E enjte, 25.04.2024, 12:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gecaj: Zef Mulaj ne italisht

E premte, 10.08.2012, 06:18 PM


DR. ZEF MULAJ, ME NJË LIBËR TË RI POETIK, ITALISHT

“Sy të tjerë në horizont” (Altri occhi all’orizonte)

Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë

Ky është  libri i shtatë  i Dr.Zef  Mulaj, me banim famijarisht në Itali.  Para 2 muajve  publikoi në Tiranë librin tjetër me poezi, “Lulet e shpirtit”. Ndërsa  një vit  më parë, po ne qytetin bregdetar  italian  Porto Recanati, paraqiti librin  “Merre  përdore hijen time”, i cili pati sukses edhe    Europë, pasi dhe u publikua  në katër gjuhë të këtij kontineti. Ndër të tjera, një kopje e këtij libri autori ia dhuroi  Presidentit të Republikës së Itaisë, Xh.Napolitano, i cili i dërgoi një masazh falënderues. Gjithashtu, atë e mori Papa i Romës, Benedidikti i 16-të.

Pak vite më parë, Dr. Z. Mulaj publikoi një libër unik në llojin e vet, që lidhet me profesionin e vet farmacist dhe origjinën e tij. Aty ai përshkruan me kompentencë shkencore  bimësinë e rrallë mjekësorë të Alpeve të Shqipërisë, duke dhënë edhe vlarat e shumta kurative të tyre.

Ndërsa këto ditë,  nga Shtëpia  Botuese “Simple”, doli libri i tij më i ri, gjithashtu  në gjuhen italiane (“Altri occi all’ orizonte=Sy të tjerë në horizont”), i cili do të prurohet në vendbanimin e tij, Porto Recanati, më datën 22  gusht 2012.

Kjo libër u botua nën kujdesin e poetes së njohur   italiane, Novella Toregiani, e cila ka bërë aty edhe një shënim vledrësues për të. Ndësr të tjera, ajo shprehet:

”Edhe poeti Zef Mulaj po len  xibaldone, si poeti ynë i madh e filozofi,  Xhakomo Leopardi. Temat  që trajtohen në poezitë e vëllimit janë të ndryshme, duke prekur  gjithë jetën e shoqëërisë së sotme, nëpërmjet fjalës poetike, si: dashuria, admirimi i madh për femrën dhe respektin ndaj saj, për natyrën dhe bukuritë e saj. Një  nga temat  më të trajtuera   në këtë libër janë  problemet shoqërore,  të cilat poeti Zef Mulaj i ndien në mënyrë të thellë. Kam kënaqësi të madhe, që kam rastin të jem rensionuese e këtij libri poetik”.

Gjithashtu,  poeti dhe shkrimtari  i njohur  italian, Adriano Accorsi, në parathënjen e tij në këtë libër thotë, në mes të tjerave:

“Sy të tjerë në horizont”, botuar nga “Simple  macerata”, është libri  më i ri i poetit Zef  Mulaj, cili konfirmon jo vetëm  individualitetin, por është edhe një poet i vlerave  tëkonsiderueshme. 400 poezi- haiku në libër rrjedhin  natyrshëm në venat,  zemrën dhe mendjen e këtij poeti  dhe dëshmojnë për   një sfond  të shquar të tij kulturor. Haiku i Zef Mulajt, që respekton  simetrikën  klasike: 5-7-5 të tre vargjeve, është haiku modern, i një njeriu e autori të ushqyer në kulturën perëndimore dhe me ndjeshmëri të veçantë; atëherë, ajo është shpesh më shumë racionale se intuitive. Ja se si e shkrehë ai dashurinë, që i jep forcë për të kapërcyer të gjitha dhimbjet: “goja jote e ëmbël, / tani kam pi buzet tua / edhe dhimbjen”.

Pra,  ështe poet i   i njohur Zef  Mulaj dhe  me fjalen e tij kapë  pikerisht  atë çast të  të kohës, të cilin e kthen në art për njerëzimin”.

Për lexuesit dhamë pak mendime, që kanë shprehur poetë italianë për këtë libër, të cilët dëshmojnë qartazi vlerat e këtij vëllimi të ri poetik. Me këtë rast, e urojmë nga zemra Dr. Zef Mulaj për këtë botim të ri, duke i dëshiruar arritje në profesionin e tij, krijimtari sa më të frytshme dhe lumturi në familje!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora