E enjte, 25.04.2024, 04:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Don Lush Gjergji: Vdekja - kalimi në amshim - lartësim për Poetin Ali Podrimja!

E enjte, 26.07.2012, 06:09 PM


Vdekja - kalimi në amshim - lartësim për Poetin Ali Podrimja!

Prej ditës së djeshme isha në ankth dhe ethe të pritjes dhe të frikës...

Ndodhi ajo që shpresoja se nuk do të jetë e vërtetë, vdekja e papritur e Mikut, Vëllaut, Poetit, Mendimtarit, Mjeshtrit të vargut dhe të mendimit, Ali Podrimja...

Jam i tronditur në shpirt, dhe në "lundrime në kujtime" i kujtoj më se 40 vjet njohurie, takime, bashkëpunime, vëllazërie në pjesët e ndryshme të Kosovës, por edhe jashtë saj.

Jam i lumtur dhe i falënderueshëm se e kam njohur dhe kemi bashkëpunuar në shumë raste, lëmi, veçmas rreth përpilimit të librit "Lule për Nënën", ku ai, i ndjeri Fahredin Gunga dhe i ndjeri Rifat Kukaj kanë dhënë "pjesën më të mirë të vetvetes" do të thoshte Nëna Tereze.

Ishte Gjeniu i poezisë shqipe, Njeriu i cili e personifikoi vuajtjen, dhembjen, pikëllimin e Popullit tonë nëpërmjet Lumit.

Pas vdejes së Lumit besimi në jetë, në të tashme dhe të ardhme, në Zot dhe në amshim, te Aliu ynë ishte edhe më i madh dhe i pathyeshëm.

Dhe mu për këtë vdekje nuk e "korrë", edhe më pak e rrëmben, aspak nuk e rrënon dhe asgjëson Poetin tonë të dashur - Ali Podrimja, por atë e Lartëson dhe përfundimisht e bën të pavdekshëm.

Për çdo fjalë, resht, mendim, porosi, mbi të gjitha për ngrohtësi dhe vëllazëri, për bashkëndarje të shumë ideve dhe ideale të jetës dhe të veprimtarisë, Zoti të shpërbleftë, populli me nderim, dashuri dhe falënderim të kujtoftë!

Pusho në paqe dhe mos na harro!

Don Lush GJERGJI



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora