E enjte, 25.04.2024, 01:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Miradije Gashi

E enjte, 09.08.2012, 08:22 PM


Miradije Gashi

PENDA GRANDIOZE

Kush shkroi për qiellin
Stolisur me yje?

Kush shkroi për zogjtë dhe
Këngët e tyre ?

Kush shkroi per Pellazgët dhe
Fiset Ilire?

Kush shkroi për Flamurin dhe
Himnin e tij?

Penda grandioze qe do te
Rroj për gjithnjë.


AI

Ai vazhdon te rroj,
Ai është në Ju është edhe në mua.
Ai rron në të gjitha shtigjet !
Ai edhe pas mbarimit të jetës sonë
vazhdon të rroj AI !


PSE IA VLEN PËR TË JETUAR?

Sepse nga njëherë koha po dëshmon
Se djalli nuk ndjen e as nuk këndon
Sepse hëna e dielli t’gjithëve u takon.

Sepse vepra e Zotit është bujare shumë
Universin e fjalës e shndërron në lumë
T’vërtetën dhe gënjeshtrën e bën brumë.

Sepse kohët kanë kufizimet mes nesh
Se çdo ditë agon sërish një dritë në vend
Se për jetën jemi veç një kompliment.

Dhe të gjithë jetojmë një jetë të bekuar
Sepse largohemi çdo ditë nga caku ynë
E ngelë veç një mëngjes me yje praruar.


NUK KAM NEVOJË

Nuk kam nevojë për lajka
i urrej lajkataret .

Nuk kam nevojë për fjalë
i urrej fjalamanet.

Nuk kam nevojë për betime
i urrej përkuljet.

Nuk kam nevojë për dhimbje
atë ne krahror e kam!



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora