E enjte, 25.04.2024, 08:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Gurthemeli - Vendlindja

E hene, 16.07.2012, 06:04 PM


GURTHEMELI: -VENDLINDJA

Nga Pal Neçaj, NY

Të gjithë njerzit' ardhur kanë në ket' planet,
Secili "copen" e shtrenjet e veçon gjithë krenari,
Ku nena e lindi dhe nga gjysherit ka "amanet"!
Vendin e tij ta dojë shumë, mbi çdo dashuri!

Gur themeli i Atdheut, (per mua): - vendlindja,
Magneti me terheqës i gjithë qenies sime shqiptar,
Gjuhen, dashurine, traditat, kush eshte Shqiperia
N' ate vend nena si serumin, m'i futi në kapilar.

Vendlindja e dashur e bekuar i duket gjithkuj,
Se qumshtin e nenes s' pari pin, diellin ka pare,
Eh, zona ime bujare dhe trime, Nikaj-Mertur,
Aty ka rrenjet farefisi, dragojte, zanat, kulla e bardhe.

Jan' Alpet bukuri supriore, mali i Hekurave, Kakia,
Agri, Rruku, Korja ku burojne lumenjt' kristal si lot vajze,
Ujrat bashkohen me Drinin, Valbonen kthehen ne Drita!
Kurore-kurore dymbedhjete fshatra, ara, livadhe, kroje, brezare.

Histori të lashte bujarie, bese, trimerie, deri ne legjenda,
Shkruan Durhami, Nopce, Fishta, Noli, Kadare,  Agolli.
Virtutet shqiptare të njihen, kultivohen, të ruhen ne breza,
Ne mbrojtje të vendit, trimat e krahines, ne balle i pau kombi.

Kudo u gjeta, mburrje, krenari do t'ndjeja si besnik malesie,
Nikaj-Merturin njerzmire, perle te bukur natyrore, lavdroja,
Sikur aty ka dal' Muja, Halili, a bamat prej Gjergj Elez Alie,
Kreshnikeve legjende, bashke me gjyshin, me lahute u kendova.

Ah! Larg' Atdheut, vendlindja zmadhohet e gjere sa Shgiptaria!
Kudo ndihemi me shpirt e me zemer, deklarohem vetem shqiptar,
Mburremi ne kete emer, perpiqemi, t'i rritet lavdia,
Ku, në shekuj, qafen thyen gjeneralët barbarë!
./.

Nju Jork, tetor 2001

E perzgjodhi per botim nga libri “Ëndërrën e lashë atje”, redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora