Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Sejdi Berisha: Ik sa të duash poet, ik...!

| E hene, 23.07.2012, 06:33 PM |


Sejdi BERISHA:

IK SA TË DUASH POET, IK...!
(Ali Podrimjes)

Sot
Asnjë varg
Asnjë fjalë
Asnjë shkronjë
Se ka ikur poeti
E toka rënkon
Qielli rri hapur
Ik sa të duash poet, ik
Se të gjitha rrugët
Sërish të sjellin tek ne
Tek atdheu dhe kombi yt

Sot toka
Sikur është pa hartë
Sepse ajo është mbuluar
Me vargje poeti...
Ik sa të duash poet, ik