E enjte, 25.04.2024, 06:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Hyqmet Hasko

E hene, 23.07.2012, 05:04 PM


Hyqmet Hasko
 
SHPJEGIMI I MBETUR PËRGJYSMË

 
Ai vinte nga larg, lodhja e kishte djersitur,
me pyeti, ku e ka shtëpinë drejtësia?...
Unë në sy e vështrova paksa i habitur,
se tek fjalët e tij kuptohej mençuria.
 
Dhe mu duk ky plak si ardhur nga legjenda,
ndonëse gjunjët i dridheshin nga lodhja,
nga pakënaqësia i drithëronte mjekra,
belbëzonte, drejtësisë i paska ardhur mortja.
 
Kish trokitur në dyer të pista, me hije korrupsioni,
dhe thoshte me vete, i paska ardhur fundi,
kësaj kalaje padrejtësie me mure prej betoni,
qenka prishur bota, burimin e ka mbytur llumi...
 
Dhe pyeti përsëri, or djalë ku e ka shtëpinë drejtësia,
ku mund te gjej njeri fjalëbukur ose dhe fjalëashpër,
po a ka këtu njerëz qelibar, ku të flasë burrëria?
Eh or bir, paska ikur dielli, mbrapa hënës si drapër!
 
Ai iku i humbur nga nervat, i qorrollisur nga besimi.
Kështu mua më mbeti përgjysmë  shpjegimi...

 
NËSE NË ZEMËR KE PAK MALL
 
Nëse në zemrën tënde ke pak mall për mua,
bilbil do të bëhem të rri mbi parvaze,
dritë do bëhem të ndez shikimet e tua.
dhe të nis këngën për ty, moj buzagaze!
 
Unë në jetë i guximshëm kurrë s'kam qenë,
po për ty do i bëj zogjtë te nisin koncertet,
se në jetë dashuria vetëm një herë vjen,
me atë zjarr që djeg në thellësi dhe detet.
 
Ti moj çapkëne e bukur në mes të nimfave,
pse ndez zjarre të shkrish dëborën e dimrave,
dëbora që shkrin ti, do na sjellë cuname,
dhe do t’i bëjë fusha, malet e asaj ane.
 
Moj mike e bukur, flutur për të fluturuar,
mos ndiz zjarr të madh tek zemra e moshuar
buzët e tua janë te ftohta, por ndezin flakërime,
mallin e bëjnë diell dhe çel blerim të çdo stine.
 

KUR MUNGON DASHURIA
 
Komshiu im mbrëmë nuk fjeti gjumë,
se kishte një fëmijë të sëmurë shumë.
Mëngjesi erdhi me mjaft ftohtësi,
nga shqetësime hapash qeni filloi të ulëri.
 
Një djalosh po puthet me një mike,
drejtori ulërin se nuk bën ajo karrige,
një nënë e re po i jep gji fëmisë,
një përrua rrjedh ujërat e vazhdimësisë.
 
Në kryqëzim rruge polici qullet nga shiu,
një fshatar ankohet se gruri nuk i mbiu,
një tregtar ankohet se nuk ka blerës shumë,
një dembel ende nuk është ngopur me gjumë.
 
Zakonshëm rrjedhin të gjitha ditët,
nëse nuk bie shi dhe bima nuk rritet,
ne qeshim, vuajmë dhe hidhërohemi,
vuajmë dhe nga uria, tek zoti ankohemi.
 
Dhe rrjedha e jetës është aq e shpejtë,
ndonëse  është e vështirë dhe e thjeshtë,
por kur dashurinë s’e kemi krah për krah,
jeta ka ngecur, ka ngrirë gjithçka!...


MOS MË LODH, MOJ GJIROKASTRITE
 
Syri yt largoi nga udha diellin,
nazeplotë ti përshkon qiellin.
Derisa në zemër zambak më rrite,
pse më lodh, moj gjirokastrite?!
 
Bëj të zë mbi mal të gjerë,
trendelinës aromën ia merr,
mbi Çajup loz bashkë me retë,
në Luzat këmba të shket,
 
Të afrohem, po prapë më iken,
në Golem do të ta zë pritën,
mos me lodh moj gjirokastrite,
se të kam syrin me rreze drite!
 
Mos me lodhe moj nazelie,
se ikën dita dhe errësira bie,
brenda në kala tek Argjiroja,
desha së pari të të pushtoja…
 
Le të flasë buza me buzën,
le të percjellë vargu muzën,
le të flasim bashkë me fjalë drite,
mos me lodh, moj gjirokastrite!

 
TË THËRRET KJO ZEMËR MALLI
 
Duke të pritur qendroj i vetëm
për ty hënë me mall i tretur,
mike që vrapon thua me thua,
ti je erë që shket mbi mua.
 
Të sodis dhe më lë pa fjalë,
pulëbardhë bëhesh mbi dallgë,
dallandyshe gushbardhë,
vjen përqark nëpër mëhallë.
 
Për ty zogjtë gjumë s’flenë,
flladi për ty shkon e vjen,
zemrën time ma shpërthen,
bëhesh këngë me dy refrenë.
 
Hedh një fjalë e bëhesh erë,
çel si lulja dimër dhe vere,
dhe buis në zemrën time,
dashuri plot vezullime.
 
Më shetit si yll në qiell
merr  rreze lart në diell,
dhe në zemër ato m’i zbret,
më bën të të kërkoj mbi retë.
 
Të prita deri në mëngjes,
loti syrit m’u bë vesë,
një jet të tërë të kam pritur,
zemra më digjet e zhuritur.
 
Eja o fllad në zemrën time,
të kam ëndërr në ëndërrime,
mos ma fshi lotin e vesuar,
të dua për jetë të mbretëruar!
 
Po të thërret kjo zemër malli,
pret si shkrepsja të ndez zjarrin,
drithëron çdo çast duke pritur,
pret si toka diellin për të lindur.

 
TË THËRRET KJO ZEMËR MALLI
 
Duke të pritur qendroj i vetëm
për ty hënë me mall i tretur,
mike që vrapon thua me thua,
ti je erë që shket mbi mua.
 
Të sodis dhe më lë pa fjalë,
pulëbardhë bëhesh mbi dallgë,
dallandyshe gushbardhë,
vjen përqark nëpër mëhallë.
 
Për ty zogjtë gjumë s’flenë,
flladi për ty shkon e vjen,
zemrën time ma shpërthen,
bëhesh këngë me dy refrenë.
 
Hedh një fjalë e bëhesh erë,
çel si lulja dimër dhe vere,
dhe buis në zemrën time,
dashuri plot vezullime.
 
Më shetit si yll në qiell
merr  rreze lart në diell,
dhe në zemër ato m’i zbret,
më bën të të kërkoj mbi retë.
 
Të prita deri në mëngjes,
loti syrit m’u bë vesë,
një jet të tërë të kam pritur,
zemra më digjet e zhuritur.
 
Eja o fllad në zemrën time,
të kam ëndërr në ëndërrime,
mos ma fshi lotin e vesuar,
të dua për jetë të mbretëruar!
 
Po të thërret kjo zemër malli,
pret si shkrepsja të ndez zjarrin,
drithëron çdo çast duke pritur,
pret si toka diellin për të lindur.

 
DORA MIQËSORE QË KËRKON ÇDO NJERI
(Përgjigje një ish mikut tim - hije.)

 
Një dorë që zgjatet ngadalë por burrërisht,
që dridhet nganjëherë dhe duket sikur loton
gjithkush me shumë dashuri donte ta kishte, 
dhe pse me dhimbje, atë dorë fort e shtrëngon.
 
Por dora e zgjatur me gishta të qullur, s'ka burrëri,
se dyshimi i lëkundur aty qëndron i varur,
si një degë e thyer nga era duke rënë në lartësi
që tregon se pabesia me shejtanin është mbarsur.
 
Dora që kërkon të kapi një njeri tjetër djallëzisht,
është dora që zvarritet sikur zhvarros kufoma,
mbi botën e një shpirti të ngrirë paqartësisht,
një dorë e ndyrë që prish përjetësisht ëndrrat tona,
 
Atë dorë të pabesë unë gjithmonë e kam larguar,
me forcën e një shpirti që dashuron e kam luftuar,
atë dorë që si një hije gjithmonë më është zgjatur,
unë hijen gjarpërore e largoj se ajo nuk duhet kapur.
 
Po e dua një dorë miqësore, siç e do çdo njeri,
të bëhemi dy duar përherë bashkë shtrënguar,
që të kemi forcën e një lidhjeje me mjaft madhështi ,
për të çarë retë e për të zbritur diellin e pastruar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora