E enjte, 25.04.2024, 01:18 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Istogu dhe rrethina nga vitet 1981 - 1999

E marte, 08.04.2008, 07:12 PM


ISTOGU DHE RRETHINA NGA VITET 1981 - 1999

Nga Selim Hasanaj 
 

Selim Hasanaj
Në vazhden e shkrimeve të mia per Istogun po shkruaj edhe pak  per disa raste të veqanta, ngjarje dhe individ të caktuem të cilet per të mirë apo per të keq u dalluen me veprimet e veta dhe mendojë se emnat e tyne duhet të shkruhen dhe të mbeten në arkivat e historisë së kohës së paku në mos per tjeter atëherë per hirë të pasardhësve tanë. Protestat dhe demostratat e vitit 1981 si gjithkund në Kosovë edhe në Istog i dhanë nji kahje të nji fryme pasigurie dhe tensionimi të jetës dhe perditshmënisë së qytetarve të Istogut e në veqanti të shqiptarve. Istogu asht i njoftun si qytetëz multietnike por edhe në fshatrat e tij per rreth ka shumë serb dhe malazez që të gjithë kolon të vendosun aty që nga 1913 e tutje deri me largimin e tyne definitiv kur forcat e Natos dhe administrata e Unmikut u futen në Kosovë së bashku me UCK-në si forca clirimtare. Janë të njoftuna familjet e të ashtuquajtunit LUGU I SHKIVE në Istog , familje këto që gjeneratë pas gjenerate dhanë cetnik dhe gjandar të krajlit si dhe polic të Rankoviqit e Herleviqit që të gjithë gjakpirës të shqiptarve autokton. Nga familja Krrstiq duel vojvoda i Krajlit Miliq Krrstiq i njoftun si gjakpirsi Miliq Kerrsta. Këtë e pat vra trimi i kësaj ane patrioti i fshatit Cerrcë , Selmon Kadri Hasanaj. Nga familja  Vuliq ishte  krahu i djathtë i Miliq Kerrstes, postkomandanti i policisë Rale Vuliq , ndersa këtë pas vdekjes e trashegon per veprimtari antishqiptare dhe fashiste i biri Radomir Vuliq. Në familjen Patriq ishte antishqiptari fashist Zhika Patriq, pra janë këta gjakpirës të kohnave të mbretnisë serbo-kroato-sllovene dhe asaj komuniste -cetnike të periudhës 1913-1940  dhe të asaj 1945- 1989.
Fatkeqësishtë në kohen e sistemit të ashtuquajtun Jugosllavia e Titos  dhe komunizmit të tij  kishte edhe shqiptar që jo vetem se ishin lojal me pushtetin pushtues dhe okupues por besa shumëherë ua tejkalonin edhe vetë serbve dhe malazezve me veprat e tyne antishqiptare. Po e ceku se janë disa nga këta dhe emnat e tyne unë i kamë të shkruem në nji Monografi të posacme që kamë shkrue per Istogun dhe fshatin tim të lindjes Lubozhdën të cilen njii kopje e kamë dorzue të Prof. Dr. Muhamet Shatri në Institutin e Historisë në Prishtinë  me qellim që ky institucion i shkencës së Republikes së Kosovës ti ketë në arhivat e veta , por unë me perjashtim të dy a tre vetave këtu nuk do bajë publik asnji emen, dhe jo per tjeter pos per shkakun se fatmirsishtë pjesa dermuese e këtyne shqipfolsve kanë lanë pas vetes fëmijë të vetë të ndershem dhe shqiptarë të mirë, andaj per respektin e pasardhsve të tyne nuk do shkruej me emna  per shumicën nga ta. Para se të kalojë te tema dhe titulli i artikullit po shkruej per dy persona që në periudhen 1945- 1989 ishin shqipfolësa dhe perkrahës të pushtetit komunisto-cetnik të jugosllavisë së Josip Broz Titos. Njani ishte nga Gurra e Kocit dhe quhej Rexhep Kabashi dhe tjetri ishte nga Vrella dhe quhej Sali Bajram Blakaj. Bile ky i fundit meriton të demaskohet rrenjësishtë per pisllaqet dhe punet e ndyta që i ka ba dekada me radhë kunder bashkfshatarve dhe popullates shqiptare të fshatit të vetë dhe krejt Istogut me rrethinë. Nji demaskim të tillë ishte dasht ta bajnë vetë Vrellasit , pra bashkëkohaniket e tij  dhe këtu nuk po mundem pa e cek se Vrella si nji nder fshatrat ma të mëdhaja të Kosovës ka mjaftë kuadra me pregaditje superiore të cilet edhe posedojnë ose mund ti marrin të dhanat dhe argumentet per të demaskue satrapin Sali Bajram Blakaj, por nuk po kuptojë pse po heshtin. Nuk po kuptojë p.sh. Idriz Dakaj që shkruen dhe lexon pamflete jo fortë moti neper klubet dhe shoqatat e shqiptarve neper Gjermani kunder Dr. Ibrahim Rugovës ndersa asnji fjalë deri sot nuk e tha kunder Sali B. Blakaj. Ilaz Bicaj ka shkrue dy libra per Vrellën dhe ky shkruen mjaftë per personalitetitn e Sali B. Blakaj , por mendojë se kjo nuk mjafton.
Po e ceku se kur vepronte Sali B. Blakaj  në Istog ishte barikadë e pakalueshme per te postkomandanti tani i ndjer Tahir Qufaj më i njoftun si Tahir Komandiri ose Tahir Shyti. Ishte ky burr i madhë me prejardhje diku nga fshati Prilep i Deqanit që edhe i ndali turrin dhe e deklasojë totalisht Sali Bajramin por edhe shumë shkije cetnik tjerë dhe do mbetemi borq neve Istogasit nese tani në shtetin e ri nuk e shkruejm diku emnin e këtij burri shqiptar , sepse ky me vepren e vetë vetmohuese dhe vetflijuese per disa dekada ka mbrojtë me dinjitet popullaten shqiptare të Istogut dhe rrethines  nga dhuna e pushtetit slavokomunist.
Pra sa ishte Tahir Komandiri në post ishte nji kohë paksa ma e sigurt per shqiptaret , por pasi ky pensionohet ate e zavendsonë pas pak kohe nji burr tjeter poashtu shumë i ndershem dhe i madhë i Istogut i ndjeri Qerim Demaj, por edhe Sali Bajram Blakaj u zavendsue nga Istref Sadikaj dhe Kristë Gega  dhe në vitet e 1989-1999 edhe nga Dinë Imeraj dhe Nexhmedin Kaliqanaj.
Istref Sadikaj ishte arsimtar i artit dhe muzikes në Gjimnazin e atëhershem Vëllaznit Ribar në Istog, por kalojë në sherbimet e policisë sekrete të inspektoriatit të policisë që quhej UDB. Ky nifet si nji terrorizues dhe njeri që ka maltretue me qindra e ndoshta mijra shqiptarë per dy dekada e gjysëm jo vetem në Istog por edhe në komunat e Klinës, Pejës, Deqanit e Skenderajt.
Per qudin time dhe të pjesës dermuese të shqiptarve Istref Sadikaj  shpetojë pa therrë në kambë nga UCK-ja e "famshme e Istogut"  dhe ai sot po jetojke diku afer burgut të DUBRAVËS në Istog.
Kristë Gegaj ishte poashtu arsimtarë por kalojë në politikë dhe pasi me shantazhe dhe kerrcnime detyrojë në mardhanje seksuale nji të re shqiptare nga nji fshat afër Istogut e cila edhe mbetet shtatzanë nga kjo mardhanje dhe lind fëmijë jashtmartesor ,  ky gradohet në postin e Kryetarit të Komitetit Komunal të Lidhjes së Komunistve të Istogut. Ishte njeri i poshter dhe proserb i kulluem. E vranë si duket UCK-ja gjatë luftes.
Nexhmedin Kaliqanaj , ishte nji i ri i cili kishte nji moter që sillej neper zyret e policisë dhe edhe neper dhomat e gjumit bashk me policet serb. Kjo quhej Miradije dhe kjo me sherbimet e veta ndihmojë vëllaun të ngritet në politikan dhe ky ishte kryetar i Rinisë së Istogut diku gjat viteve 1986 e tutje dhe edhe ky po si motra e vetë ishte proserb. Kamë degjue se edhe këtë e kanë vra gjatë luftes më 1999.
Dinë Imeraj ishte puntorë arsimi,kishte qenë Drejtor i Sh. F. AVNI  RRUSTEMI  në fshatin Zallq por edhe ky futet në sherbime të pushtetit të Millosheviqit dhe nji kohë ishte edhe Kryetar i Degës së partisë Socialiste të Serbisë në Istog. Edhe këte e vrasin gjetë luftës  së 1999.
Shaban Haxhaj, ishte polic i thjesht nga Lloqani i Deqanit, ishte nji njeri trupmadhë dhe krahas uniformes që ky e konsideronte si mburojë të veten ky kishte edhe forcen fizike që mendonte se e ka dhe terrorizonte deri në pashpirtësi ate që e fuste në dorë. Ky ishte mik me hajna dhe njerz amoral dhe me ta së bashku i bante njimijë të zeza por i shkallmonte dru aktivistet e qashtjes kombëtare dhe patriotet shqiptarë. Nuk e dij se ku asht ai tani.
Gani Zeneli , i njoftun si Gani Magjupi. Ishte poashtu polic i thjesht, i cili ishte lazdran dhe keqperdorte uniformen shumë shpesh, por kur shkonte Mile Radiqeviqi ose Miliq Jovan Ristiqi nga Lubozhda dhe rrenin dicka Gani Zeneli me deshirë vinte në Lubozhdë dhe arrestonte Hysen Hasan Durakun të cilin disa herë e rrahi deri në alivanosje. Ky rrahu edhe disa shqiptar të tjerë pa pik faji. Per qudi kamë degjue se ky tani asht Postkomandant në paralelen e SHPK-së në fshatin Ozdrim të Pejës.
Zharko Zariq, nga Lubozhda polic cetnik dhe terrorizues i shqiptarve.
Polici i komunikacionit me mbiemnin Dimiq i cili me vite ka terrorizue shqiptaret.
Zoran Pantiqi i cili  nga nji fshatar bahet polic dhe ky asht i njoftun per terror jo vetem në Istog po ma së shumti në Skenderaj . Per te kanë shkrue edhe të tjert por ma së shumti Komandanti i UCK-së, heroj i gjallë i Luftë Clirimtare të Kosovës tani Deputeti i Parlamentit të Kosovës Z. Gani Gecaj në librin e tij LUFTA PA MASKA.
Veq këtyne si e ceka ma naltë kishte edhe disa tjerë sikurse kishte edhe shqiptarë të cilet kishin poste dhe pozita të nalta në politikën e komunës dhe në polici por me dinjitet i kryen sherbimet e veta dhe janë dhe do mbeten në kujtesë të popullit. Per ta do shkruej nji herë tjeter.

Selim M. Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora