E premte, 19.04.2024, 06:44 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Fenomeni i qeverive të trefishta në Republikën e Kosovës

E diele, 06.04.2008, 02:08 PM


PAS 100 DITËSH QEVERISJE

Në këto dy dekada Kosova u “qeveriset”, pa sukses, nga 7 Qeveritë të përkohshme

FENOMENI I QEVERIVE TË TRIFISHTA NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Nga Besnik Prishtina

Populli Shqiptar nën sundimin e Jugosllavisë u nda dhunshëm mes 3 republikave dhe ai u qeveris nga tri lloj instancash. Nga pushteti Lokal, pushteti republikan dhe nga pushteti federal! Pas Demonstratave të vitit 1981, pas shpalljes së gjendjes të jashtëzakonshme, pushtetit lokal ju morën kompetenca që i kishte dhe ai vazhdoi të qeveriset nga pushteti republikan e federal!

Kjo gjendje vazhdoi deri me shkatërrimin e federatës jugosllave dhe nga ajo kohe e deri me vitin 1999 ai u qeveris vetëm nga pushteti republikan i Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi. Nga viti 1999 ish KSA e Kosovës u nda nga sundimi i Beogradit, ndërsa pjesët tjera të Popullit Shqiptar të Kosovës vazhduan mbahen nën sundimin e këtyre republikave sllave. Vet ish KSA e Kosovës zyrtarisht u vu nën sundimin e UNMIK-ut. Mirëpo, praktikisht u vazhdua me pushtetin e trefishtë. Nga pushteti i UNMIK-ut, nga pushteti serb (në enklava) dhe nga pushteti lokal të quajtur “Qeveri të përkohshme të Kosovës”.

Në këto dy dekada që Kosova “qeveriset” nga 7 Qeveritë të përkohshme. Ajo që i përcjell këto 7 qeveri është fakti i dhimbshëm se ato gjithmonë ishin të përkohshme dhe gjithmonë ishin qeveri paralele provizore krahas sundimit të qeverive të huaja.

Deri me vitin 1999 Qeveria e Përkohshme e Kosovës në krye me Bujar Bukoshin që vepronte jashtë vendit si një qeveri fiktive, ndërisa Kosovën realisht e qeveriste pushteti brutal i Millosheviqit. Qeveria e Bujar Bukoshit do të mbahet në mend për mashtrime të mëdha dhe për grumbullimin më të madh të mjeteve financiare që ka pas Kosova ndonjëherë dhe të cilat as sot nuk dihet se ku kanë përfunduar. Grumbullimi i mjeteve të mëdha financiare me mashtrim se ato do ti kthehen qytetarëve dhe se do te përdorën për nevoja te mbrojtjes dhe për nevoja tjera të vendit, tërheqë pas vetes përgjegjësi penale e politike. Por, Bujar Bukoshi në vend se të jep përgjegjësi për keqpërdorimin e këtyre mjeteve, ai sot rri ulur ne karrigen e deputetit. Ai rri bashkë me ata që morrin pjesë në persekutimin politik, juridik e social e shqiptarëve para dhe mbas 1981, si dhe së bashku me viktimat e këtyre persekutimeve. Institucione të për çudits! hme. Si ti quajmë ndryshe kur aty “qeverisin” bashkë kriminelet dhe viktimat!

Nga viti 1999 Kosova i pat edhe 6 Qeveri tjera të përkohshme provizore pa kompetenca reale, e të cilat vepruan paralelisht me qeverisjen ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe me qeverisjen paralele të Serbisë nëpër kolonitë serbe në Kosovë. Institucionet paralele serbe funksionojnë nën mbrojtjen vet UNMIK-ut dhe KFOR-it përndryshe ato nuk do të ekzistonin fare po të kishte qeverisje të mirëfilltët vendore! Edhe në këto qaste Kosova po ballafaqohet me këto lloj 3 qeverisjesh!

Si duket populli i saj është aq i rrezikshëm sa nuk ka mundësi të qeveriset vetëm nga një qeveri, si ndodh në vendet tjera. Popujt mund të jen agresiv dhe të rrezikshëm vetëm kur nga dikush nxiten të pushtojnë vende e popuj tjerë ose kur janë të detyruar të mbrohen nga agresionet e huaja. Në rasti ton dihet se as njëherë në histori nuk ka ndodh që Populli Shqiptar të ushtron agresion ndaj vendeve e ndaj popujve tjerë, por gjithmonë ka qen i detyruar të mbrohet nga ushtritë e huaja!

Qeveria e Luftës e themeluar në Rambuje në krye me drejtorin e Drejtorisë Politike të UÇK, për një vit të qeverisjes së saj nuk e la as një gjurmë të qeverisjes së mirëfilltët të vendit. Ajo do të mbahet në mend për mos punë dhe lejimin anarkisë e cila do të shprehet më së shumti në shkatërrimin e tokës bujqësore dhe në shkatërrimin e qyteteve me ndërtime te egra dhe me braktisjen masive të fshatrave. Natyrisht edhe përmes të krijimit, gjatë natës, të disa pasanikëve, derisa ushtarët e oficerët e ndershëm të UÇK-ës, dolën nga lufta edhe më të varfër se sa kishin hy , dhe kjo e vërtetë po heshtet!

Qeveria e pas luftës të 1999 që doli nga “zgjedhje e lira” nën sundimin e huaj, ishte një qeveri e kooaliconit LDK-PDK në krye me një kryeministër të PDK që nuk ia arriti të e kryen punën e vet as si qeveri provizore, sepse anarkia që u lejua nga UNMIK-u solli deri te privilegjimi i kolonistëve serb të cilët me rebelimet e veta e nxiten kryengritjen e 17 e 18 Marsit 2004.

Qeveria e LDK me Kryetarin e Alencës ishte një skenë e pregaditur nga UNMIK-u për hakmarrje ndaj Ramush Haredinit dhe Bajram Kosumit të cilët ishin të vetmit deputet që kërkuan përgjegjës për vrasjet e njerëzve të pa armatosur gjatë protestave të 17 e 18 Marsit 2004. Këta dy deputet i ngritën në lartësinë e kryeministrave që kur të rrezohen për toke ajo të është një rënje e dhimbshme! Qeveritë e Haredinaj-Kosoumi-Çeku me shumicën e ministrave të LDK ishin të destinuara të dështojnë sepse kurrë nuk mundet me ndodh që kryeministri i pakicës të i qeverisë ministrat e shumicës! Pse pranuan këta njerëz detyrën e kryeministrave në qeveritë e LDK kufizohet me naivitetin e tyre!? Sepse Kryeministri e cakton vet kabinetin e ministrave e jo dikush tjetër! Kështu Ministrat e LDK nën ombrellën e këtyre tre kryeministrave shkuan në keqpërdorime të buxhetit deri ne ekstrem dhe e tërë kjo u mbulua me pritjen e stërzgjatur te ??! ? pavarësimit” të Kosovës nga faktorët e jashtëm.

Ndërsa rekcioni antishqiptar brenda institucioneve ndërkombëtare kohën e këtyre lloj “qeverive” në Prishtinë e shfrytëzoi të i shkatërron shtyllat kryesore të shtetësisë shqiptare duke e dërrmuar ekonomin nacionale përmes të privatizimit, duke e demoluar ushtrinë dhe armatimin shqiptar, duke lejuar anarkinë dhe kriminalitetin në çdo drejtim. Një skenar i tillë u zhvillua edhe në Tiranë!

Qeveria e 7 e përkohshme e Kosovës krijohet nga zgjedhjet e organizuara dhe të akorduara me 17 Nëntor 2007 nga OSBE-ja e cila e imponon fituesin dhe krijimin e një kooalicioni të jashtë natyrshëm mes PDK e LDK. PDK i “fiton” votat dhe Hashim Thaqi “zgjidhet” për Kryeministër, ndërsa Jakup Krasniqi për Kryetar Parlamenti për të vetën arsye se po të ishin Kryeministër e Kryetar Parlamenti përfaqësuesit e LDK apo të ndonjë partie tjetër kurrë nuk kishte me u arrit ti imponohet flamuri, himni, ligjet dhe kushtetuta e Ahtisarit të cilat u imponuan me ndihmën e këtyre krerëve të PDK. Pra, kjo strukturë u zgjodh vetëm për nevoja të zbatimit të planin diskriminues të Ahtisarit, pas të cilit kamuflohet aneksimi i BE!

Edhe Qeveria e par edhe Qeveria e dytë e Hashim Thaqit i kanë disa karakteristika të përbashkëta interesante! E para se këto dy Qeveri janë të përkohshme e provizore dhe e dyta se të dy këto Qeveri shërbejnë për mashtrimin optik të opinionit shqiptar se në Kosovë “erdhi liria e pavarësia”.

Qeveria e par e Hashim Thaqit ndodhi pas tërheqjes së ushtrisë serbe dhe pas hyrjes së forcave të KFOR-it kur edhe u vendos Diktatura Autokratike e UNMIK-iu në ish KSA të Kosovës dhe e veri popullin e vet në gjumin fatal të pritjes.

Ndërsa Qeveria e dytë e Hashim Thaqit ndodhi pas shpalljes së “pavarësisë” nga Serbia e pas njohjes ndërkombëtare të ish KSA të Kosovës nga një numër shtetesh. Në ndërkohë hyri EULEX- kur edhe u vendos Diktatura e Autokratike e BE në ish KSA të Kosovës. Ajo po synon që popullin e vet të e vej në gjumin e përjetshëm se u arrit “lira”.

Lufta 100 vjeçare e Popullit Shqiptar të Kosovës nën sundimin e ish RSFJ nuk u zhvillua për ndryshimin e statusit të ish KSA të Kosovës nga Krahina në Republikë, por për ndryshimin e statusit të Popullit Shqiptar nga statusi i “pakicës” në statusin e popullit me të drejtë për të vendos vet për fatin e vet. Pra, për të pas të drejtë të çrrënjos kufijtë ndërkombëtar të republikave jugosllave nga territori i vet kombëtar dhe për të pas të drejtë që të bashkohet me shtetin Amë. Nga trungu i të cilit është ndarë dhunshëm nga fuqitë e mëdha të Evropës në të kaluarën, gjatë procesit të shkatërrimit të Perandorisë Turke.

Këtë dëshirë të Popullit Shqiptar të Kosovës nën sundimin e ish RSFJ e kanë pas proklamua të gjitha Partitë Politike Shqiptare si dhe edhe vet kreu i UÇK qysh para 1999. Bile edhe LDK kishte tri opsione: në rast se RSFJ mbetet e pa ndryshuar, nëse ndryshohen kufijtë e brendshëm dhe nëse vjen deri te shkatërrimi i federatës! Por, koha tregoi se fjala ishte për mashtrues ordiner sepse ata u kënaqen me pozita të marionetave në një krijesë artificiale të projektuar nga një mashtrues internacional i quajtur Ahtisari.

Me këtë zgjedhje të imponuar dhunshëm nuk u zgjedh Çështja e Popullit Shqiptar të Kosovës në ish RSFJ, sepse ai mbeti i ndarë sërish në mes të tri republikave sllave. Kosova u shndërrua në një “shtet” multietink ku populli autokton nuk e gëzon statusin e Popullit dhe ku fjala e “pavarësisë” është një farsë dhe as gj tjetër. Nga frika e përgjegjësisë për pasoja personale “Deklaratën e Pavarësisë” me elemente të tradhtisë nuk e nënshkroi vetëm Grupi Negocues me Serbinë, por ata i detyruan të e nënshkruaj të gjithë deputetët e Parlamentit të pakicës, me qëllim që përgjegjësia të përpjesëtohet ne disa qindra njerëz dhe që fajtorët kryesor të fshehën pas Kuvendit! Skenari i “pavarësisë” të 17 Shkurtit 2007 u realizua nga frika e shpërthimit të kryengritjes shqiptare në tërë hapësirën natyrore kombëtare dhe me qëllim që të ruhen kufijtë “ndërkombëtar” brenda atdheut ton në lloga! ri të integrimit fashist të Forcave të ekstremizmit të djathtë në vendet në BE!

Për arsye se kjo “zgjedhje” nuk është zgjedhje për Çështjen Shqiptare, edhe kjo Qeveri e Përkohshme e ka funksionin e mashtrimit për blerjen e kohës dhe ajo do të vazhdoi të qeverisë me retorikë të zbrazët edhe pas këtyre 100 ditëve të para. Në momentin kur ajo e përmbush mandatin e vet të KALIT TË TROJES dhe të vendoset pushteti i EUFUX-it me Kushtetuta e Ligje të Ahtisarit, kjo Qeveri do të shkon në oborrin e vjetërsirave dhe do të zëvendësohet me një agjenturë të re të gjeneratës së ardhshme të mashtruesve të ri! Vetëm Grupi për negocime me Serbinë do të vazhdoi rotacionin në institucionet marionetë të regjimit të ri deri në ditën kur ati ti vjen ora e fundit! Deri atëherë ata do të premtojnë gjithmonë ndryshime të mëdha dhe gjithmonë do ti ndryshojnë vetëm fjalët e veta!

Prandaj, Populli Shqiptar në tersi dhe në Kosovë në veçanti duhet të shton përpjekjet për pregaditjen e një Kuvendi Kombëtar i cili duhet të përmbysë këto garnitura të mashtruesve të pozicionuar në qindra parti politike parazite dhe të krijon një udhëheqje të re e unike e cila do të ve një gur varri mbi përçarjet e partive dhe të hap epokën e re të bashkimit kombëtar si një nevojë jo vetëm emocionale e demokratike por edhe nevojë ekzistenciale për Popullin dhe Vendit ton! Forcën reale për këto ndryshime e ka rinia shqiptare e cila duhet së pari të shkatërron “parlamentet rinore e studentore” që janë sajua për përçarjen e saj dhe pastaj të e përmbysë tërë këtë sistem të përçarjeve brenda vendit tonë që nga jashtë u importua nga mafiozet politikë dhe nga agjenturat e huaja të/ korruptuara!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora