E premte, 29.03.2024, 03:33 PM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Përkujtojmë poetin e madh Ali Podrimen

E merkure, 25.07.2012, 06:29 PM


PËRKUJTOJME   POETIN  E  MADH   ALI   PODRIMEN

ALI  PODRIMJA  ME  POEZIN E  PROZEN  E  VET  I  DHA  FRYMË  I SHTRIRË  PËR TOKË, I DHA  ZEMËR, KUR  SHPIRTI   DHE  ZEMRA E TIJ  FILLONTE    MOLISEJ NË LUFTË.

Nga: Ramiz DËRMAKU

Lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të madh bashkëkohor shqipëtar z. Ali PODRIMJA (kur ai ishte shkuar për të marrë pjesë në festivalin e poezisë ”Voix de la Mediterrane” në qytetin e Francës LODEVE” , na shqetësoi të gjithë shqipëtarëve  si në trojet   etnike  ponjashtu edhe ne në diasporë. Ditë më parë ne përkujtuam një vjetorin e vdekjes së poetit, kritikut, gazetarit, editorit penës së madhe të kombit  shqipëtar z. Teki DERVISHI . Siç duket, Zoti e natyra disa njerëzve u jep aftësinë e jashtëzakonshme krijuse. Këtë dhuratë e pati privilegj edhe poeti i madh Ali Podrimja, për të na ligjëruar neve, për të na ngrohur dhe qetësuar shpirtin. Zoti e solli tek ne, për të na dhënë forcë e shpresë nëpër kohëra; për t’i jetësuar ëndrrat tona të ëndërruara me shekuj për t’u bër realitet historik, çfarë edhe u bënë. Ali Podrimja me poezin e vet i dha frymë popullit kur ishte gati pa frymë i shtrirë për tokë, i dha zemër, kur shpirti e zemra e tij fillonte të molisej në luftë, të vazhdueshme, me armiqtë të cilët na rrinin në qafë, asnjëherë,me fajin tonë, gjatë historisë tonë të përgjakshme dhe krenare. Ai ishte fanari ndriçues gjatë rrugëtimit tonë kolektiv, i cili kurrë nuk e nënshkroi fatin e hidhur të popullit të tij, të cilin na servonin, pushtuesit, nëpër tavolinat e tyre. Ali Podrimja, kurrë, nuk e nënshkroi fatin e hidhur e tragjik të shqiptarëve të Kosovës. Të shkruash për një poet dhe për veprat e tij siq ishte i madhi Ali Podrimja , është njëlloj sikur të shkruash per dritën që me shpejtësinë dhe ndriçimin zhduk errësirën dhe shpon çdo mur të gëlqerosur nga injoranca. Poeti  i mirënjohur shqiptar  Ali Podrimja në gjithë veprat e tij na tregoi një dimension tjetër, dimensionin e katërt të kësaj bote jo të asaj materiale apo ndërplanetare, por të dimensionit të ngritjes si shpirtërore ashtu edhe intelektuale në një harmoni te plotë për njeriun që të arrij mister in më të lartë të trurit. Çka mund të themi ose çka mund të shkruajmë  të re dhe akoma të panjohur për atë poetin e madhë Ali Podrimen.  Çka mund të them të re pas gjithë atyre që janë thënë dhe publikuar për artin e tij, për idetë, botëkuptimin, moralin dhe për rolin e tij në zhvillimin e letërsisë shqipe dhe të kultures shqiptare? Në krahasim me shkrimtarët tanë të tjerë, për të cilët nuk jemi kujdesur të shkruajmë gjithmonë sa duhet dhe sa meritojnë, për Ali Podrimen,  është shkruar më së shumti dhe akoma duhet shkruar sepse ai  atë e meritoi.  është shkruar prej studjuesish të profileve dhe të interesimeve të ndryshme; Për të dhe për krijimtarinë e tij të gjithanshme duhet shkruar  poetët, historianët, etj.Të gjithë ata që kanë shkruar për  poetin Ali Podrimja  për shkak se krijimtaria e tij e gjithanshme u ka dhënë mundësi ta shikojnë dhe ta trajtojnë prej aspektesh të ndryshme. Fati i veprës dhe i shëmbëlltyrës së tij në mendimin tonë hulumtues ka dëshmuar mendimin e shkrimtarit të njohur francez, Andre Zhid, i cili në një ligjëratë mbi Dostojevskin ka thënë „Pavarësisht se sa mund t´i shëmbëllejë një portret modelit, ai gjithmonë e mban edhe vulën e piktorit, dhe e mban, ndoshta po aqë sa edhe të vetë modelit. Më i bukuri është ai model që lejon shëmbëllesat më të ndryshme dhe ofron mundësinë për një numër sa më të madh portretesh". Edhe mbas të gjitha atyre portreteve që i janë bërë  për poetin Ali Podrimën prej studjuesve të ndryshëm, unë po e quaj poet të madhë të Letërsisë shqiptare bashkëkohore. Dëshiroj t´ju përkujtoj në fillim se shkalla e zhvillimit letrar, kulturor dhe përgjithësisht intelektual të shqiptarëve të sotëm në njëfarë mënyre është e mbërrijtur edhe në saje të nxitjeve frytdhënëse që i janë bërë në një kohë prej krijimtarisë së Ali Podrimja . Kontributi që i ka dhënë Ali Popdrimja,  zhvillimit kulturor të shqiptarëve nuk është shprehur vetëm në një plan, ashtu sikundër nuk mund të themi se një krijues mund të jetë vërtet i rëndësishëm në qoftë se ndikimi i tij s´realizohet në më tepër se një plan të jetës kombëtare. Ndikimi i krijuesve të mëdhenj, pavarësisht prej kohës në të cilën veprojnë ata, zakonisht është i shumanshëm dhe kap plane të ndryshme të jetës së një shoqërie. Se proza dhe poezia e lirikut shpirtëror të shqiptarëve- Ali Podrimja , i prekë majat e poezisë së sotme bashkëkohore që krijohet sot në botë, së shpejti, do të binden studiuesit dhe historianët e rinjë të letësisë shqiptare, njëherit edhe lexuesit e vemendshëm të cilët e lexojnë poezinë e tij dhe të cilët e kanë pasion letërsinë. Vlerësuesit e artit të fjalës poetike, ende gjer më sot nuk mundën t’i zbulojnë vlerat e jashtëzakonshme letrare-artistike në poezinë ë këtij kolosi të letrave tona, për të konstatur përfundimisht, se poezia e Ali Podrimes, radhitet në Panteonin e letërsive të përbotshme.Vargjet poetike e të pavdekshme të poetit tonë kombëtar- ALI  POPDRIMJA  e shërojnë shpirtin dhe e kënaqin veshin e lexuesit.Kur i lexon ato,ndjenë këndellje mendjeje e freski shpirti. Me një fjalë:pas leximit të poezisë së Ali PODRIMJES e ndjenë vetvetën të qetësuar shpirtërisht e fizikisht, së paku, pë një çast ,njeriu ynë lirohet nga stërngarkesat dhe preokopimet e përditëshmërisë sonë. Kështu pra, Ali PODRIMJA, me të gjitha forca i luftoi dukuierit negative ,për të luftuar kundër të keqes në jetën tonë, për t’i shpluar e zhveshur fytyrat e idhujve të rrejshëm ,për ti treguar rëniet , ngritjet , zhgënjimet ,ëndërrat dhe shpresat tona , për të prekur në dhëmbjet e zgjimit tonë madhështor . Ai u vdiq por vepra dhe kontributi i tij nuk mund të vdesin, ato do të jetojnë me shekuj deri sa të jetojë populli. Emri i tij do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë kombetare shqiptare.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora