E merkure, 30.09.2020, 10:33 AM (GMT+1)

Reportazh

Gani Gashi: Sukses i shoqatës Pavarësia

E merkure, 25.07.2012, 07:56 PM


Shoqata Pavarësia permbylli me sukses te veçantë aktivitetin ne gjashtë mujorin e parë për vitin 2012

Nga Gani Gashi

Shoqata Shqiptare Gjermane Pavarësia e Shtutgartit në mbledhjen e mbajtur me 15.07. 2012,

përveç tjerash shqyrtoi edhe aktivitetet e veta për gjashtë mujorin e parë të këtij viti dhe analizoi planprogramin për periudhen ne vijim.

Mledhja u kryesua nga kryetari zotëri Fahredin Shala, i cili tha se prioriteti i kësaj Shoqate është funksionimi i te gjitha seksioneve te cilat janë të përfshira me statusin e Shoqatës. Pasi që kryetari Shala u shpreh i kënaqur rreth rezultateve të kësaj Shoqate e cila ne mënyrë permanente ka shfaqur programe kultoro-artistike nga vetë rinia shqiptare të cilët janë antarë të rregullt të Shoqatës dhe  bashkëpunimi i prindërve meriton çdo respekt.

Kjo Shoqatë ka prezantuar shumë koncerte ne Stuttgart dhe rrethinë,  duke filluar nga festat tona kombëtare e ndërkombëtar e deri të festa internacionale siq ishte Strassenfest ne pjesën veriore të Stuttgartit, e cila vërtetë e mahniti publikun gjerman, publikun tonë dhe të gjitha nacionalitetet tjara te Stuttgartit mu ne korrik të këtij viti. Vlenë të potencohet se  në këtë festë muaren pjesë edhe dy mësuese të mësimit plotësues të gjuhës shqipe më nxënësit e tyre,  Sofije Sopa dhe Miradije Gashi.

Më pastaj fjalën e muar dhe kordinatori i Shoqatës zotëri Baki Mustafa, i cili në vazhdim njoftoi të pranishmit  për prezentimin e ansamblit të këngëve dhe valleve në të cilën ky ansambel gjate periudhes së kaluar gjashtë mujore ka bërë prezentimin e kultures sonë Kombëtare në tërë Stuttgartin dhe më gjërë,  ai në vazhdim tha se vetem ne dy javet e fundit në kuader të kulturës  “Ansmbli Pavarësia“ ka promovuar programin kulturor në gjashtë takime te cilat kanë qenë të organizuara nga Instucionet Gjermane. Në këto takime “Ansambli Pavarësia” është pritur me emocione të veqanta nga publiku. Baki Mustafa ne vazhdim tha se Shoqata Pavarësia nga Qershori i vitit 2011 është  regjistruar në organet gjermane kurse nga Janari i këtij viti është regjistruar edhe në Forumin e Shoqatave të cilat veprojnë në Shtutgart me rrethinë.

Korografi Selaidin Shala, potencoi se punet e Ansamblit Pavarësia janë duke funksionuar shumë mirë, pasi që numri  i fëmijeve valltarë  është në rritje e siper, tani do ti kemi ne dispozicion dy salla për ushtrime, d.m.th. ne gjysmën e dytë të vitit 2012, do kemi angazhime edhe më të mëdha ku na pret festa e pavarësisë, fëmijet pas pushimeve verore sigurisht do të kthehen më të fresket dhe duhet të fillojmë më ushtrime me një herë pa humbur kohë dhe preferoj që për paraqitje sa më profesionale, valltarët duhet të paisen edhe me veshje kombëtare sipas trevave të atdheut.

Më kët rastë nga vullneti dhe disponimi i familjarëve, në mënyrë vullnetare ndihmuan Ansamblin, Durak Gashi me 500 €,  Selaidin Shala 100 €, Ramiz Gashi 100 €, Shaban Berisha 100 €, Baki Mustafa 100 € , Beqir Sopa 100 €,  Bafti Shala 100 €, dhe Nazmi Llapatinca 100 €.

Nga kryesia u muar vendim që për çdo ndihmë që bëhet për Shoqaten të publikohen ne media. Në kuader të aktiviteteve të Shoqates u vendosë që Kryesia e Shoqates të zgjerohet me antarë të rinjë. Më zërin unanim u zgjodhen edhe tre antarë të rinjë të kryesisë, të cilët janë: Beqir Sopa, Hedije Shala, dhe Bafti Shala, njëkosishtë nga grupi i të rinjëve u zgjodhen në kryesi  edhe Drenushe Shala, Gentjan Berisha dhe Fatjona Mustafa. Kryesia e Shoqatës Pavarësia shqyrtoi edhe pergaditjet, për të festuarë 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar. Prandej kordinatori i Shoqatës Zotëri Baki Mustafa informoi të pranishmit ,se qyshë tani kemi të rezervuar Sallen për të festuar në menyrë sa më madheshtore pavarësinë. Në këtë takim u arrit  miratimi që Ansambli të këtë një turne në Vjenë ose Paris në kordinim me Ambasadat e Republikës së Kosovës, ku mendohet të organizohet në fund të Shtatorit ose në fillim të Tetorit. Nga të pranishmit u propozua që për klubin Fotbullistik Pavarësia të sigurohen pajisjet Sportive me Logon Pavarësia.Takimi përfundoi më një porosi: Unitet dhe transparencë të hapur për të gjithë sepse Shoqata Pavarësia është e hapur për të gjithë mërgimtaret tanë që ja duan të miren Atdheut.

Pas prezantimi tonë të mrekullushem nga Ansambli Pavarësia, ne skene dulen dhe festivali turk, festivali italian, festivali portugez  etj. të gjitha nacionalitetet  me vallëzimet e tyre shfaqen prezantime poashtu te bukura.

Kjo foto deshmon aktivitetin e “Ansamblit Pavarësia“ ne Fellbach

Këtu  shoqëron vallëzueset dhe mësuesja e shkollës shqipe zonja Gashi

Mësuesja me disa vallëzuese më te dalluara të ansamblit

Ne mes publikut duket dhe kordinatori i “Shoqatës Pavarësia“ të Stuttgartit

Kordinatori me grupin e punes se Shoqates Pavaresia

Ansambli Pavarësia duke shfaqur koncertin e tyre ne festen e Stuttgart-Nordit



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora