Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kozeta Zylo: Dhe rrojnë vdekëtarët...

| E hene, 30.07.2012, 06:59 PM |


Kozeta Zylo
 
Dhe rrojnë vdekëtarët...

 
Çudi, çudi si shqyhen njerëzit,
I shoh në lajme për çdo ditë,
Në gjumë tromaksem bashkë me Hënën,
Dhe nuk e di ç’bëjnë Perënditë!…
 
U mbarsën retë me lotë ëngjëjsh,
Nga kuçedrat me shtatë kokë,
Ka të ngjarë të mbytet bota,
Apokalips të ndodhë në tokë!...
 
Dhe rrojnë vdekëtarët gjithë lavdi,
Mes të verbërve që s’dinë ç’është drita,
Më ecin rrugëve si Perëndi,
Sa Qiell e tokë dridhen nga frika!...
 
Korrik, 2012
Staten Island, New York