E enjte, 18.04.2024, 02:57 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Eroll Velija: FEMA - qeveria sekrete

E merkure, 01.08.2012, 06:19 PM


FEMA - QEVERIA SEKRETE

Bota e Konspiracionit (Komplotit) dhe Misterit

Nga Eroll Velija

Edhe pse mund të jetë organizata më e fuqishme në Shtetet e Bashkuara, disa njerëz as nuk e njohin ekzistencën e saj. Por ajo ka ndërhyrë në jetët tona private.

Disa njerëz i referohen asaj, duke e konsideruar si "qeveria sekrete" e Shteteve të Bashkuara. Nuk është një organizëm i zgjedhur, nuk e përfshin veten në publik, dhe madje ka një buxhet sekret prej biliona dollarësh.

Kjo organizatë qeveritare ka më shumë pushtet se Presidenti apo Kongresi i Shteteve të Bashkuara, ka fuqinë për të pezulluar ligje, të spostojë popullata të tëra, të arrestojë dhe të mbajë në arrest qytetarë pa një mandat dhe pa gjykim, mund të konfiskojë prona, të furnizojë ushqime, sistemet e transportit dhe mund të pezullojë Kushtetutën.

Jo vetëm që është entiteti më i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara, por nuk ishte krijuar as nën ligjin Kushtetues nga Kongresi. Ky ishte produkt i një Urdhëri Ekzekutiv Presidencial. Jo, nuk është as ushtria e Shteteve të Bashkuara as Agjensia Qendrore e Inteligjencës, ata janë çështje të Kongresit. Organizata quhet FEMA, e cila mbështet Agjensinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.

Si fillim e krijuar në Administratën e Richard Nixon, u përpunua nga Presidenti Jimmy Carter dhe u vu në punë nga Administrata Ronald Reagan dhe George Bush.

FEMA kishte një koncept origjinal kur u krijua, për të siguruar mbijetesën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rastin e një sulmi nuklear mbi këtë komb. Gjithashtu ishte e pajisur me detyrën e të qenurit një organizëm federal koordinimi në rastet e fatkeqësive kombëtare, si p.sh., tërmetet, përmbytjet dhe uraganet.

Pushteti i saj i tmerrshëm rritet nën tutelën e njerëzve si Lt. Col. Oliver North, Gjenerali Richard Secord dhe arkitektet e skandalit Iran-Contra dhe grabitjes së kursimeve të Amerikës dhe institucioneve të kredive. FEMA-s i është dhënë dhe kontrolli i Forcave të Ruajtjes së Shtetit, shpesh i konsideruar neo-Nazist dhe i ushtrisë civile që do të zëvendësojë Rojet Nacionale, nëse Roja do të thërritet në detyrë matanë detit.

ORGANIZATA MË E FUQISHME NË SHTETET E BASHKUARA

Edhe pse mund të jetë organizata më e fuqishme në Shtetet e Bashkuara, disa njerëz as nuk e njohin ekzistencën e saj. Por ajo ka ndërhyrë në jetët tona private. Edhe dokumentat hipotekuese përmbajnë emrin FEMA me gërma të vogla, nëse prona në fjalë është pranë një fushe të përmbytur. FEMA ishte e përfshirë në trazirat e Los Angeles dhe në tërmetin Loma Prieta të vitit 1989 në zonën bregdetare të San Franciscos.

Disa nga lëvizjet e aeroplanëve të zinj u raportuan në mbarë Shtetet e Bashkuara, por kryesisht në Perëndim, Kaliforni, Washington, Arizona, New Mexico, Texas dhe Kolorado, të drejtuara nga personeli i FEMA.

Asaj i është dhënë përgjegjësi për shumë fatkeqësi natyrore përfshirë zjarret pyjore urbane, emergjencat e ngrohjes së shtëpive, situatat e refugjateve, trazirat urbane dhe emergjencat e planifikimit për incidente nukleare dhe toksike. Në Perëndim, ajo punon në bashkëpunim me Ushtrinë e Gjashtë.

FEMA u krijua si rezultat i disa Mandateve Ekzekutive. Një mandat ekzekutiv presidencial, kushtetues apo jo, bëhet ligj vetëm nga publikimi i tij në Regjistrin Federal. Kongresi ka kaluar në plan të dytë.

Mandati Ekzekutiv nr.12148 i krijuar nga Agjensia e Menaxhimit të Emergjencave Federale, e cila bashkëvepron me Departamentin e Mbrojtjes për mbrojtje civile, u emërua një "pajisje emergjence".

FEMA ka shpenzuar vetëm 6 përqind të buxhetit të saj, pjesa më e madhe e të cilave është përdorur për ndërtimin e ambjente nëntokësore, të cilat sigurojnë vazhdimësinë e qeverisë në raste emergjencash të mëdha, të jashtme apo të brendshme.

Mandati Ekzekutiv nr. 12656 caktoi Këshillin e Sigurisë Nacionale si organizmin kryesor që duhet të konsiderojë fuqitë e emergjencave. Kjo lejon qeverinë të rrisë inteligjencën e vendit dhe ruatjen e qytetarëve amerikanë dhe duhet të kufizojë lëvizjen e lirë brenda Shteteve të Bashkuara dhe t'i garantojë qeverisë të drejtën për të izoluar grupe të mëdha civilësh.

Roja Nacionale mund të federalizohet për të mbyllur gjithë kufinjtë dhe të marrë kontrollin e hapësirës ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë porteve.

URAGANI ANDREW FOKUSOI VËMENDJE MBI FEMA

Roli i FEMA në të vërtetë nuk doli në dukje për pjesën më të madhe të publikut, derisa Uragani Andrew goditi kontinentin amerikan. Siç shkroi Russell R. Dynes, drejtor i Qendrës Kërkimore të Katastrofave të Universitetit të Delaware, në "Bota dhe Unë", "...Suri i stuhisë politike qëndroi pezull mbi Agjensinë e Menaxhimit të Emergjencave Federale.

FEMA u shndërrua në një objektiv të volitshëm për kritikën". Për arsye se FEMA u akuzua për hedhjen e topit në Florida, shtypi dhe Kongresi nisën të studiojnë këtë agjensi. Ajo që doli nga vështrimet kritike ishte se FEMA po shpenzonte 12 herë më shumë për "operacionet e zeza" sesa për lehtësimin e katastrofave.

Shpenzonte rreth $1.3 bilion bunkierë sekretë në të gjithë Amerikën, si parapritë të përçarjes së qeverisë nga trazira të brendshme apo të jashtme. Më pak se 20 anëtarë të Kongresit, vetëm anëtarë me maksimumin e sigurisë, janë në dijeni për $1.3 bilion shpenzime të bëra nga FEMA për situatë katastrofash jo natyrore.

Këta pak liderë Kongresmen deklarojnë se, FEMA ka një "vello të zezë " rreth veprimeve të saj. FEMA ka punuar mbi programet e Sigurisë Nacionale që nga viti 1979 dhe paraardhësi i saj, Agjensia e Gatishmërisë për Emergjencat Federale, në sekret ka shpenzuar miliona dollarë përpara se të shndërrohej në FEMA nga presidenti Carter në vitin 1979.

FEMA ka zhvilluar rreth 300 njësi lëvizëse të sofistikuara që janë të afta për të mbajtur veten përreth një muaj. Mjetet janë të vendosura në pesë zona të Shteteve të Bashkuara. Ato kanë sisteme komunikimi të llahtarshme dhe secila përmban një gjenerator që mund të prodhojë fuqi për 120 shtëpi secila, por nuk janë përdorur kurrë për lehtësime katastrofash.

Fuqia e tejmase e FEMA mund të shkrehet lehtësisht. Në çfarëdo problemi të brendshëm apo të jashtëm, të dallueshëm dhe jo gjithmonë aktual, fuqitë e emergjencave mund të dekretohen. Presidenti i Shteteve të Bashkuara tani ka fuqi më të plota për të shpallur ligj ushtarak, i cili aktivizon fuqitë e jashtëzakonshme të FEMA.

Ligji ushtarak mund të shpallet gjatë kohës së tensioneve në rritje, problemeve ekonomike brenda Shteteve të Bashkuara, si p.sh., depresioni, shqetësimit civil, si psh demostrimet apo skena si trazirat e Los Angeles dhe në kriza droge. Këto fuqi Presidenciale janë rritur me Projektet Kriminaliztike në vijim, veçanërisht ato të vitit 1991 dhe 1993, të cilat rrisin pushtetin për të pezulluar të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe marrja e pronave të atyre njerëzve që dyshohet të jenë shpërndarës droge, individëve të cilët marrin pjesë në një protestë publike apo demonstratë.

Në planet e emergjencës momentalisht ekzistuese, fuqia ekziston për të pezulluar Kushtetutën dhe kthehet nga drejtuesit e qeverisë drejt FEMA dhe urdhëron komandantët e ushtrisë të drejtojnë shtetin dhe qeveritë lokale.

FEMA më pas ka të drejtën të urdhërojë ndalimin e çdokujt, për të cilat ka arsye të mjaftueshme për të besuar...do të angazhohen apo me shumë mundësi konspirojnë me të tjerë në akte spiunazhi apo sabotazhi. Plani gjithashtu autorizon vendosjen e kampeve të përqendrimit për mbajtjen e të akuzuarve, por jo të gjykuarve.

Tre herë që nga viti 1984, FEMA qëndroi në pragun e marrjes së kontrollit të kombit. Njëherë nën qeverisjen e Presidentit Regan në vitin 1984 dhe dy herë të tjera nën qeverisjen Bush në vitin 1990 dhe 1992. Por në të treja këto skenare, nuk kishte krise të mjaftueshme për të garantuar rrezikun e ligjit ushtarak.

Ekspertë në çështjen FEMA dhe Ligji Ushtarak insistuan se një krizë duhet të shfaqet e rrezikshme aq sa për njerëzit amerikan përpara se të tolerojnë apo të pranojnë plotësisht veprimet qeveritare. Kriza tipike e nevojshme mund të kërcënohet nga luftra nukleare, rebelimi njëkohësisht në disa shtete të Shteteve të Bashkuara, një seri katastrofash nacionale që shkaktojnë rrezik anembanë popujve, sulme terroriste masive, depresion në të cilin dhjetra milion janë të papunë dhe pa burime të tjera financiare, apo edhe katastrofa mjedisore madhore.

TRE HERË FEMA ISHTE GATI PËR EMERGJENCË

Në Prill të vitit 1984, Presidenti Regan nënshkroi Numrin 54 që lejoi FEMA të krijonte lidhje në sekret nacionale "ushtrim i disponueshëm" nën emrin e koduar REX 84. Ushtrimi ishte për të testuar disponibilitetin e FEMA për të marrë autoritet ushtarak në rastin e një "Gjendje Emergjence Nacionale" konkurrent me lançimin e një operacioni ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Amerikën Qendrore.

Plani i quajtur për delegimin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe njësia e Rojes Nacionale në mënyrë që legalisht ato të përdoreshin për zbatimin e ligjit të brendshëm. Këto njësi do të caktoheshin për të drejtuar lëvizjet e pandërprera dhe të merrnin në kujdestari një vlerësim prej 400,000 të padokumentuar imigrantësh amerikano-qendror në Shtetet e Bashkuara. Imigrantët do të internoheshin në 10 qendra internimi për t`u vendosur më vonë në baza ushtarake në mbarë vendin.

REX 84 ishte i survejuar kaq mirë saqë dyer sigurie prej çeliku ishin vendosur në katin e pestë të ndërtesës FEMA në Washington, D.C. Edhe nënpunësit e vjetër të Mbrojtjes Civile të Departamentit Ekzekutiv Federal që zotëronin hapësirat më të sigurta të mundëshme nuk u lejuan përmes dyerve të reja të sigurisë prej metali, të instaluara aty.

Vetëm personeli i veshur me një lloj veshje të caktuar u lejua të hynte në godina. Kolonel North ishte përgjegjës për të hartuar planin e emergjencës, të cilin Prokuratori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara William French Smith kundërshtoi i vendosur. Plani i thirrur për pezullimin e Kushtetutës, duke kaluar kontrollin e qeverisë mbi FEMA, nominimin e komandantëve të ushtrisë që të drejtonin shtetin dhe qeveritë lokale dhe deklarimin e Ligjit Ushtarak.

Mandatet Ekzekutive Presidencial për të mbështetur një plan të tillë, ishte tashmë në fuqi. Plani gjithashtu përkrahte mbledhjen dhe transferimin drejt "qendrave të grumbullimit apo kampeve të transferuara" të të paktën 21 milion amerikanëve zezakë me rastin e trazirave masive, jo shumë ndryshe nga rrethimet e hebrenjve në Gjermaninë Naziste në vitet 30'.

Herën e dytë që FEMA rrinte mënjanë ishte në vitin 1990 kur u dekretua Stuhia Shkretetirë. Para pushtimit të Irakut nga Presidenti Bush, FEMA filloi të hartojë legjislacione të reja për të fuqizuar akoma më shumë pushtetin e saj. Njëri nga elementet e inkorporuar në këtë plan ishte të ndërtoheshin operacione brenda çdo vendi apo lokalitet pa leje paraprake lokale apo autoriteti shteti. Kjo leje paraprake kërkohej gjithmonë në të kaluarën.

Pjesa më e madhe e mekanizmit që u krijua në vend ishte parashikimi i kolapsit ekonomik të Botës Perëndimore. Lufta me Irakun mund të jetë konceptuar si një marifet për të ngritur falimentimin e ekonomisë, por vetëm sa e futi Perëndimin në një krizë më të thellë.

Skenari i tretë për FEMA erdhi me trazirat e Los Angeles mbas verdiktit brutal të Rodney King. Nëse trazirat do të ishin shpërndarë edhe në qytete të tjera, FEMA do të ishte autorizuar të ndërhynte. Ashtu si ndodhi, trazira më e madhe preku vetëm zonën e Los Angeles, duke parandaluar në këtë mënyrë një përgjigje të FEMA.

Në 5 korrik të vitit 1987, një lajmëtar nga Miami publikoi raporte mbi objektivat e reja të FEMA. Objektivi ishte të pezullohej Kushtetuta në rastin e një krize kombëtare, si p.sh., një lufte nukleare, dizidencë e brendshme e dhunshme dhe e përhapur, apo kundërshtim nacional ndaj envazionit ushtarak të jashtëm të Shteteve të Bashkuara. Koloneli North ishte arkitekti.

Treguesi i Sigurisë Kombëtare Numër 52 dalë më gusht të vitit 1982, i përket "Përdorimit të Trupave të Ruajtjes Nacionale për të Shtypur Ndërhyrjet".

Thelbi i problemit është se FEMA ka fuqinë të kthejë Shtetet e Bashkuara ne një shtet policor në kohë krize reale apo krize të krijuar. Kolonel North virtualisht ka vendosur aparatin e diktaturës. Vetëm kritika e Prokurorit të Përgjithshëm ka ndaluar që planet të realizoheshin.

Por raportet e inteligjencës tregojnë se, FEMA ka një dosje prej 22 Mandatesh Ekzekutive që Presidenti të nënshkruajë në raste emergjence. Besohet se këto dosje përmbajnë strukturën e një koncepti Verior, të vonuara nga kritikat, por asnjëherë vërtet të braktisura.

Kriza, ashtu siç e shikon qeveria sot, është çrregullim civil. Për breza të tërë, qeveria ka patur lidhje me luftën nukleare, por dhuna dhe demostrata përçarëse që rrethonte epokën e Luftës së Vietnamit nxitën Presidentin Nixon të ndryshonte drejtimin e fuqive të emergjencës nga kohë lufte në kohë të një shqetësimi të brendshëm.

Diana Raynolds, drejtuese e programit të Qendrës Edward R. Murrow, përmblodhi rreziqet e FEMA sot dhe reagimi i publikut ndaj Ligjit Ushtarak në kriza droge: "Ishte ankthi më i madh i James Madisonit që një fraksion i djathtë do të ishte mjaftueshëm i forte një ditë për të shmangur kufizimet Kushtetuese të krijuara në mënyrë që të parandalohej tirania e pushtetit të centralizuar, privilegji i tepruar, një autoritet qeveritar arbitrar mbi individin.

Këto kufizime, balancimi dhe kontrolli i pushteteve në degë dhe ekstraktet e qeverisë dhe garantuesit civilë, do të ishin rastësitë e para në sigurinë kombëtare të shtetit me Përgatitjen e madhe të emergjencës civile të Reagan.

Pavarësisht kësaj, do të kishte nga ata që do të mirëprisnin KSN (Këshilli i Sigurisë Nacionale) në luftën ndaj drogës, duke besuar se rritja e fuqisë së Policisë së Shtetit në nivele emergjence është e vetmja mënyrë e mbetur për të luftuar armikun amerikan brenda.

Në një kohë të shkurtër, gjendja e një sigurie nacionale me shumë mundësi do të ishte një lehtësim për ata siguria personale dhe cilësia e jetës, të së cilëve ishte shkatërruar nga droga apo drogë lidhur me krimin. Ashtu si publiku shikon përparimin e kaosit institucional dhe shkatërrimin social, ata gjithashtu do të kishin vullnet të paguanin çmimin përfundimtar, një Amerikë e çliruar nga droga për 200 vjet demokraci".

Objektivi i parë në çdo emergjencë FEMA do të ishin Hispanikët dhe Njerëzit me Ngjyrë, thirrjet e FEMA që ata të ndalohen dhe të burgosen. Manifestuesit fiskalë, demostruesit kundër ndërhyrjes ushtarake qeveritare jashtë kufinjve të Shteteve të Bashkuara dhe njerëz që ruajnë armët në shtëpitë e tyre janë gjithashtu objektive.

Operacioni Kali Trojan është një program i krijuar për të mësuar identitetin e kundërshtarëve potencialë të ligjit ushtarak. Programi kap protestues potencial në forumet e publikut, të drejtuar nga një "hero" të njerëzve i cili mbështet trajnimet e mbijetesës. Lista e emrave të grumbulluar në këtë mbledhje dhe manifestimet kompjuterizohen dhe piketohen në raste emergjence.

Shembulli më i qartë i Amerikës për botën ishte tranzicioni paqësor i qeverisë nga një administratë në tjetrën. Përveç krizës së madhe, Amerika ruajti lirinë e saj. Ky komb është sot në pragun e rregullit nga njerëz të pazgjedhur që konfirmojnë fuqinë konstitucionale.

As Kongresi nuk mund të rishikojë një veprim Ligji Ushtarak, deri në gjashtë muaj mbasi është shpallur. Për herë të parë në Historinë e Amerikës, drejtmi i qeverisë nuk mund të transferohet nga një element në tjetrin, por Kushtetuta, vetë mund të pezullohet.

Skenarët vendosin të fusin FEMA në veprime, janë përgjithësisht të themeluara në shoqëri sot, kolapsi ekonomik, shqetësimi civil, problemet e drogës, sulmet terroriste dhe protestat kundër ndërhyrjes amerikane në shtetet e huaja.

Të gjitha këto premisa ekzistojnë, është thjesht çështje kohe në të cilën njëra nga këto të prekë të gjithë emergjencën e nevojshme për të sjellë FEMA në veprim dhe pastaj mund të jetë tepër vonë, sepse nën planin FEMA, nuk ka asnjë pasiguri, nga e cila të rivendoset fuqia Kushtetuese.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora