E enjte, 25.04.2024, 11:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Qerim Pllana: Ali M. Prebreza: “101-vjet vetmi”

E diele, 15.07.2012, 01:13 PM


Ali M. Prebreza:  “101-vjet vetmi”

Në vend të recensionit (zgjodha) në shenjë të 100-vjetorit të pavarësisë

Nga Qerim Pllana

Poezi lirike-epike me mesazhe patriotike, dhe titull rastësie nga “l00-vjet vetmi”të nobelistit dhe novelistit të njohur latino-amerikanë, Gabriel Garsia Marquez.

Poetika për ata të cilët kanë talent, dashuri dhe etje, stil dhe frymëzim poetik, për fjalën e bukur të shkruar në vargje lirikë apo epikë, si dhe ata të cilët e duan si pjesë të artit të kultivuar më  “elegancë”, profesioni nuk paraqet ndonjë vështirësi... Poeti dhe mjeku Ali M. Prebreza me përmbledhjen e parë, “100-vjet vetmi” këtë e dëshmon me lirikën dhe epikën e përdorur me mjaft mjeshtri. Dy-tri fjalë për biografinë e autorit:

Ali M. Prebreza u lind më 15 shkurt 1963 në Bardh të Madh të Fushë-Kosovës. Me profesion është mjek, po si edhe i vëllai dr. Hakiu. Aliu, shkrimet dhe botimet e para i botoi qysh si nxënës në shkollën e mesme. Përmbledhja me poezi; “100-vjet vetmi” është vepra e parë poetike e këtij autori, siç thekson në recension  z. dr. Havë  Sh. Qyqalla. “Tri dashuri të mëdha për një jetë njeriu:

-dashuria për atdheun, dashuria për nënën dhe dashuria për mëmëdheun, vendlindjen”, ku njeriu lind me dashuri dhe vdes me te dhe për te.

Aliu me një afsh emocionesh, metaforë dhe figura tjera stilistike shpreh dhembjen, dashurinë dhe mallin për heronj të cilët ranë në altarin e lirisë, për heroin e popullit komandantin e UÇK-së, Adem Sh. Jashari dhe familjen, e cila u sakrifikua në luftë për atdhe, familje dhe pronën e shenjtë, pragun e shtëpisë: “Mos u mundoni”,

... mos u mendoni

ta ndani nga dielli

se ai dritë e diell është...

Kurse për heroin Zahir Pajaziti, “Në tokën e djegur”... poeti do të shprehet:

... Në tokën e djegur

tik-takun e orës nis

që koha të marrë kuptim...

Poeti bënë krahasimin e njeriut hero me diellin, është një sublimë metaforike, por që njeriu për atdhe nuk kursen as jetën, familjen as vetën e tij!

Kurse dashuria për nënën si për mëmëdheun është tjetër sublim që i përkushtohet nënës e cila të mbanë në barkun e quajtur “shtëpi errësire dhe rritjeje”, derisa lind dhe del më një botë tjetër drite, por me plotë sakrifica, mundime, madje me ndeshje rrebeshi, lufte dhe krimi...

“S`te nxinë shekujt fytyrën

as kohërat e çmendura

mbete sall dhe vetëm njeri”

Ose poezia kushtuar trimave, heronjve, dëshmorëve dhe martirëve që ranë për idealin kombëtar, atdheun, bashkimin dhe ribashkimin e tokës së ndarë...

Ata asnjë fjalë s`e thanë

Foli gjaku damarëve të tokës

Refren i mbetur në buzë...

Poeti dhe mjeku Ali M. Prebreza, në përmbledhjen me poezi “100-vjet vetmi” me lirikën dhe epikën e tij, titullin e rastësishëm të një vepre novelash të Marquezit, pasqyron afshin, emocionet dhe stilin e tij të rrallë, të formuar pa u ndikuar të thuash nga askush. Çdo varg strofë apo poezi në tërësinë e saj, ka dellin kuptimplotë në thellësinë figurative e metaforike, qoftë për luftën, krimet që ndodhinë gjatë zhvillimit të saj, për trima dhe heronj, dashurinë për nënën, e sidomos për vajzën e parë, e cila lindë në shtëpinë e Prebrezajve, vajzën Abetare të poetit Ali Prebreza, pas njëqind e një vjet, familjes i lindë një vajzë (bijë) e pagëzuar me emrin Abetare, të cilës poeti do t`i drejtohet:

Njëqind e një vjet

u desh të pres (im) lindjen tënde

bijë

tani jam në botën ku jeta ka kuptim

Si dhe vjersha kushtuar fshatit të lindjes Bardhi i Madh:

Në Bardh

Bardhi takohet me Bardh

Agimet lahen në të bardhë

Terri beden i bëhet bardh

Fëmijës vaji i ndalët n`Bardh...

Ose: 

“Çdo gjë u dogj në Bardh

U dogj çdo gjë

Edhe ëndrrat edhe malli

Përrallat gruri dhe kalli...

Si përfundim mund t`i themi edhe këto mendime për poetin, mikun dhe mjekun Ali M. Prebreza. Para lufte sidomos gjatë saj, ne punonim bashkë në Bardh të Madh edhe më mjekun, vëllain e Aliut, dr. Haki Prebreza, Që të dy vëllamët me punën, përkushtimin dhe zellin, trimërinë dhe besnikërinë ndaj arsimit dhe rrethanave të Luftës Çlirimtare, plotësisht e dhanë provimin kombëtar bashkë me kolegë dhe kolege në krye me z. Asllan Qyqalla, autorin e këtij vështrimi, z. mr. Hatixhe Hoxha, dr. Mirvete Dreshaj Baliu, z. Haxhere Gërguri, z. Adem, Ilmiun dhe shumë të tjerët. Në veçanti z. Dritë Simnica e cila rroku armën dhe iu bashkua UÇK-së, në male me 7 shokë me të cilët mbanim lidhje të kohëpaskohshme.

Prandaj ishte e pamundur të mos frymëzoheshe nga tmerret dhe vuajtjet e atyre viteve, muajve dhe javëve të trishta, brishta dhe pse jo të frikshme. Meqë çdo mëngjes pritnim, se një ditë apo me një çast, paramilitarët do ta rrethojnë shkollën dhe do t`na masakrojnë bashkë me nxënës! Sepse, ata dinin se nga shkolla një grup arsimtarësh e shërbëtorësh kishin dalë në male. Kurse ne të tjerët mbanim lidhje me shërbime barnash, dorëzimin e rrogave dhe gjërave ushqimore.

Katrahura do të ndodhë me djegien e fshatit gjatë pushimeve verore korrik 1999, me rastin e ndjekjes së tërë popullsisë të fshatit Bardh për në Shqipëri. Mbase, nga ”ky fat pushimesh verore”, i shpëtuam fatkeqësisë së përgatitur të një kasaphane tjetër të tmerreve! Meqë ne gjendeshim në mes të bazës më të madhe ushtarako-policore e çetnike serbe në Kosovë.

Kështu pjesa më e madhe e vjershave të z. Ali M. Prebreza, janë frymëzim i po kësaj periudhe të luftës dhe krimeve. Dashurisë për tokën e djegur, të kthyer në te, si më një legjendë miti të papërshkrueshëm, të ndodhur ndonjëherë në botë! Poetit Ali Prebreza, në këtë 100-vjetor të pavarësisë, i dëshirojmë suksese të reja jo vetëm në krijimtarinë poetike, por edhe në prozë, për të cilën me sa e njoh, ai edhe në këtë fushë ka prirje dhe dashuri për  të kultivuar këtë pjesë të bukur të artit të shkruar. Kalabri korrik 2012 (q).



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora