Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Enver Cakaj: Doni të jetoni, rreshtohuni pas meje

| E marte, 31.07.2012, 06:55 PM |


Refleksion

Doni të jetoni, rreshtohuni pas meje!...

Nga Enver Cakaj

Jeta është si një rrugë që e ka një fund.Në doni të arrini në finish armatosuni moralisht,se ajo ka malore,ka dishezë e baltë.Mos e kthe kokën prapa që të shpresosh nga të tjerët,dhe mos thoni u lodha,se më shumë nga rruga të lodh shtrati.Llogariteni ta përballoni vetë jetën tuaj!Atëherë do mësoni rrëzikun që vjen nga shtrati.Ai të gllabëron e s’të lëshon kurrë!?Mos u mashtroni pas tij!Nuk e them ta provoni,se e kam provuar unë 27 vjet me radhë!?Pa e kuptuar rash mbi të,dhe mezi i shpëtova pas një lufte tepër të gjatë.Lëvizja është jetë!Po lipset të mësoni edhe për të ecur se mund të gremiseni në mes të asfaltit.A e dini se njeriu duke ndënjur pret vetëm  vdekjen!E dini ju s a herë vdes njeriu?! Nuk është pyetje aq e lehtë sa mendohet?!Eshtë e vërtet se njeriu ka vetëm një lindje e një vdekje. Shumë herë nuk e kuptojmë që nga pakujdesia vetëvdesim e na vdesin disa herë!

Ju lutem më lexoni e dëgjoni me kujdes!

Unë që shkruaj këto rreshta,nuk jam më i mençur,por më i vuajturi i të vuajturëve!...Nëse nuk vetëvdiqa,kanë dashur të më vdisnin ata që e kishin detyrë të mbrojnë jetën njerëzore.Të mjekosh duke bërë prova,do të thotë të vdesësh.Mua më ka zënë breshëri dhe nata në mes të rrugës,dhe nuk jam kthyer prapa,por më shumë më ka zënë pritë një sëmundje që quhet Hodgkin,por emrin e vërtetë e ka vdekje.Ju ka rastisur të luftoni me vdekjen i vetëm?Më mire mos e provoni,po luftoni kundër çdo kundërshtari që u cënon shëndetin.Nuk dua të bëhem Belul,por as të abuzoj me një farë modestie të tepruar që të bën të harrosh dhe veten.Fjala është për jetën.E mbrojmë apo e shpërdorojmë atë?

Fatkeqësisht në shumicën e rasteve,ne vetësëmuremi e vetëvdesim më shumë,se sa na vdesin të tjerët!?Të këqijat i kemi brënda vetes,por ne bëjmë sikur nuk i shikojmë.Ke një siklet në trup dhe nuk e përfill,porn ë të vërtet pot ë cënohet jeta.Presim sa të keqësohet gjendja shëndetësore,saqë edhe mjeku nuk di si të veprojë kur paraqitemi aty?! E di,që alkoli dhe duhani të rrezikon jetën,por pse nuk largohesh prej tij?Pse kjo këmngulje për të vdekur?Pse nuk lufton për të zgjatur jetën!?

E kam para syve një vajzë në moshën e saj,shtruar në klinikën ortopedike në Tiranë.Nga pakujdesia e mësuesit dhe nga vetëvetja,u aksidentua duke kaluar kaluçin në orën e fizkulturës në shkollë.Kishte thyerë kolonën vertebrale dhe ajo ishte e tëra në allçi.Kishte muaj që luftonte me dhimbjet aty në shtrat ,e po vdiste çdo ditë nga pak.Sa herë kaloja pranë dhomës të saj,e gjeja duke qarë.Nuk ishte e lehtë të kaloje e të mbërtheheshe pas shtratit në atë mosh.Ajo gjeti vetë një zgjidhje:Edhe atje në shtrat nisi të merrej me lexime librash dhe punë dore! Që atëherë nuk pashë lot në sytë e saj. Një ditë,ajo doli nga spitali dhe kur e shikoja nëpër rrugët e Tiranës;më dukej sikur nuk ecte,por fluturonte!

Në tërë ato vite nëpër spitale kam parë tipa të çuditshëm të sëmurësh,që qepen pas shtratit spitalor dhe bëhen sit ë vdekur.Mbase ,pa kuptuar ata i bëjnë shtrat sëmundjes dhe vdekjes.Në onkologji,ku u bë shtëpia ime,kisha një shok që kishte të njëjtën sëmundje me mua. Në dhomën time vinin shumë e pyesnin,se si jetoja kaq vite me atë sëmundje në trup!?Më shumë vinte shoku im,thuajse çdo dy orë, i cilimë pyeste:’’Pa na thuaj ndonjë fjalë,si do të bëjmë? …Dhe unë i përsërisja të njëjtën gjë:-‘’Jetën e kemi në dorë ne,ajo s’duhet shpërdoruar se na ikën!....Mos e prano vdekjen….Ai ikte duke qarë e vinte përsëri me lot në faqe…!

Më në fund i them troç:

-Kështu si qahesh ti dhe unë,do të vdesim,s’ka rrugë tjetër!Ai nisi ulërimën:’’Si o të vdesim?!Unë atë djalë që kam….Që të mos u lodhim me atë thënie e stërthënje të njëri-tjetërit,ai njeri,për të cilin kam edhe tani dhimbje,nuk diti ta mbronte jetën dhe vdiq shpejt.Ai njeri nuk lëvizi nga shtrati,por unë jam kundra mbylljes të çdo moshe,se ajo është një fare vetëburgimi.I sëmuri mund të pranojë mbyllje të përkohshme,por jo përjetësinë e saj.

As kapitullimi,që unë i kam provuar të gjitha,u këshilloj që të të mos bashkoheni as me sëmundjen,por as dhe me shtratin.Por edhe me mjekun sharlatan.Se unë kam vuajtur më shumë nga mjekë të tillë,sa sëmundja vdekjeprurëse.Në të gjithë kohën e qëndrimit në spital më ka ndihmuar kjo këshillë e një mjeku të vjetër Arab:’’Ne jemi tre,unë,ti dhe sëmundja.Nëse ti do të vish me mua,ne të dy do ta mposhtim sëmundjenNëse ti nuk vjen me mua,unë nuk kam fuqi t’u mposht të dyve!’’ Këto nuk i them për mburrje,por unë kam luftuar kundër të dyve dhev munda të jetoj.Se sie kam bërë këtë luftë 27 vjeçare,e kam shprehur gjerësisht e imtësisht në librin që kam shkruar për jetën time me titull:’’A vdes vdekja?’’. Nuk dua të bëj reklamë,por këtë libër duhet ta ketë çdo familje në shtëpi.Nëse ndokush do të mëshirojë të më sponsorizojë atë libër,e unë do ta dhuroj falas,fillimisht do tua dhuroj të sëmurëve në onkologji dhe hematologji.Po shkurtimisht do t’u them,se kur diktova që mjekët po bënin eksperimente me mua, i refuzova të gjitha analizat e mjekimet.Kam patur caste që nuk ngrihesha dot nga shtrati,por kur shikoja nga dritarja që lëviznin gjethet e pemëve,zogjtë,makinat,njerëzit…lëvizja dhe unë brenda shtratit,paçka se ngela. Zvarritesha pas murit për të braktisur shtratin,bija e ngrihesha sërisht duke mos pranuar njeri të më ngrinte.Shtrati është për të fjetur,jo për të jetuar!I sëmuri është opozitar me sëmundjen,dhe bën aq sa mund të bëjë.Nëse muk lëviz dot gjithë trupin,lëviz këmbët,duart,sytë,jo të jepesh komplet e të shtangesh.

Një ditë pas shumë vitesh,u bëra pikë referimi për të gjithë të sëmurët kancerozë.Nuk e kurseva shtëpinë dhe zyrën ku punoja për ta,po nuk e di sa përfituan nga këshillat e dhëna.Në të vërtetë,kam marrë disa letra falënderim,po s’kam patur kontakte me ta.Ime shoqe ka marrë letra ngushëllimi kur unë nuk u paraqita më në spital.Të mos e teproj,fillimisht edhe unë qava e u mbylla brenda dhomës së spitalit të vdekjes që emërtohej’’Onkollogji”.Isha vetëm.Pyeta infermieren për emrin e ilaçeve.Ajo më drejtoi për tek mjeku,i cili më tha:’’Ç’të duhet ty,piji dhe rri rehat!’’.Atëherë qava një ditë të tërë.Pas kësaj u mendova thellë në vetvete.U ngrita dhe ika pa e ditur se ku vija.Kur kisha arritur tek spitali pediatrik,atje kishim kufirin e fundit, më ndaloi roja i portës.U detyrova të kthehesha,por nuk shkova në dhomë.Në spital më kishin kërkuar për terapi,po mua nuk më duhej kjo terapi që më mbërthente për shtrati.Atë ditë u konfliktova me mjekun. Ju nuk e dini se ç’është cikli dhe mos e provofshi kurrë.Që atë ditë nuk dëgjova njeri veç vetes.Zot i vetes nuk është mjeku,por i sëmuri.Mjeku qënka bujtës në jetën e të sëmurit.

Mbajeni fort këtë ide.Mos pranoni t’u përvetësojnë auteritetin e vetes,mos përmendni kurë vdekjen,  dhe ruhuni nga ata që ju vdesin! Mos rrini kurrë pa ngrënë.Hani edhe kur ua kanë mbyllur oreksin me ilaçe e gjithëfarë përrallash!Ushqimi nuk është vetëm buka.Konsumoni një kokërr mollë,një kumbull,një portokall,një arrë,një vadhzë,një dardhë,një misër të pjekur,një kivi,më shumë lulështrydhe dhe lëngje.Njeriu rron me të ngrënë.Mjekun mos e dëgjoni për çdo gjë,ai le t’u dëgjojë juve.A e kini vënë re,që mjeku u këshillon me një lum këshillash!Mua më janë dukur bajate disa prej tyre.Si:’’Mos hani të kripura,të tharta,të ëmbëla,mos rrini në diell,mos u ftoh,,mos u lodh….! Mirëpo, njeriut i duhen të gjitha , edhe tymi i zjarrit ,edhe dielli,edhe hija,edhe shiu,edhe lodhja,edhe lulet,por edhe gjembat,më shumë  i duhet ushqimi.Të gjitha këto janë pjesë e jetës sonë.Na duhet jeta e plotë,ritmike e jo zvarranike duke e pare atë nga fërngjitë e dhomës.I nderuari dhe i ndjeri Petro Marko,një ditë më erdhi në spital dhe përshtati bisedën rreth sëmundjes.Unë kisha edhe tre shokë në dhomë të cilët po dëgjonin këshillat e tij. Ai na tha:-‘’Vdekja dhe jeta ecin paralel,kush e kush të mundi njëra-tjetrën,mundeni ju!’’

Shokët e dhomës sikur u zgjuan nga ajo apati,ku i kishin futur ajo sëmundje e tmerrshme dhe m’u lutën ti thosha Petros të vinte përsëri.

Pasi isha shëruar,një ditë u ndodha në klinikën hematalogjike,sepse unë I kam provuar të gjitha spitalet.Dera e dhomës ku isha shtruar ishte hapur.Në shtrat qëndronte një burrë i shtruar që i lutej e shoqja të hante ndonjë gjë,por ai nuk pranoi.Pashë lotët e gruas që u derdhën nëpër faqet e mavijosura e m’u dhimb.Unë isha ngopur me lotë e me rënkime,prandaj dhe hyra Brenda.As më njihnin,as  i njihja.I thashë që ushqimet të mos i fuste në komedinë,por në stomak,se mulliri nuk bluan pa drith e ujë!Të dy po më shikonin me habi.E mora ushqimin nga komedina,ja dhashë në dorë duke i thënë:’’Në do të kesh shëndet,ai është tek ushqimi,aty janë dhe ilaçet,haji shpejt,jo me naze,por me babëzi.Edhe fytyra e gruas u çel si rrezet e diellit kur bien mbi vesën e luleve.Në fund u tregova se edhe unë mezi haja kur isha shtruar në këtë shtrat.gruaja u ngrit e më përqafoi.

Edhe pse vdekja më ka ndjekur këmba-këmbës,gjithmonë e kam lënë pas dere. Unë nuk kam qarë ,por më kanë qarë tër jetën,sepse nuk bëhej fjalë për t’u shëruar.Në bisedat e fisit tim dhe shoqërisë,kishte zënë vend pyetja:’’Kur do të vdesë?’’Ata kishin të drejtë,se disa herë vajta në buzën e varrit,por  ajo u tregua e mëshirshëme e nuk më pranoi.Nuk më pranoi apo nuk e pranova,gjykojeni vetë.Unë kam të drejtë t’u them:Doni të jetoni?Rreshtohuni pas meje!...Jeta nuk drejtohet me komandë.Kurseni ,por mos shpërdoroni,të paktën jetën! Mos harroni që jemi në rrugë e sipër.Ecni edhe kur u vënë pritë,edhe pse ngadalë.Çdo gjë e kemi në dorë ne.Nuk më kujtohet ku e kam lexuar,po mençuria e tij më ka udhëhequr:’’Bota është një errësirë ku çdo njeri i bën dritë vetes së tij’’.

Mos lini kurrë kohën bosh,edhe kur u ka mbërthyer shtrati.Nëse s’je i zoti të marrësh kazmën,rrëmbe librat.Shkruaj edhe vetë.Nise me zhgarravina e përralla,dhe ec sa të mundësh.Nëse shkruan kot ditën e pare,korigjoje ditën e dytë,në ditët që vijnë pas,mjafton të jesh në aktivitet.Të paktën mos krijoni boshllëqe,se është krimbi që bren jetën.Për jetën tënde vepro me kokën tënde,nëse je i bindur.Një nga mjekët që më mjekoi me hamendje fillimisht të cilin e kundërshtova,më tha kur mori vesh kundërshtitë e mija:’’Akoma me kokën tënde ti?’’Por unë me kokën time munda të jetoja,dhe jetoj e sot!Mos kujtoni se kam kundërshtuar mjekët,s’kam qënë dakort me eksperimentet e tyre.Më vjen keq për të tre mjekët që bënin eksperimente mbi mua.Ata sot nuk jetojnë.

Jeta nuk është as e vështirë,as e lehtë për ta jetuar.Në doni të mos dale në skenë vdekja,hidh themele të forta e bëj mure të gurta,por më shumë lufto ndaj kujdesit tënd.Vdekja nuk është ashtu si thonë rëndomë,’’kapak floriri!’’.Për të vdekur nuk është e vështirë,të jetosh jetën lipset luftë pa rreshtur që të përballosh sëmundjet,sepse ajo kërkon çdo ditë mure të çara që të depërtojë në trupin tonë.Të mos harrojmë,se trupi është si vija kufitare,po s’vigjëloi ushtari,hyn i zi e i bardhë brenda.Na kanë caktuar ne roje të trupit tonë,prandaj mos e kërkojmë këtë nga të tjerët.Kur isha shtruar në Sanatarium,në dhomën time erdhi një i sëmurë tiranas.Më erdhi mire që nuk pranoi të shkruaj në shtrat,por nuk isha në një mendje me të,kur iku e s’u kthye më në kohën që e kërkoi mjeku për të bërë terapinë.Ishte teraqi alkooli dhe duhani.të cilat I pinte ndyrazi. Një ditë i sugjerova t’i shtrohej mjekimit se nuk ishte mire,por ai nuk e prishte dot atë rregull për të vdekur çdo ditë nga pak.Temperatura i shënonte shifra të larta.Po kështu e sentimenti.Mjekët diktuan se një pjesë e mushkërive nuk i fuksiononte.dhe duhesh ta hiqte,të cilën ia kishte prishur duhani dhe rakia.Atëherë ai mori paketën nga xhepi dhe e flaku nga dritarja.Mua m’u u duk e nevojshme dhe ndërhyra:’’-Tani mbaje paketën se flake mushkërinë!’’.Askush nuk është i pa prekshëm nga sëmundjet,por jo t’i shkaktojë vetë.Edhe një orë,apo një ditë më shumë,qelepir e kemi,se jemi jabanxhi në këtë botë!I ndjeri baba e ndjeu thellë humbjen e bashkëshortes,dhe çdo ditë i thërriste vdekjes,por kur e cënonte ndonjë epidemic,më telefononte të merrja mjekun e të vija atje.Jeta nuk jepet kollaj.Babai arriti shekullin,pavarsisht se ai i thërriste vdekjes,e donte jetën.

Me një vigjilencë të rreptë,të gjithë mund ta kalojmë shekullin.Në këtë pike,unë u ftoj të vini pas meje.Por, jeni të lumtur të mos kujtoheni që keni zemër vetëm atëherë kur u dhemb!

Çorovodë, 31.07.2012 - Postuar nga Xhevahir Cirongu