E enjte, 28.03.2024, 02:16 PM (GMT)

Kulturë

Shefik Shkodra: Ali Podrimjes

E merkure, 25.07.2012, 06:31 PM


SHEFIK SHKODRA

ME DHIMBJEN TËNDE

(Ungibus et rostris – Ali Podrimjes)

«E ke ma ngat se këmishën veshë», 
ia rrëmbeve mostrën një më të hershmi?!
duke titërruar letrarisht çdokund gjallërisht –
rrëshqite metaforës i motivuar krenarisht,
trembëshëm e nga pak rrebët si me trimëri.

Sikur të dilje për një shlodhje në shpatije
të matesh me forcë të vetmuar shkathtësie
për ta mund ngurzimin që shtang ritmin
ndër dhëmbë e damarëve harrimi kyç
fjalë pa asnjë rrokje si rastësisht n’pabesi,
kur s’mjafton ajër betoni e hekuri çarshisë,
ike nga zagushia – stina foli e fundit përmbi
supeve pesha kish ngreh rrënojë nga Lumi
moti s’e ke ndie atë e as s’e ke harruar kurrë
derisa në çast ka rrëkëlly’ teli për kujtim!

Koha dërgon thirrje për t’ikur nga ngërçi,
për ndryshimin e hapësirave nëpër mend – 
e shkretë mërëzia krande shënon veç hi!

Ndoshta hije korbi jashtë letre të preku
vrazhdë deri te ai pyll errët e mistershëm,
jo si ke menduar në metaforat e ushtruara,

Ndoshta për «hartën e grisur» a kushdi
pas do hapash të pa qetësuar në rrugëtim.

Thirrja ishte nga Parisi t’i veje pikë tekstit
për aqë kohë sa e pëlhurove nëpër kulluesa
urtisht e me plagë shekullore pa u ndalë.  

Thirrja ishte me adresë për atdhe e njerëzim,
rendi u shfaq të heshtësh poetikisht si i tillë
ndër qinda të tjerë në atë tokë e nën atë qiell.

Emri ruhet këtu në Kosovë me kujdes të rrallë
për teke njerëzie e për kryengritje rebelësh,
ligjërimi prajshëm zgjat jehonën Luginës s’argjiltë.

*
I pa bërë rehat larg e afër në kërkim
për plagët personale e kombëtare,
për rrëfimin e mjeshtrisë së dhimbjes,
rruga deri në Francë ishte e shkurtër
asnjë kryeqytet botëror s’ishte larg
veç shqetësimi të mos prajë kurrë.
Ndoshta vetmia mbyll në guacë trishtimi
rrugën e zakonshme letrarishte për fundin,
kur harrohesh nga forcë diktuese shpirti
amshimi është shpëtim për pushim trupi!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora