E premte, 29.03.2024, 11:18 AM (GMT)

Kulturë

Rudi Berisha: Prof. Ejup Shala (1951 – 1999)

E shtune, 28.07.2012, 09:57 AM


Erdha në vargje, më bëni strehë në zemrat tuaja

Nga Ruzhdi Berisha – Rudi

Pak fjalë për poetin

Prof. Ejup (Halim) Shala (1951 – 1999)

- Ejup Shala, lindi më 19 prill 1951 në fshatin Kunushec të komunës së Podujevës. Mësimet e para i mori në fshatin Siboc , pastaj ciklin e lartë të fillores e vazhdon në Lluzhan, ndërsa gjimnazin në Podujevë. Në gjimnaz hasi edhe në pengesat e para nga profesorët serb që “arsimonin” shqiptarët. I shquar për motive liridashëse dhe perspektivë transparente ai  bie në sy tek profesorët serb, ku profesori i muzikës ia humb vitin kinse nuk po ditka të këndoj serbisht.

- Pas gjimnazit, u rreket studimeve në fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, ku i përfundon më 1979 me sukses shumë të lartë  . Pak para se të diplomonte pranohet si arsimtar i gjuhës shqipe në fshatin Gllamnik ku pas një viti kalon në gjimnazin e Podujevës, si profesor i diplomuar i Gjuhës Shqipe.

- Aty fillon të ligjëroj ato që i kishte studiuar dhe me dashurinë ndaj atdheut dhe oratorinë arrin t’i përvetësoj nxënësit dhe u mbjellë atyre në kokë e trup farën e Atdhedashurisë e lirisë. Përderisa pushtetit të kohës nuk i pëlqente fare puna e zellshme e tij, filloi të ndiqte pas. Ai ishte njëri ndër organizatorët e shumë demonstratave të vitit 1981.
Marsi i vitit 1981, njihet si bumerang, demonstrata në gjithë Kosovën, vlime të shumta, rinia zgjohej ndërsa pushteti i kohës vështronte me kujdes që të gjejë ata që po i nxisnin.
Më 28 Prill ’81 UDB-ja rrethon shtëpinë –kullë të prof. Ejupit për ta marr atë bashkë me të vëllanë e madh,Ukshinin. Këtu fillojnë edhe bredhjet e tij nëpër burgjet e pushtuesit duke u shoqëruar me plotë tortura e vuajtje. Pas burgut të Prishtinës dërgohet në burgun e Mitrovicës, e Zenicës dhe të Sarajevës.

- Pas përfundimi të burgut ai mbetet i pa punë deri në vitin 1992 ku kthehet përsëri si profesor i Gjuhës Shqipe në gjimnazin “8 Nëntori”-“Aleksandër Xhuvani”.  Ku më 1996 emërohet drejtor i votuar njëzëri nga të pranishmit. Në këtë post e gjënë edhe lufta. Gjatë kësaj kohe Prof. Ejupi ishte duke banuar dhe ushtruar veprimtarinë e tij në qytetin e Podujevës. Pasi që sulmet e forcave serbe ndaj popullit shqiptarë gjithmonë e më shumë po rriteshin, të gjithë dolën nga shtëpitë duke u sorollatur nëpër rrugët e Kosovës dhe duke iu bindur pushtuesit pasi që nuk kishin zgjidhje tjetër.

- Prof. Ejupi u kthye në shtëpi ( 19 prill  1999 ) për të qëndruar në tokën e tij dhe në dheun shqiptar. Prof, Ejup Shala më  05. maj 1999 gjendet i vrarë nga çetnike dhe paramilitaret e njerëzit e UDB-së, Prof, Ejup Shala ndërroj jetë duke mbrojtur  pragun  e shtëpisë së tij dhe gjendet i vdekur në shtëpi.

Poeti Shala, gjithë jetën e tij ja kushtoj çështjes kombëtare shqiptare, ai u flijua në altarin e lirisë. Emri i Ejupit i bashkëngjitët emrave të tjerë të letrave shqipe, librat e të cilëve ishit të ndalura si Jesuf Gërvalla, Zeqir Gërvalla, Rexhep Elmazi , Adem Demaçi , etj.

Erdha tek ju, jam lule,me ujitni me leximin tuaj...

Është e vështirë të flasësh për poetin dhe intelektualin tonë të ndjerë, Ejup Shalën. Poeti Shala në këtë libër poetik që fillon më poezinë : Abetarja ime, më këtë na flet për zgjuarsinë, ndritje e dijes kombëtare dhe historike, poeti thotë: Se vetëm duke lexuar-mësuar do të bëhemi të kuptojmë trungun e dijës së lashtësisë,dhe kjo dije na bën të fort në ngritjen e dijes së përgjakshme të historisë. Flet poeti :

Më fenerin e diturisë
Çdo skutë të atdheut
Abetarja na mëson historinë
E përgjakshme të këtij trualli

Edhe pse poeti i vajton lirisë, atdheut, historisë së përgjakshme të kombit tonë shqiptar, në vitet e 95-ta kishte edhe ikje masive nga toka jon. Çdo ditë nga varfëria – zullumi qe po përjetonin nga regjimi i kohës,shumë familje e të ri morën udhën drejtë mërgimit. Fjalët e potit :

Udha nuk po na i puthë këmbët
Udhë-balta,udhë – ndyta
Udhë-egra,udhë – lodhja
Udhë – humbja, udhë- pikëllimja
Udhë – lodhja , udhë – vdekja

Poeti shumë bukur i këndon në vaj mjerimit të gjeografisë etnike të Shqipërisë, të gjeografisë tragjike të kombit shqiptar. Një gjeografi me vija të kuqe të lara me gjak nga bijat e bit e dheut shqiptar, dhe të ndara me vija të zeza nga Evropa, poeti thërret më zë të lart për një bashkim. Fjala e poetit:

E kam në Nish...
Çamëri... Tivar...
Gjeografin e vdekjes
E kam rreth e rreth gjuhës
Oj gjuha ime e gjallë.

 Si duket poti drejtohet më pyetje duke kërkuar ato toka të ndara dhe të pushtuara e jo të bashkuara. Poeti lëshon një zë klithmë të përmalluar dhe të dhimbshëm, për bashkim. Fjala e poetit:

Ku e ke klithjen
A të ka mbetur ndonjë fjalë
Ku e ke gjeografin e gjuhës së gjoksit?
Ku e ke Dibrën ?
Ku e ke gjeografin e gjuhës së zemrës
Ku e ke Prizrenin ?
Ku e ke gjeografin e gjuhës së kokës?
Ku e ke Shkodrën ?

Poeti Ejup Shala i qan hallet edhe për qytetin e ngritjes së flamurit të Krujës në Vlorë nga plaku i urtë Ismail Qemaili. Fjala e poetit:

Hë moj Vlorë
E tallëseve
E valëve
E bujës e rrëmujës
Ngrite me lart vetë më dorë
Flamurin e Krujës !

Poeti më gjuhen prej një zogu të larmishëm i këndon edhe robërisë dhe atdheut. Robërit kanë atdhe robërinë. Poeti shala flet për mjerushët, këngëtarët, poetët , dashnorët, atdhetarët, tradhtarët, shtegtarët, mërgimin, vendlindjen, oborrin, mallin, lirinë ,pushtimin si dhe vazhdimisht përmend edhe qefinin e bardhë të mbështjellur në trupin e ti, dhe duke ecur bashkë me te. Poeti mendonte se po sa dalim nga shtëpia jemi në prag të vdekjes nga regjimi i kohës qe kishte pushtuar tokat shqiptare. Poeti Shala gjithmonë  pyet veten më këto pyetje. Fjala e poetit.

Nëse nuk vdes
Ku do të mbes
Nëse jetoj
Ku do të vdes. 

Të flasim për përmbledhjen e poetit tonë të ndjerë është një kënaqësi tejet e madhe dhe mbresë-lënie. Kur ne po shkruaj dhe po i shtjellojmë poezitë e poetit tonë të ndjerë Ejup Shala, ai tani prehet ne paqe dhe na la pas poezitë e tij, dhe gjuhën e tij prej shkrimtari.

Respekt kryetari i klubit letrar ‘’Zahir Pajaziti ‘’

Ruzhdi Berisha - RUDI

29   qershor  2012
Podujevë



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora