E premte, 29.03.2024, 08:59 AM (GMT)

Kulturë

Smokthina arrestohet, Pilo Zyba, medalje te artë

E diele, 12.08.2012, 10:23 AM


 

Edhe Shqipëria ka Kampioninin e saj Olimpik në Londër... Pilo Zyba nderon sportin dhe kombin shqiptar :) (ZSH)

 

PILO ZYBA...nga novela humoristike..." Tragjedi ne Londer"

MEDALJE TË ARTË NE OLIMPIADË SHQIPËRIA

-Beun Smokthina arrestohet, Pilo Zyba, fiton medalje te artë –

 

Në hotelit ku flija trokiti dera.Shikoja se dera ishte e mbyllur dhe çelsi nuk ishte nga brenda.Dikush më fliste por unë nuk dija Anglisht.Kuptoja pak sa për të komunikuar.Dialogu me ta ishte allashqiptarçe:

-Zotëri, mos jeni ju Pilo Zyba?

-Po unë jam, po më kërkoni të me rrihni përsëri? Ikni zotërinj, unë kam ardhur në Londër për të drejtat e kombit tim.Nuk kam punë as me policinë dhe as me qytetarët e Londrës, por vetëm me parlamentin Anglez.

-Zoti Pilo, ne nuk jemi nga shteti Anglez, por nga kryesia e organizatës së Lojrave Olimpike.Jemi të dërguar nga zoti Zhak Rong.

-Unë nuk jam antar dhe as pjestar i Lojrave Olimpike, kur isha i ri dhe kisha shume talente shteti im nuk me dergoje në Olimpiade, por burgjeve per te nxjerre krom nga minierat e e Bulqizes.

-Ju zoti Pilo keto ditë keni thyer nje rekord boteror.

-E di, se kam disa dite qe fle gjumë pa ngrene dhe pa pire, si duket ky do te jete rekord i ri per ju.

Ata diskutuan ndermjet tyre dhe me pyeten:

-Ky mund te jete tjeter rekord perveç atij qe keni thyer para ca ditesh, ju vertete keni shume talente, sepse dhe ne polici na thane se, kishit nje ze te fuqishem, dhe ne tonalitet shume te larte.

-Edhe per kete keni te drejte, por kjo lindte nga dhimbjet qe me shkaktonin.

-Nuk kane rendesi dhimbjet, por rekordi, asnje rekord dhe rekordmen nuk e arrin suksesin pa dhimbje.Ne kemi kohe qe po u kerkojmë, zotëri i respektuar,prandaj u lutem hapeni deren.

-Me çfar ta hap, çelsin e ka ai malukati, Beun Smokthina.Me ka mbyllur brenda dhe ka humbur pa nam e nishan neper Londer.

Ata per pak çaste biseduan me dike neper koridor dhe si duket moren vendimin...por une nga brenda nuk e dija çfar benin dhe u afrova mbas deres te degjoja.Nderkohe degjova nje shperthim të fuqishëm, dhe derën qe mu perplas surratit dhe me hodhi perseri mbi krevat.Fat qe jam peshe e lehte, se do ti kisha lare halete.Mbi mua ra nje zezak i gjate dhe i fuqishëm dy metrosh, dhe pas tij vraponin gazetare, kamera dhe qendra televizive.Që të gjithë pyesnin njekohesisht, dhe ne dhjetra gjuhë.Pyeta njerin aty afer:

-Mos ka ndonje qe di gjuhën e memes time?

-Cila eshte gjuha juaj, me pyeti dikush?

-Shqipja, u pergjigja me krenari dhe prere.

Qe nga mbrapa shikoj nje burrë të shkurtër por te zhdërvjellët, kamerat e ndiqnin nga mbrapa.Ai me pa dhe me njohu:

-E dija se nje dite do të të intervistoja, Pilo zyba!

-Ku je Aleksander Çipa? Aleksandri është kryetari i shoqatës së gazetarëve Shqiptarë. Edhe ti ketu ne Londër per te drejtat e kombit?

-Jo, nuk jam per te drejtat e kombit, por per interesat e mia, gazetar per Olimpiaden qe zhvillohet.Dhe jam me fat qe intervisten e pare per rekordin tënd boteror e marr unë.

E humba dhe nuk dija çfar ti thoshja:

-Cilin rekord more Aleksander, ti e di, une ca poezi dhe ca novela humoristike bej.Kane filluar te konkurojne dhe në Olimpiade keto?

Vuri buzën në gaz si gjithmënë dhe më dorë duke kruajtur majen e hundës, sepse gazetaret i futin hundet kudo:

-Me pelqen qe je modest, keshtu ke qënë gjithmonë.

Nga anet e tjera fotografite dhe kamerat mërrnin dhe jepnin.E kapa Aleksin nga jaka dhe e pyeta,

-Si eshte puna, se po me turperon?

-Pilo, me tha, ti ke thyer rekordin e hedhjes nga lartesia.Je hedhur nga muri i parlamentit anglez qe eshte 16 metra.

-Nuk u hodha more Aleks, por me rreshqiti këmba.

Aleksi më shkeli kemben dhe më tha:

-Mos thuaj keshtu, ti u hodhe vete, dhe bile pa frikë fare, prandaj do marrësh medaljen dhe 1 milion dollare.Mu moren mëntë dhe rashe per një çast. Aleksandri vazhdoi:

-Fotografinë tënde të rekordmenit e ka Beun Smokthina, policia angleze po e kerkon vrime me vrime.Ajo fotografi tregon realitetin e suksesit tënd.

-O Aleks, por unë në kete lartesi nga shpellat e lumit te Vjoses hidhesha gjithnjë, por nuk me tha njeri per rekorde, bile gjyshja me rrihte gjithnje per rekordet dhe me thoshte: - Te kemi djale te vetem, ndonjedite do biesh mbi ndonje shpelle dhe do mbetemi dhe pa ty.Shume here me mbante te mbyllur qe te mos shkoja në lume.

-Pilo je i mrekullushem, keto tu tregosh gazetareve boterore per rekordin tënd, jane te shkelquera dhe do bejne shume buje.

-Aleks, une gjithmone kam kercyer nga lartesite, sepse ti e di, sistemi qe u rritem, na hidhte dhe na priste si donte ai.Binim dhe ngjiteshim kur donin ata.

-Prandaj dhe suksesi juaj eshte i pa arritshem, sepse ti tani u hodhe kaq poshte, por per tu ngjitur kaq lart, sa askush nuk te arrin më.

Unë qesha dhe hodha koken nga koridori i gjate i hotelit, i shoqeruar po vinte vete Zhak Rong.Te gjithë u larguan dhe mbetem balle perballë. Më zgjati doren e tij të plakur me rrudha dhe më tha:

-Të lumtë djalosh, suksesi juaj do mbahet mend neper Olimpiadat që vijnë.

Ktheva kokën dhe nuk pashe njeri pas meje.Ai me fjalën, djalosh me thoshte mua.Si duket i ishte mesuar goja me rekordmenet qe te gjithë ishin nën moshen 35 vjeç.

Kamerat here drejtoheshin nga une dhe here nga ai, por dhe kur drejtoheshin nga Zhaku, ai bente me dore dhe u thoshte:

-Ketej kamerat, ketej, ky do mbetet ne histori per veprimin e tij te guximshem, por dhe per hedhjen prej 15 metrave.

-Ku e pate qe ishte 15, zoti Zhak?

-E matëm, e matëm, dhe jo njëherë, por dhjetra herë...Por tani e kemi ne dore edhe faktin e vetem.Dhe te them te drejten e kemi arrestuar, dhe po e mbajme të lidhur.

- Bobo, mendova, do me marrin prap, dhe hajde te dal qe andej:

- Perse të më mbani brenda, nuk mund të më lini jashtë meqense kam thyer dhe rekord?

-Jo juve, zoti Pilo, por Beun Smokthinën kemi arrestuar, sepse ai nuk don të na japi fotografinë që tregon qartazi rekordin tuaj botëror. Më morën në krah ata që e shoqëronin dhe më nxorën jashtë.Të gjithë ishin të gjatë e të bukur dhe të gjithë dorë per dore, pa rënë në tokë më çuan në Stadiumin Olimpik...Më hipë në vënd të parë, më varën medaljen dhe dëgjoja ymnin kombëtar që ushtonte në të gjithë stadjumin.

Në ato çaste mendoja që të ishte aty Beun Smokthina dhe të kuptonte se perse u mundua te me binte ne Londër, thua të kete ditur per rekordin tim?Ose Sali berisha qekur del jshtë shqipërisë i bie legenit për ineresat e tija dhe jo të kombit.Dëgjoja në ato çaste dhe kengën e cyrlës së Edit që i frunte dhe i çfrznte me deshire qe te merrte karriken e salihit.

Me pas Kryetari, zoti Zhak me tha në vesh, tani keni per të marrë nga olimpiada edhe 1 milion dollare, por na jep numurin e llogarisë bankare ketu në Londër.

Une zura koken me duar, ai nuk e dinte qe une kisha ardhur si emigrant per te nxjerrë kotheren e bukues, dhe nuk kisha llogari bankare.Por shpejt e mblodha dhe i thashe:

-Të shkojmë dhe të bisedojme me Beunin!

-Beunin nuk e nxjerrim më tha, pa na dhene fotografinë, por dhe shumë nuk insistojmë dot, se eshte e drejta e tij, don apo nuk don të na e japë.

(Ja tregoj unë atij, thashe me vete, per 1 milion dollare e vras fare..jo me ti marr fotografinë) Bashkë me një grup policsh dhe civilësh vajtëm te dera qelise.Sa me pa me medalje në qafë u çudit, pa kamerat dhe i ra te fiket.Unë shishen me ujë që kisha me vete ja derdha në xverk.

-Hiqmu nga xverku, më tha! Çfar dreqin desha që të mora në londër.

-Pusho, i thashe shqip.Unë kam fituar medaljen dhe ti ke fotografine, jepe fotografine qe te marrim 1 milion dollarët.Ai u rrotullua dhe i ra prapë të fiket.Uuk kishte faj, ishin shume ato të shkreta.unë gjeta rastin dhe i mora aparatin, dhe ja dhashe zotit Zhak. Rreth nesh feste.Zhaku me tha:

-Pilo, numurin e llogarisë, që të vëmë leket.Sepse e arrite suksesin edhe me Beunin.

Unë i rashe me pellëmbë Beunit që të përmëndej, dhe u tërhoqa larg, se ai gjuan me shqelma dhe ja kam frikën.Si u permend, i thashe:

-Nxirr numirin e llogarisë që ke në Londër, që të hedh dhe une të miat në të se nuk kam llogari bankare...

- Pilo, kam 300 mijë paund, të lutem mos mi mërr më qafe dhe ato se kam fëmijë per të mbajtur...

Unë mora librezen dhe vrapova pas zotit Zhak Rong.Pas nesh vinte një karvan i gjatë gazetaresh, sportistesh, kamerash, dhe qendrash televizive...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora