E marte, 23.04.2024, 10:45 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Sançopançot e Kosovës

E enjte, 19.07.2012, 05:00 PM


Sançopançot e  Kosovës

“Një komb që në përpëlitjet e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vlerave dhe idealeve që e kanë krijuar është i destinuar për tu kthyer në një masë amorfe popullate mbi të cilën mund të kryen gjithfarë eksperimentesh . “   (Dorian Koçi)”

Nga Fahri Xharra

Spanja e shek XVI përjetonte krizë ekonomike për shkak të fuqizimit monetar dhe krizës morale nga avanturizmi kalorisak. Ky avanturizëm vinte nga leximi i romaneve kalorsiake që atë kohë e kishin vërshuar Spanjën. Romanet lexoheshin me të madhe madje njerëzit gjërat që i lexonin mundoheshin ti veprojnë në jetën e përditshme si ngjarje të imagjinuara. Ky lexim i romaneve kish ndikuar aq shumë madje edhe në ekonominë e shtetit ngase te njerëzit ishte mbjellur ideja se fare pa punë e pa bërë asgjë po u bëre si personazhet e romaneve kalorsiake mund të bëhesh brenda natës person i pasur.

Një rrugë gati si të njejtë jemi duke e ndjekur edhe në Kosovë.

Don Kishotët  në Ballkan dhe Sanço Pançot në Kosovë të bëjnë të qeshin, për aventurat e tyre të cilat e kanë një qëllim tjetër nga  ata të personazheve të Miguel de Cervantesit, por sidoqoftë e kanë një ngjajshmëri shumë të madhe. Edhe tek ne është duke luftuar irealja kundër reales. Edhe te ne po shihen  bujtinat më të thjeshta si kështjella, tasi i berberit si helmetë e shkëlqyeshme, e kaluara e dështuar si një shansë për rivendosjen e saj në kushte të reja, krijimi  i gjërave që kurr nuk kanë ekzistuar si të mundshme për  të ndërruar rrjedhen  normale të gjërave dhe për të krijuar hendeqe të reja ndermjet veti.

Derisa Don Kishoti  i Cervantesit donte që të kthejë lavdinë kalorsiake; donkishotët e Ballkanit duan të këthejnë rrotën e historisë mbrapa, dhe ajo që ka ndodhur të duket vetëm si një ëndërr.

Njerëzimi ka një ndjeshmëri shumë të veçante për të zgjedhur se ç'njerëz do të përdorë për krijimet e tij, me çfarë njerëzish do t'i mbrojë legjendat e veta. Sado e çuditshme që të duket, lidhja midis Cervantes-it dhe donkishotëve  të Ballkanit ka një logjikë të brendshme.  Një logjikë e brendshme e prek këtë lidhje dhe e pohon atë. Besoj se Don Kishoti vazhdon të jetë edhe sot një personazh i pashpjeguar. Është e nevojshme të bëhet një përpjekje, një përpjekje e madhe nga të gjithë, për të spjeguar kërkesat e donkishotëve ballkanik. Sa qesharake aq edhe serioze për ne,  janë këto  kërkesa donkishotiane për Kosovën.

Edhe pse kërkesat donkishotiane ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar, ato mbesin të njëjta që prej nesh të krijojnë një bastard kombëtar dhe gjuhësor, një përbindësh i cili nuk paraqet rrezik për të tjerët por mundësisht të jetë vetëperbindësh që pa “sherrin “ e askujt të vetëshkatërrohet dhe të vetpërpihet, duke e lënë mbrama një mjegullë të parëndësishme, mjegullë  e cila me diellin e parë të imagjinuar të tretet.

Diku i “mëshefur”  Don Kishoti i Ballkanit iu dërgon  sançopançuave të Kosovës këtë: ”Sikur era fatbardhë, e cila gjer më tani na ka vajtur kundër, të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i fryente pëlhurat e pllanave tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë, ne do të fitojmë. Se do të jetë e pamundur të bëhësh kalorës nëse nuk  dëshiron dhe nëse s`ke kurajë e as vullnet për të marrë hakun e të parëve dhe për të mbrojtur të kaluarën tënde të “ndritur” duhet ta dini se  sikur mos të përmbaheni prej frikës, mund të nisim lëvizjën e punëve se frymat e vendësve nuk janë kurr të qetësuara, e na mundemi t`i kthejmë gjërat si ishin dikur” (nga  Don Kishoti i Cervantesit f.96). Ta dini se “Kosova është vend i paradokseve. Secili paradoks paraqet një realitet të hidhur, por të gjithë së bashku tregojnë fytyrën e vërtetë të Kosovës.”

Dhe sançopançuat e Kosovës me nxitim veprojnë dhe flasin, shkruajnë dhe shkallmojnë gjithë  andej e këndej duke i kritikuar liderët politikë të Kosovës  që mohojnë që ekziston kombi kosovar e në anën tjetër kërkojnë që të na pranojnë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(!), që liderët politikë të Kosovës mohojnë që ka komb kosovar e në anën tjetër mburrën se  ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha ndërkombëtare(!)  që artistët kosovarë mohojnë që ka komb kosovar, por mburren se kemi Teatrin Kombëtar në Prishtinë(!). “   Sançopançot s`kanë të ndalur:” “Shkrimtarët kosovarë thonë nuk mund të ketë komb kosovar, por mburren se kemi Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Shkencëtarët kosovarë “dokumentojnë shkencërisht” se nuk ka komb kosovar, por institutet e tyre i vetëquajnë institute kombëtare.”  Dhe donkishotët të “sigurtë” që punët e planet e tyre po shkojnë në rregull; nuk kanë të ndalur me kërkesat e tyre.

-Pa fjalë Sanço, i thoshte një donkishot i Ballkanit një sançpanços së Kosovës:’”Kjo është aventura e jonë më e rrezikshmja dhe më e madhja, në të cilën duhet ta tregojmë tërë trimërinë dhe forcën tonë” Edhe sikur këto që po iu flas të jenë fantazira, kini kujdes se përvoja me shqiptar ka treguar se sa guxim dhe të mençur që jemi”

Sançua pa një pa dy , na del me këtë profeci:” “Profetët” (rilindësit) shqiptarë idealizuan periudhën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut si një periudhë ku shqiptarët ishin të vëllazëruar, të lirë dhe të barabartë. E vërteta është se në atë kohë nuk i kishin asnjërën prej këtyre. Lidhja e Lezhës (1444) ishte lidhje politike mes princërve shqiptarë e malazezë dhe jo një vëllazërim mes qytetarëve të Shqipërisë së asaj kohe. Por, kështu e panë të rrugës rilindësit shqiptarë dhe mbi këtë model u ngrit kombi shqiptar.  Ata këtë periudhë e quajtën “Rilindje”, me demek, që kombi shqiptar më pjesëtarët e tij të lirë të barabartë e të vëllazëruar na paskësh ekzistuar që në kohën e Skëndërbeut, të cilin osmanët na e paskëshin përgjumur me pushtimin e tyre të serishëm.”... Pas kësaj Sançua i arsyetohet Don Kishotit:”Hirësi unë jam njeri i urtë i qetë dhe paqëdashës. Jam i stërvitur të duroj vuajtje se kam grua dhe fëmijë që duhet t`i ushqej e tì rritë. Po ta them këtë Hirësi se unë urdhër s`mund të jap.dhe jam në urdhërat e juaja “( D.K. Cervantes f.96)

E pra, i shkruante Don Kishoti:”Me këtë ,ke për të trashëguar të mirat e dheut, se zotërinjtë duhen nderuar si prindërit( D.K ,Cervantes f.145). Po ,pra!

“Një zgjim kombëtar është më i fuqishëm nëse orientimet strategjike, politika e tij e jashtme, politika e tij e brendshme, hieraldika shoqëruese etj janë kompakte me psikologjinë dhe traditën e njerëzve prej të cilëve synohet të formohet kombi.  Sa më pranë shpirtit të njerëzve të jenë këto gjëra aq më i fuqishëm ngritët kombi.” (diku në shtypin tonë)

“Në Kosovë, fatkeqësisht nuk kemi shkuar përtej dilemës se a ekziston apo nuk ekziston kombi kosovar. Mitet, stereotipat kulturorë etj, ia kemi lënë stihisë. Kush duhet të mendojë për këto, nëse jo intelektualët dhe patriotët e këtij vendi? “- pyetet një sançopanço i Kosovës, sepse duhet patjetër të plotësohet kërkesa e Don Kishotit.

Por sançpanot e Kosovës t`etshëm për famë ,zulm dhe zoti e di se çka  ,nuk e kan as më të voglin guxim t`i kundërvihen padronëve të tyre, dhe vazhdojnë me ngulm :” Problemi me historinë tek shqiptarët është shumë i rëndë. Kosovarët i shajnë serbët duke u thënë se janë popull mesjetar d.m.th të prapambetur, kurse vetën e lavdërojnë duke thënë se jemi popull antik. Harrojnë se antika është më e hershme se mesjeta.  ( d.m.th shqiptarët edhe shumë më shumë të prapambetur se serbët. Të lumt Sanço!) . Shqiptarët si komb i vonshëm nuk arritën të krijojnë historiografi para Luftës së Dytë Botërore. .”.. Bravo Sanço!Po i madh që je!

Sançua i Cervantesit e këshillonte  Donin e vet se më e mençur do të ishte sikur hirësija e tij nëse beson që kokëpërplasjet i janë të nevojshme dhe të domossdoshme  që ato t`i  bënë mbi ujë apo mbi ndonjë gjë të butë si pambuku se të gjitha këto gjora janë teptile, taklite dhe shakara.  Po Sanço i Kosovës?

“Në Kosovë, fatkeqësisht nuk kemi shkuar përtej dilemës se a ekziston apo nuk ekziston kombi kosovar. Mitet, stereotipat kulturorë etj, ia kemi lënë stihisë. Kush duhet të mendojë për këto, nëse jo intelektualët dhe patriotët e këtij vendi?”- thonë dhe pyesin Sançot.

Kosova ka mitet e veta por gjithmone i ka trajtur në gjirin e miteve Shqiptare.dhe duhet ti trajtoj si të tilla. Heshtja dhe mos përkrahja dhe anashkalimi që po i bëhet botës shkencore dhe të dijes në Kosovë, sançot dalin dhe bëhen marothonomakët e kohës së kobit dhe të mashtrimit për ne dhe rreth kombit shqiptar si tërësi e pandarë! Kosova ka nevojë për njerëz realistë, për të matur dhe të aftë me kuptuar realitet kombëtare e ndërkombëtare.

Donkishotët e Ballkanit japin urdhër: “Populli le të mendojë  pak  se cilët janë stereotipat e juaj kulturorë? Ku po iu qojnë ato? A duhet t’i ndërroni ato? Cilët duhet t’i krijoni? Çfarë kombi doni të jeni? Cili është perceptimi i juaj për kombin e juaj? Si doni që të iu perceptojnë të tjerët?  “ ; dhe sançopançot e Kosovës vetëm pohojnë me krye dhe ... vrap në punë nën urdhërat e Bossit.:” Ndërsa, nëse do të vendosim që publikut të brendshëm e të jashtëm t’ia servirni të vërtetën shkencore, atëherë duhet të krijojmë një historiografi pa mite. Kjo nënkupton që të hjekim dorë nga miti ilir(?), nga miti për luftërat e Skënderbeut (?) etj, dhe gjitha këto t’i reduktojmë në përmasat e të vërtetës historike.”

Jepi Sanço, jepi!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora