E enjte, 28.03.2024, 11:07 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Ruzhdi Berisha - Rudi

E hene, 23.07.2012, 04:03 PM


Ruzhdi Berisha - RUDI


Paqja litar i këputur

Nën tingujt e lahutës
Në malësinë e madhe
Shkrihet paqja
Këputët litari i njerëzimit

Atje larg
Para shumë vitesh
Litari ishte i gjatë
Dashuria për paqe
Ishte çelësi i një lirie të plot

Dikur më afër
Motin e ndërroi koha e tiranisë
Pushtimi i dashurisë
Vrasje për paqen e lirë

Tani serish sundim-tirani
Po paqen ku e zuri nata
Ku pinë ujë dhembjet e mia
Litari i këputur mjerim
Ah mjerim

Në tokën shqiptare të deleve në male
Dhembja qe nuk kapërdihet
Është sundimi-Vrasja e lirisë

Po ku mbeti fjala e lirë
Fjala e ushtarëve të llapit
Në malet e Drenicës – Bajgores
Në malet e gjithë Kosovës

Në malet e lavdisë
Në malet e gjakut të dëshmorëve
Ne malet e republikës së Kosovës
Në malet e Shqipërisë së madhe

Paqja sot litar i këputur
Por a thua vallë nesër për ku ?

Jeta do i kaploj dhembjet e lirisë
A thua ky litar
Do jetë fundi i tiranisë


Mjegulla

Sytë e mi mjegulla i rëndon
Mëngjesi me gjeti ashtu si isha shtrirë
Nuk me zuri gjumi fare atë natë
Koha më përcillte më lëngatat e saj

Nata ishte e tmerrshme një-mi-vjet
Rrotullohem si kalorës i rrëzuar nga kali
Që mundohet plagët ti qetësoi
Nga lëndimet e tokës qe ajo mi fali

Në anijen Titanik bëhem shpëtimtar
Notoi në ujin e ftohur jetë për vdekje
Më vonë marr çmimin guximtar
Heroi i mbetur akoma gjallë

Mjegulla shtrihet në sipërfaqen e tokës
Lulet vyshken më ngrohtësinë e diellit
Malet prehen nga pa- ndërgjegjshmëria
Balenat e ngordhura nga pa- kujdesia

Si të kalonim këtë stuhi gjigante
Qe merr jetë kjo vdekje mizore
Serish dua të jem shpëtimtar i kohës
Por mjegulla sytë mi verboi prej lojës


Zgjohu mik loti të thërret
                     
{Kujtim  për ty VEHBI JASHARI}

Para pak ditë u takuam si dikur
Buzëqeshja jote ashtu si përherë
I shoqëruar më këngën tuaj të dashurisë
Melodia tani iku diku larg përjetësisë ...

Unë mendoja të dëgjoja duke kënduar
Krejt në befasi me ftuan te varrosim
Nuk munda dot ta ndali lotin ...

Zgjohu i dashuri mik
Zgjohu se dasmorët po na presin
Zgjohu dhe filloje këngën si dikur
Zgjohu ejani te lozim ne dasmë ...

Zgjohu
Se kanë ardhur për të futur dhëndër ...
E nusja me te bardha po te pret
Në dhomën e errët...

Zgjohu
Mos shko pa lamtumirë
Mos ik kështu o Vëlla
Se malli na dogji me të pa

12 maj 2012
GËRDOC



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora