E marte, 19.03.2024, 08:58 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Keze Kozeta Zylo: 4 vjetori i Shoqatës Mjekësore

E merkure, 25.07.2012, 06:06 PM


Shoqata mjekësore shqiptaro-amerikane festoi 4 vjetorin e themelimit të saj në Manhattan

Nga Keze Kozeta Zylo

Ne mjediset e restorantit “Fino” në Manhattan me pronar shqiptaro-amerikanin, patriotin Pjeter Vulaj u festua 4 vjetori i themelimit të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane.  Qysh në hyrje të restorantit ishin varur flamujt shqiptar dhe amerikan dhe mjekët grupe-grupe para zhvillimit të ceremonisë trokëllinin gotat e qelqta në kokteilin që ishte shtruar enkas për të pranishmit.

Kishim kohë që e kishim marrë ftesën si TV Alba Life ftesë që e mirëpritëm me kënaqësi per të shkuar pranë kësaj organizate ndoshta e re në moshë, por që ka grumbulluar rreth vetes mjekë, infermierë, ndihmës mjekë, farmaciste, dentiste etj...  Duke u takuar me mjekë të shumtë në këtë ceremoni, nuk e di pse ndiheshe tepër e siguruar, seç të krijohej një lloj ndjesie qe edhe pse mund të mos pish më shume se një gotë verë në ditë në jetën tënde, përsëri ndiheshe e lirshme dhe këtë ta jepnin bluzat e bardha, mjekët e specializuar në disa fusha që kanë bërë emër në Perëndim…

Eshtë bukur të ndihesh i lirshëm!...

Në hyrje të salles ju uronin mirëseardhjen plot mirësjellje të pranishmëve mjekët Dr.Elizabeth Lulaj e cila ishte drejtore e aktivitetit dhe Sihana Sela, PA.

Programin e ka hapur dhe drejtuar zonjusha simpatike Sihana Sela, PA, Physician Assistant në Staten Island dhe Newsletter editor.

Fjalen e mirëseardhjes e ka mbajtur Dr.Selahedin Velaj, i cili është anëtar i vjetër i shoqatës dhe njëkohësisht i biri i tij Dr.Richard (Drini) i cili humbi jetën tragjikisht ka qenë po ashtu anëtar i shoqatës mjekësore Shqiptaro-Amerikane.  Dr.Velaj falënderoi të pranishmit dhe në vecanti Dr.Lindita Cokun për kujdesin dhe krijimin e kësaj shoqate prestigjioze.

Programi ka vazhduar nga Dr.Sulejman Cela i cili mbajti kumtesën: “Vendimi i klinikës me gamë të gjerë rreth pacientëve me sindromën akute koronare”.

Dr.Sulejman Celaj tërhoqi vëmendjen e ë pranishmëve me leksionin e tij tejet profesional dhe solli gjithë përvojën që ka ai në këtë fushë.  Dr.Celaj është kardiolog, shef i Kateterizimeve në Spitalin Amerikan të St. Barnabas.

Shumë interesante ishte dhe fjala e mbajtur nga Dr.Ismet Lukolic, i cili solli me fakte impresionuese historinë trashëgimtare mjekësore të Diasporës Shqiptaro-Amerikane deri në ditët e sotme.  Dr.Lukolic të befasonte me përdorimin e bukur të gjuhës shqipe i cili dhe pse është i lindur dhe rritur këtu në Amerikë ai flet më mirë se shumë shqiptarë që kanë lindur atje.  Në intervistën e dhënë për TV Alba Life ai thotë se gjuhën shqipe ma mësoi nëna ime dhe kurrë s’do t’ja harrojë këtë pasuri që më dha...

Dr.Lukolic punon si chief resident në “SUNY”  Downstate Medical Center” në Brooklyn.

Më vonë ka vazhduar programi me fjalën e avokatit të mirënjohur z.Ylber Dauti i cili ishte dhe folës nderi.  Ai ka mbajtur kumtesën: “Neglizhencat mjekësore.  Rreziku dhe menaxhimi”. Avokati Dauti iu është përgjigjur ligjërisht dhe shumë pyetjeve të drejtuara nga salla.

Programin e ka mbyllur Dr.Lindita Çoku e cila me fjalën e saj elekuente dhe plot mirësi ka ndarë çmimet për anëtarët e shoqatës.  Janë nderuar si anëtarë të vitit Dr.Selahedin Velaj dhe Dr.Ismet Lukolic, të cilët shprehën mirënjohjen e pakufishme për këtë punë të bukur dhe plot me vlera që po bën organizata mjekësore Shqiptaro-Amerikane.

Dr.Lindita Çoku është themeluese dhe presidente e shoqatës mjekësore Shqiptaro-Amerikane e cila ndër të tjera tha se kjo është një shoqatë humane që ka për qëllim kryesor të ndihmojë shqiptarët jo vetëm në Amerikë por dhe në trojet tona.

Dr. Çoku përmendi me krenari se në shoqatën e tyre kanë kryetar nderi nobelistin e shquar Dr.Ferid Murat i cili ne pamundësi ardhjeje kishte dërguar nje dhurate simbolike për shoqatën.

Ajo çmoi dhe ngriti lart figurën e mjekut që me sakrifica të panumërta kanë bërë përpjekje të mëdha për t’u integruar në kulturën amerikane dhe të nderojnë Shqipërinë tone prej nga kemi rrënjët.

Dr. Çoku foli para kamerave me dashuri të thellë për punën e stafit, organizatorëve, për përkushtimin që bëjnë doktorët kudo që janë duke zbatuar betimin e Hipokratit.  Ajo që do të më bënte përshtypje të thellë tek ajo ishte thjeshtësia qëe karakterizonte, butësia e vështrimit tësaj që me siguri shëron pacientet, por njëkohesisht dhe puna plot sakrifica që ajo ka bërë për te arritur në keto nivele kaq të larta intelektuale.

Shumë emocionante ishte dhe takimi me djaloshin simpatik shqiptar, studentin Anthony Shkrelin me të cilin ndodheshim në një tavolinë i cili para pesë vjetësh kishte pësuar aksident tragjik me motor në gjendje tepër kritike, por Dr. Çoku se bashku me ekipin e mjekëve i shpëtoi jetën.  Ai tha se unë Dr.Çokun nuk e kam vetëm mjeke, por e kam motrën time.  Dr.Çoku e kishte njohur pacientin që ishte shqiptar nga tatuazhi në krah të tij me shqiponjën dykrenore...

4 vjetori i themelimit të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane u filmua nga TV Alba Life, Kultura Shqiptare dhe AlbTV USA Michigan.

 

Korrik, 2012 - Manhattan, New York



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Keze Kozeta Zylo: Zëri i vargut të Ali Podrimes lëshon tinguj qiellorë me fuqi hyjnore... Kozeta Zylo: Vetëm Gjuha Shqipe në Diasporë na lidh me Kombin, siç lidh dhe zhvillon “umbilical cord” bebin me nënën… Keze Kozeta Zylo: Shqiptarët Kuq e Zi morën pjesë gjallërisht në Paradën Internacionale në Manhattan Kozeta Zylo: Bisedë me shkrimtaren ish të internuar znj. Bajame Hoxha - Çeliku Kozeta Zylo: Lamtumirë nga Nju Jorku, Pano Taçi Keze Kozeta Zylo: Udhëtonit ju Hyjnesha… Kozeta Zylo: Kryevatrani zemërzjarrtë, tepelenasi Shefqet Kamber Bënça Keze Kozeta Zylo: Lamtumirë poetit të Kosovës! Keze Kozeta Zylo: Aktivisti i shquar z. Mark Gjonaj shpalli zyrtarisht kandidaturën për në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut Keze Kozeta Zylo: Festa e 7 Marsit dhe 80 vjetori i ditëlindjes së shkrimtarit të shquar z. Naum Priftit Keze Kozeta Zylo: Bisedë me përkthyesin e mirënjohur anglez z. John Hodgson Keze Kozeta Zylo: Kujtimet si fletëz libri Keze Kozeta Zylo: Koncert i muzikës klasike në Manhattan për 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqiperisë Keze Kozeta Zylo: Të mjaltat kujtime Keze Kozeta Zylo: Bisedë me poetin nga Vlora z. Dalan Luzaj Keze Kozeta Zylo: Jam kalorësi i erës... Keze Kozeta Zylo: Ismail Bej Vlora Kozeta Zylo & Ajaz Isaraj: Doktorit që nuk i mjaftojnë tri dimensione… Keze Kozeta Zylo: Intervistë me shkrimtaren e shquar Adelina Mamaqi Keze Kozeta Zylo: Gjithë trojet kanë Vlorë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora