E shtune, 20.04.2024, 06:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Intervistë me aktoren dhe kengetaren Juli Ndoci

E diele, 06.04.2008, 09:26 PM


Nga Albert Zholi

E qeshur, dinamike, e ëmbël, lozonjare, e shkathët por shumë inteligjente, ky është togjalëshi për përshkrimin e portretit të këngëtares dhe aktores Juli Ndoci. Sipas saj talenti brenda vetes gjeti shtratin e ngrohtë familjar (mbështetjen e padiskutueshme të vëllait Frederikut dhe motrës Ritës), që zëri i saj melodioz të merrte vendin që i takon në skenat shqiptare dhe jashtë saj. Ajo në bisedë komunikon aq thejshtë dhe ngrohtë sa duket se ke vite të tëra njohjeje.

Zotëron artin e të biseduarit bukur, ku buzëqeshja nuk i ikën kurrë nga fytyra dhe duket se nga portreti i saj njerëzor buron vetëm gaz, hare, mirësi, dashuri njerëzore. Nuk të paragjykon edhe për pyetjet provokative sikundër të çarmatos me sinqeritetin dhe inteligjencën e dialogut. Të qënit shqiptare e nxjerr gjithmonë pah, sikur ky emër jo kaq i dashur për shumë bashkombas (mendeimi im, në lidhje me shumë emigrant), ti japë fuqinë dhe ëmbëlsinë e zërit, vizionin e qartë drejt së ardhmes, qartësinë e mendimit dhe çelësin e ëndrrave të jetës. Vajzën e saj Dorelën e shikon si dhuratën më të bukur të Zotit, që i ndriçon rrugën e skenës dhe i mbush kraharorin me ndjenjën e mëmësisë. Poliglote por që gjuhën shqipe tashmë e flet me stilin letrar duke e lënë mes miqsh dhe të ëfrmve të familjes dialektin e veçantë shkodran. Eshtë e dashuruar me natyrën dhe udhëtimiet i japin frymëzim duke mos lënë asnjë peisazh ti shpëtojë apartit të saj fotografik që në raste të tilla është miku i dytë më i ngushtë. Sipas saj suksesi në jetë nuk vjen vetëm nëpërmjet fatit, por punës dhe dhuntive individuale të njeriut. E dashuruar me librin, ajo nuk kursen nga të ardhuart er sasj që bibiotekën në Gjermani ta pasurojë me sa më shumë libra të autorëve shqiptarë.

-Juli, cili ishte qëllimi i ardhjes suaj tani në Tiranë ?

-Menduam të festonim Pashkët bashkë, familjarisht. Më kishte marrë shumë malli për vëllanë, prindërit dhe atdheun.U tronditëm shumë, se atë ditë që erdhëm ne, ndodhi edhe ngjarja në Gërdec.Të gjitha planet që kishim u harruan dhe ju përkushtuam më shumë kësaj tragjedie dukje u bërë pjesë e dhimbjes dhe solidaritetit.

- Kush i ka ndarë kaq shumë motrat Ndoci nga vëllai i tyre Frederiku ?

-Gjithsecili nga ne ka marrë një drejtim tjetër në jetë. Frederiku në Amerikë dhe ne në Europë. Edhe në periudhën që u larguam u detyruam që me punë të palodhur të integroheshim në një jetë të re. Por është ajo nostalgjia dhe bashkpunimi ynë si familje për këngën që herë pas here na ngacmon të jemi bashkë në Shqipëri.

-Ju ku jetoni aktualisht dhe me se mereni?

-Unë jetoj në Gjermani. Jam bërë mama dhe kam një vajzë 8 vjeçe. Ajo është gëzimi më i madh i jetës sime. Edukimi dhe shkollimi i saj janë detyrat e mia më të rëndësishme. Ajo është bukuria e jetës sime dhe përveç kësajë kam sjellë një CD si promovim mes miqsh që e kam bërë vetë me dy këngëtarë të tjerë gjermanë.

-Si titullohet albumi?

-Albumi nuk ka titull por grupi është ''Goja Mars''. Pra albumi ka marrë emrin e grupit.

-C'do të thotë ''Goja Mars''?

-Kjo e ka kuptimin në shqip goja dhe Mars është muaji që unë kam lindur.

-Ç'lidhje ka kjo frazë?

-Kjo ka shumë kuptime. Në mars kam lindur unë dhe pjesë e imja është goja ime. Me gojën komunikoj, këndoj lidhem me njerëzit. Ndërsa Marsi është një nga muajt më interesant të vitit. Jo vetëm kaq por Marsi është planeti i zjarrit. Planeti më interesant që të ndez, që të zgjon interes. Të mbështjell rreth vetes plot enigma. Goja -Mars janë një duet i planetit. Janë fjala ime, kënga ime nëpërmjet gojës, që merr udhë në daljen në dritë në muajin Mars.

-Sa këngë ka albumi?

-Albumi ka vetëm 5 këngë. Kam edhe këngë të tjera që bëhen 14 gjithsejt, por këtë e kam bërë që të vija në Shqipëri dhe të gjeja ndoshta një sponsor që të sponsorizonte të gjithë prodhimin e cidisë. Nëpërmjet këngëve kam e dhe kolazh me zhurma nga Shqipëria. Kur erdha në verë dëgjoja shumë zhurma si ato të makinave, detit, njerëzve që më jepnin bekimin e Zotit, gjinkalla, këngë etj. Të gjitha këto i kam bërë si kolazh nëpërmjet këngëve duke menduar që nëpërmjet 30 sekondave mund të bëj një shëtitje të shkurtër nëpër Shqipëri. Nëpërmjet këtijë kolazhi e gjithë zhurma, deti, dallgët, frenimi makinave, bisedat, këngët në rrugë, fërshëllima e erës, zërat e fëmijëve, janë brenda me atmosferën e gjallë të jetës.

-Këto këngë janë kënduar në shqip?

-Në çdo këngë kam nga një strofë apo një refren shqip. Kënga e parë është anglisht, dy këngë janë shqip. Këngët janë të ndërthurura kur këndohet anglisht përpara, mbrapa vjen shqip dhe e kundërta. Mesazhi kryesor i albumit është që e gjithë bota është një popull. Në këtë CD këndoj shqip, anglisht, italisht. Në një këngë kam mbledhur të gjithë fjalët që ka lënë Perandoria Osmane në Shqipëri gjatë sundimit të sajë 500 vjeçar. Kënga titullohet ?hamalli?. Mund të them një pjesë të saj që është Hammali, hanha, mahall, hanhall.

-Cfarë ju nxiti që ta bënit këtë këngë?

-Atje ku jetoj dhe punoj në radio, prezantoj muzikë nga e gjithë bota një herë në muaj 3 orë . Ajo është një radio lokale dhe quhet ? radio Tonkula?.

-Ju në atë emision flisni shqip?

-Unë emisionin e bëj gjermanisht, po prezantoj muzikë nga e gjithë bota. Ku transmetoj 4-5 këngë nga Shqipëria çdo herë. Por duhet të përfshijë edhe të gjithë vendet e tjera të botës. Në një moment më vjen në redaksi një CD e një grupi turk që quhet ''baba Sula''. Kjo më pëlqeu se më kujtonte komshiun që kemi pasur ne në shtëpi ku e quanin Sulë dhe ne e thërritnim baba Sula. Kjo këngë turke bënte fjalë për një vajzë turke që këndonte këngë me inicialet e shkurtuara të fjalëve. Dhe kështu më lindi ideja, ku perandoritë e huaja janë përpjekur ta shkatërrojnë këtë vend, si kulturën, gjuhën dhe megjithatë populli ka mbijetuar. Dhe kështu vendosa të bëj një këngë me të gjitha fjalët turke. Kështu dëgjova edhe një këngë tjetër me muzikë arabeske dhe thashë po e bëj edhe muzikën edhe tekstin me arabeske siç kanë ngelur në Shqipëri. Mblodha të gjitha fjalët dhe krijova poezinë ku unë kisha rënë në dashuri me këtë hamallin, dhe prisja që ai të vinte e të më kërkone dorën me gjerdane ari dhe stolira që i kërkon zakoni.

-Në këtë album në kopertinë keni bërë një varkë afër një çadre të rënë në det, çfarë simbolizon varka?

- Kopertinën dhe fotografitë e albumit i kam bërë vetë në Dhërmi (bregdeti Jon). Atë ditë ishte pak erë dhe një nga çadrat e plazhistëve fluturoi në det. Ai që ruante çadrat i la të gjitha, portofolin dhe gjëra të tjera dhe u hodh në det për të shpëtuar çadrën. Frynte shumë erë, ai notonte të kapte çadrën dhe në atë moment thashë t'i bëj një fotografi si kujtim. Kur ai doli në breg i thashë : do ta shikosh çadrën për herë të fundit ?!. Kur shkuam në Gjermani kërkonim një motiv të çadrës për ta vënë në kopertinën e CD-së. Kur po shikonim të gjithë fotografitë pamë këtë çadrën që fliste shumë gjëra, dhe i përshtatej edhe titullit të grupit, ku dukej si satelit në det, si diçka e lashtë në këtë botë kaq moderne. Varka simbolizonte ne shqiptarët që jemi si piratë të ujrave. Në kërkim të jetës. Duke çarë dete dhe oqeane.

-Ky është albumi juaj i parë?

-Po, është albumi im i parë.

-Si e ndjetë veten që bashkëpunuat me dy gjermanë?

-Ishte shumë mirë dhe isha shumë e lirë, sepse unë isha ajo që jepja idetë dhe ato mi miratonin gjithnjë. Ishte një eksperiencë e vyer. Çdo ide e imja ishte përkrahëshme dhe unë e ndjeja si lirinë time.

-Kur keni kënduar për herë të parë?

-Kam qenë shumë e vogël dhe nuk e mbaj mend. Mund ta mbaj mend Frederiku dhe Rita, ata mund të japin përgjigje. Mund të them se kam qenë 3 vjeç kur këndoja nëpër shtëpi (qesh si fëmijë).

-Kjo ishte një tendencë duke parë vëllanë dhe motrën këngëtare, apo ishte një instikt i brendshëm?

-Kur isha tre vjeç nuk e kisha idenë se duke patur motrën dhe vëllain këngëtar duhet të bëhesha edhe unë. Kjo ka luajtur një rol të madh, por kur kënga ishte brenda qënies time. Ajo ishte çdo moment me mua. Në çdo lëvizje timen. Brenda në shtëpi, kur lahesha, kur lozja me moshatarët, kur dëgjoja radion, apo shëtisja me prindërit. Por duhet thënë me plot gojën se unë isha me fat. Përveç dashurisë dhe dhuntisë për këngën, unë e kisha të parapregatitur rrugën e këngës dhe e kisha shmë më të lehtë, sepse kisha një vëlla dhe një motër që ma kishin shkurtuar rrugën dhe pengesat i kisha më të lehta se ata në fillimet e tyre.

-Kur keni kënduar për herë të parë të tre?

-Për herë të parë kemi kënduar në shtëpi kur bëheshin festa familjare. Ndërsa në skenë për herë të parë kemi kënduar kur morëm çmimin e parë në ''99-tën me këngën ''Toka e diellit''. Pastaj vazhduam në të gjithë Shqipërinë turne dhe këndonim të tre bashkë. Prej atij viti, ne, për një vit e gjysëm kemi kënduar në të gjithë Shqipërinë në një turne të veçantë. Gjeografia e lëvizjes përmbante Vlorën, Tiranën, Lushnjën, Fierin, Korçën, Durrësin, Sarandën, Elbasanin etj, ku bënim nga dy javë turne dhe merrnin edhe pagën ekstra.

-Si e morët rrugën e mërgimit?

-Për momentin ishte diçka shumë spontane. Në atë kohë unë isha bërë 20 vjeçe. Ngaqë kisha shumë liri artistike më dukej vetja sikur e kisha vetë jetën në dorë. Kur mbarova maturën doja të studioja edhe unë në Akademinë e Arteve, por nuk doja për aktore, meqë ishte Frederiku edhe Rita dhe thashë të bëhem diçka tjetër. Në 90-tën, u hap dega e Kulturës dhe unë meqë kisha dëshirë të bëhesha kritike arti thashë të konkuroj atje. Mora pjesë në konkurs dhe isha shumë e befasuar kur nuk më doli shkolla. Ata të jurisë më thanë se çfarë don ti këtu, këtu konkurojnë ato që janë me mesatare të ulët, ti mund të bësh diçka tjetër. Në 1990, kur nuk kishin filluar akoma lëvizjet Demokratike ne dolën në festival me Frederikun dhe kënduam këngën ''Hapni dritaret''. Gjysëm ore më vonë kjo këngë do të dilte në televizion dhe në atë moment e hoqën këngën tonë nga transmetimi. Drejtuesit kishin frikë se mos ndodhte përsëri si në festivalin e 11-të dhe prandaj e hoqën. Kur je fëmjë nuk e kupton mirë ndikimin e politikës në art, por kur je e rritur e bën mirë lidhjen. Ky moment ishte pika delikate e vendimit tim. Dhe kështu vendosa të iki jashtë shtetit se edhe të drejtën e studimit nuk ma dhanë. Kështu ika larg ku fillimi qe shumë i vështirë sepse nuk njihja gjuhën. Kur dëgjoja gjermanisht në fillim më dukej e gjithë fjalia si një fjalë. Nuk isha e sigurtë se do të rrija apo jo ta zotëroja. Frederiku në Itali më thoshte hajde këtu se do të këndojmë bashkë. Pas një viti krijova shoqëri që më ndihmuan dhe vendosa që do të rri. Pastaj shkova në shkollë të mësoja gjermanishten dhe të bëja kompozoja. Atje në universitet më kërkoi një grup për të kënduar. Kështu fillova të bëj muzikë. Ne rrymave të mirëfillta muzikore nuk ia kishim idenë fare siç ishte atëherë Majkëll Xhekson, Tina Tërner, apo Madona. Ato shokët më jepnin gjithmonë muzikë me xhez dhe rrymat e tjera muzikore dhe unë i vura detyrë vetes që të këndoja. Pas një viti e prisha grupin dhe fillova të bëja muzikë tjetër, muzikë eksperimentale. Kjo ishte në fillim të vitit 2000. Ishin edhe dy artistë të tjerë që bënim muzikë nga çdo lloj gjëje që tingëllonte. Nuk kishim instrumenta fare por ishin shishe qelqi, shishe plastike, karrige, bënim zhurëm dhe kështu formohej ritmi i këngës dhe unë këndoja. Patëm shumë sukses sepse filluam të këndonim nëpër festa, kongrese etj. Shkuam në Amstardam në një festival të literaturës. Isha në Londër ku një artist kishte një ekspozitë. Kjo ditë ishte një fat për mua sepse më ngacmoi krijimtarinë.

-Kur ka qenë dita më e vështirë e juaja në skenë?

-Ka qenë festivali i vitit 1988. Në festivalin e Pranverës kisha ardhur në Tiranë se do të këndoja këngën ''Mall?''e poezi të Ismail Kadaresë. Bëmë një muaj prova dhe tri ditë para festivalit mu hoq kënga mua dhe do ta këndonte Liljana Kondakçi, me pretekstin se isha shumë e re të këndoja këngë për dashurinë. Pastaj kur erdha në festivalin e Dhjetorit ku do të këndonim këngën të tre bashkë, një ditë përpara provës gjenerale më thonë se do të hiqesh ti nga kënga, sepse e prish këngën zëri yt. Rita shkoi atje ku bëheshin provat gjenerale. Aty ishte dhe një ministër nga qeveria icili përcaktonte se a do të këndohej kënga apo jo. Rita u takua me atë dhe i tha se a mund ta dëgjosh edhe një herë këngën në versionin tre. Kisha një tronditje shumë të madhe psikologjike sepse e gjithë shkolla e kishte marë vesh dhe ishte një ditë përpara festivalit ku unë isha vetëm 18 vjeç. Kur e dëgjoi këngën treshe ai tha se është shumë e bukur kënga dhe do të këndohet treshe .

-Kush ka qenë dita më e bukur në skenë?

Dita më e bukur në skenë ka qenë vitin e kaluar kur isha në Gjermani dhe vumë në skenë një teatër, një vepër të një autori polak. Realizuam një vepër të tijë teatër në Gjermani, ku ishim tre këngëtare njëra izraelite, një kanadeze dhe unë shqiptare. Ishim robote, të trija në makinë dhe shkencëtari (ja) ishte ime bijë. Dhe ime bijë Dorela luajti rolin kryesor në këtë teatër.

-Sa vjece ka qenë vajza juaj kur ka luajtur këtë rol?

-Dorela ka qenë 7 vjeçe dhe ka luajtur rolin kryesor, dhe u prit shumë mirë nga kritika e qytetit, dhe përzgjidhja e detyrës së saj si shkencëtare. Subjekti përmban një shkencetare që ka arritur të bëjë një makinë. Një kohësisht ajo ishte e zonja të bënte poezinë më të bukur të botës. Dorela përfaqëson njerëzimin në atë vepër që është jo i përkryer, gjithnjë me gabime me pafajësinë e një fëmije, kur një makinë ecën dhe ajo nuk ka më fuqi ta ndali makinën, kur kjo makinë shkatërron të gjithë zhvillimin njerëzor. Ky ka qenë momenti më i bukur kur unë me vajzën time përkuleshim përpara spektatorëve dhe duartrokiteshim të dyja.

-Sa kohë i kushton lukut Juli?

-Ajo merr kohë shumë pak në jetën time.

-Kush është më e rëndësishme bukuria apo shpirti njerëzor?

-Për mua është shpirti njerëzor. Bukuria është diçka e brendëshme dhe kurrë e jashtme. Se si lind nuk e ke në dorë ti, por se si ti sillesh dhe kush të bën të bukur apo të shëmtuar, është në duart e tua.

-Kush është ushqimi i preferuar për ju?

-Frutat i ha pa pushim në çdo stinë dhe pa sasi.

-Çfarë është dashuria për ju?

-Dashuriua është diçka që po të më mungonte në jetë do të isha shumë e varfër.

-Në ç'uptim!

-Në të gjithë aspektet e jetës.Që nga momenti parë që ngrihem në mëngjes, që shikoj diellin, që jetoj, dhe që unë jam me njerëz që i dua.

-A ndjehesh mirë në Gjermani?

-Po.

-Po në Shqipëri a keni menduar se do të ktheheni ndonjë ditë?

-Në fillim kur shkova atje, jo. Por tani më merr një mall i tmerrshëm, i pakrahasueshëm për me ardhë në Shqipëri. Vij me shumë dëshirë, por nganjëherë mërzitem për shumë gjëra të vogla. Nuk është se unë u bëra atje kështu siç jam, por shoh se njerëzit kanë humbur shumë vlera njerëzore. Nuk ekziston më respekti i sinqertë ndaj njëri- tjetrit. Pse njerëzit janë kaq indiferentë, pse nuk ndihmojnë ?!. Kjo më bën të palumtur këtu në Shqipëri. Më merr malli shumë për njerëzit, spektatorin që më duket shumë i uritur për art të mirëfilltë.

-A është xheloze në jetë Juli?

-Absolutisht që jo.

-Ç'ë pëlqeni dhe çfarë urreni tek një njeri?

-Paragjykimet e tepërta. Njerëzit për shumë raste thonë atë që ti nuk e mendon për të vërtetë. Njerëzit i bëjnë bujë një diçkaje, një njeriu pa e njojtur pa i dhënë një moment të drejte fjale, apo prezantimi.

-Sa kohë i kushtoni leximit në ditë ?

-Lexoj shumë. Jam shumë e uritur, sepse ka vepra botërore të papara, që çdo libër është një dritare e vogël për mua. Ajo mund të jetë një shkollë e lartë indirekte edhe pa paguar. Më zgjeron edhe mua shumë fantazinë edhe për të shkruar vetë.

-Po me Shqipërinë si i mbani lidhjet nëpërmjet shtypit, internetit?

-Patjetër. Kam internet në shtëpi. Por edhe kur vij këtu blej shumë libra. Edhe tek panairi i librit shqip në Frankfurt isha sivjet ku u befasova se Shqipëria kishte vetëm një tendë shumë të vogël dhe ajo ishte private e disa njerëzve që janë në Frankfurt. Dhe kjo më mërziti shumë, dhe thashë pse nuk ka më shumë reklamë për Shqipërinë ? Unë atje blej libra, i transmetoj në radio, si Ismail Kadare, Fatos Kongoli që ka shumë vepra të përkthyera në Gjermanisht, po shumë vepra të tjera nuk janë. Kam shumë mendime sikur këta libra ti përkthej dhe ti lexojnë njerëzit në Gjermani.

-A merret me politikë Juli ?

-Politika është fusha që unë nuk ia kam idenë absolutisht. Jam?(dhe nger duart lart duke tundur kokën).

-Ç?farë do të bëje në qoftës e do të ishe e pasur?

-Unë nga ana shpirtërore jam shumë e pasur. Por në qoftëse do të isha edhe nga ana materiale do të jepja shumë këtu në Shqipëri sepse njerëzit kanë nevojë. Është një kënaqësi e madhe kur jep, sepse jep edhe një lloj gëzimi, krenarie. Në Shqipëri ka nevojë me dhënë shumë për fëmijët nëpër kopshtet, shkolla etj.

-Pas kaq vitesh ju mblidheni të tre së bashku, sa kohë do të rrini në Tiranë dhe me se do të merren dy motrat dhe vëllai juaj Frederiku?

-Unë e kisha planifikuar me ndejtë deri më datën 25 mars. Por do të vij përsëri me datën 29 sepse kemi koncert me 30-të në Pallatin e Kongreseve ku do të mbledhim të gjithë të ardhurat në koncert deri nga shitja e biletave edhe paratë që do të japin njerëzit ekstra do të shkojë 100% për të ndihmuar popullin e Gërdecit, që të ndërtohet një kopësht për fëmijë .

-Për kë të mer më shumë malli për Shkodrën apo për Tiranën?

-Me thënë të drejtën për Shkodrën, sepse atje jam rritur .

-Një detaj nga Shkodra që të ka ngelur në mendje?

-Rugën e shkollës kur shkoja në gjimnaz shkonim 10 veta së bashku. Dhe kur niseshim unë e kisha shtëpinë më larg i bija derës dhe i mblidhja të gjithë dhe e kujtoj me shumë mall. Dhe kur jam kthyer nga Gjermania për herë të parë kam ecur në atë rrugë dhe kam qarë. Kur erdha për herë të parë me vajzën në Shqipëri doja t?i tregoja se ku është rritur mami, dhe shkuam atje tek dera e Shtëpisë së Pionierit, atje kishte katër drynj të mbyllur nga jashtë dhe I thashë vajzës se më fal se nuk mundem me të tregu se ku është rritutr mama. Dhe pastaj bëra një fotografi nga vrima e celësit dhe e zmadhova.

-Juli edhe si këngëtare, autore tekstesh dhe aktore, kush është më pranë Julit të qënit aktore, apo këngëtare?

-Pa muzikë unë nuk mund të jetoj. Edhe kur jam vetëm, edhe kur shëtis në pyll unë këndoj. Aktrimi është një element tjetër arti. Artin nuk e ndaj dot nga njëra - tjetra mund të jetë pikturë, muzikë, aktrim, i mbledh bashkë dhe i provoj.Dhe në qoftëse arrin të bësh diçka bëj kërkesën në shtet, merr ndihmën dhe fonde për të provuar një ide të tillë. Kjo ishte një provë e imja, skena e teatrit. Në shtator do të kem edhe një teatër të ri që më ftuan në Hanovër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora