E shtune, 20.04.2024, 05:22 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Kufizim Imuniteti, jo heqje

E merkure, 25.07.2012, 07:34 PM


Më mirë  kufizim të  Imunitetit se heqje të  Imunitetit

Nga Pirro Prifti

Përplasjet e dy forcave më të mëdha politike nuk kanë të sosur . Kësaj here na doli një pengesë tjetër që duhet kapërcyer ndonëse nuk është e përfshirë tek kushtet për integrim, sidoqoftë të dy koalicionet si ai I Maxhorancës ashtu dhe Opozita janë future në një garë

Apo në një luftë të cuditshme jo vetëm për të huajt europiano-amerikanë por dhe për vetë shqiptarët të cilët ashtu të ndjeshëm që janë ndaj politikës kanë filluar të venë baste se kush do të jetë kapricua tjetër e rradhës e politikanëve tanë.

Duket sikur në brëndësi të pikpamjeve të  të dy kampeve qëndron fshehura e vërteta e dhimbëshme, që po ta dinte cdo shqiptar të vërtetën  e hamëndësuar, do të tronditej dhe do të zhgënjehej plotësisht. E vërteta e hamëndësuar nga këto veprime të tej zgjatura anti-integruese është se disa klane politike drejtuese nuk duan integrimin e shpejtë dhe arësyea është e thjeshtë për tu kuptuar: integrimi i Shqipërisë në BE do të thotë: kontroll i rreptë i buxhetit, i bankave i biznesit i tenderave, pra nukdo të ketë më fitime të patatuara, nuk do të ketë korrupsion aktiv dhe pasiv, nuk do të ketë informalitet asetesh. E kjo do të thotë shumë për Shqipërinë e shqiptarët dhe gjithashtu shume (por në aspektin negativ) edhe për politikanët.

Megjithatë, të hidhemi tek pengesa e cuditshme tjetër që ka dalë dhe po përjetohet me shumë interes në popull por tek grupet e interesuara te politikës them se interesimi është artificial.

Imuniteti për parlamentarët dhe gjyqtarët nuk është shpikur nga Shqiptaërt dhe as nga politika jonë. Imuniteti për individët e ngarkuar me pushtet parlamentar dhe gjyqësor është një aspect i domosdoshëm i veprimtarisë së punës specifike të përditëshme të tyre.

Në Shqipëri, si vënd i botës së tretë që jemi, imuniteti i  njerëzve të veshur me pushtet  përdoret nga ata  (sigurisht për fat të keq të Shqipërisë që përzgjedh të tillë njerëz gjatë këtyre 22 viteve) si privilegj në vënd të përdorimit ashtu si e parashikon ligji.

Megjithë klithmat e maxhorancës, të përzjera me cicërimat e opozitës, e para duke thënë të heqim plotësisht imunitetin dhe dyta duke kërkuar që heqja e imunitetit të shoqrohet me ndryshime në Kushtetutë, mendoj se është më e mira për të gjithë, që imuniteti I miratuar me ligj (sigurisht nën miratimin e ndërkombëtarëve që në kohën kur u miratua Kushtetuta) duhet kufizuar por jot ë hiqet plotësisht. Sipas ligjeve nka argument dërkombëtare imuniteti për parlamentarët (Member of Parlaments) dhe ai për gjyqtarët, ka argument të forta se përse duhet ruajtur. Ndryshe edhe ata do ta hiqnin sepse edhe në SHBA dhe BE ka korrupsion dhe individë të veshur me pushtet që abuzojnë, por fakti tregon se ata nuk e kanë hequr, por kanë vendosur disa  kufizime gjatë veprimtarisë se individëve të veshur me imunitet.

Imuniteti për individë të vecantë sipas Kushtetutës së R.SH., nuk është vendosur kot.

Në Kushtetutën e Shqipërisë ligji që mbron imunitetet e deputetëve, gjyqtarëve  të gjykatës së lartë dhe kushtetuesë,Ministrave, Kryeprokurorit, etj,  është konsultuar sigurisht nga Komisioni I Venecias dhe me pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Imuniteti Ligjor I Deputetëve është një privilegj parlamentar I cili vendoset për të mbrojtur këta deputetë kundër përgjegjësisë civile ose kriminale për veprat  apo deklaratat e bëra në lidhje me detyrat e tyre si pjesë e legjislacionit. Ky privilegj parlamentar është I zakonshëm në vëndet ku Kushtetuat e tyre janë të bazuara në Sistemin Westminster dhe quhet ndryshe imunitet parlamentar  (http://en.Wikipedia.org/ëiki/Parliamentary_immunity).

Imuniteti Parlamentar njihet gjithashtu si imuniteti legjislativ I cili është një system në të cilin anëtarët e parlamentit u jepet një imunitet I pjesëshëm ndaj organit të akuzës. Përpara akuzës është e nevojshme që imuniteti të hiqet; kjo heqje e imunitetit realizohet ose nga parlamenti ose nga gjykata e lartë. Ky veprim pakëson mundësinë e presionit mbi anëtarin e parlamentit për të ndryshuar votën nga frika e akuzës.

Imuniteti për gjyqtarët është një formë e imunitetit ligjor I cili i mbron ata nga gjyqësori prej ankesave qe mund te vine kundër tyre për sjelljen zyrtare  brënda institucionit pavarësisht  se sa jo-kompetentë, apo neglizhentë ose, keqdashës sjellja e tyre mund të jetë, madje edhe nëse kjo sjellje mund të jetë në kundërshtim me statusin e tyre. P.sh., gjyqtari nuk mund të jetë subject i shpifjeve ose përgojimeve për deklarata të bëra nga gjyqtarët gjatë një gjyqi, etj.

Qëllimi i imunitetit  për gjyqtarët është i dyanshëm: së pari të inkurajojë gjyqtarët që të veprojnë në  `mënyrë të drejtë dhe të ndershme`  pa patur frikë në dëmet e jashtme të akteve te tyre të cilat mund të shkaktohen jashtë qëllimit të punës së tyre. Së dyti, imuniteti  mbron punonjësit e qeverisë nga shqetësimet e individëve interesat e të cilëve mund të ndikojnë negativisht.

Imuniteti I gjyqtarëve nuk I mbron ata nga ankesat që rrjedhin prej vendimeve administrative të bëra jashte bankës së gjyqtarit, si p.sh, vendimet e pushimit nga puna ose të pajtimit në punë. Megjithatë, imuniteti në përgjithësi përfshin të gjitha vendimet gjyqësore në të cilat gjykatësi Ka juridiksionin përkatës, madje edhe nëse vendimi është marrë me `qëllime korruptive apo keqdashëse` (http://en.Wikipedia.org/wiki/Judicial_immunity).

Problemet që bëhen kaq të vështira nga klasa politike, që `internacionalizohen` kaq lehtë nga mediat shqiptare bëhet jo vetëm për informacion por për t`ju treguar ndërkombëtarëve se sa larg janë strategjitë dhe objektivat e politikës shqiptare të të dy krahëve, dhe se sat ë vështirë e kanë ata të bien dakort qoftëedhe për gjera fare të thjeshta. Kjo spjegon sipas mendimit tim dy qëllime të politikës shqiptare ashtu si e përmënda dhe më larg:

-           Zgjatjen sa më shumë të tranzicionit për përfitime personale dhe klienteliste të të dy anëve të plolitikës- nëpërmjet zgjatjes  deri në pafundësi (22 vite) grindjeve politike,

-           Ndërkombëtarët të kuptojnë qartë se klasa politike e pranishme këto vite është shkaktarja e instabilitetit politico-ekonomik-social në Shqipëri, e për pasojë duhet që të ndihmojnë popullin shqiptar dhe jo politikanët shqiptarë për të na futur në BE pa  I realizuar 11 kushtet (sepse nuk kemi për ti realizuar dot) dhe pastaj të na kërkojnë llogari.

Në përfundim tymnaja e imunitetit e cila ka zëvendësuar tymnajat politke të tjera, si ajo e para disa ditësh për presidentin, e pak më parë për zgjedhjet locale, debatet qesharake   zënkat e ndezura midis dy krahëve të politikës, janë në fakt të programuara nga vetë politika shqiptare sepse ata si ish- nomeklaturistë të kuq zbatojnë parrullën e Kryetarit Mao; `turbullo që të kullohet`. Megjithatë turbullimi po vazhdon gjatë, dhe kullimi me sa duket do të bëhet nga BE.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora