E marte, 23.04.2024, 03:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Në Mirditë promovohet libri ''Apologji për Udhën e Kombit''

E shtune, 28.07.2012, 04:46 PM


Të enjten, datë 26 korrik 2012, në mesditë, në qytetin e Rreshenit si qendër e Mirditës, u promovua libri i Rexhep Shahut, Apologji për Udhën e Kombit.

Në mjediset e lokalit “Europa” ishin mbledhur dhjetra intelektualë e figura përfaqësuese të Mirditës, drejtuesit e komunave të luginës së Fanit - aksit nga kalon Udha e Kombit, me iniciativë të Nën prefektit të qarkut të Lezhës z. Gjon Pjetri dhe të shkrimtarit e publicistit të njohur  Ndue Deda si organizatorë të veprimtarisë.

Të pranishmit në diskutimet e përshëndetjet e tyre falenderuan qeverinë shqiptare që ndërtoi Udhen e Kombit, që kjo vepër kalon nëpër luginën e Fanit, mespërmes Mirditës, duke nxjerrë në dritë këtë zonë të begatë, të përbuzur e të harruar.

Pas çeljes së veprimtraisë nga Ndue Deda, përshëndeti dhe përcolli mirënjohje për udhën dhe për librin në mbrojtje të udhës nën prefekti i Mirditës z. Gjon Pjetri, i cili e konsideroi Udhen e Kombit dhe këtë promovim si një nga ngjarjet meritore dhe arsye për krenari në 100 vjetorin e shtetit shqiptar.

Emocionuese ishte fjala e kryetarit të komunës Orosh, Aleksandër Lala, i cili u shpreh se Udha e Kombit bashkoi kombin por nxori në dritë Mirditën. Ai u shpreh se së shpejti një promovim me pjesëmarrje të gjërë për këtë libër do të bëhët në komunën e Oroshit, nën kujdesin dhe iniciativën e tij si kryetar i kësaj komune me emër e histori të madhe.

Gjon Kola drejtor i arsimit në Mirditë u shpreh se kjo udhë është vepra më e madhe e shqiptarëve dhe ai siguroi se do të ndihmojë që njerzit ta mësojnë edhe luftën që është bërë kundër kësaj udhe edhe përmes këtij libri.

Në diskutimet e tyre mesuesit e njohur të Rreshenit Artur Lazri e Pal Reçi pohuan krenarinë e tyre që kjo udhë kalon nëpër Mirditë, që kjo udhë solli civilizim dhe falenderuan autorin për librin.

Ish kryetari i bashkisë Rreshen Gjon Deda duke sjellë impresione të tij të kohës së ndërtimit të udhës, kohë në të cilën ai ka bashkëpunuar dhe bashkëndihmuar për ndërtimin e saj, falenderoi ndërtuesin e saj, por dhe autorin e librit.

Kryetari i komunës së Fanit Gjergj Prenga, komunë ku shtrihet Udha e Kombit, vec të tjerave u shpreh se ai do ti bëje promovim në shokë e miq Apologjisë për Udhën e Kombit.

Në përshëndetjen e tij redaktori i librit Izet Duraku, duke shprehur mirënjohje për organizimin e këtij promovimi, u shpreh se nuk mund të bëhej në vend tjetër, pas Tiranës, vec Mirditës promovimi i këtij libri. Pasi Mirdita e meriton për historinë e saj, për sakrificat në shërbim të kombit shqiptar, ndëshkimet e rënda që ka pësuar në diktaturë, për harresën që ia kanë bërë dhe me qenë se është shtrati i lumit bashkues të shqiptarëve dhe trevë e krenarisë së shqiptarëve.

Autori i librit, Rexhep Shahu tha se është privilegj që jemi në Mirditë. Meqenëse vendin ku kalon Udha e Kombit e kanë quajtë planet të kuq, të djegur, e kanë quajtë Mars, kishim obligim e kënaqësi të vinim këtu. Meqenëse sipas studiuesve të huaj e vendas, rajoni nga kalon Udha e Kombit është shtrati i ashtit të formimit të kombit shqiptar, nuk mund të anashakalohej për asnjë arsye Mirdita për të promovuar Apologjinë…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora