E marte, 23.04.2024, 02:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Shpirti i fjalës në brigjet e bekuara shqiptare

E diele, 12.08.2012, 07:24 PM


Shpirti i fjalës në brigjet e bekuara shqiptare

(Izet Shala, Xhepat e kohës, Amanda Edit, Bukuresht 2012)

Kështu duket sot, në sytë e disave, një dhunti hyjnore që preferon dashurinë, atdhetarizmin, apo patriotizmin. Për të tjerët, për ata që e njohin Izet Shalën me këtë vëllim vlerash të veçanta, mund të krijojnë të njëjtën përshtypje, se kombi yt përfaqëson esencën, respektivisht thelbin e jetës. Para nesh kemi subject dhe emra vendesh e personazhesh nga historia e shqiptarëve të bekuar me gjakun e shenjtë të Gjergj Kastriotit.

Nga Baki Ymeri

Shumica e poetëve tanë nga diaspora shqiptare dhe Kosova historike (në veri e jug të Sharrit), aspirojnë konstrukcione vargjesh kushtuar atdheut, duke tentuar të përfshijnë hapësira të gjera frymëzimesh, për të krijuar shëmbëlltyrën e një etjeje të pashuar për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar. I këtillë na duket edhe Izet Shala. Vëllimi i tij më ri (Xhepat e kohës / Buzunarele timpului), tubon një gamë tekstesh lirike, të inspiruara, realiste dhe interesante,  ku defilon Flaka e Lirisë (Flac?ra Libert??ii), Marshi për Kosovën, Lisi me dy plisa, Sekreti Nacional, Shtegtim shpresash, Bukuria që vret, Prrush ndër shekuj, Në flakën e shkrimeve të mia, Kronikë legjendash të reja, Durimi, Vazhdon kënga ime etj.

Lënda e librit të Izet Shalës në gjuhën rumune dëshmon se ka talent, imagjinatë dhe guximin e domosdoshëm, për të milituar edhe përmes poezisë, për një kauzë të shenjtë: rikrijimi i Shqipërisë së bashkuar, siç e ëndërronin rilindësit tanë. Një subjekt i këtillë nuk është i panjohur për opinionin shqiptar, por kur bëhet publik edhe në një gjuhë të huaj, kjo zgjon kurreshtjen e miqve tanë për ta njohur çështjen shqiptare në dritën e së vërtetës. Për këtë flet edhe poeti dhe kritiku i njohur rumun, Marius Chelaru (shq. Qelaru), në parathënien e vëllimit dygjuhësh (Xhepat e kohës), që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht. Po ia japim fjalën:

E tanishmja dhe ardhmëria, vlastarë të së shkuarës

Bota ka përshkuar një rrugë interesante, plot e përplot kthesash të pakufishme, në ndërkohë duke u fanitur nynca tjera, drita tjera që hedhin një hije tjetër. Kështusoj, shpesh herë, ajo që në një moment të dhënë dukej një “nyje”, një pikënisje nga e cila mund të shkohet nga më e mira, në një pikë tjetër, më vonë, fanitej një blasfemi, e konsideruar kështusoj si një fushë e së shkuarës, diçka retrograde, apo, madje, e dëmshme. Kështu duket sot, në sytë e disave, një dhunti hyjnore që preferon dashurinë, atdhetarizmin, apo patriotizmin. Për të tjerët, për ata që e njohin Izet Shalën me këtë vëllim vlerash të veçanta, mund të krijojnë të njëjtën përshtypje, se kombi yt përfaqëson esencën, respektivisht thelbin e jetës. Ngase, shkruan autori, nuk digjen shkronjat shqiptare, as nuk vriten, as nuk priten, “Ato kanë kundërmimin e Lirisë”. Në këtë kontekst, ndoshta mund të flasim edhe për një autor të “angazhuar”, po qe se i deshifrojmë këto fjalë: “Dërgoni porosinë, se Kosova është Shqipëri”, apo tekste si: “Në flakën e shkrimeve të mia, Viti i melodisë kombëtare, etj.

Izet Shala vjen nga një rajon që ka përjetuar konflikte të tmerrshme gjatë viteve të fundit të shekullit të shkuar. E kundruar nga bota e jashtme, “drejtësia” mund të duket si një pasqyrë me më shumë faqe. Më poezinë “Hapat e babait tim”, autori trason shtigjet e admirimit duke u nisur nga dashuria ndaj familjes së tij: “Për të satën herë nisem/ Hapave të babait tim/ Dhe jo rikthim/ Hapat e mi dhe të babait/ Janë vazhdimësi e bekuar/ Për të arritur/ Në kulmin e piramidës/ Tremijë vjet rrugëtim/ Hapave të babait eca unë/ Dhe tani pas hapave të mi/ Dhe babait tim/ Ec biri im…” Kushdo që do të arrinte në ato brigje të bekuara shqiptare, do të përpiqej të flasë me njerëzit, për të kuptuar tejmatanë fjalëve dhe klisheve, se mund të shohë nëse e kanë zemrën e hapur, njësoj si gjithë ato faqe pasqyrash që e përbëjnë spektrin e popujve në këtë botë.

Nga një analizë e parë, duket se ana më e mire e teksteve të këtij vëllimi, është e lidhur me dashurinë për komb e atdhe, për shpirtin që e mbëlton në fjalët e tij, nga të cilat krijon konstrukcione të versifikuara, disa herë tejet të përsosura, herë tjera duke prurë ndonjë hulumtim të ri. Para nesh kemi subjekte dhe emra vendesh e personazhesh nga historia e shqiptarëve të bekuar me gjakun e shenjtë të Gjergj Kastriotit (Fusha e Mjellmave, Fusha e Himarës, Iliria, Dardania, Isa  Boletini, Rozafata, Gjergj Fishta etj.), janë të evokuara aq shpesh, e të ftuara thuajse në mbështetje të idealeve të shenjta kombëtare, duke ta përkujtuar këngën e Isa Boletinit, apo etjen e paskajshme për ta parë Kështjellën e Rozafës, Muzeun e Krujës, shtëpinë e Fishtës etj.

Nga pikëshikimi letrar i frazimit apo të shprehjes, është një diskutim më i gjatë, vëllimi duke patur edhe disa metafora tejet të qëlluara, paralelisht me përfytyrime dhe përkime fjalësh interesante. Gjenden në këtë konteskt edhe “kërkime”, pohime, sentenca, “udhëzime”, por edhe shprehje vlerash të rralla poetike në tekstet e Izet Shalës, si ato ku me laps grafiti “Vriten fëmijët e gjakut tim”, apo, “Fjala heshtje varri/ E kyçur me lule artificiale”. Vëllimi “Xhepat e kohës”, i rikënduar në gjuhën rumune nga një aristokrat i kulturës shqiptare (B. Y.), është strukturuar në tre degë: “Lulet që nuk flasin”, për të cilin fola deri tani, “Poezia – art filozofik”, dhe “Kitara”. Në pjesën e dytë gjenden poema, më pak komparative, që ta përkujtojnë përmbajtjen e kapitullit të parë, si: Copa jete, Vazhdon kënga ime, Tani i përkas atdheut, Shtegtim, Kronika e legjendave të reja, por edhe vjersha tjera, si: Xhepat e kohës, Unë jam unë, Klithje, Filozofia ime etj., poezi të bukura që e tejkalojnë këtë fushë tematike.

Nëse bie fjala të zgjedhim diçka që i bashkon tekstet e këtij vëllimi, atëherë ndoshta do të mbështesnim opcionin mbi idenë e kontinuitetit, duke kundruar përmes “xhepave të kohës” të tanishmen dhe ardhmërinë, si do vlastarë të së shkuarës, duke u bazuar në idenë e një vazhdimësie të përfytyruar dhe të kënduar nga autori i kësaj vepre, që të josh ta lexosh dhe rilexosh. Në këtë drejtim, një tekst përcaktues, nga më shumë pikëshikime, do të thoja, sipas pikëshikimit tim, se poezia që e vulos vlerën e këtij libri, është “Hapat e babait tim”. Duke përfunduar, vlen të theksojmë se Izet Shala është një autor i sinqertë dhe i ndershëm, për të cilin të shkruash don të thotë të jesh i bindshëm dhe besnik ndaj atdheut, me rrethanat që t’i mundëson dhe që i ke në disponim. Me një fjalë, t’i besosh historisë, tanishmërisë dhe ardhmërisë së kombit tnnd, ky është thelbi i aktit të krijimtarisë. (Marius Chelaru)

BIOBIBLIOGRAFI

Izet Shala u lind më 2.3.1967 në Banjë të komunës së Malishevës. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren e kreu në vendlindje, si dhe dy vitet e para të shkollës së mesme, ndërsa dy vitet e tjera, drejtimi Pedagogji, në Suharekë. Shkollën e Lartë Pedagogjike ,,Xhevdet Doda”,  e kreu në Prizren. Disa vjet qe arsimtar kurse nga viti 2008 është drejtor shkolle në Banjë. Ka kryer fakultetin pedagogjik në Universitetin e Prishtinës, si dhe studimet pasdiplomike Master, drejtimi Udhëheqja në arsim, duke i kryer studimet posdiplomike me sukses të lartë (2011). Që nga vitet e tetëdhjeta inkuadrohet në në lëvizjen  kombëtare, kurse nga viti 1990 në Parlamentin Rinor, si drejtues i degës në Malishevë. Krahas kësaj ka vepruar  në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, në pozita të ndryshme si kryetar dege, anëtar i këshillit të përgjithshëm, përgjegjës i zyrës për ionformim dhe anëtar i redaksisës së periodikut ,,Çlirimi”. Në kuadër të kësaj organizate ka konkuruar për kandidat për kryetar komune të Malishevës dhe Deputet për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Vitet e çlirimit e gjetën si Kryetar i Këshillit Kombëtar dhe politik në fshatin Banjë, Njekohësisht është kryetar i SHHB ,,Nëna Tereze”,  në Banjë.

Nga veprimtaria artistike, Kryetar i klubit letrar ,,Fan .S.Noli”, në Banjë ku drejtonte  fletushkën ,,Fryma e re”,  gjatë viteve 1995/1997. Në nivel Komune anëtar i redaksisë së revistës ,,Përpjekja”, 1996/1997. Më pas nga aktivitet kultorore ka botuar tri përmbledhje me vargje për fëmijë: ,,Unë ua Kthej Buzëqeshjen Klubi Letrar ,,Tafil Kelmendi" (Malishevë), Prishtinë, 2003, ,,Ura Magjike e Mendush Kasnecit”, Prishtin;, 2006, ,,Mbretëritë e së Nesërmes”,  Lëvizja   Kulturore dhe Atdhetare ,,Rilindja Kombëtare Shqiptare 2012", Prishtinë, 2007. Në antologji janë botuar disa vjerrsha si në librin ,,Zhbërja”, për Rifat Kukajn, njëqind poet, nga gjthë trojet shqiptare, në antologjinë ,,Agmia”, me vjerrshën ,,Universin e ha miza”, si dhe një antologji me LSHA të Republikës së Shqipërisë ,,Dhembja e Kufirit”, kurse në dorëshkrim ka: ,,Një jetë një ditar”, “Sfidat, sfidimet dhe disfatizmat në politikë”, prozë në vargje ,,Universin e ha miza” dhe ,,Erotikë e humbur”. Në mitingun e poezisë, Tropoja 2011, edicioni i dytë gjithë kombëtar, është nderuar me çmimin e tretë, me poezinë ,,Atdheu flet”. Aktualisht, që nga viti 2007, është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Kulturore Atdhetare ,,Rilindja Kombëtare Shqiptare 2012”.



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora