E premte, 19.04.2024, 11:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Drita Lushi

E diele, 12.08.2012, 11:55 AM


DRITA LUSHI


DASHURI TOKËSORE

S’dua të jem zot për ty, i  dashur.
As ti s’dëshiron të jesh zoti im, e di.
Dua të jem thjesht
dashuria e paqja jote,
butësia e ditëve,
ëmbëlsia e fjalëve,
ëndrra e mbrëmjeve.
Dua të dëgjoj rrahjet e zemrës tënde,
kur kokën të të mbeshtes në gjoks.

Kaq pak dua të jem për ty.
Kaq shumë dua të jesh për mua.

Le t’i lëmë Zotat në qiejt e tyre.
Le të dashurohemi njerëzisht
në Tokën tonë.


PRANVERË 

Dita ime pi Diellin
në një kupë të gjelbër Pranvere,
nësa unë, ulur në poltronën e kaltër të qiellit,
shoh si meteorët përtypin retë
për të më lënë veç
me qiellin,
ditën,
Diellin
dhe Pranverën.

Planetet na kanë zili mua dhe Tokën.

S’është faji im, që dita ime ndrin
nga dielli, që pi qysh në lindje ....
Pranvera ka ardhë…e unë përdore me të
shëtis e lumtur universin.


MOHIM I PAMUNDUR 

Një mëngjes
u zgjova
zemëruar me dashurinë,
s'i fola,
s'e pashë,
s'e afrova.
U betova
ta mbaja larg
syve,
vetes,
shpirtit,
zemrës;
hodha spirancën 
në brigjet e urrejtjes,
por s'më pranuan;
ankorova
në brigje të pashkelura,
ata u tallën me mua;
atëherë,
fillova të mbjell
farë harrese,
por
mbinin filiza kujtese
ku shkruhej dashuri;
e hodha
në ujera të turbullta -
kthjellohej lumi;
e lashë të ngrinte acar -
shkrinë akullnajat.

U lodha,
një ditë,
një mëngjes,
ta degdisja,
përçmoja,
largoja,
sfidoja
dashurinë,
por,
në mbrëmje
isha unë e sfiduara ...
Ajo tallej me mua.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora