E enjte, 28.03.2024, 09:20 AM (GMT)

Kulturë

Reshat Sahitaj: Femra shqiptare në romanin e Adem Demaçit

E diele, 22.07.2012, 07:01 AM


“Shkrumbnajë e dashuri” – roman nga Adem Demaçi ( 2012, Prishtinë)

STOICIZMI I FEMRES SHQIPTARE NË ROMANIN E ADEM DEMAÇIT

Nga Reshat Sahitaj

“Shkrumbnajë e dashuri”, është romani më i ri i romanisierit tonë të parë Adem Demaçit. Në këtë vepër autori Demaçi e trajton temën e ditëve të fundit të bombardimëve të NATO-s për të vazhduar më përjetimet e ditëve të pasluftës sonë.

Azemi një veprimtar i devotshëm i çeshtjës kombëtare që i takon brezit të thyer nga mosha,  padashje bie në dashuri më Shegën një grua patriote burri i së cilës kishte vdekur si pasojë e torturave serbe vetëm disa muaj pas lirimit të tij nga burgu. Djali i Shegës një i burgosur poltik i posa liruar dashurohet në Mimozën vajzën e Azemit e cila poashtu është e brumosur me ide kombëtare.

Përsonazhe me karakteristika të veçanta

Romani “Shkrumbnajë e dashuri”, ndërtohet me personazhe tipike shqiptare të një periudhe në shuarje e sipër dhe të kohës bashkëkohore, të cilët kanë për mision përcjelljën e vlerave kombëtare tek gjeneratat e ardhshme.

Ciladoqoftë formë e shkruar e romanit, personazhet luajnë rol qëndror dhe konstituojnë gjeneratorin e rrëfimit. Përmes personazheve lexuesit kanë mundësi të vlerësojnë origjinalitetin dhe autenticitetin e ngjarjes.

Shega, heroina e romanit “Shkrumbnajë e dashuri”, paraqet stoicizmin e femrave shqiptare, të cilat në mënyrën e tyre ishin pjesë e kontributit për çlrimin e atdheut. Më 8 qershor të vitit 1999, vetëm  katër ditë para çlrimit të Kosovës, Shega psiqikisht dhe fizikisht është e molisur, e lodhur, e dërmuar, por ende ka vullnet për ardhmëri. Eshtë e dërmuar nga torturat fizke që forcat serbe kanë ushtruar mbi të dhe në anëtarët më të dashur të famijës  se saj. Janë përjetime të një populli të tërë, që janë bartur brez pas brezi e më në fund të përjetuara personalisht.

Adem Demaçi hyn thellë në brendësinë shpirtërore të Shegës, duke ia zbuluar fshehtësitë e saj shpirtërore përmes shikimit, qëndrimit, lëvizjeve dhe veprimëve të saj. Narratori i lë hapësirë lexuesit të kuptoj dhe vetë logjikojë se në çfarë gjendje shpirtërore janë personazhet e tij, siç mund të vërejmë në këtë përshkrim që ia bënë Shegës: “ Ajo jetonte në pritjen e tmerrshme, , me ethe në zemër e në bark. Ajo jetonte më shpirt të trazuar deri në pafundësi. Ajo edhe kur ishte bashkë me Mimozën, sikur nuk shihte gocën fare. Ajo ngulte vetëm shikimin në një pikë dhe ashtu qëndronte deri në ngacmimin e parë që vinte nga jashtë... “ (f. 14).

Eshtë një përshkrim me një mjeshtri të rrallë artistike ku personazhin e vetë, autori Adem Demaçi na e jep nga të gjitha këndët fizike dhe shpirtërore. Shega është në pritje, mirëpo pritja e saj nuk është pritje e zakonshme, nuk është pritje e një dëshire të kërkuar më parë e  që duhet t’i plotësohet, por ajo është në pritje të diçkaje enigmatike që nuk varët prej saj. Eshtë pritje e tmerrshme që përgjigja e saj mund t’ia shkatërrojë të gjitha dëshirat dhe endrrat e saj. Eshtë pritje që i shkakton ankth që nuk e lë të qetë duke ia trazuar shpirtin skajshmërisht. Shikimi i saj i ngulur vetëm në një pikë është simptomë se Shega vuan nga çrregullimet e stresit post-traumatike, si pasojë e torturave sistematike të saj dhe familjës së saj, që forcat serbe kanë bërë mbi të dhe popullin e pafajshëm. Si mund të sherohet Shega nga çrregullimet e stresit post-traumatik ?! Për ta nxjerrur nga kjo situatë shumë komplekse, autori Adem Demaçi duket se ka lexuar literaturë të psikologëve të njohur botëror, andaj përsonazhën e tij paraprakisht e fut në relacione më Azemin. Shega një femër e sinqert dhe e dashuruar në Azemin, i rrefehet të fundit për ato që ka përejtuar nga serbet. Rrëfimi është terapia më e mirë për lehtësimin dhe sherimin e stresit post-trauamtik, e sidomos kur përballë është njeriu që dëgjon më kujdes çdo fjalë e fali. Azemi është i vetëdijshëm se të refuzonte dashurinë e saj, pas dhunimit të shumfishtë që ia kanë bërë ushtarët serbë, Shega do përfundonte në vetëvrasje. Pikërisht në çastin kur Shega mbyllet në dhomë dhe më ushkurin e saj përgatitët t’i jepë fund jetës , është Azemi i cili ia ofron dashurinë e tij.

Azemi është ai që sakrifikon vetën për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe njerëzor. Kur Shega dëshiron të bëjë vetëvrasje Azemi për ta parandaluar vetëvrasjen ia fal zemrën e tij. Azemi është i qetë, i përvluar për çlirimin kombëtar, i guximshëm, trim, i paluhatshëm në vendimet e tij dhe në momentët e vështira të individit dhe popullit, është i gatshëm të flijojë vetën.

Mimoza dhe Heli janë pjesa e padukshme e ndërdijës së Azemit dhe Shegës. Janë hija e jetës së Azemit, të cilët amanetin e brezave të shkuar e tashëm, do ua pëercjellin gjeneratave të ardhshme. Janë e kaluarja dhe e ardhshmja, për të cilët jeta nuk ka asnjë kuptim pa dashuri dhe pa atdhe. Jeta e tyre në të kaluarën ishte e mbushur me aktivitete kombëtare e si pasojë Heli perjetoi burgosjen, torturat më bestiale, kurse në anën tjetër Mimoza të cilën paramilitarët serbë e dhunojnë të ahri i Haki Cakës.

Tabutema e shkoqitur nga penda e Demaiçit

Hera e parë që në letërsinë tonë pas Elvira Dones dhe Shefkije Islami, Adem Demaçi e trajton  gjërësisht dhe mjeshtrisht temën e dhunimit të femrave shqiptare nga forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe. Asnjë krijues tjetër ynë, nuk ka marrë guximin t’i qaset kësaj teme, për shkak se kjo temë është tepër e ndjeshme për burrat e martuar, për vajzat që do martoheshin, për djemtë e dashuruar, për fëmijët që do lindin, për... Eshtë temë që e prekë në moral një pjesë të madhe të popullsisë, e morali ndër shqiptarët është çeshtje e shenjtë. Mirëpo Adem Demaçi është krijues i lindur, i cili  nuk iu është frikësuar vdekjës as në moshën e tij te re kur e botoi “Gjarpinjtë e gjakut”, as opinionit e thashethemëve primitive, sepse gjithnjë ka qenë në mbrotje të interesave dhe të drejtave kombëtare. Dhunimi i femrave shqiptare nga forcat serbe, është një gjë që ka ndodhur në forma herë grupore e herë individuale, mirëpo kjo temë është heshtur, është shuar nga vetë burrat dhe femrat shqiptare. Kudo në botë femrat e dhunuara nga ushtria e armikut trajtohen si viktima të luftës dhe gëzojnë tretman të veçantë për vuajtjet e sakrificën e tyre. Femrat tona të dhunuara, janë të detyrueshme të mos flasin për ato episiode të tmerrshme, duke i ndrydhur në vete sentimentët e torturave dhe dhunimeve më të ulëta që ushtria serbe kishte kryer mbi to.

Adem Demaçi është ai që do të merrë guximin t’u dali në ndihmë tërë femrave të dhunuara që ato nuk duhet të ndjehen të turpëruara, ato nuk duhet të kenë frikë se martesa dhe dashuria e tyre ka përfunduar qe nga ajo ditë kur serbet i dhunuan, sepse ato ishin të pafuqishme të rezistonin serbëve të armatosur.

Në “Shkrumbnajë e dashuri” , autori Adem Demaçi është krejt i hapur kur e trajton këtë temë të tmerrshme të dhunimeve. Ja siç e përshkruan njërin prej rastëve: “ Degjo! Ata, të katër me maska, vetëm më stërpiknin me një sprej dhe më paralizojnë. Pastaj ata menjëherë shnderrohen në gomarë me maska dhe që të katër nisin e gërvallën më të madhe duke rrahur barqet e tyre me matrakulat e zi, të gjatë e të trashë sa krahu.Kupton? Unë, ah unë!... E paralizuar nuk mund të kundërshtoj aspak... Vjen gomari i parë dhe ma.... Sisaj, kurvo arnautska! Sisaj... “ (faqe 59). Adem Demaçi këtë skenë tmerrshme e përshkruan më tërë urrejtje duke dashur që shqiptarët të mos i harrojnë ato që nënat tona përjetuan. I jep një theks të veçantë, që gjeneratat e ardhshme të mos verbohen duke shkruar për bashkim-vëllazërimin ende pa u sheruar plagët që janë të freskëta. I përshkruan situatat e tilla duke ua perçaur mesazhin liderëve poltikë të mos nënshkruajnë çdo gjë që u kerkohet, sepse borxh do u mbetemi atyre nënave të dhunuara, dejmëve e vashave të zhdukura, invalidëve të luftës pa strehë...

Shega e dashuruar në Azemin i rrëfen  detalisht si kanë vepruar serbet më të. Madhështia e thurrjes se këtij romani dhe trajtimit të kësaj teme se ndjeshme qendron në atë, se Demaçi është ai i cili dhembjet e femrave shqiptare të dhunuara nga ushtria serbe, i përjeton në vete duke i klasifikuar këto femra si luftëtare të lirisë. Shega e dhunuar në sy të djalit të cilin policia serbe e lidhin për trupin e arrës, e pranon aktin barabr të forcave serbe, por djali nuk ka dëshirë ta pranojë se nëna iu është dhunuar para syve të tij.

Të mos shkruhet për ketë temë, është krim i dyfishtë që u bëhet femrave shqiptare. Të mos flitët për këtë temë si pjesë e rezistencës kundër armikut është vrasje e dyfishtë që ua bëjmë femrave tona. Adem Demaçi si gjithnjë është i pari që u vjen në ndihmë morale kësaj shtrese të femrave të cilat në vend se të ulin kokën, ato duhet të jenë krenare sepse çlirimi i Kosovës është edhe një pjesë e kontributit të tyre. Femrat e dhunuar nuk janë hiç më pak të vlefshme se sa një invalid i luftës. Ato duhet të trajtohen njëllojë si invalidet e luftës, sepse atyre nuk iu është plagosur një gjymtyrë, por edhe më rëndë- shpirti i tyre i plagosur për jetë.

Dashuria dhe atdhedashuria dy kuptime një qëllim

Në shikim të parë, tërë romanin e përshkon fryma e dashurisë që Shega ka për Azemin dhe Heli ndaj Mimozës, mirëpo kjo dashuri nga kuptimi i ngusht shkon duke u zgjëruar për të arritur atë më sublimën-atdhedashurinë. Mimoza dashurohet në Helin i cili fizikisht është gati i shëmtuar, por ka guxim dhe zemër të pastër kombëtare. Azemi ia dhuron dashurinë Shegës duke e flijuar vetëvetën sepse ajo ka dashuri për popullin e saj. Lidhja e këtyre dashurive është e lidhur ngushtë njëra më tjetrën aq sa nuk vie në dukje pamja fizike e shemtuar, sepse pamja fizike nuk është vlera, por është vetëm një mbështjellje e trupit. Shpirti i njeriut është ai që duhet vlerësuar thekëson Adem Demaçi, në romanin e tij më të ri “Shkrumbnajë e dashuri”. Mirëpo krijuesi ynë nuk ndalët më kaq, sepse dashuria pa atdhe nuk ka asnjë kuptim ngase ajo përdhunohet nga forcat e armikut kurdo që ata dëshirojnë dhe më cilëndo femër që atyre ua kënda.

Demaçi me vizion të njejtë të Viktor Hygos

Viktor Hygo në moshen pesëmbëdhjetëvjeçare fitoi vendin e parë në një konkurs, ishte shkrimtar i pakrahasueshëm, ishte politikan rebel, 20 vjet e larguan nga Franca, mirëpo ai tërë jetën e tij ia kushtoi shtresës së varfër të popullit francez e madje amaneti i tij ishte të mos varrosej në arkivol të shtrenjtë por në arkivole që varrosëshin të varfërit.

Adem Demaçi në moshën të re botoi romanin e parë, gati tridhjetë vjet bëri burg, ishte politikan rebel dhe qendron ende si i tillë, tërë veprat e tij ia kushtoi popullit shqiptar të robëruar që në fakt ishin dhe janë shtresa më e varfër e jonë.

Si në romanët tjera poashtu edhe në “Shkrumbnajë e dashuri”, Adem Demaçi mbetët  një krijues i angazhuar. Nuk do shumë koncetrim që të deshifrohet personazhi i Azemit për t’u identifikuar më atë të Adem Demaçit. Figura e Azemit është vetë Demaçi i cili në këtë roman luan rolin e trefishtë: Narratori - Azemit –Adem Demaçi. Narratori sherbën si një ngacmues për të hapur tema, Azemi e kryen rolin e mesazhit të temës dhe e thotë atë që Adem Demaçi nuk dëshiron të thotë publikisht, ndërsa vetë Ademi është një vrojtues, rregullator dhe gjenerator i situatave të krijuara dhe ato që duhet krijuar në të ardhmën siç është bashkimi kombëtar. Mirëpo për të arritur deri të faza përfundimtare e luftës sonë Adem Demaçi këshillon: “ Dhe, dhe, për ta tejkalaur këtë pozicion të fundit , ne, urgjentisht duhet të pajisemi më dije të shëndoshë e të vertetë e jo me dije falso, në mënyrë që të ikim nga filozofia dhe vetëdija provinciale, dhe të aerrijmë e mundësive të pakufishme e shkallën e vetëdijes botërore...” (faqe 149).

Shkrumbnajë e dashuri” është edhe një margaritar që Adem Demaçi ia shtoi letërsisë sonë kombëtare, e cila do të vlerësohet ndoshta pas shumë dekadave, ngase ne shqiptarët nuk i vlerësojmë e nuk i adhurojmë gjenitë që jetojnë me ne, e për ne!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora