E enjte, 25.04.2024, 02:22 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Vatovci: Injoranca e krerëve të Kosovës

E hene, 23.07.2012, 06:17 PM


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, do ta vizitojë Kosovën.

Injoranca e krerëve të institucioneve kosovare.

Nga Agim Vatovci - President i Personave me Aftësi të kufizuara të Kosovës.

Një fjalë popullore e huaja thotë: Injoranti e mëshef mosdijen dhe guximin duke i injoruar të tjerët e këtë do ta bëjnë edhe krerët e institucioneve kosovare duke mos dalë ta presin njeriun e parë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara  z. Ban Ki Mun-in,  njeriun nga një shtet mik i quajtur Koreja e Jugut dhe njëherit aleat i SHBA-ve dhe paktit NATO.

Dihet mirë se shqiptarët dhe paria e tyre gjithmonë i kanë qu ujë në mullinjë të hasmit dhe, kësaj rradhe për hatër të presidentit të Sërbisë z.Nikoliqit , nuk do ti organizojnë Ceremoninë e rastit me rastin e arritjes në R.e Kosovës, shtetit ma të ri në botë,kur dihet mirë se z.Ban Ki Munin e ka propozuar për Sekretar të OKB-së shteti ma i fortë dhe miku ma i madh i popullit shqiptar e kjo është SHBA-ja.

Nuk di vallë se kurë do te mblidhim mend ne shqiptaret kur gjithë krerët e rajonit si te Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dulen dhe e priten me nderime ma të larta z. Ban Ki Munin e kurse këta farë dajit tonë nuk do të dalin sepse janë nga familjet që kurrë s'kanë ditë se qka është mikpritja dhe bujarija, prandaj s'më mbetet tjeter veq ishalla zoti i bëft muafaze.

Prishtinë

23.07.2012



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora