E enjte, 28.03.2024, 10:28 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: ''Mërgimtarë me paterica''

E merkure, 25.07.2012, 06:57 PM


''MËRGIMTARË ME PATERICA''

Nga Dedë Preqi

Rruga e mërgimtarëve shqiptarë është shumë e hershme, duke llogaritur edhe ata të cilët e muarën këtë rrugë me dhunë.

Shumica e shqiptarëve u detyruan  herët të marrin rrugën e mërgimit, ku shumica e tyre u detyruan të ikin përshkak të ndjekjeve represive të okupatorit serb dhe të tjerët u detyruan përshkak kushteve të dobëta ekonomike. Njëra dhe tjetra palë u bënë mërgimtarë, të cilët dikur e tërheqën njëri-tjetrin dhe sot në mërgim gjindet një armatë e madhe dhe e fuqishme e klasës punëtore jashtë vendlindjes dhe atdheut të tyre, në vendet  perëndimore dhe në vende tjera të botës. Deri tani kaluan shumë vite, me ç’rast mërgimtarët e këtyre vitëve në mërgim  arritën diçka , sa do pak përmirësuan  standartin e jetës dhe gjendjen ekonomike,  duke i kontribuar edhe shtetit të tyre, por edhe i dhanë shumë gjëra nga vetja, duke e hargjuar rininë,  pjesën më të shtrenjtë të jetës, e cila plaket para kohe.  Prandaj, kur thëmi se gjatë këtyre vitëve i muarën diçka mërgimit, kuptojmë se janë bërë disa ndryshime shumë të dukshme, sidomos ata që kanë investue në atdheun e vet, duke e krahasuar me të djeshmën.

Duke dëshiruar që ta gjejmë rrugën e duhur, shpeshherë edhe atë e kemi humbur parasysh, sepse mërgimi i ka rrugët e mjegulluara, mirëpo, ne jemi ata të cilët vet i krijuam këto rrugë dhe nuk duhet lejuar që të na humbë busolla.

Mirësia e njerëzve mund të gjindet te çdo popull i botës, madje edhe në shumë vende ku nuk e mendon njeriu, por nëse dojmë ti thjeshtësojmë gjërat, nuk mund të thëmi se këta njerëz ishin, apo i gjetëm engjuj, ndërsa ne të tjerët që kishim ardhur si punëtorë krahu ishim djajë. Është e kuptueshme se mërgimtarët e hershëm ishin më të shqetësuar, sepse mungesa e familjes ndikonte shumë. Është shumë interesant kur i dëgjojmë rrëfimët e mërgimtarëve të parë, sidomos të atyre që kanë punuar në bujqësi e blegtori, me nga 3-4 muaj nuk kanë folur shqip, apo gjuhën amnore me asnjëri, duke mos pasur as kohë për të vizituar ndokënd. Duke vequar një rrëfim të një mërgimtari, që ka punuar në blegtori në Zvicërr, i cili thotë, unë kënaqësha dhe ç’mallëja duke folur shqip vetëm atëherë kur i lëshoja lopët në fushë, duke iu bërtitur me gjithë fuqi atyre, të cilat nuk e kuptonin hallin tim, por mëshikonin, në ç’rast ndihesha i lirë në fushën e gjërë dhe mallin që kisha me u shprehë në gjuhën amnore. Qëllimi i këtyre fjalëve është gjetja e mënyrës së shprehjes nga malli ,që të flasish në gjuhën amnore, edhe nëse nuk ta ndalon askush, por në kushte dhe rrethana të athershme, ka qenë ndryshe me të sotmen. Jo vetëm përjetimet e mërgimtarëve të parë, por të gjitha përjetimet e mërgimtarëve deri sot, të gjitha vuajtjet e tyre të mbrendshme shpirtërore dhe ato fizike, të gjitha këto e kanë sjellë një realitet vlerësues, si punëtorë të vyeshëm, njerëz të sjellshëm dhe atdhetarë të devotshëm.

Këta njerëz nuk i humbën shpresat e tyre, por e mbajtën punën në rrethana të ndryshme, duke punuar  punë shumë të rënda, njëherë si sezonier, mandej deri te statuset tjera me leje qëndrimi më të gjatë dhe për t’a  fituar  lejen e punës dhe qëndrimit, duhej të punohet shumë, duke mos kursyer shëndetin dhe as trupin e tyre. Mirëpo, mërgimtarët e ndjenin përgjegjësinë e vet, duke  kaluar shumë  kriza  të rënda ekonomike dhe politike,  edhe pse shumë prej tyre janë gjymtuar dhe kanë pësuar në vendpunime. Ka shembuj të ndryshëm, të cilat nuk mund të numërohen, ku shumë mërgimtarë në vende të punës, prej të cilëve ka edhe shumë të rinj, janë kthyer kufoma në atdhe, prandaj, këto raste nuk janë shkruar si thojnë prej zotit, por prej fatalitetit të tyre, duke punuar me  shtres dhe shumë punë të rënda. Është më rëndësi të veqantë , kur këta mërgimtarë filluan ti marrin familjet e tyre me vete, në ç’rast pak e shumë e rregulluan qështjen familjare më mirë, duke investuar dhe në shkollimin e fëmijëve të tyre.

Mërgimtarët me paterica

Jeta jashtë atdheut është një botë tjetër, e cila botë rëndon mbi supat e atij që e bartë, më shumë se të tjerëve, prandaj jeta normale ngadalë me kohë i duket mërgimtarit sikur që ajo „botë po zhduket“ një ditë, mirëpo ajo nuk dinë të përfundojë kurrë. Shumica e mërgimtarëve shqiptarë që punojnë në vendet perëndimore, përveq integrimit të tyre në vendin dhe rrethin ku jetojnë, janë dalluar edhe me punën e tyre, ashtu edhe me korektësinë e respektin ndaj punës dhe rrethit shoqërorë në vendpunim. Mirëpo, edhe në perëndim njeriu nganjëherë mbetët  pa punë, i cili gjindet në poezitë jashtë pune, ose është i sëmuar, ose vendi i punës i mungon për shkaqe të tjera objektive, apo subjektive, duke ju drejtuar organeve përkatëse, të cilat janë të rregulluara me ligje mjaftë të kontrollura dhe të organizuara mirë. Ndodhitë janë të ndryshme, kur kemi rastin të shikojmë plot „mërgimtarë me patereica“, apo me shkopinj mbështetës, që përdorën për t’u mbajtur një njeri i gjymtuar kur ecën, në ç’rast edhe mërgimtarët tanë shqiptarë janë ata, të cilët në këtë mënyrë  bien shpesh herë në sy , apo vështrimi i jonë në këtë rast është më kureshtarë se të tjerët. Është e vërtetë se ka shumë prej tyre të cilët janë gjymtuar ,apo dëmtuar në vendpunime, por supozohet se disa prej tyre bëjnë edhe provokime, për të kaluar ndonjë ditë në tjetrën dhe nuk është çudi se, ata i sheh dhe i takon në çdo vend dhe qendër të stacioneve dhe qytetëve të ndryshme, kinse me paterica.  Kështu, struktura e jetës në mes këtyre njerëzve ndryshon, ku paraqitën shenjat e një mosbesimi te njerëzit e tillë, dhe me një fjalë të thjeshtë, hyjnë në një thes edhe ata njerëz të cilët janë për paterica, ndërsa, ata të cilët i keqpërdorin  Institucionet e sigurimit shëndetësor, njëherit duke i dëmtuar edhe të tjerët, deri kur të zihen një ditë në grackë. Sipas një shënimi të një enti shëndetësor në Zvicër, kishte ndodhë njëherë, një pacient i rrejshëm me paterica, shtirej dhe mëzi që ecte me këmbët e veta, me ç’rast edhe mjekët kanë rënë në hall.  Mirëpo, duke dyshuar në të, ia bëjnë një provë, duke ia lëshuar qenjt mbrapa, ndërsa pacienti, duke u frikësuar nga qenjtë, ik me  vrapa sa mundet para tyre.

Në një kuptim tjetër, në këtë kontektst njerëzit e tillë nuk mendojnë diçka  të mirë dhe pozitive për të ardhmën e tyre, të cilët nuk e marrin jetën e tyre seroizisht dhe e përbuzin atë,  duke i dëmtuar  edhe të tjerët, të cilët janë të dëmtuar dhe lënduar disa herë në punë, njëherazi dëmtohen edhe në mënyra të tjera nga institucionet përkatëse të vendit ku jetojnë, deri sa të zbulohet realiteti. Kjo mënyrë e këtyre „mërgimtarëve me paterica“, duke e  humbur mbështetjen e tyre nga Institucionet e shtetit ku jetojnë dhe punojnë, dhe nga ana tjetër, të  arriturat e sukseshme të mërgimtarëve shqiptarë, bien në nivelin e zhvlerësimit dhe përçmimit të tyre nga vendorët, të cilët në realitet janë mërgimtarë të vyeshëm dhe shqiptarë të ndershëm.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora