E marte, 16.04.2024, 09:01 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Politika e dyftyrsisë dhe absurditeteve e diplomacisë ndërkombëtare

E merkure, 09.04.2008, 06:19 PM


Selim HasanajPOLITIKA E DYFTYRSISË DHE ABSURDITETEVE E DIPLOMACISË NDERKOMBËTARE

Nga Selim M. Hasanaj - Zemra Shqiptare
 
Nuk pretendojë se njof diplomacinë sepse nuk asht kjo lami të cilen e mësova dhe studjova, por edhe se kurr nuk pata kohë të mirrem me te, por megjithate pothuej tanë jeten time isha dhe jam pjesë në formen e spektatorit të arenes diplomatike dhe lojnave të saja shumë herë të ndyta, shumë herë befasuese, shumë herë të cuditshme e shumë bajagi shumë herë apsurde. Ka shumë raste ku diplomacia botnore me "DREJTËSINË" e vetë demonstron forcën dhe diktatin se aspak DREJTËSINË që kishte me e stabilizue nji rajon ose nji shtet. Unë nuk do flas këtu per të tjeret, do flas per qashtjen shqiptare në Kosovë e edhe problemin shqiptarë si problem kombëtarë në gadishullin Ilirik që po e quejn padrejtësisht Ballkan. Kur administrata e UNMIKUT ose forcat paqruajtëse ushtarake të KFORIT në Kosovë ndermarrin ndonji hap, vendim ose veprim në Kosovë, unë disi instiktivisht shiqojë se si veprohet per rastet e tilla në shtetet " DEMOKRATIKE" të Evropës që janë pjesë e UNMIKUT dhe KFORIT në Kosovë. Dhe këtë e bajë nga afër , nga mbrendia sepse 20 vite jetojë në Norvegjinë e Kai Aide-s, dy vite jetova në Suedinë e Karl Bildt-it por edhe kamë shumë afer Finlanden e Marti Ahtisar-it .Dhe kur bajë krahasime të tilla shof se sa dyftyrshe asht politika që nderkombëtaret udhëheqin dhe imponojnë në Kosovë, në Maqedoni , në Mal të zi dhe në Luginen e Presheves. Shof se sa na imponohet të pranojmë dhe gelltisim gjithcka që mund ti shkrep në rradake nji të krisuri "DIPLOMAT" nga Evropa i cili mund edhe të jetë i dehun tapë dhe mund të jet edhe në dhomat e hoteleve në shtrat me shkinat e Serbisë dhe tue que dashni me shkinat të vendos per qejfin e tyne dicka të favorshme per serbet, per maqedonet, per malazezet etj. Nuk i han palla diplomatucit se sa po e diskriminon Kosovën dhe popullin shqiptarë.
Si shembull po marr rastin e flamurit të Kosovës. Unë nuk jamë nen ndikim emocionesh kur po shkruej se Evropa duhet ta ketë per turpin ma të madhë presionin që i bani garnitures së "LIDERSHIPIT TË KOSOVËS" që flamuri i Kosovës duhet të jet simbol multietnik. Ama nuk mund të mos bahem i sinqertë e të mos u them kështu publikisht I MARROFTË ZOTI Kryetarin e Kosovës, Kryeministrin e Kosovës, Kryekuvendarin e Kosovës zotnijt: Fatmir Sejdiun, Agim Cekun dhe Kolë Berishen në mandatin e kaluem si dhe në këtë të tashmin : Fatmir Sejdiut, Hashim Thaqit dhe Jakup Krasniqit sepse këta zotnijë së bashku edhe me deputetet e krahut antiinstitucional ose ma mirë ti quej anti Rugovist jo vetem se i banë aminin lecken që Evropa dyftyrshe na e bani "FLAMUR" por edhe e paten ndalue debatin parlamentar per pranimin e FLAMURIT dhe simboleve tjera shtetnore së bashku me HYMNIN që para pothuej 20 viteve VIZIONARI dhe ARKITEKTI i shtetit të Dardanisë , i shejti Dr. Ibrahim Rugova i pat pregatit. Këta lideruca të naltpermendun as ata që publikisht i kallen këto simbole shtetnore të Kosovës në qender të Prishtinës dhe Pejës së paku me nji vërejtje nuk i ndeshkuen. Pra ujku donë mjegullë dhe mjegullen që e krijuen liderucat tonë që perditë e ma teper po deshmojnë se janë vetem banda mafioze që u prijnë grupimeve të interesit personal dhe grupor e klanor , per mrekulli e shfrytzojë diplomacia dyftyrshe nderkombëtare dhe Kosovës i caktojë fatin që gjithmonë me sovranitet dhe mvetsi të "PRANUEME " nderkombëtarishtë të jetë vertetë bure e barutit si rajon eksploziv, sepse nuk ndahet drejtësia fifti-fifti sikur në rasti e Kosovës ku nji minoritet me perqindje edhe nen nji perqind të barazohet me majoritetin mbi 90%. Ku agresori dhe ai që per 100 vitet e fundit me dhunë, terror dhe zjarr dogji dhe poqi per së gjalli me qindra mijëra shqiptarë ethnik në trojet dhe shtepitë e veta, që vetem në 75 ditët e bombardimeve të forcave ushtarake të NATO-s në vitin 1999, me gjenocid shperngulen me dhunë komplet popullin shqiptarë të Kosovës në Blacë, Stankovc, Tropojë, Kukës, Ulqin e qytete tjera shqiptare si dhe neper mbarë Evropen, SHBA-të dhe Australi e sot serbet të jenë ata që duhet të barazohen me shqiptaret bile edhe pa kerkue së paku nji falje publike per fatkeqësinë që u sollen shqiptarve. Diplomacia dyftyrshe dhe apsurde nderkombëtare ata i perkdhelë, dhe i barazonë me popullin viktimë, popullin shqiptarë të Kosovës. Kështu kjo diplomaci u suell edhe ma parë në Kroaci, në Bosne e Hercegovinë, në Maqedoni dhe në Mal të zi. Nuk po kuptojë se si p.sh. nji diplomat nga Norvegjia kerkon barazi dhe të drejta per serbet në Kosovë që jo vetem deri dje por edhe sot janë agresiv dhe vrases ndersa dje p.sh. lexova në TV tekstin e NRK-s televizion ky publik shtetnor i Norvegjisë ku shkruente se me 17.05. në Oslo nuk mund të perdoren gjatë hecjes dhe parades festive asnji flamur i minoriteteve që jetojnë në Oslo. 17 maji asht dita e Kushtetutes së shtetit norvegjez. Vitin e kaluem nuk u ka lejue as samezve që janë autokton në këtë shtet të perdorin flamurin e tyne per festen shtetnore norvegjeze. Edhepse jetojnë diku perafersishtë nji milion të huej si minoritete ky shtet nuk i financon mësimet plotsuese në gjuhet e minoritarve , ndersa kerkon që në Kosovë qoftë edhe nji serbi ti garantohet e drejta e shkollimit në gjuhen serbe.
Nuk po kuptojë se kur vertetë diplomacia nderkombëtare do e kuptojë se serbin nuk duhet lutë as perkdhelë, serbit duhet pergjigjë me të njejtin mjet që serbi e perdorë , pra me dhunë. Se kjo ashtë mënyra ma efikase u deshmue me sulmet ajrore në Bosnje ku vetem pas dy tri bambardimeve u gjunjzuen dhe u ba DAITONI, rasti i sulmeve të NATO-s në Kosvë që suellen marveshjen e Kumanovës dhe paqen në Kosovë. Nuk po kuptojë se kur diplomacia nderkombëtare do të jetë e sinqertë me neve shqiptaret , kur do të jetë e drejtë dhe humane. Andaj këtë rast po i bajë pak replikë edhe z. Shefqet Dibrani në artikullin e tij të botuem dje në zemrashqiptare.net kur thotë se këtë flamur të Kosovës që na e pjelli Evropa dhe garnitura udhëheqëse e Kosovës si dhe antiinstitucionalistet që per mue janë armiq jo të Serbisë por të Dr. Ibrahim Rugovës duhet pranue. Nuk mund ta pranojë së paku derisa jamë tue jetue në Norvegji dhe jamë nenshtetas i saj, sepse nuk mund gjunjzohem per serbin anmikun tim shekullor perderisa këtu as në pershendetje dhe urime të festave shtetnore nuk mund ti shkojë norvegjezit as shtetit norvegjez me flamurin tim. Andaj me gjith respektin që kamë per zotni Shefqet Dibrani mendojë se nuk ja vlen të shkruhet dicka e tillë , nuk guxojmë as të qesim benzinë në zjarr sikur thotë populli , por aminin kurr nuk guxojmë tia bajmë marifetllaqeve të pafëtyra dhe perfide të diplomacisë nderkombëtare dhe servilitetit deri në perkulje të liderucve tanë. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora