Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/

Gëzim Llojdia: Meliha Doda - Shuhet kosovarja që u bë perëndeshë e këngës vlonjate

| E marte, 24.07.2012, 08:45 PM |

MELIHA DODA- SHUHET KOSOVARJA QË U BË PERËNDESHA E KËNGËS VLONJATE

Nga GËZIM LLOJDIA

KONSTELACIONI I YJEVE KËNGËTARË

Shuhet ylli i “Trio vlonjate Meliha Doda”.Mosha e shuarjes 79 vjece. Kush ishte  dhe si beri karriere, ndiqni intervisten qe kam realizuar ca vite me pare me kengetaren Doda.

Nje interviste me Meliha Doden.

Meliha Doda, këngëtarja më e adhuruara për 30 vjet në muzikën popullore, më ka pritur në apartamentin e saj, pranë sahatit të lashtë në qëndër të qytetit. Meli siç e thërrasin ”bukurinë e këngëve vlonjate”, ruan po atë timbër zëri si në rininë e këngëve të saj. Këngëtarja e këngës hymn të Vlorës ”Aromë portokalli”, ndihet plot ngrohtësi, për të folur për median.

KËNGA E SHETGËTARTËVE TË PANJOHUR

Përpara se të mbërrini te kënga, cila është ajo pjesë e panjohur e këngës suaj?

Kam ardhur në jetë në kryeqytetin e vendit. Jam lindur në 1933, në Tiranë. Origjina ime vjen nga Kosova. Nga qyteti, ku formua lidhja e dëgjuar e shqiptarëve në Prizren. Prindërit e mi kanë zbritur nga Kosova aty rreth viteve ’30. Kemi banuar në Tiranë, ku kemi patur një një shtëpi.  Nëna ishte një malësore fisnike nga Dibra e Madhe, nga fisi Shehrit. Gërmat e para të shqipes i kam mësuar tek shkolla ”Avni Rustemi”. Atëherë ishte një sistem 7-vjeçare. Deri në vitin e dytë të 7-vjeçares qëndrova në Tiranë.

Rrokullisje të pafata

NDARJA PËRMES DHIMBJES

Më vonë çfarë ndodhi që u larguat nga Tirana? Ku shkuat, në ç’qytet të Shqipërisë?

Babai im antifashist, i tronditur nga dhimbja e pushtimit të vendit, së bashku me xhaxhanë i internuan gjermanët. Xhaxhai im Xhevdet Doda është dëshmor i atdheut, i cili nuk u shpëtoi dot tmerreve të kampeve të përqëndrimit nazist. Nga ai ferr i çmendur shpëtoi gjallë vetëm im atë. Babai shkoi në Kosovë. Mbasi Shqipëria u prish me Jugosllavinë, ku gjendeshin padrejtësisht trojet e shqiptarëve, pas ”kirurgjisë së pamëshirshme” të fillimshekullit, babai shkoi andej, ne mbetëm këtej, unë dhe nëna ime. Është e vështirë të përshkruash një dhimbje të dyfishtë.

ZEMRA TE LENDUARA NË SHKODËR TE ”SHEJNAZE JUKA”

Të vetmit, që u bënë strehë ishin njerëzit tanë në Tiranë, por edhe aty gjërat shpejt do të ndryshonin. Tashmë koncepti i lëvizjes shoqërore prek fëmijërinë time. Aty rreth viteve ’47,të afërmit tanë, xhaxhai, dajot i nxorën nga kryeqyteti si familje të mëdha tregtare, duke i larguar për të mos u kthyer dot më. Më nënën shkuam në Shkodër, kishim një mbështetje. Aty përfundova të mesmen tek ”Shejnaze Juka”. Në 1952 mora emërimin në viset jugore.

VLORA –QYTETI I ENDERRAVE TE MIA

QYTETI ME AROMËN E PORTOKALLIT

Isha e tmerruar, ndërsa kthenim nëpër duart fletat. Atje lexohej: mësuese fshati Piqeras. Nuk e di as sot ku bie, por e di, që është në bregdetin e Sarandës. Ndiihej po aq e dëshpëruar edhe nëna ime. Rrugëtimi u krye, por ne ”ngecëm” në Vlorë, në gjysëm të rrugës. Qyteti jugor u bë pas kësaj streha ime e përhershme. Ishte viti 1952. Në këto rrethana qytetin me aromën e portokajve, e njoha. Qëndrova 4 muaj pa punë. Gdhiheshim ngryseshim të vetmuara me një kosh plaçkash në dyert e hotel ”Sazanit”. Filluam të na shfaqen vështirësitë e mëdha financiare, sepse rronim me ndihmën që na dërgonin dajallarët. Gjithë ato ditë na u kthyen në ankth. E provova se nuk ia dilnim do më. Sa për jetën, ishte shkruar të hiqnim kështu, vuajtje pa fund. Paratë po shkonin çdo ditë, ndërsa nëna ime sëmurej vazhdimisht. Nuk deshëm të shkonim më larg, të paktën në ato rrethana, që gjendeshin. Ishte një tmerr. As rastësia nuk mund të na sillte dot asgjë për momentin. Ashtu e brengosur për të mos u larguar më nga ky qytet, por duke ndjerë një fije shprese shkova tek shtëpia e kulturës. Aty, ku takova Themistokli Monen, kënga më hyri si ai i ftohti deri në thellësi të shpirtit. Përgjithësisht unë vij nga një familje muzikantësh. Halla ruante një freski për këngën. Gjyshi i binte, dajres, xhaxhai violinës, ndërsa babai mandolinës. Kjo është një vegël muzikore që përdoret në trevat e Kosovës. Por, që kur isha tek ”Shejnaze Juka”, isha evindentuar si këngëtare. Zëri më buronte të paktën pa ndalesë, ishte i kthjellët. Në Shkodër, kur isha gjimnaziste, kisha kënduar me Simon Gjonin, një kompozitor i dëgjuar nga Shkodra. Porfesor Liu arriti t’i kapë të gjitha vuajtjet dhe përjetimet e mia. Do të këndoj i thashë, sepse më duhet të jetoj. Profesor Liu më ndihmoi kur me nënën time gjendesha në pikë të hallit. Ai u kujdes që të sistemohesha mësuese tek shkolla ”1 Maji”. Isha 19 vjeç dhe sido dhe çfarëdo që këndoja, ndonëse me një brishtësi çupëline, më afruan në këtë qytet. Punova si mësues tek shkolla Nr.1, 2. Gjatë kësaj kohe jam aktivizuar shumë. Zëri ishte kristalizuar. Më ofruan vend në ditën, që estrada e qytetit u formua. Kjo ishte edhe familja ime e parë. Ndiheshim të çliruar brenda bërthamës së parë. Estrada e Vlorë u formua me 15 vetë. Me mundim dhe këmbëngulje artistësh, M. Ferra, G. Vishi, V. Panozaqi, P. Sava, E. Shtrepi, M. Lako, bënë një estradë që t’i ndihet zëri shumë, por jo vetëm brenda këtij qyteti.

KRIJESA E MAHNITSHME POPULLORE

TRIO VLONJATE

Znj. Meliha, trio vlonjate është grupi më melodioz, më i dëgjuar dhe më origjinali. Si u mendua të krijohej kjo trio?

Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi I Vlorës, “Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana dhe unë. Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri I gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Pas nesh nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, unë 22 vjeçe.

Casti i përhumbjes hyjnore –ose magjia shpirtërore

KENGA

Kënga e parë e trios vlonjate ishte “Ku këndojnë zogat o”. Burimi i saj ishte marrë nga fshati Kaninë. Por promotori i trios ishte Reshati. Ai bridhte fshatrave me ditë, gërmonte me pasion. Këngët që ai gjente i merrte, i përpunonte në orkestrën popullore, karakteristikë për trion vlonjate. Dhe pak nuk janë këto këngë të trios vlonjate. Ai ka zbuluar këtë thesar. Pritja e mrekullueshme e trios, na i shtoi dëshirën për këtë gjetje. Filluam të bëjmë turne, madje për herë të parë si do të pritej. Njerëzit kurioz pyesnin tek autobuzi:” Ka ardhur trioja vlonjate? Në 1957 na dërguan në Moskë në një koncert në festivalin e Moskës. Aty morëm çmimin e tretë. Këngët e trios nën atë qetësi të stëpave ruse, ishin nje magjepsje. Ne bëmë turne nëpër BS, ishin tëpër melodioze kenget tona,s’kishin ftohtesin e perendimit te larget te stepave.Këngët ishin “Hajde moj kumbull vlonjate”, “Vajza myzeqare”. Kur u hap për herë të parë festivali i këngës në fundvitin 1961, këndova dy këngë. “Këndoj” ishte një kompozim i Avni Mulës dhe kënga “Vashëzo” e N. Uçit. Shtypi bëri vlerësime të rëndësishme. Më quajtën fillimisht si Milva e Italisë. Në 1964 u ftuam në festivalin e Mesdheut në Egjipt. Aty na dhanë çmimin e dytë si dhe na bëne turne në Algjeri dhe Marok. Mbas trio mori këtë famë, fillova të mbaj edhe peshën më të madhe të estradës. Kompozitori im ishte Reshat Osmani. Kënga “Arom portokalli” u bë hymni i Vlorës. Nuk ka dasme apo gëzim pa kënduar këtë këngë. Këngët e tjera të trios janë në nivelin e saj. Ja disa nga këto: “As po, as jo”, “Do të vras bribilin”, “Festa e madhe”. Dy herë kam marrë pjesë në festivalin kombëtar të Gjirokastrës. Kam marr çmim edhe në një festival që u zhvillua në qytetin e Durrësit ku kam kënduar “Jam shqipja e tokës labe”.

Natyrë rebele

Znj. Meliha, në librin e kohës është thënë se ju nuk qëndruat gjatë si këngëtare profesioniste?

Deri në vitin 1968 isha këngëtare profesioniste në estradë. Por 4 vjet martesës më hoqën nga estrada dhe më dërguan mësuese tek shkolla “Teli Ndini”. Dridhesha nga ankthi, por frika për të mos u kthyer më trembte, gjithçka ishte e ngritur si ajo shtëpia dhe mund të prishej.

Ngasje shpirtërore

Përnatë shkoja dhe këndoja në estradë. Suksesin e kisha të garantuar. Madje regjizorët për këtë arsye më linin në fund. Zihesha me ata, më vendosnin në fillim, nesër do të shkoj në punë dhe ne darkë do të jem këtu. Estrada jepte shfaqje çdo natë me përjashtim të së hënës. Në çdo premierë kam marrë pjesë . Kam kënduar edhe 8 muajshe shtatzanë, aq sa gjineokologu që u ndodh në sallë thirri: “Ik, tha, se ndryshe fëmijën do na i bësh në sallë”. Dhe kur prisja një rikthim më hoqën fare nga shkolla. Më dërguan edukatore tek kopshti i shkollës  “ Naim Frashëri”. Deri në pension aty punove. Kur shkoja nëpër turne, më quanin profesioniste, nuk e dinin se ç’mundim hiqja, e kisha zemrën copë-copë nga dëshpërimi. Trio vlonjate u zbeh aty nga vitet ’83. Ishte koha e pensioneve, mosha e la këngën. Por e thënë ndryshe nga kjo trio, kush me shpirt, kush me vullnet e mbanin ndezur.

Znj. Meliha kur e keni ndjerë se kishit rival, por Zoti a ka mbajtur anën tuaj?

Në takimin koncert të këngës në Vlorë, me këngëtarët më të mirë divat ishin Vaçe Zela, Qemal Kërtusha. Ishte një rivalitet i fortë. Nuk po gjeja qetësi, sepse më kishin vendosur pas Vaçes. Dridhesha se pas çmimit të Vaçes, çdo këngë e jona do të tingëllonte e zbehtë. Ti do të dalësh, më thanë, se të do populli. Ishte e bindur salla se ishte këngë e mirë, që më priti. Unë përpiqesha të gjeja, këngët që i donte populli.

Zbardhja e mëngjerzit-pjesa e shifëriar e ëndërrës

Znj. Meliha si i pritët vitet e ndryshimeve në Shqipëri?

Me shpresë si të gjithë shqiptarët e tjerë. I prita ndryshimet siç pret një i verbër dritën. Ne shpesh themi: “Nuk dashka qorri dritën ? ”. Në kohën e ndryshimeve pas viteve ’90 këngët tona filluan të dalin edhe jashtë. Pati një “oreks” në tregun e kasetave. Sot, gëzohem si fëmijë kur dalë në rrugë e më thonë: “Më duhet një kasetë e jotja, ma kërkon vajza në Amerikë, a gjetkë”. Por këto vitet e fundit gjendja ka ndryshuar. Nga vitet ’90 ka mbetur veçse liria. Artistët rrojnë me pensionet e shtetit, jo me kontributin e tyre. Kështu sot, kasetat e këngës i kanë në dorë piratët, ata i vërtisin djersën dhe mundin tonë shumëvitesh si t’i duan ata, për të fituar. Një pjesë me ato mbajnë shtëpitë me bukë. Kurse krijuesi, pra artisti rron me pensionin. Unë kam marrë një pension të posaçëm këto kohët e fundit. U propozova në kohën e PD, e mora tani afër. Ja më thonë ca, socialistët ta dhanë. Mos harro i thashë, 50 vjet për ta kam kënduar. Me këtë pension unë vetëm jetoj.

Tronditja e kohës ose çasti i përhumbjes

Znj. Meliha, si do ta gjykoni gjendjen e sotme të artit në këtë qytet që ka patur traditë?

Artin, do ta quaja të trembur, për vdekje. Këto kohët e fundit, arti bëhet vetëm për festivalin, për ditën e një feste, kur ai është kthyer në të tillë ai është i vdekur. Një koncert u bë në vitin e ri, por që mbahet mend. Por nuk jetohet vetëm duke pritur kur të vijë Viti i Ri, artin populli e mban gjallë. Po nuk u këndua këngëve ajo ikën. Unë i ndjek koncertet që kryhen në qytet dhe të gjithë përsërisin këngët tona. Ka pak vlersim investim për artin. Dua të them se këtu dallohet shteti për atë çka i jep arti, jo për atë që kërkon ta varrosë. Vjet një tip reforme u krye në art. Në vend të shkonte tek perëndimi që është ëndërra e përhershme e jona, u drejtua nga lindja. Unë nuk e kuptoj, ç’është kjo reformë. Në vend që të bëhet sa më shumë për artin ndryshe flitet, ndryshe veprohet. Kjo i zhgënjen artistët. Prandaj, duan s’duan shumica tyre ia mbathin ca në Itali Greqi, Amerikë, në kryeqytet.

sdhe?@? `???ty na dhanë çmimin e dytë si dhe na bëne turne në Algjeri dhe Marok. Mbas trio mori këtë famë, fillova të mbaj edhe peshën më të madhe të estradës. Kompozitori im ishte Reshat Osmani. Kënga “Arom portokalli” u bë hymni i Vlorës. Nuk ka dasme apo gëzim pa kënduar këtë këngë. Këngët e tjera të trios janë në nivelin e saj. Ja disa nga këto: “As po, as jo”, “Do të vras bribilin”, “Festa e madhe”. Dy herë kam marrë pjesë në festivalin kombëtar të Gjirokastrës. Kam marr çmim edhe në një festival që u zhvillua në qytetin e Durrësit ku kam kënduar “Jam shqipja e tokës labe”.