E enjte, 24.09.2020, 02:05 PM (GMT+1)

Reportazh

Xhevat Muqaku: Artistët shqiptarë në Gjermani

E diele, 15.07.2012, 08:57 PM


Ekspozitë e përbashkët e artistëve shqiptar në Singen të Gjermanisë

Nga Xhevat Muqaku

Mbrëmja e datës 29.06.2012 për miqët e artit në qytetin Singen ishte e veçantë. Në hapsirën e dyqanit të çokollatës " Schokonapolitan" me një solemnitet dhe pjesmarrje të mirë u hap Ekspozita e përbashkët e artistëve Mal Myrtaj- skulptor dhe Augustin Pergega- piktor me temën: Formë & Ngjyrë.

Fjalë përshendetëse prej Ralph Oberbillig

"Mirë se erdhët miq të artit, në hapjen solemne- Ekspozitën e përbashkët të artistëve shqiptar nga Kosova. Ambientet e dyqanit tonë të vogël jan tërë ditën të hapura për mysafirët e sajë. Jo rrallë kjo shtëpizë e jona befasohet këndëshem me fytyra eminente, ndërsa sot ka fituar formë dhe ngjyrë Shqiptare.

Prej sonte e deri me datën dy tetor, ndjehemi të nderuar me miqët- artistët dhe bashkqytetarët tanë Mal Myrtaj dhe Augustin Pergega, prezencen e tyre dhe punën e tyre si dhe vizitorët që do të jenë të pranishëm, në Ekspozitë".

Në vazhdim pronari i këtij dyqani, të pranishmëve që përfaqësoheshin nga të gjitha grupmoshat dhe një strukturë akademike për lakmi, u lexoi biografinë e artistëve, teknikën dhe temat e prezantuara në ekspozitën e sontme.

Mal Myrtaj- ka lindur në vitin 1953 në Pejën pitoreske.

Studjoi degën e Skulpturës në Akademinë e Arteve të bukura dhe klasën e profesorit Agim Çavdarbasha në Prishtinë. Pas diplomimit punoi si mësimdhënës në shkollën e mesme. Ky Skulptor është anëtar i shoqatës së artistëve në Kosovë dhe në qytetin Überlingen në Gjermani si dhe pjesmarrës në shumë ekspozita përsonale dhe grupore në Kosovë, në ish-Jugosllavi dhe në Europë.

Mal Myrtaj punon- krijon forma prej më të mrekullueshmeve me bronz dhe mermer. Torzo, guaca, qift vallëzimi, sportisti- matera, engjëlli, lëvizja, vallëtarja, qiriri dha simfoni e mbrëmjes ( tema të kvsaj Ekspozite) duket, sikur kanë pritur gjithë këto vite dhe kohë këtë artist të përmasave ndërkombëtare që t'u jep formën që e kan dhe e meritojnë.

Skulpturat e Malit lirojnë qetësi, relaksim, butësi por edhe energji. Ato dëshmojnë për vullnetin krijues, idenë e skulpturës dhe dizajnin e gurit në realitet, të shpërblyera me çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Augustin Pergega u lind me datë 20.05.1972 në Gjakovë.

Shkollimin fillor dhe të mesëm i absolvoi në vendlindje.Filloi të futet intenzivisht në botën e pikturës prej vitit 1994 me ngjyrat pastell për të vazhduar pas pesë vitesh edhe me ngjyrat akryl në pëlhurë.

Krijimet e tij rrezatojnë botën realiste dhe abstrakte. Temat si: rrezet e hënes, ngrohtësia, qielli i kaltër, bregu i liqenit, qetësi para murlanit, deti, drita, Toskana, disponimi i mbrëmjes, kështjella Hohentwiel, pamje në Hegau, pranvera dielli i mbrëmjes përmbi lum me ngjyrat akryl në pëlhurë dhe e qëlluar, perëndimi i diellit, lumi në Toskanë, Hohentwieli në lumin Aach, dhe dritë e gjelbërt me ngjyrat pastell në letër, rezultojnë dimension të përfytyruar në liri të plotë për të punuar me ngjyra.

Ngjyra e kuqe fiton në pikturën e Augustin Pergega një vend të veçantë. Kjo është një shprehje e zhvillimit të energjisë në vazhdimësi.

Përveç kësaj, Augustin Pergega me një përgjegjësi të rrallë hartoi dizajnin artistik të "çokollatës Hohentwiel", që është jo vetëm më e kërkuara në dyqanin "schokopolitan" në qytetin Singen am Hohentwiel, ku piktori jeton dhe vepron që nga viti 1997, por çë me pamjen e Kështjelles mesjetare dhe shijen të përkujton vullkanin".

"Pikturat e mia, i lejojnë vrojtuesit liri të pa cenuar per interpretimet e mundëshme të tij", thënje e piktorit

Prej vitit 2001 e deri më tani, Augustini ekspozoi pesë herë në qytetin Singen, një herë në qytetet e Zvicres; Schafhausen dhe Romanshorn, si dhe në qytezat Emmendingen dhe Enneptal.

Dëshira e zhvilluar në dashuri për pikturën, Augustinin e talentuar dhe të vyeshëm e ka përcjellur qysh nga fëminia. Figurat gjeometrike në orën e matematikës në shkollë nuk e lenin të qetë. E sot, sot brushën dhe  ngjyrat e tij, i përcjellë relaksimi dhe inspirimi për krijime të reja në vazhdimësi, së bashku me muzikën e lehtë shqipe nga repertoari i mikut të tij Shkodran Tolaj, jo vetëm pas orarit të punës.

Augustinit temat i lindin spontanisht

"...gjatë punës, vozitjes me Riten time me biçikletë, në ndeja e biseda me familjen, shoqërinë etj. Jan inspirime reale, 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, perëndimi i diellit, paraqitja e hënes, mrrolja e qiellit, vetëtima në Kështjellen Hohentwiel.

Në vendlindjen e tij anë e kënd: natyrë prrallore e rrethuar me malet e gjelbërta, të blerta kurorë, me thesarin e tyre nën dhe mbi tokë, diellin, acarin, shiun e dëboren, fushën pjellore të lavruar- ugar i vjeshtë- pranverës me bereqet e shije që nuk takohet askund, lumenjët-arterjet të percjellura nga urat, kalatë, qytetet historike dhe moderne, qielli, liqejt etj.

Jeta dhe natyra e mërgimit, regjioni vullkanik ne Hegau ku vepron e jeton artisti dhe në veçanti liqeni i Konstancës që gjatë valëvitjes liron-dhuron freskinë, qetësinë, inspirimin, melodinë...njëra prej temave që me ngjyrat e zgjedhura të kënaqë syrin dhe shpirtin.

Në mbrëmjen e parë, pos familjes, të afërmëve dhe miqëve vendës,në hapjen solemne prezantuan edhe fëmijë, të rinjë si dhe miqët dhe veprimtarët e vyeshëm Shabani me familjet e tyre me vendbanim në Emmedingen afër qytetit Freiburg. Me këta të fundit, artikullshkruesi kishte knaqësinë të takohet dhe të bashkëbisedoi për skulpturat dhe pikturat e artistve të sipërpërmendur.

Historik i shkurtër i dyqanit të çokollatave Schokopolitan në Singen

Schokopolitan u themelua në vitin 2005 si një dyqan i thjeshtë i çokollatave.

Në qershor të vitit 2009, e ndjekur nga renovim i plotë, rihapet nga Sybille Oberbillig me një koncept të ri, unik dhe një zgjerim të suksesshëm të shumëllojshmërisë dhe shërbimit ndaj klientëve.

Në ambientet e këtij dyqani, herë pas here organizohen me sukses Ekspozita ,sikurse kjo e artistëve tanë nga Kosova.

Eminencë e njohur ndërkombëtarisht, si psh: muzicienti irlandez- Kieran Goss (www.kierangoss.com), Brendan Murphy (www.brendanmurphyonline.com), autori britanik Ken Follett (www.ken-follett.com), autorja e librit për fëmijë Ulrike Blater (http://www.ulrike-blatter-krimi.de),vizituan njëri pas tjetrit këtë dyqan të çokollatës së shijes dhe përjetimeve të rralla ( lexova në: singen@schokopolitan.com)

 

Ardhmëri e motivuar me artin e prindit

 

Artistët të rrethuar nga bashkatëdhetarët

 

Fillimi solemn

 

Krijime për lakmi

 

M. Myrtaj, A. Përgega, R.Ober-billig

 

Mrekulli e qëndisur

 

Pjesëmarrës

 

Punimet e A. Përgega

 

Shtëpia ekspozituese

 

Skulpturë e Mal Myrtaj

 

Të rinjë, miq të krijimeve shqiptare



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora