E shtune, 14.12.2019, 02:20 PM (GMT)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Çfarë të doni me mua bëni...!

E merkure, 01.08.2012, 06:55 PM


P o e z i

Sejdi BERISHA:

ÇFARË TË DONI ME MUA BËNI...!
(Në 100-vjetorin e Pavarësisë)

M’i lidhni duart
Shikimin ma shkurtoni
Ma ndaloni dashurinë
Të gjitha i pranoj
Vetëm gjakun e hakmarrjes
Kurrë mos e lakmoni
Se thënë kanë
Lisin e thanë
Dritën e verbon
Zërin e shëmton
Luleve ua këputë petalet
Medet
Edhe sot kjo sëmundje
Lë gjurmë trishtimi
Dushkun se lë me dalë
Fëmijës në gjumë
Ëndrrat ia këputë

Çfarë të doni me mua bëni
Vetëm betohuni
Se gjakmarrja
Kurrë më s’do zë rrënjë
Në ngrohtësinë e kësaj toke
Të përvëluar e të cunguar
Të sëmurë nga krisma e pushkës
Nga verbimi i vëllait nga vëllai

Sa nam të lig na ka lënë
Historinë na e ka plagosur
Sa na ka poshtëruar

Bëni ç’të doni me mua
Vetëm muzën mos ma vritni
Se më japë fuqi për të kënduar
Për gjakun e njeriut tim
Për klithmën e tokës

Çfarë të doni me mua bëni
Vetëm betohuni
Për çerdhen e djepin pa gjak
Gjakmarrja le të mbetët
Vetëm legjendë në bisht të lahutës...



(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT