E merkure, 30.09.2020, 11:35 PM (GMT+1)

Reportazh

Xhevat Muqaku: Promovohet ''Trinomi i lirisë'' në Pejë

E diele, 29.07.2012, 07:09 PM


Promovimi i Antologjisë "Trinomi i lirisë" dhe krijuesve mërgimtarë në Pejë

Nga Xhevat Muqaku

Qyteti i Pejës me grykën piktoreske të Rugovës, me luginën e Lumbardhit rrënzë bjeshkve të larta, e rrethuar me vargmalet e Alpeve Shqiptare, me një jetë kulturore të bujshme, edhe sot në vehte ruan e kultivon traditë të një historie të lashtë.

Me datë 24 korrik, në teatrin profesional të qytetit Pejë "Istref Begolli", nën patronatin e kryetarit të komunës Ali Berisha, në kuadër të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me ministrinë e diasporës, lidhjen e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani si dhe drejtoratin për rini, kulturë, dhe sport në Pejë u promovua Antologjia  e autorëve Hasan Qyqalla dhe Neki Lulaj "Trinomi i lirisë", kushtuar 30 vjetorit të vrasjës së Jusuf, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Antologjia e sipër përmendur është botuar kohë me parë në Kosovë, përfaqësohet nga krijimet e 30- të poetëve që veprojnë në  diasporë

Rrjedha e Promovimit

Rrjedhën e Promovimit si dhe atmosferën e madhështuan organizimi dhe kontributi i mrekullueshëm i drejtuesve të komunës, moderimi i përsosur i Sejdi Berisha, këndimi i vargjeve të gjalla të Jusufit me telat e kitarës nga Driton Gashi, fjala përshëndetëse e Dr. Ali Berisha dhe Suzanë Gërvalla,  recitimi i vargjeve nga aktorët profesionist; Rudina Zhara, Nimon Muqaj, Sylejman Lokaj si dhe  krijueseve  mërgimtare; Rita Saliu, Silva Tërnava, Seveme Fetiqi, refleksion i redaktorit të kësaj antologjie Halil Haxhosaj si dhe recensentit Ali D. Jasiqi, autorëve Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla, prezenca e dashamirëve të fjalës së shkruar, miqëve të skenës dhe artit si dhe të interesuarit e tjerë në sallën e teatrit " Istref Begolli".

Pas drekës së përbashkët, zonja Suzana Gërvalla i priu  karavanit me krijuesit nga diaspora drejt Dubovikut të bardhë të lapidarëve të përjetësisë, ku prehen nënë Ajshja dhe dy djemt e saj, martirët e kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

Derë e hapur e shtëpisë,  dhomë e qëndisur me shumë fotografi  që pasqyrojnë veprimtarinë e Jusuf Gërvalla, Piano, tavolinë e punës, si dhe bashkëbisedimi për " miqët e Jusufit dhe natën e kobshme në Untergruppenbach", do të ruhen si dhuratë e çmueshme.

Një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore

Do të mbetet ngjarje madhore dhe e paharruar, promovimi i antologjisë"Trinomi i lirisë, me recitimin e vargjeve nga autorët dhe aktorët, vizita në Dubovik, rrëfimi i Suzana Gërvallës, dëgjimi i vëmendshëm dhe pyetjet e shkrimtarëve-mërgimtarë.(Opinjon nga Flora Peci- mësuese dhe poete nga qyteti i Mitrovicës)

Autorët e "Trinomi i lirisë"; Hasan Qyqalla dhe Neki Lulaj si dhe poetja Seveme Fetiqi më informuan nga Kosova se me datë 27.07.2012 edhe në bibliotekës universitare në Prishtinë do të promovohet Antologjia e lartpërmendur. Këtë reportazh të shkurtër e plotësojnë fotografitë në fund.

 

D.Gashi- kenge me tekst te J.Gervalla


Dreke e shtruar per mergimtaret


Duboviku i prehjes


Lapidarët..


Piano e J.Gervalles, dhurate nga R.Rudi


S.Gervalla ju ligjeron mergimtareve historine



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora