E marte, 31.03.2020, 08:59 PM (GMT+1)

Komente » Ukaj

Ndue Ukaj: E mira e përbashkët dhe shteti ynë

E premte, 20.07.2012, 08:05 PM


E mira e përbashkët dhe shteti ynë

Nga Ndue Ukaj

Kosova, duhet ta kultivoj idealin e mirëbërsisë, që ky ideal të krijoj atmosferën e të mirave të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta. Pa këto ideale, shteti krijohet për grupe dhe individ dhe e mira e përbashkët, që është postulati thelbor i perëndimit, nuk ka sesi të arrihet. Prandaj, duhet që të përpiqemi maksimalisht, ta ndërtojmë Kosovën kulturalisht dhe ekonomikisht, si një atdhe të mirave të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta. Pikërisht në këtë betejë, politika duhet të ndërgjegjësohet, ndërkaq elitat e përgjumura, duhet të marrin përgjegjësinë që u takon, për ta ndihmuar kauzën e drejt kombëtare.

Në periudhën e pas pavarësisë së Shqipërisë, një nga mendjet e ndritura, Vangjel Koça, shkruante: “Shqiptari ka parime për jetën e tij vetjake, për jetën familjare, por nuk ka dhe nuk çmon parime për atë që thuhet “interes i përgjithshëm”. Kjo gjë rrjedh edhe nga fakti se Shqiptari përmes kaq shekujve robërie u mbyll në veten e tij, në familjen e tij, dhe nuk pati rast që të derdh këtë “ego” në sheshin alturistik të interesit të përgjithshëm”.

Kanë kaluar dekada nga koha kur është shkruar ky shkrim, por realiteti ynë i zymtë, ende vazhdon të mbizotëroj mbi idealet e kamotshme shqiptare, për të ndërtuar një Shqipëri të atillë çfarë e donin dhe e kërkonin idealistët e mëdhenj.

Sot kemi një klasë intelektuale dhe kjo duhet të jetë e gatshme të marrë përgjegjësinë që i takon. Ajo duhet të luftoj pa kompromis për lirinë e shpirtit (Lazër Shantoja), pa të cilën, liria e plotë, asnjëherë nuk merr kuptimin e saj real.

Ku është Kosova sot?

Ka një kohë, qysh kur lira jonë ka filluar të na shkallmoj. Idealet tona, janë shkërmoq keq, ndërkaq identiteti ynë, për të cilin kemi luftuar dhe sakrifikuar çdo gjë, është hedhur në treg. Kjo ka bë, që shqiptarët te keqen e krahasojnë me një të keqe më të madhe dhe jo me te mirën. Vlerësuar në një perspektivë më të gjerë, ky është sindrom i zinxhirëve te mendjes, prej te cilëve, duket se ende nuk jemi liruar. Ky sindrom, ka krijuar mentalitetin e turmës. Prandaj, shoqërisë sonë i mungojnë individualitet e fuqishme, të cilët i përpinë turma. Tek ne, shumica, për t'ia bërë qefin grupit, shpeshherë janë apo përcaktohen vetëdijshëm me të keqen. E gjithë kjo ndodh, ngase mungon ideali të mirave të përbashkëta.

Nëse pajtohemi se ekziston një e keqe dhe për këtë duket se ka pajtueshmëri të gjerë, atëherë duhet të kërkojmë çlirimin nga e keqja. Çlirimi nga e keqja, vjen nëpërmjet njohjes dhe pastaj nëpërmjet ndëshkimit dhe dënimit të saj. Ndryshe, e keqja rrezikon te behet normë dhe të legjitimohet në shoqëri, siç po ngjet me politikën tonë, e cila nga gabimet nuk mëson, por vetëm krijon alibi për t’u shfajësuar dhe për të shkuar në gabime tjera. Ky nuk është misioni i politikës. Dikujt nga politika mund edhe t’i intereson kjo agoni shoqërore, por, kjo nuk i ndihmon shëndetit tone kombëtar, e veçmas Kosovës sonë, si një shtet në konsolidim e sipër. Prandaj, kërkohet të këndellemi, që të forcojmë idetë dhe idealet tona të përbashkëta, për të përmirësuar imazhin e brendshëm, jo me retorikë, por me punë dhe veprime konkrete. Puna e parë që duhet bërë, është çlirimi i arsimit nga prangat e politikës. Vetëm një arsimim i shëndoshë, cilësor dhe kreativ, hap perspektiva të shumëfishta për gjitha sektorët e shoqërisë.

Tani kërkohet nga gjithë ata që e duan shëndetin tonë kombëtar, të çlirohemi njëherë e mirë nga të këqijat e brendshme. Për këtë, kërkohet të krijohet një ide për te luftuar këtë te keqe, si një parakusht i domosdoshëm me hap  shtigje për ndryshime pozitive.

Gjitha ata qe i marrin problemet tona me seriozitet, e kuptojnë se jetës sonë shoqërore dhe kombëtare i mungon një ide e shëndosëh. Asaj i duhet një ide e fuqishme dhe gjallëruese, një ideal shtytës, që e bën të lëviz nga kjo gjendje anemike, kur lajmet e këqija dhe idetë e këqija, kane filluar te ngufatin çdo gjë pozitive dhe te dobishme për mirën e përbashkët kombëtare. Duke krijuar një vetëdije kombëtare të qarte dhe duke i përcaktuar vizionet tona, të cilat pa vetëdije, nuk mund t’i çojmë përpara. Jetesa sonë kombëtare, i mungon ideja e shëndoshë kombëtare, i mungon homogjiniteti i domosdoshëm për konceptet bazike kombëtare, i mungon një kujtese e pastër dhe e qarte historike, qe ja pamundëson ecjen e sigurt drejt te ardhmes. Kjo nuk do te thotë se gjendja jone kombëtare, është pa shpresa. Jo. Shpresat janë dhe ato duhet t'i gjallërojnë ata qe duan një jete kombëtare ndryshe. Shume mendimtarë shqiptar, problemet tona kombëtare, i kane ndërlidh me mungesën e qëllimeve te larta kombëtare. Shqiptaret ne histori, pak periudha kane pasur qëllime kombëtare. Këtu vlen te përmendet periudha e Gjergj Kastriotit, ajo e Rilindjes,  epoka e Ibrahim Rugovës dhe ajo e Luftës së UÇk-së. Mungesën e qëllimeve, shpeshherë e kane penguar rrethanat historike, ndërkaq tash, kur kemi lirinë, e pengon shpirtngushtësia, përtacia, sharlatanizmi, bajraktarizmi, etj.

Konica thoshte se "...është nevoja t'i japin shpirt kombit shqiptar. Ky eshte problemi me i madh i Shqipërisë". Pas kaq dekadash, qysh kur Konica pikasi me pedanteri prej eruditi këto nevoja shqiptare, për t'u bere Shqipëria, ne, ne Kosove e shohim sa e nevojshme është t'i jepet një shpirt Kosovës, qe te behet Kosova dhe të sendërtohet idealet e tona të kahmoteshme, që të ecim krahas kome beve të qytetëruara. Tani, Kosovës dhe popullit të saj, i duhet një ide e qarte për të ardhmen, një ideal i shëndoshë dhe i fort, për të triumfuar kundruall kësaj gjendje dhe mendësie anarkiste.

Shqiptaret duhet te çlirohen nga zinxhirët e robërisë se mendjes, qe na lanë sundimet e huaja barbare. Për ta zhdukur te keqen, duhet krijojmë idealin e te mirave te përbashkëta. Në këtë synim madhor, duhet ta kemi pararoje për te sotmen dhe udhe rrëfim për te ardhmen, filozofinë e pastër perëndimore, që të ecim pa ekoivoke drejt te ardhmes europiane. Asnjë rruge tjetër, nuk është e sigurt, veçse e shton agoninë tone te gjate dhe klithma tona të pafundme!

Realiteti ynë i mjere, paaftësia jone me ec krahas kombeve te qytetërume, ku degradim i madh moral, intelektual dhe politike, duhet me na vetëdijesua, qe ta shohim realitetin ashtu siç është, pa e ekzagjeruar dhe pa e zvogëluar. Te vetëdijesuar, duhet te krijojmë parakushte që të përmbysim këtë kohe te keqe te klithmave, o moj shtypni e mjera shtypni.

Deri me tash, politikat joperëndimore të qeverisë së Kosoves dhe asaj të Shqipërisë, e kanë  lanë vendin jashtë proceseve te integrimit dhe assesi mosgatishmëria e BE-se, për ta inkuadrua Kosovën ne gjirin e saj te natyrshëm. Kritikat prej qeramani që bëjnë liderët tanë ne korin e te cilëve, nganjëherë çuditërisht ndodh të jetë edhe ndonjë gazetar a analist, s’janë asgjë tjetër, përpos dëshmi e paaftësisë sonë me ju përgjigj standardeve perëndimore, duke krijuar shtet për të gjithë. Kritika na bën mirë, por kur është qëllimmire, e jo kur përpiqet me fsheh të metat dhe paaftësinë tonë.  Klasa jonë politike, difton çdo dite e ma shume se s' është e aftë me formuar shtet sipas standardeve perëndimore, një shtet ne shërbim te gjithëve, ku funksionon ligji dhe jo te grupeve e individëve.

Liderët tanë, nganjëherë si mjerana përpiqen me vu "kushte" për BE-ne, edhe pse e  dinë fare mire se nuk janë në gjendje me vu kushte bash askujt, e nuk munden as me u rreshtuar dika tjetër, sepse edhe projektet tjera, gjithashtu presin para portës perëndimore. Me këtë diskurs, po bëhet gjithnjë me e dukshme se ata, dështimet e tyre shfajësojnë me kritika shterpe,  para popullit të hutuar.

Tani duhet të bashkohemi, që ta krijojmë idealin e së nesërmes. Këtë mund ta bëjmë, nëse pranojmë të ushqehemi nga idetë e të mirave të përbashkëta, shtetit të përbashkët dhe ardhmërisë së përbashkët.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT