Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kozeta Zylo: Të mëshiron, natyrisht...

| E marte, 07.08.2012, 07:33 PM |


Kozeta Zylo

Të mëshiron, natyrisht...

Nuk dua sytë që të më lodhen,
Ose më mirë mos dërgo fare,
Se jo çdo gjë që shkruan lexohet,
Me dorën tënde “vdekjen” shpalle...

E di që duhesh për ca të “shtëna”,
Nëpër mediume që gërrhasin,
Të mbushësh fletat me lavdërime,
Sa t’i quash këngë dhe kur pëllasin…

Dhe ku për dreq sot të lexova,
Dhe pse Paqe kishja me qiellin,
Ishte e thënë të të takoja,
Në rrokopujën e Internetit...

Nuk ka më keq se servilizmi,
Kur të vërtetës i bën bisht,
Paçka se Hëna qesh me të madhe,
Të mëshiron, natyrisht...

6 Gusht, 2012
Manhattan, New York