E marte, 16.04.2024, 04:26 PM (GMT+1)

Kulturë

George Clooney

E hene, 20.03.2006, 09:07 PM


MASHKULLI PERFEKT GEORGE CLOONEY

George Clooney
Aktor, regjisor, producent... një dashnor i pavëmendshëm dhe shumë kërkues... një “gjah” që askush nuk e ka kapur akoma...Narcizizën i tij? Legjendari: E thërrasin Gorgeus George apo thënë ndryshe “i madhërishmi”. Arma vdekjeprurëse: një buzëqeshje ndihmëse që të bën për vete...për më tepër, ai është një ujk i vetmuar që shfaqet, të josh dhe largohet...Për një të tillë gjithçka mund të tolerohet ose thuajse gjithçka, sepse ... nuk të shqetëson asnjë e metë e tij...gjithçka e tij është e adhurueshme ... Ai të bën të ndihesh si mbretëreshë...

Në foto na paraqitet një burrë i pafalshëm. Një orë e Milano-da-bere. Pallto deveje nga të Gordon Gekko në Wall Street. Portreti në këto foto...na prezanton me një burrë të mrekullueshëm, me një orë të mrekullueshme, një pallto të mrekullueshme dhe gjithçka tjetër të tillë. Rezultati nuk është vetëm shuma e të gjithave. Ekziston edhe një konstante, të cilën dinë ta llogarisin edhe më injorantët në fushën e algjebrës: burri në këto foto është ai, George Clooney. Ai është si e bardha dhe e zeza, si Martini, i lehtë dhe gazmor. Nuk ka asgjë për t'u shpjeguar, asgjë për t'u diskutuar, është perfekt. Duket se nuk ka asgjë njerëzore. Të ishte njeri, do të kishte të meta. Do t'u ngjante miqve të tij, kolegëve, aktorëve të tjerë.

Do të ishte si Brad Pitt apo Matt Demon. Në mesin e tyre dhe në setin e filmit perfekt Ocean's Eleven , ai arrin të jetë si Andy Garcia, një njeri që me pallto deveje dhe me një orë të madhe dore, të jep direkt pamjen e atij që duhet të kishte: pronar i një kazinoje (mesa duket George dhe Brad po hapin me të vërtetë një të tillë në Las Vegas. Me vulën e George, ajo do të përbëjë një revolucion estetik dhe kulturor). Ndoshta njeriu i vetëm në të njëjtën lartësi me George, është Johnny Depp. Edhe ai është i fiksuar në filmat impenjativë, intelektualë dhe “me mesazhe”. Megjithatë, superioriteti i George ndaj Johnny-it është tepër i dallueshëm: ndërkohë që Depp është martuar, ka bërë fëmijë, George ka zgjedhur të jetë sentimentalisht i paqëndrueshëm. Është sikur na ushqen me iluzionin se ka ndenjur beqar për ne...i kapshëm, i disponueshëm, i lirë...Kuptohet, fansat e kanë të papërtypshme ta imagjinojnë në pantofla, me fëmijët që e mërzisin sepse i ndihmon në pjesëtimet me tri shifra dhe me një grua që i bërtet se pse nuk i ka hedhur plehrat.

Është e vërtetë që George është njeriu që në filmin “Një ditë të rastësishme” , ia doli ta bënte sexy një robdëshambër leshi me ngjyrë kafe. Është e vërtetë që i ka mbijetuar deri edhe kostumit me thumba që vishte tek filmi Batman. Është e vërtetë gjithashtu që superioriteti gjenetik i George është i brendshëm dhe i konsoliduar dhe nuk ka nevojë për demonstrime të mëtejshme, por ne e preferojmë beqar të regjur, asnjëherë të veshur, qoftë edhe gabimisht, me pantofla. Neve na pëlqen ta imagjinojmë perfekt, ashtu siç ishte në Ocean's Eleven , një film nga i cili askush nuk kujton intrigat dhe goditjet e skenës, por cilësinë rrënjësore që e bënte filmin perfekt: George ishte gjithmonë në skenë, në çdo spot. Ai paraqitet thuajse gjithmonë në smoking.

1 orë e 56 minuta të no-Martini-no-party ...pikërisht këtu e kemi kuptuar që ai ishte njeriu i vetëm, i cili do të mbetej po perfekt, edhe me një kravatë të gjerë...edhe me një pallto kashmiri të një punonjësi burse, edhe me një orë të madhe avokati... Është i vetmi njeri, për rrobat e të cilit do të linim me kënaqësi një vend në sirtarët tona...
Ai dhe të tjerët...

Pas George, në horizont nuk shfaqet askush tjetër, ndërsa para tij qëndrojnë Cary Grant, Yves Montand dhe Marcello Mastroianni. Padyshim, ndër ta radhitet edhe miti i përjetshëm Sean Connery...një tipologji burrash me një sharm ekstrem, me një dhunti të spikatur dhe të rrallë: i bëjnë gratë të qeshin pa qenë nevoja të krekosen me smoking...

Identiteti:

Emri : George Clooney, ndryshe Gorgeous George (“I madhërishmi”)

Mosha: 44 vjeç (shenja e horoskopit, Demi)

Profesioni: aktor, producent dhe regjizor. I njohur si “qen i punës”

Tipologjia: i bukur dhe i pathyeshëm.

Arsyeja se pse u pëlqen femrave : sepse është absolutisht perfekt.

“Nuk më pëlqen ta ndaj me të tjerët jetën time private. Përndryshe, çfarë do të mbetej private në të?!”

“Pasi luajta rolin e pediatrit në E.R, kam vendosur të mos kem fëmijë. Mendoj shpesh për vazektominë...”

Filmat, gratë dhe zakonet e një ylli të vetmuar...
Në vitin 1994, ai hyn në grupin e xhirimit të filmit E.R. Dhe...roli i doktorit Douglas Ross e çon në mënyrë të drejtpërdrejtë në Olimpin e yjeve hollivudiane. Ai është aktori i gjashtë në historinë e kinemasë që interpretoi Batman-in (1997). Me personazhin e Danny Ocean në Ocean's Eleven , në vitin 2001, roli i tij arriti në 20 milionë$. Gjatë vitit në vijim, ai drejton dhe interpreton “ Rrëfimet e një mendjeje të rrezikshme ”. Në xhirimet e këtij filmi njihet me Krista Allen, e cila hyn në grupin e të dashurave të tij të shumta. George nuk i pëlqen lidhjet e forta dhe të gjata. Ai ka mbi shpatulla vetëm një martesë 3 vjeçare dhe ka vendosur të mos martohet kurrë më. Qershorin e kaluar, pas përfundimit të lidhjes me modelen Lisa Snowdon, ai ka deklaruar: “Jam tepër i zënë për t'iu kushtuar një gruaje, për të rritur fëmijë dhe për të qenë një baba i mirë”. Që nga xhirimet e Solaris dhe Good night and Good Luck (2005), jeta e tij është një kredhje e plotë në punë. Por është dikush, për të cilin George gjen gjithmonë kohë: derrkuci i tij me emrin Max.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora