E premte, 29.03.2024, 01:07 PM (GMT)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Ne dhe sllavët!

E shtune, 21.07.2012, 04:40 PM


NE dhe sllavët!

Nga Elvi Sidheri

Sot pra, po duket se hapësira e shkrimit tim do t’i dedikohet pikërisht këtyre njerëzve dhe marrëdhënies rrallë normale dhe të paqshme të tyre me ne shqiptarët.

Por siç edhe dihet jo të gjithë sllavët e Europës apo Azisë, kanë të njëjtat marrëdhënie me neve dhe jo të gjithë popujt që rrjedhin nga kjo farë etnike, kanë kufinj direkt me ne apo edhe lidhje të ngushta historiko-gjeografike me popullin tonë.

Ndaj dhe më shumë, siç është edhe normale do të përqëndrohem tek sllavët ballkanas, ata që prej shekujsh na bëjnë “shoqëri’ të paftuar në hapësirën tonë jetësore dhe të cilët me pak përjashtime të rralla, përherë kanë qenë një nga “murtajat” që i kanë rënë përsipër qënies shqiptare.

Dhe për pasojë, do t’i bjerë më tepër të merrem me Serbë, Malazezë, Boshnjakë, FYROM-as, Bullgarë e më pak Kroatë, Sllovenë, për t’a kurorëzuar idenë ndoshta  me familjen e madhe Ruse të origjinës.

E vërteta e qartë është që sllavët janë një realitet i pakundërshtueshëm historik dhe numerik në Europën e sotme, të djeshme dhe të ardhshme.

Ata vërehen mjaft vonë në rrjedhat e rëndësishme historike, pasi më parë kishin qëndruar të fshehur nëpër zonat e origjinës së tyre të largët, ndoshta andej nga Polonia e sotme, Karpatet, Dnjepri në fushat e Ukrainës moderne apo Rusinë e sotme e zonat përmbi lumin Danub.

Historia e deriatëhershme për ta kishte qenë siç thotë populli:”Një zero me bisht”!

Asgjë s’dihet konkretisht për ta, para se t’i vërsuleshin Europës Qëndrore dhe Ballkanit andej nga shekulli i pestë dhe i gjashtë pas Krishtit.

Vetë sllavët tregojnë histori e përralla nga më të ndryshmet për jetën e tyre para se të vinin në hapësirat ku jetojnë sot, por këto fakte përgjithësisht vetëm ata dhe studiuesit sllavë në përgjithësi i besojnë dhe ato për ne përbëjnë shumë pak interes të vërtetë.

Dihet që ata formonin një bashkësi të madhe prej shumë fisesh, pa komandë të unifikuar dhe të cilët përgjithësisht suleshin drejt tokave pjellore ku ata merreshin me bujqësinë dhe të themelonin ngulimet e tyre të reja në dhé të huaj.

Thonë po ashtu se ata besonin në një perëndi të tyre të madhe që mundësisht e quanin “Perun”.

Ky “Peruni”, thuhet të ketë qenë Zot i rrufesë dhe bubullimës dhe kulti i tij lidhej edhe me shqiponjën, zjarrin dhe po ashtu me armët prej guri më parë dhe hekuri më pas, sëpatën, harkun  dhe vetë luftën.

Para se sllavët të ktheheshin në të krishterë, ata si gjithë barbarët e tjerë ishin paganë dhe thuhet po ashtu se një lider i tyre, Vladimiri i Madh në vitin 980 ngriti në Kiev (qendrën e Rusisë së lashtë) statujat  e disa zotërve paganë sllavë dhe mes tyre Peruni ishte kryesori, me kokë argjendi dhe mustaqe të arta.

Do duhej të kalonte mjaft kohë derisa rusët por edhe sllavët e tjerë të Europës Qendrore apo ata të jugut, të linin ritet e vjetra pagane dhe të gjenin herë me dëshirë e herë me detyrim rrugën e krishtërimit.

Sllavët tanë, pra ata të Ballkanit, u kthyen në të krishterë ndër të tjera edhe në vendin tonë.

Kniazi (princi) apo Cari i madh Bullgar Borisi, dihet që e ktheu vetveten dhe popullin e tij në fenë e re, në qytetin shqiptar-arbëror të Bylisit, ku mund të jetë ndodhur sipas shumicës së të dhënave shkencore dhe historike edhe qyteti mesjetar i Gllavenicës.

Gllavenicë, term që padyshim vjen nga një fjalë sllave dhe që lidhet me fjalën “gllava-kokë”.

Pra që do të thotë “kryevend”.

Kjo gjë sepse përgjatë sundimit bizantin, në gjuhën helene qyteti kishte marrë emërtimin “Kefalini” që në shqip vjen me të njëjtin kuptim si edhe emri që më pas sllavët bullgarë i vunë qytetit i cili më parë nga ilirët vendas ishte quajtur thjesht “Bylis”.

Emri vendas i yni Bylis ndërkohë supozohet të ketë kuptimin nga fjala “Ballë-ballas”etj.

Gjë që në të treja gjuhët, shqip-sllavisht e helenisht na çon në të njëjtin kuptim, pra një qytet, vendbanim i cili ndodhet në krye të vendit, si edhe emërtimet helene dhe sllave thonë, pra Gllava-Kefali-Krye, apo e thënë troç në shqip, në ballë të vendit, siç tregohet ende në emrin e qytetit aktual të Ballshit, i cili trashëgon emrin e lashtë ilir të Bylisit.

Po ashtu do thënë se shumica e shenjtëve sllavë, të cilët u bënë etërit e shkrimit cirilik dhe të përhapjes së dijes dhe fesë së re ndërmjet këtyre ardhacakëve barbarë, kanë qëndruar dhe vepruar pikërisht në disa qytete shqiptare dhe zona të pastra shqiptare të asaj kohe, të cilat gjendeshin të pushtuara prej sllavëve bullgarë.

Kështu ndër të tjera, veprimtaria misionare e Kirilit dhe Metodit (dy njerëz të shenjtëruar më pas të cilët me origjinë ishin nga rrethinat e Selanikut, pra jo-sllavë), kaloi për shumë kohë edhe në zonat nën pushtimin bullgar në territoret arbërore, pra në Gllavinicë, Berat etj.

Bashkë me ta, në tokat tona vepruan në të mirë të farës sllave dhe të çështjes bullgare edhe Naumi (ai i manastirit me të njëjtin emër, në kufi me Pogradecin) dhe Gorazdi si dhe po ashtu edhe një shenjt tjetër tejet i rëndësishëm për sllavët, Shën Klimenti.

Veprimtaria e tyre fetare dhe kulturore arriti kulmin në shekujt e ekspansionit të madh të perandorive bullgare të Borisit, Samuilit, Asenëve dhe Simeonit në një periudhë të gjatë kohore nga 852-shi në 1014-ën e deri në pushtimin turk të Bullgarisë në 1396-ën.

Konvertimi final i bullgarëve në fenë e krishterë pra, u krye përfundimisht në tokë shqiptare, në Gllavenicë-Bylis në vitin 866.

Ndërkohë serbët nga ana e tyre ishin kthyer në këtë fe dhe kishin lënë pas ritet e tyre pagane, aty nga vitet 867-886 në kohën që në Bizant mbretëronte perandori Besileios (Vasil) i  I-rë.

Po ashtu me rradhë ish-paganë tashmë u bënë edhe kroatët më parë se serbët.

Pasi ata erdhën në zonën bregdetare iliro-romake të Dalmacisë, Duka i tyre “Porga”, i quajtur ndryshe edhe “knez” aty rreth viteve 640 pas Krishtit kishte pranuar fenë e re dhe kështu edhe njerëzit e tij ishin kthyer në këtë religjion.

Ndërsa tek sllovenët me të cilët sidoqoftë kontaktet tona janë më periferike dhe të largëta, konvertimi ndodhi si pasojë e kontakteve me gjermanët bavarezë të krishterë dhe po ashtu edhe për shkak të shumë grupeve misionare të krishtera mes tyre.

Ç’i gjeti këta sllavër të shumëllojshëm që t’i hidheshin me vrull të padëgjuar rajonit tonë dhe të nguleshin përfundimisht këtu për të mos na u shqitur më, këtë gjë një Zot e di me saktësi.

Rëndësi  jetike për ne shqiptarët, përveçse për paraardhësit tanë ilirë e arbër, ka sidoqoftë që ata erdhën dhe u ulën në trojet tona, zunë paturpësisht hapësirat tona jetësore, pushtuan fushat e stërgjyshërve tanë, ndoqën rrjedhën e lumenjve dhe udhëve të trojeve tona të lashta dhe në fund prej 15 shekujsh vazhdojnë të jetojnë e ushqehen me frytet e tokës sonë të përjetshme.

Kufirin direkt, neve na ra t’a ndanim me disa prej këtyre sllavëve jugorë dhe ndër ta padyshim duhet pranuar që për pashpirtësi, tradhëti dhe po aq edhe ligësi të kombinuar me një egërsi të rrallë në pakrahasueshmërinë e saj, për gjithë këto gjëra së bashku u dalluan veçanërisht serbët.

Që nga ditët e qëmotshme kur të parët e tyre vunë këmbë në rajonin tonë, e gjithë historia e kontakteve të tyre me shqiptarët, u zhvillua dhe transformua papushim vetëm në një seri të pandërprerë përplasjesh dhe përballjesh ku gati përherë në anën e pushtuesit dhe sulmuesit apo masakruesit ishin rregullisht serbët.

Ata erdhën të paftuar në një territor të huaj i cili nga një kohë e pakujtueshme, banohej gati ekskluzivisht nga një rracë antike ilire, me lidhje të forta edhe më të vjetra pellazgjike.

Ilirët në gadishullin i cili më vonë nga bullgarët turq u quajt Ballkan, ishin vendasit e vërtetë dhe atë tokë e ndanin me kushurinjtë e afërt Dako-Thrakë dhe po ashtu me të afërmit Maqedonas si dhe me ndonjë fis të përzier kelto-ilir në veri dhe me helenët skile të vjetra në ishujt e shumtë të Egjeut dhe në zonën e Atikës dhe Peloponezit.

Para se fara vrastare dhe shfarosëse sllave të shfaqej në këto hapësira të gjakut ilir, fiset e shumta të kësaj rrace kishin njohur disa formacione të fuqishme shtetërore.

Ishin shquar mbretëritë ilire të ardianëve me në krye Agronin, Teutën dhe Gentin.

Këto mbretëri zgjatën nga viti 251 para Krishtit me Pleuratin në krye dhe përgjatë tre luftrave iliro-romake, deri në vitin  167 para Krishtit, vit në të cilin romakët ia dolën të hynin në kryeqëndrën ilire, në Shkodër dhe të mundin mbretin Gent e më pas të pushtojnë edhe pjesën tjetër të trungut ilir, Epirin.

Mbreti Gent njëkohësisht njihet edhe si një mjek mjaft i zoti i cili kreu gjatë ekzilit të tij të detyruar në Itali, një sërë kërkimesh mbi bimët mjekësore dhe aty edhe zbuloi personalisht vetitë kurative të një bime mjaft të njohur e cila mori edhe emrin e tij, pra “Genziana ose Gentian Violeta”.

Pas pushtimit të Shkodrës, romakët mbretin fisnik ilir e trajtuan me gjithë nderimet që i rezervohen një monarku dhe e shpunë në qytetin antik të Iguvium-it, sot Gubbio, vend ku ai ndërroi jetë në vitin 146 para Krishtit dhe ku edhe sot gjendet mauzoleu madhështor i tij.

Është një mëkat, që ende në ditët e sotme, kjo përmendore e lashtë e cila nderon një mbret tonin të madh dhe veprën e historinë e tij dhe të popullit tonë, nuk është bërë një vend pelegrinazhi për çdo shqiptar.

Jetojmë në një kohë kur tokat shqiptare gëlojnë nga tentativat për të veneruar dhe lavdëruar e për të bërë gati objekte kulti, mbeturinat ngrehinore të pushtuesve apo barbarëve sllavë e turko-mongolë, ndërsa nga ana tjetër edhe ato pak kujtime që na mbeten nga e kaluara jonë epike ilire dhe personazhet që e bënë të madhe memorien tonë historike, harrohen dhe shpërfillen.

Kohë kur kishat e uzurpuara shqiptare të Deçanit, Pejës etj, i paraqiten botës si dëshmia numër 1 e prezencës hyjnore serbe në Kosovë.

Kohë kur ndonjë tyrbe a varr sulltani të fëlliqur halldup pushtues, po ashtu cilësohet si dëshmia po aq qiellore e pranisë turko-osmane mbi po të njëjtat toka shqiptare.

Më në jug tempujt epirase të Delfit dhe një dorë e mirë historie iliro-pellazge, janë gati përvetësuar totalisht nga skilet helene.

Kurse si gjithmonë neve nuk dimë të mbajmë edhe ato që akoma të tjerët apo historia s’kanë mundur të na vjedhin.

Ende nuk dimë me saktësi ku ndodhen eshtrat e Gjergj Kastriotit dhe bëjmë çdo vit nderimet në varrin e tij të zbrazur monumental në breg të Drinit të llucosur dhe erëmbajtës në Lezhë.

Gjallë në botë t’a kemi idenë se ku ndodhen kockat e pinjollëve të familjeve të mëdha arbërore të mesjetës tonë legjendare,  ashtu siç as varri i mbretit të vetëm (Zogut të I-rë) të epokës sonë moderne nuk gjendet akoma në territorin shqiptar.

Por kështu edhe një Mauzole të vetëm të mbetur mbi faqen e dheut, pasi ndoshta për fat ka qëlluar në Itali, larg gadishullit ku neve shqiptarëve na ka rënë të jetojmë në shoqërinë “e admirueshme” të fqinjëve asgjësues të historisë sonë, edhe atë nuk dimë apo duam t’a vlerësojmë dhe t’i japim vendin e duhur në përditshmërinë tonë.

Çfarë do të kishin bërë sllavët e shumtë të Ballkanit po të bëhej fjalë në këtë rast për mauzoleun a varrin e ndonjë prej Carëve apo Zhupanëve të tyre?

Po turqit çfarë do të bënin po të ishte bërë fjalë për tyrben a varrin e ndonjë palo pashai apo bimbashi të tyrin?

Helenët do kishin lëvizur edhe kockat e të vdekurve të gjorë nga vendi, po t’u dilte ndonjë përftim nga ndonjë varr ushtarësh pushtues apo andartësh zjarrvënës nga ata të para 100 viteve, kur endeshin duke djegur jugun tonë.

Neve si ngahera, rrimë e shikojmë dhe për t’a thënë copë, as që e vëmë ujin në zjarr e siç thotë i mençuri popull:”s’na prishet gjiza fare”-për ato pak dëshmi të së kaluarës tonë të pastër iliro-shqiptare që akoma kanë mbetur në këmbë dhe të cilat nuk mund të pretendohen apo kontestohen nga asnjë fqinj i yni i etur dehshëm për ca histori tonën.

Formacionet e tjera shtetërore të paraardhësve tanë, ishin edhe ato të Thesprotëve, Kaonëve dhe Molosëve të Epirit.

Më i shquari nga mbretërit Epirotë-Ilirë ishte dhe mbetet Pirro, i cili i vetëm dhe me kokëfortësinë tipike shqiptare, sfidoi dhe sulmoi e fitoi mbi Romakët në Tarent të Italisë.

Ky “Burrë i vërtetë”, ashtu siç tregon edhe origjina e emrit të tij në shqip, përfaqëson dhe nderon ende në kujtesën njerëzore dhe librat e historisë, gjakun tonë të lashtë.

Sado helenët modernë, ata të cilët me grekërit e lashtë kanë të përbashkët vetëm vendbanimin, deri diku gjuhën dhe asgjë më tepër pasi nëpër vena u rrjedh shumë më tepër gjak shqiptar, sllav, vlleh e turk se gjithçka vërtetë helene që mund t’u ketë mbetur realisht, sado që ata pra të përpiqen të paraqesin si helen jo vetëm Pirron tonë, por edhe Perëndinë vetë po të duan, sërish historia flet vetë me gërma të mëdhaja.

Mjafton këtu të përmendim  fjalët që thotë Apiani i Aleksandrisë në lashtësi për shtririjen gjeografike të ilirëve:”grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Thrakinë, që nga Kaonët dhe Thesprotët, deri tek lumi Istër.Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia është prej maqedonëve dhe thrakëve malorë, tek paionët  deri në Jon e në rrëzë të Alpeve”.

Formacioni tjetër shtetëror i trungut të madh ilir ishte ai i Dardanëve.

Ata u gjendën shpesh për një kohë shumë të gjatë në konflikt me mbretëritë maqedonase dhe herë humbën e herë fituan në këto përballje.

Po ashtu ata fituan në betejat me pushtuesit keltë që dikur mësynë rajonin dhe më pas luftuan dhëmb për dhëmb edhe me Romakët, të cilët mezi e pushtuan Dardaninë pas shumë fushatash të përgjakshme, aty nga viti 76 para Krishtit.

Ndër mbretërit e tyre përmenden Longari, Bato dhe Monuni.

Prishtina është kryeqyteti aktual i këtij vendi.

Sipas burimeve kryesore enciklopedike, të cilat siç duket menaxhohen ose nga vetë serbët , ose nga ithtarët jo të paktë të tyre në perëndim, emri i këtij qyteti supozohet të vijë nga një burim inekzistent sa edhe hipotetik i fjalës “priš?k?”.

Kjo fjalë pastaj lidhet me mbiemrat sorbianë (sllavë të europës qendrore) dhe polakë “Priš” dhe “prysz”.

Kësaj i thonë të shpikësh ore!

Vetëm që emri të dali ndokund me ndonjë lidhje sllave, paraqiten si fakte të pacënueshme shkencore këto lidhje tejet të sforcuara që në mendimin tim modest prej gjuhëtari amator, s’të çojnë asgjëkundi.

Përveçse emri i qytetit të sipërpërmendur, mund të ketë ndonjë etimologji shqipe, në kuptimin e diçkaje që ka lidhje me “një gjë të prishur”, sido që të jetë edhe origjina latine e emrit s’do të ishte aspak e pavend.

Fjala ekzakte “Pristinus” në latinisht do të thotë “i vjetër, i mëparshëm, primitiv” pra i lashtë.

Ashtu siç e lashtë është Dardania e dikurshme dhe gjithë trojet tona shqiptare.

Kështu pra me shumë pak përpjekje mund të rishpjegohen larg kuptimeve të cekëta, dritëshkurtra dhe të imponuara sllave, shumë nga emrat e qyteteve dhe zonave jo vetëm në Kosovën aktuale.

Rasteve si Novobërdë, Novoselë, Cërkovinë, Gradishte, Peshtan, Gradec, Pogradec, Çorovodë, Velipojë, Shibenik, Podgorje, Sllovë, Gollëbordë, Çerenec, Golem, Jezercë, Rahovec, Suharekë etj, nuk kemi çfarë t’i bëjmë dhe ndoshta ç’ka qenë për t’u bërë, duhet të ishte bërë shumë më parë.

Pra ato emra sllavë tashmë nevojitej të ishin ndërruar me emërtime shqiptare dhe kjo gjë mund të ishte bërë fare thjeshtë, në shumicën e rasteve pa pasur as nevojë që të shpikeshin emra të rinj shqiptarë, pasi ato emra kanë ekzistuar edhe përpara se sllavët të na linin të tyret për viset tona.

Ashtu siç për shembull regjimi i kaluar monist Bozhigradin (qytetin e Zotit) e bëri Mollas, apo Pustecin (shkretinën) në brigjet e Prespës e shëndrroi në Liqenas, po aq edhe Çorovoda mund të ishte kthyer thjesht në Skrapar siç quhet rrethi në fjalë.

Gjithmonë më mirë se Çerna Voda (????? ????) në bullgarisht, pra Uji i Zi, dëshmi e fortë e trashëgimisë historike që sllavët na kanë lënë pas ne shqiptarëve.

Kështu Pogradeci mund të ishte Pelioni i lashtë ilir, apo edhe diçka tjetër, si Poradec në dialektin vendas që e largon pak nga burimi origjinal sllav ?????????-Podgradec, pra nën-qytet.

Fusha e bukur në veri-perëndim të Shqipërisë, aty ku ndodhet plazhi i madh dhe i këndshëm i Shkodrës, kështu do të evitohej të quhej ende serbisht Veliko-Polje, ose shkurt Velipojë.

Në hyrje të Vlorës hijerëndë nuk do të kishim akoma fshatra që quhen Cerkovinë (kishë) apo Novoselë (fshat i ri) e aty ku shtrihej qyteti ilir i Bylisit, s’do të kishte një kodër që ende vendasit i thonë “Gradishta e Hekalit”, pra qytetthi i vogël.

Suhareka, në mos Therandë, do të ishte Lumi i Thatë.

Sllovës nuk do i thoshim dot “fshati Fjalë”sipas kuptimit të këtij emërtimi në bullgarisht-maqedonisht, por një emër më të mirë do ia kishim gjetur gjithësesi.

Do shmangnim në këtë mënyrë edhe Sopotët a pafundmë nëpër Shqipëri, pasi këtë emërtim fshatrash e gjen në të katër këndet e vendit, si dhe në FYROM, Bullgari, Serbi e deri në Poloninë e largët.

Një fshat të quajtur “Grazhdan” ne vështirë se mundemi t’a ripagëzojmë si fshati “qytetar”, siç kjo fjalë na vjen origjinal sërish nga bullgarishtja, por sidoqoftë një emër shqiptar edhe mund t’ia gjejmë pa vështirësi.

Ashtu si edhe një fshat me emrin kuptimplotë “Bulgarec” në hyrje të Korçës të jep ca nerva të forta kur ia deshifron kuptimin, pra që domethënë:’Bullgar”.

E mua personalisht më duket mëkat që mali më i lartë shqiptar quhet direkt sllavisht “Korab”, pra “Anije-Kopa?” në bullgarisht, apo që maja më e lartë e Alpeve tona, të quhet serbisht si e “Jezercës”, direkt nga fjala serbe “jezero-liqen”.

Plazhi i shumëfrekuentuar i Golemit mes Durrësit dhe Kavajës, mund të ishte thjesht “i madh”, pa pasur fare nevojë që ky emërtim të na vinte deri në ditët e sotme në sllavisht “golem-i madh”.

Po aq edhe rajoni piktoresk sa edhe i verfër i Gollobërdës, ku ende mbeten reminishencat e kontakteve të zgjatura me sllavët bullgaro-maqedonas, sidoqoftë mund të gjente një emër më të denjë se “kodra e zhveshur”.

Ura e Çerenecit ku tani po shtrohet rruga e rëndësishme për gjithë rajonin verilindor, ajo e Arbërit, ajo sido që të jetë mund të kishte një emër më të bukur se Ura e të Ziut.

Të tillë shembuj janë të shumtë, aq sa njeriu do të lodhej për t’i përmendur të gjithë një e nga një.

Krahina e Zadrimës, mund të ishte fare mirë edhe zona “Anës Drinit”, pa pasur nevojë që kjo të thuhet akoma në serbisht.

Dhe do më kishte pëlqyer mjaft, përveçse ky emër më është dukur përherë shumë më tepër fisnik, që Berati me formën e shqiptarizuar të emrit nga “Beligradi” bullgar, të ishte akoma sot Antipatrea ilire.

Por këto emërtime siç duket duheshin ndërruar me kohë, se dyshoj seriozisht se tani dikush ia ka më ngenë të merret me to.

Ato sidoqoftë janë dëshmi të gjalla të kalimit të sllavëve nëpër kohë, vite dhe periudha të ndryshme, në territoret tona.

Siç dëshmi të pranisë sllavë mes nesh, janë jo vetëm minoritetet e tyre të papërfillshme në zonat e Prespës apo ato pak copë malazezë të Vrakës në rrethinat e Shkodrës.

Më e ndjeshme prezenca sllave bëhet në territoret jashtë shtetit shqiptar, aty ku sllavët vunë më shpejt këmbën dhe ku më gjatë sunduan e bënë ligjin sipas dëshirës së tyre.

Kjo sepse sllavët blegtorë e grabitës që u sulën drejt brendësisë të asaj që tashmë është Shqipëria dhe thellësia e Greqisë, me kalimin e kohës u zhdukën nga faqja e dheut, sa të frenuar në avancimin e tyre nga prania më e madhe në numër e elementit vendas shqiptar, sa nga qytetet e fortifikuara dhe infrastruktura e mirë ushtarake dhe rrugore e atyre zonave ku në vitet e dyndjeve sllave barbare autoriteti bizantin ishte ende i fortë.

Të tjerë padyshim edhe u asimiluan në elementin mazhoritar vendas shqiptar ose thjesht nuk u dukën më nga anët tona.

Por e kundërta ndodhi me territoret më të largëta të Ilirisë, të cilat u shkretuan me rradhë nga Gotët, Hunët mongolë të Atilës së tmerrshëm, nga Avarët e më pas nga sllavët.

Kështu njëherë e përgjithmonë u humbën Dalmacia ilire ku kishte lindur edhe perandori i madh Dioklecian, ashtu siç u humb territori i Bosnjes së sotme e me ngadalë edhe ai Malit të Zi.

Popullsia ilire e atyre zonave, e cila sidomos në qytetet e mëdhenj bregdetare ndoshta i ishte nënshtruar edhe një romanizimi të fortë, u shfaros nga plagët e shumta të shkaktuara nga kalimi i njëpasnjëshëm i aq shumë barbarëve të egër dhe gjakësorë njëri pas tjetrit.

Kështu rradha u erdhi sllavëve që t’i hynin me themel gadishullit tonë, siç thonë për shkak se jo vetëm i thirri një perandor Bizantin për t’i vënë kundër Avarëve, por edhe për shkak se këta Avarët me ardhjen e tyre kishin përzënë më në perëndim Longobardët gjermanë dhe Ostrogotët skandinavë, duke hapur kështu rrugën e Ballkanit për Serbë e Kroatë.

Sipas burimeve bizantine, sllavët e jugut ndaheshin në “sklavenoi” dhe “ante”.

Tek të parët ndoshta në veriperëndim të gadishullit hynin serbët dhe kroatët, ndërsa tek të dytët në verilindje futeshin  fiset sllave nga të cilët më pas buruan bullgarët, pas bashkimit me fisin turk-mongol të Bullgarëve të vërtetë.

Më pas si serbët e si sllavët e përzierë me turqit bullgarë, vërshuan drejt Kostandinopojës apo Selanikut, por asnjëri nuk ia doli t’i merrte ato dy qytetetë rëndësishme  bizantine.

Serbët u vendosën rreth Selanikut e deri në Peloponez kurse bullgarët ngritën një shtet të fuqishëm me Khanët e tyre Asparuh, Krum etj, derisa Borisi ndërroi titullin në Kniaz dhe Car dhe më pas u futën në territor shqipëtar nëpërmjet luginës së Devollit dhe arritën në Berat, nga ku u hodhën për pushtime të reja.

Bullgarët mbetën prezentë në trojet tona edhe gjatë pernadorive të Car Samuilit dhe arritën deri në bregdet kështu.

Kjo përiudhë është edhe ajo kur kanë mbetur edhe shumica e emrave dhe toponimeve sllave në territorin e Shqipërisë.

Bullgarët u vendosën në zonën midis Semanit dhe Vjosës dhe ky rajon si edhe zonat kufitare me sllavët në Korçë apo Dibër, akoma sot e kësaj dite gëlojnë nga këto emërtime sllave.

Tjetër arsye për këtë mbivendosje sllave të emërtimeve sigurisht ka përbërë edhe Patriarkana bullgare e Ohrit, e cila e shtrinte ndikimin e saj deri në Italinë e jugut.

Po ashtu ka teori që mbështet idenë që arbërlt e atyre zonave, të shtypur rëndë nga pushteti dhe shfrytëzimi bizantin, preferonin t’a pranonin këtë ndërrim emërtimesh për të kaluar nën një lloj mbrojtjeje në dukje bullgare dhe për të dalë nga influenca helenofone e Bizantit, duke iu shmangur kështu për shembull shërbimeve të detyruara dhe taksave bizantine helene.

Kurse më në veri dhe në Kosovën e sotme, emërtimet janë me origjinë serbe, për shkak të sundimit serb në ato anë.

Po ashtu fjalë sllave në shqip si:”Mërzit-mrziti”, apo “porosit-poro?iti” etj, duket që janë fjalë të hyra nga serbishtja.

Ndërkohë popullsitë edhe përziheshin dhe jetonin në mjedise të përbashkëta, pasi Ohri i shkrimit sllav dhe i shenjtëve sllavë, ishte ai që drejtohej nga Princërit shqiptarë të Gropajve.

Kisha e Shën Klimentit në Ohër, njëra nga më të vjetrat dhe karakteristiket e qytetit, është pikërisht e ngritur nga Andrea Gropa, zot i qytetit dhe këtë e dëshmon një pllakë në greqisht e gjetur në kishë, e cila daton në vitin 1378.

Serbët nga ana tjetër, pasi së bashku me kroatët kishin mbaruar tashmë punë përfundimisht me ilirët e viseve më veriperëndimore të gadishullit, u lëshuan me forcë drejt jugut sërish dhe zunë Kosovën e më pas edhe shumicën e asaj që sot është Maqedonia FYROM.

Më pas në kohën e perandorisë jetëshkurtër Dushanase, ata pushtuan edhe gjithë territoret shqiptare, të cilat i humbën sidoqoftë aq shpejt sa edhe i kishin zënë.

Në Kosovë dhe Maqedoni ku ishin ngulur më tepër, ata nisën politikën e asimilimit të popullsisë arbërore me anë të fesë dhe gjuhës së tyre.

Kështu e pësuan edhe kishat arbërore-shqiptare që u transformuan në serbe dhe që si të tilla sot i paraqiten botës dhe mbrohen edhe nga OKB e UNESCO si trashëgimi i njerëzimit dhe e serbëve, por me një përjashtim të vogël, të vetmëve që kjo trashëgimi në tokën e tyre nuk iu njihet, janë shqiptarët!

Vetë Patriarkana e Pejës është një “non-sens” i madh logjik në vetvete, pasi vetëm në Serbi mund të gjesh një Patriarkanë për 7 milionë njerëz, kur Patriarkana Ruse mbledh nja 200 milionë besimtarë e ajo e Stambollit gjithë ortodoksët e tjerë të Greqisë, Rumanisë, FYROM-it, Bullgarisë, Shqipërisë dhe respektohet edhe nga kishat orientale ortodokse të Koptëve të Egjiptit, ortodoksëve libanezë, sirianë, armenë, gjeorgjianë e etiopianë.

Dhe këtë “Patriarkanë” serbët shkojnë e bëjnë fiks në Kosovë, ku nuk kanë jetuar ndonjëherë më shumë se 100 e ca mijë serbë bashkë.

Nuk e nxjerrin megallomaninë e tyre të çmendur e t’a formësojnë si Patriarkanë në Rashkë a Smederevë ku edhe ka lindur shteti i tyre pasi erdhën dhunshëm në Ballkan, por e bëjnë në Pejë këtë idiotësi me bisht.

Lëre që pastaj, Patriarkana apo kisha e vërtetë serbe, është e vonë, andej nga 1300-a, ndërsa në oborrin e saj, pranë lumit duken rrënojat e kishave më të lashta vendase ilire.

Po edhe kjo gjë domosdo që është e qartë!

Si do të ishte e mundur që një çfarëdo kishë në trojet shqiptare të jetë e lashtë dhe njëkohësisht serbe dhe jo shqiptare?

Shqiptarët, elementi autokton i këtyre trojeve, popull i kthyer në krishtërim shekuj para se Kostandini i madh, një tjetër ilir , t’a shpallte këtë fe si religjionin zyrtar të Perandorisë Romake, neve pra kemi qenë të krishterë të paktën 8 shekuj e ca para se serbët të merrnin vesh se ç’ishte dhe të njiheshin me këtë fe!

Shën Pali, dishepulli më i rëndësishëm i Krishtit dhe një figurë e jashtëzakonshme për zhvillimin e krishtërimit, dihet se personalisht ka kaluar dhe predikuar edhe në Iliri.

Ja ç’thotë jo pak por Bibla për këtë gjë në letrën drejtuar romakëve 15:19-20 nga Apostulli Pal:”me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë;kështu, prej Jeruzalemit e përqark gjer në ILIRI, kam kryer shërbimin e Ungjillit të Krishtit...”!

Tani si bëhet me këta serbët?

Po gënjejmë paturpësisht ne shqiptarët gjë?-Se dihet se libri i shenjtë nuk mundet të gënjejë e aq më pak mund të mendohet se nuk thoshte të vërtetën Shën Pali.

Atëherë si mund të mendohet se një kishë e lashtë, sidomos para shekullit të 8-ë pas Krishtit, të jetë kishë serbe, kur dihet që serbët edhe pse në Ballkan erdhën aty nga shekulli i 6-të, sërish ata mbetën paganë deri në mesin e shekullit të 8-ë?

Thotë populli gjithmonë, që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por ndërkohë mashtrimet historike të serbëve, të cilët vazhdojnë prej shekujsh, s’kanë fund dhe tashmë me to është bërë një pirg i tillë që ka arritur lartësinë e kullës famëkeqe të Babelit, asaj që edhe u rrëzua siç edhe dënglat serbe do të bien dalëngadalë po qe se ne nuk do të hezitojmë t’i rrënojmë ato një nga një.

Me autoktoninë e dëshmuar dhe vazhdimësinë iliro-shqiptare, njëkohësisht përfundimisht i është dhënë edhe grushti final pretendimeve qesharake serbe për “Djepe serbie” siç në imagjinatën e tyre rrënqethëse i bie të jetë Kosova.

Stara Srbija-n zotërinjtë e Beogradit mund të shkojnë t’a kërkojnë me rrënjë e me degë gjetiu, në Poloni, veri të Danubit, fushat e gjera me lule të Ukrainës apo deri në Urale e Karpate po deshën.

Teza e tyre komike e Serbisë të vjetër në Kosovë, mund të shpjegohej mjaft mirë me një njeri i cili lind në Beograd, shkon me pushime në Zagreb e më pas i kthyer prapa në Beograd, e shpall Zagrebin si vendlindjen e tij!

Po ashtu kur serbët t’i shpjegojnë në serbisht emrat e Nishit (Naissus), Prishtinës, Shkupit (Scupi) etj, atëherë do kenë ndonjë kredencial serioz për të folur edhe ata.

Por për ta dyshoj që të ketë evoluar ideja e para 100 viteve kur rrekeshin jo pa sukses që Europës mosdashëse ndaj shqiptarëve, t’i shpjegonin se si shqiptarët përveçse ishin akoma në stadin zhvillimor të ndarjes në fise të shumta dhe që s’kishin asnjë identitet të vërtetë kombëtar, por në fund na kishin edhe një alamet bishti, fiks si ata majmunët e afrikës që perëndimorët kundronin në safarit e tyre nëpër savanë.

Kështu shkruante sipas Lumo Skëndos apo Mit’hat Frashërit një serb plakaruq andej nga fillimi i shekullit të kaluar.

Ai quhej Vladan Gjeorgjeviç dhe pretendonte se shqiptarët veç shumë mangësive të tjera trupore dhe mendore, ngjanin me njerëzit primitivë dhe kishin akoma bisht.

Tani unë nuk do dal këtu të them që janë serbët ata që posedojnë të lartpërmendurin bisht!

Por që në rastin e tyre kemi të bëjmë me popullin e vetëm në botë që mazokizmim (dëshirën fetishiste, seksuale për të vuajtur) e ka bërë religjion shtetëror, këtë gjë duhet t’a them se s’bën!

Se nuk më ka rënë ende të dëgjoj që të ketë popull në planet që të festojë me shlivovicën lumë dhe mishin në hell, për humbjen më të madhe kombëtare në histori, ashtu siç bëjnë serbët.

Sepse siç e dimë dhe jemi dëshmitarë të përvitshëm, serbët ngjarjen më të madhe historike dhe po ashtu histerike, kanë betejën e humbur të Fushë-Kosovës në 1389-ën.

Nuk e di që serbët t’i gëzohen kaq ethshëm dhe me pathos të vërtetë, Bozhikut(Krishtlindjeve), Veligdenit (Pashkëve) apo pavarsisë së shtetit të tyre.

As Dushanit pushtues që e zgjeroi për një periudhë të shkurtër Serbinë mesjetare, s’ia varin trastat dhe përherë tek beteja e Fushë-Kosovës mbeten të shkretët.

Epo para kësaj marrëzie dhe debilizmi kolektiv që e ka kapur dhe s’i ndahet në jetë të jetëve një populli të tërë, më mirë majmuni me bisht seriozisht!

Po kaq shpallin veten si fitues të luftës së Kosovës në 1999-ën, duke deklaruar se luftuan me gjithë botën dhe fituan!

Çfarë fituan?-Mister, ca shqelma të mira në të pasme dhe një krahinë, atë djepin e dashur të tyre, minus, si dhe bombat e NATO-s mu në mes të Beogradit e Novi Sadit, ndërsa shqiptarët me bisht edhe njëherë ua hidhnin sërish.

Siç ua kishim hedhur kur prej tyre dhe sllavëve të tjerë nuk ishim asimiluar në kohën e turbullt të dyndjeve të tyre gjakatare.

Siç ua kishim hedhur kur pas pushtimeve sa serbe e sa bullgare, kishim ngritur Shtetin tonë të Arbrit dhe Principatat e pavarura Arbërore dhe më pas tërheqjes skuthe dhe nënshtrimit serb ndaj turqve i ishim përgjigjur me luftën tonë legjendarë ndaj osmanëve.

Siç ua hodhëm, kur në 1878-ën u shfaqëm sërish si popull më vete dhe mbrojtëm territoret tona që do shpërndaheshin nga turqit dhe fuqitë europianë si mall pa Zot tek sllavët.

Siç në 1912-ën e më pas, pjesërisht edhe ua hodhëm, pasi arritëm me një forcë të paimagjinueshme të ndërtojmë nga zero një shtet të tonin.

Siç ua hodhëm edhe kur përfundimisht i përzumë nga Shqipëria në 1924-ën.

Siç ua hodhëm kur ua thyem turinjtë sllavë gjatë rrethimit të Shkodrës, kur malazezë e serbë bashkë nuk mundën t’a marrin dot atë qytet me luftë dhe i shtruan kodrat dhe fushat rreth tij me trupat e ushtarëve të tyre.

Siç ua hodhëm në Lumë kur një grusht trimash dibranë e kuksianë dhe kosovarë, ia dolën të mundin në fushën e betejës rëgjimente të tëra serbësh.

Siç ua hodhëm edhe gjatë tërheqjes së tyre katastrofale nëpër Shqipëri, drejt Korfuzit në Luftën e Parë Botërore, kur dhjetëra-mijëra serbë lanë kockat në tokën tonë.

Ashtu ua hodhëm edhe në Kosovë, kur megjithë vrasje e tortura nga më çnjerëzoret dhe përzënie e eksode të përhershme, serbët nuk ia dolën kurrë që t’a zbraznin vendin nga shqiptarët.

Në fund ua hodhëm në 1999-ën kur e bëmë botën e qytetëruar dhe fuqinë më të madhe kulturore, demokratikë dhe ushtarake, që të dilte në krahun tonë dhe të përzinte serbët nga “djepi” i tyre në Kosovë dhe që t’ia mbathnin me të katërta për në Beograd.

Kështu janë gjërat, sepse bota nuk feston humbjet dhe sepse kudo tjetër përveçse në Serbi.një dukuri e tillë do të konsiderohej si një tip delirimi kolektiv me pasoja të rënda për shëndetin mendor të popullit!

Por për serbët kjo gjë është normalitet i përditshëm, ata jetojnë dhe frymojnë bashkë me çmendurinë e tyre dhe për më tepër kjo gjë për ta tingëllon tejet normale.

Nuk janë serbët që janë mbrapsh, por bota që është e tillë!

Sikur Gjermanët të festonin marrjen e Rajshtagut nga Sovjetikët në 1945-ën, çdokush do të kishte të drejtë t’i quante të lënë nga trutë.

Sikur neve shqiptarët të festonim pushtimin turk apo Konferencën e Londrës që na ndau me thikë territorin, sërish dikush do mendonte se kemi lajthitur!

Sikur Anglezët të festonin humbjen ndaj kolonëve amerikanë gjatë revolucionit në atë vend, edhe ata do quheshin të shkitur nga trutë!

Kurse tek serbët kjo nuk ndodh aspak.

Dhe ata vazhdojnë të jetojnë me koman e tyre ekzistenciale, nga e cila dyshoj se nuk do të kthjellohen kurrë.

Prandaj edhe ne si fqinjët e tyre, them se prapë do kemi punë me ta dhe makthet e tyre që shumë shpesh kanë qenë edhe të tonat.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora