëdha të ishte zbuluar ndonjë i- phone apo diçka më e madhe se i -teknologjija, arabët e kishin  ”pushtuar ”  botën shumë më lehtë.

”Salafizmi u importua në Kosovë nga organizata të caktuara Islame që vepronin në emër të agjencive humanitare.  Ato janë duke vepruar në Kosovë përgjatë pothuaj një dekade dhe se kanë arritur të krijojnë një rrjet ndikues social, me qëllim depërtimin në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe shndërrimin e identitetit kombëtar shqiptar në një identitet fetar. ” thuhet në një raport të këtyre ditëve të"Jane's Intelligence Review". Unë them që jo. Këto përgatitje i kanë rrënjët shumë më herët . Ato datojnë që nga koha e Nikolla Pashiqit; i cili  e kryente shkollimin  e njerzëve të caktuar në shkollat fetare të përgatitur posaqërisht për  ne. Në kohën kur ai e muarr pushtetin në Serbi brenga kryesore e tij dhe qëllimi i realizuar i tij ishte financimi i prijësve fetarë musliman dhe institucioneve fetare të tyre nga qeveria e kohës,nga dhe vetëm prej  Beogradit. Atë herë ai e kishte kontrollin e plotë mbi ne.

Salafisët  i japin vlerë të madhe komunotarizmit, nuk e njofin vëllazërimin perveq asaj që ata e quajnë umma( kombi islamik), dhe i kundërvehen çdo gjëje që është kundër vizionit islamik. Kanë ide totalitare. Salafizmi nuk e pranon lirinë e ndërgjegjës. Sikur kritikimi i dogmës fetare që  është i ndaluar asht edhe liria e fjalës, mëndimit dhe të resë është e ndaluar. Po na, pse pas tyre?

”Nisja e përplasjeve ndërmjet Islamit modern dhe atij radikal më 1999 rezultoi në rivalitet ndërmjet klerikëve të rinj - që kishin udhëtuar në vendet arabe për edukimin e tyre fetar, në mungesë të burimeve në Kosovë dhe me qëllim vendosjen e Salafizmit në rajon - dhe myslimanëve të tjerë që preferonin mbajtjen e traditave të Islamit osman.” (Jane's Intelligence Review). Unë nuk e ndaj këtë mëndim. Salafistat e ardhshëm së paku 5-6 vjetë  përpara fundit të luftës, 1999,duhet të kenë shkuar  për t`u përgatitur  në vendet arabe për një errësim të paramenduar  dhe ndërhyerje  të parapërgatitur në mirëvajtjen e  e fitorës së luftës, në mirëvajtjen e shtetit të ri. Jemi vetë dëshmitarë, apo jo?

“Konfliktet, që shpartalluan kohezionin social dhe strukturat familjare, mungesa e institucioneve, sikurse depërtimi i një numri të madh të organizatave bamirëse fetare, kanë ndihmuar përhapjen e Islamit radikal në Kosovë. Gjatë dekadës së fundit, shqiptarët në Kosovë janë bërë më konservativë dhe po i kthehen tani gjithnjë e më shumë fesë”. (Jane's Intelligence Review), E vërtetë  se që gjatë dekadës së fundit ndërroi mentaliteti i muslimanëve në tokat tona; por organizatat islame janë duke vepruar në Kosovë përgjatë pothuaj dy dekadve  të fundi e në mos më herët dhe se kanë arritur të krijojnë një rrjet ndikues social, me qëllim depërtimin në ndërrimin e bindjes Islame të Kosovës dhe shndërrimin e identitetit kombëtar shqiptar në një identitet fetar.

Por .... Kosova dhe Shqiptarët në përgjithësi janë të njohur për tolerancë fetare. Kjo i  ka penguar shumë ” dashamirët” ”tanë. Kjo tolerancë, vazhdon të jetë pengesë edhe sot e kësaj dite e ne bijmë  pa dashtas viktimë   nga vetëmashtrimi në vetëtradhtim.

Harmonia fetare ne viset shqiptare ka ekzistuar si pasojë e popullsise shqiptare me karakter të thjesht dhe shumë tolerant. Toleranca fetare është rezulatat i ekzistences së shqiptarizmit, si një ideologji mbarëkombëtare. Feja e shqiptarit është shqiptaria, fut nje koncept relativisht te ri, shqiptarinë. Të dhënat e dokumentacionit historik përbëjnë vërtetimin më të sigurt për ekzistencën e tolerancës dhe të bashkëjetesës pa probleme,  të shqiptarëve të besimeve të ndryshme.

Në një raport të vitit 1633 jo pa habi theksohej“Meqenëse rrijnë vazhdimisht bashkë, shumë sende nxënë të krishterët nga të pafetë (myslimanët fxh) si p.sh. të kremtojnë ditën e premte që asht festa kryesore  e muslimanëve .Shqiptarët musliman  të rrjedhur nga të krishterët, ruajnë shumë zakone të të krishterëve; përsa u përket festave, ftojnë njeni-tjetrin ndër morte, ndër kremtime dhe kur bajnë dasma. …”. Këtë të vërtetë e vinte re edhe një vëzhguese e huaj në Stamboll, e cila më 1717 në lidhje me shqiptarët shkruante: “Këta njerëz, që jetojnë midis të krishterëve dhe muhamedanëve dhe që nuk ua kanë marrë dorën  e mosmarrëveshjeve fetare, deklarojnë se nuk janë aspak në gjendje të gjykojnë se cili besim është më i miri. Por, për hir të së vërtetës, ata i ndjekin me maturi të dy besimet. Shkojnë në xhami të premteve dhe në kishë të dielave, duke nxjerrë si pretekst se në ditën e gjykimit do të kenë mbrojtjen e profetit të vërtetë; mirëpo, se kush na qenka ky profet, nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë.”



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora