E marte, 23.04.2024, 02:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Mark Nikaj: ''Shekuj zgjojnë nga gjumi''

E premte, 27.07.2012, 07:14 PM


DOLI NGA BOTIMI LIBRI  “SHEKUJ ZGJOJNË NGA GJUMI” autor: ISMET KRASNIQI

Nga Mark NIKAJ

Doli nga botimi libri “Shekuj zgjojnë nga gjumi” dueti Salih e Feriz Krasniqi, i autorit Ismet Krasniqi, botues  “Epoka e re”.

Libri u botua kur po kremtokme dy jubile të mëdhenj: Kremtimin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqiperisë dhe 46 vjetorin kur Salihi e Ferizu zune vendin e parë në festivalin nderkombetar të folklorit në Langolen të Anglisë që u mbajt prej 04-10 korrik të vitit 1966.

Pas dy botimeve të më parshme  mbi rapsodet e mirënjohur Salih e Feriz Krasniqi, i pari nga Mr. Tahir Foniqi  “Dueti legjendar Salih e Feriz Krasniqi”(botomi i parë dhe i dytë) dhe libri  i dytë “Këngë popullore I e II” të autorit Muharrem Gashi, që përfshijnë dy vëllime  me tërë repertorin e këngëve të tyre e tani së fundi  Ismet Krasniqi na del me një vepër gjithëpërfshirëse dhe me një titull metaforik e mjaft domethënës “Shekuj zgjojnë nga gjumi”.

Ismet Krasniqi  në një mënyrë  ka larë një borxh ndaj këtyre shahirave. Autori  i librit  Ismet Krasniqi nuk është nisur nga një qëndrim i ngushtë familjar  edhe pse i takon kësaj familje, por është nisur nga roli  , rëndësia dhe nga vlerat e pa mohueshme të lëtyre aedëve kombëtar, që na i kanë lënë si vlera  të përjetshme të artit popullor .

Autori i këtij libri ,Ismet Krasniqi  ka bërë një punë të çmueshme  duke i nxjerre në pah vlerat,autoritetin dhe madheshtine e këtyre këngëtarëve që i kanë pasur,  i kanë dhe do t`i kenë gjithmonë.

Libri në fjalë është tejet i begatshëm në përmbajtje: Përfshin të dhëna nga jeta e tyre, kujtime të bashkëkohësve dhe vlerësime të dijetarëve të fushave të ndryshme të dijes njerëzore: muzikologë,shkrimtarë,studjues të letërsisë e folklorit  në veçanti,studiues të kulturës popullore e të traditës kombëtare, këngëtarë, poet e tjerë, ku të gjithë së bashku e plotësoknë personalitetin e këtij dueti legjendar.

Kjo jep mundësi që t`i njohim pak më thellë  këta këngëtarë  ,e jo vetem ,përmes telave të sharkisë e çiftelisë. Do të thotë se i tejkalojnë  vlerat e odave të burrave duke u ngritur në vlera kombëtare  dhe duke begatuar  kulturën popullore shqiptare.

Autori i librit u ka ofruar të gjithë dashamirëve të artit muzikor të dhënat që është dashur të dihen për këtë duet legjendar. Prandaj lezuesi ka çka të lexojë  dhe ka çka të mësojë për ta.Por duhet përmendur se për ta  shkruar  një vepër  të këtillë, autorit iu ka dashur shumë kohë,shumë mundime,shumë udhëtime dhe shumë biseda me njerëz të ndryshëm të fushave të ndryshme të dijes njerëzore, për ta plotësuar përsonalitetin e tyre prej artisti.Autori në libër ka paraqitur edhe anekdota, se edhe ato janë pjesë e krijimtarisë shpirtërore e tyre dhe janë pjesë e anekdotave.

Salih Bajrami ka qenë mjeshter i tyre që jo vetem ka ditur t`i tregojë në momente të duhura por ka ditur t`i krijojë aty për aty, prandaj ky rapsod ka qenë një njeri komplet i odave të burrave: si këngëtar,si njeri i fjalës dhe i rendit në odë por edhe i humorit. Prandaj vdekja e këngëtarëve të këti kalibri është humbje e madhe për kulturën kombëtare, sepse një pjesë të saj  e marrin me vete, nese nuk kemi mundur t’i shfrytëzojmë krijimtarinë e tyre artistike për deri sa ishin gjallë.

Vepra e rapsodve Salih e Feriz Krasniqit  kurrë nuk do të shuhet dhe sa të tingllojë teli i çiftelisë ndër shqiptarë do të permendet edhe emri  i Salih e Feriz Krasniqit  si model i këngëtimit shqip

Sot kur ka rënë folklori , kur ka ndryshime të mëdha në stil dhe kur ka edhe rryma të huaja, kur odat e burrave u shndërruan  në kanagjeçe grash ,do të duhej të dëgjojmë sa më shumë këngëtaret e mëdhenj të popillit tone për të mësuar prej tyre siç që janë Salih e Feriz Lrasniqi, Riza Bllaca, Bajrush Doda, Dervish Shaqja,  Sefë Mleqani, Ymer Riza, Ibish Mulaku  e shumë të tjerë.

I tërë opusi krijues i Salih e Feriz Krasniqit lidhet me atdhetarizmin, lidhet me temat e motivet për çlirimin e Kosovës e për bashkim kombëtar.

Këta dy rapsodë i gjejmë në Manifestimin e kremtimit të 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në vitin 1978, ku u paraqitën me këngët: "N`Fushë t`Kosovës lidhet jezeri", “Ranë n`Mirditë tre kapetana" dhe kënga "Na u ba Lidhja e Prizrenit". Ndërsa në vitin 1966 në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Langolen të Anglisë,para 46 vjete  u paraqitën me këngët: "Lulëzoi fusha, lulëzoi mali", "Zuna nji kajkë e rash n`det", "Gur mbi gur mbarohet kalaja”.

Me plot të drejtë në një rast etnomuzikologu Bahtir Sheholli pat thënë: "Salihut e Ferizit gjithherë ju shkrepi goja mirë e mbarë".

Libri “Shekuj zgjojnë nga gjumi”dueti Salih e Feriz Krasniqi i autorit Ismet Krasniqi, para disa dite u prezantua dhe u perurua në Etno Fest  që u mbajt në fshatin Kukaj.Perurimin e drejtoi Salih Zogjani, ku së pari filluan me anekdota e barcoleta e me këngë të kënduara nga djali i Salih Bajramit, Naim Krasniqi.Për librin folen: redaktori i librit, publicisti  Prend Buzhala, pataj prof. Dr. Zymer Neziri dhe Mustafë Xhemajli, Autori i librit i falenderoi të pranishmit për pjesmarrje në perurim e veçmas falenderoi organizatorin që kishte krijuar kushte të veçanta perurimi duke kujtuar të kaluaren mbi një gjymës shekulli. Promovimi i librave u bë në “Oden e Shkurtanit” të improvizuar në kushtet e dikurshme.Oda e mbushur me mysafirë, ku prit njani e qit tjetri, e të gjitha lidheshin me rapsodet e veçmas me Salih e Feriz Krasniqi.

X   X   X

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë dhe Klinë në bashkëpunim me Shoqatën për kulturë dhe letërsi “ Tafil Kelmendi “ dhe Klubin e shkrimtarëve “ Vorea Ujko “ organizon perurimin e librit “Shekuj zgjojnë nga gjimi”dueti Salih e Feriz Krasniqi i aitorit Ismet Krasniqi .

Aktivitetin e drejtoi Mehdi Krasniqi ,kryatar i Shoqatës për kulturë dhe letërsi “ Tafil Kelmendi”.

Për librin folen: recensentet e librit Dr. Xhavit Aliçkaj e Dr. Sabahajdin Cena, pastaj redaktori i librit , krijuesi dhe publicisti Prend Buzhala. Drejtori i DKRS në Malishevë. Muvledin Mazreku i pershendeti të pranishmit dhe  vlerësoi  librin dhe kontributin e Salihit e Ferizit dhënë folklorit. Ndersa  Dr. Mehmet Rukiqi njohes i madh i folklorit e veçmas të rapsodve Salih e Feriz Krasniqit, foli për vepren e tyre artistike në folklor si dhe  per veprat e shkruar deri tani për këta dy rapsodë, si libri “Dueti legjendar Salih e Feriz Krasniqi” të Tahir Foniqit, pastaj  libri i Muharrem Gashit “Këngë popullore” dhe tani librin po sa e kemi marrë në duar, “Shekuj zgjojnë nga gjumi”dueti Salih e Feriz Krasniqi i aitorit Ismet Krasniqi. Perurimin  e shoqeroj kenga e Naim Salih Krasniqit e  Avdyl Krasniqit, nipi i Ali Pacit dhe  Valbona e Petriti nipi e mbesa e Ferizit.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora