E merkure, 30.09.2020, 11:15 AM (GMT+1)

Reportazh

Luan Dibrani: Atmosferë festive në Shtutgard

E premte, 13.07.2012, 08:17 PM


Atmosferë festive me rastin e përfundimit të vitit shkollor në Shtutgard!

Nga Luan  (Asllan) Dibrani

Ishte dita e premte qe  zhurmonte nga nxënësit dhe prindërit shqiptar ,me rastin  e  përfundimit  të mësimit  shkollor  ku , patëm një takim të përbashkët  në një nder shkollat  shqipe me nxënës  shqiptarë qe  vijojnë mësimin plotësues  në gjuhën shqipe në Shtutgard..

Në murin e madh ishte   teksti i lartshënuar "Mirë se vini në     Stuttgart-Ost  Shkolla shqipe “Bashkimi Kombëtar” feston përfundimin e vitit shkollor  2011/2012" me date 06.07.2012 .Pos,  nxënëseve  te kësaj paraleleje  qe i ndoqën mësimet pati edhe tjerë nxënës qe i shoqëruan  moshataret e tyre  të kësaj klase me mësuesen  e Miradije Gashit  .

Zonja Gashi  i përshëndeti të pranishmit,

emër të këshilli te prindërve  nder ta edhe zv.konsullin e konsullatës se Republikës së Kosovës, zotin Ymer Lladrovcin, atdhetarët dhe veprim- tarët qe ishin prezent si Xhafer Lecin,Baki Mustafin,Sejdi Rexhepin,Iliriana Lladrovcin,Qerim Rexha,Man Zeqiri,Z.Hamdi  Behrami, Luan (Aslla ) Dibranin,Premtime Sejdiun ,Hyrije Hyseni etj.

Mërgata jonë shqiptare ka bërë shumë për Kosovën duke filluar nga ana politike për ndërkombëtarizimin e  çështjes se Kosovës, në anën materiale qe asnjëherë nuk  u ndal po kapitalin e ka derdhë ne  atdheun tonë të shtrenjtë Kosovën, para lufte ,mbas lufte, por edhe sot, dhe fizike qe shume djem dhe vasha  ju përgjigjen atdheut edhe me  pushkë në dorë deri ne  vet flijimin   për dashurinë ,ndaj atdheut tonë. Pos këtyre medaljeve tanimë  organizohet  edhe   mësimi plotësues në gjuhës shqipe qe i ka vlerat e veta! Edhe ky takim sinjalizoj  shenja shumë të lumtur që pas një viti të angazhimit të përbashkët u takuam serish që të festojmë përfundimin e vitit shkollor 2011-2012 nxënës ,prind dhe mësues.

Shtatori i vitit 2011, shënoj një date te veçantë për Stuttgart-ostin, d.m.th edhe kjo pjese e Stuttgartit me angazhimin dhe vetëdijen e prindërve arriti qe ta hape shkollën shqipe me gjithsejtë 32 nxënës, të cilët mësuan në dy grupe. Sot në këtë fund viti nga 32 nxënës, arritën qe  ti marrin dëftesat 28 nxënës, ndërsa 4 nxënës, mbeten  pa  notuar për shkak të mungesave pa leje sipas mësueses Miradije Gashit.

Moderatorja Shkëlqesa Gashi një nxënëse e shkollës , ftoj në  diskutim "Këshillin e Prindërve" Qërim Rexhajn ,Nasuf Koskovikun , Gani Gashin ,Enver Sejdiun ,Miradije Gashin dhe zotin Ymer Lladrovcin ta merr fjalën me çka u prononcuan  se janë te lumtur dhe  theksuan se është domosdoshmëri e zhvillimit të mëtutjeshëm te mësimit plotësues.

Programi  vazhdoj  me recitime  poezish , monologje,  përshkrim abetareje   ,fragmente me motive për atdheun Kosovën Shqipërinë , mërgimin  shkollën etj,  me të cilën morën pjesë  në skenë në forma veçanta   dhe kolektive  nga nxënësit  mesa vijon;

Aldina Rexhaj, Agnesa Selimi,  Aulon Islamaj, Almina Seji, Arlinda Seji, Gentiana Islmaj, Ilirida Seji, Shkrepa Gashi, Shkelqesa Gashi, Eldre Gashi,Leart Muslijaj,Teuta Zeqiri, Diellza Zeqiri, Hatixhe Zeqiri, Riad Rexhaj, Sabrije Xhelili, Sumeja Shala, Naile Shala, Beni blakaj, Dafina Papaj, Doruntina Papaj,Diellza Papaj, Fortesa Papaj, Etnike Koçinaj, Erblina koçinaj, Fatlind Koçinaj, Liridona Ferizaj,Reolinda Halilaj,Ariona Halilaj,Mirjeta Rexhaj,Donarta Rexhaj, Fitore Rexhaj,Yllëza Rexhaj,Veton Koskoviku,Jeton Koskoviku, Sara Vuçiterna, Elis Vuçeterna, Esra Vuçeterna,Shpetim Sejdiu,Qendrim Sejdiu ,Driton Koskoviku,Krijesa Kuçi,Egzon Gashi, Leonora Hajdinaj, Rinor Halilaj Endrit Hoti, Elsa  Hoti,Mergim Behrami, Elsa Behrami, Erleta Behrami, Fatjona Mustafi,Edon Mustafi, Erblin Hyseni,Vanesa Hyseni, Arijana Dervisi, Gëzim Salihaj, Genti Salihaj, Avdyl Salihaj, Avni Miniri,Agim Miniri, Andi Lokaj,Arxhenda Rexhepi, Daursa Rexhepi, Beni Blakaj, Blendi Blakaj,Bled Demiri, Blendi Lokaj, Andi Lokaj,Bleona Blakaj, Bujar  Blakaj,Butrint Demiri,Hajdar Rexhepi, Ibrahim Rexhepi, Imedina hoxha, Endrit Hoxha,Anesa Ljivoreka dhe Enis Hoxha.

Ne  vazhdim   ishte një  tryezë   e shtruar me ushqime tradicionale ,pas ushqimit ,vazhdoj programi i shoqërua me valle  nga publiku  dhe me  këngë nga këngëtari  Qamil Zeka.

Ne përfundim te  programit i morëm edhe disa prononcime nga disa  prindër dhe nxënës  po ashtu  në pyetjen tonë u përgjigje edhe zoti Ymer  Lladrovci mbi ecurinë e  zhvillimit të mësimit    në gjuhën shqipe. Zoti Lladrovci  theksoj qe në vitet  e fundit ka ndryshuar   situata paraprake  dhe është dukshëm ma e kënaqur, duke  e plotësuar një boshllëk paraprak ,po ashtu duke  e ndjekur  modelin e të gjitha nacionaliteteve tjera .Fillimi ishte  me një numër relativisht të vogël  e sot janë me mija qe e ndjekin mësimin  në gjuhën shqipe,  ku edhe sot jam i lumtur qe jam ne mesin e tyre duke u mbështetur  në aktivitetin tonë qe e kemi ndjekur me interes  deri me sot . Ne i kemi dëftesat qe do tu shpërndahen te gjithë nxënësve  theksoj nder te tjera zoti Lladrovci .Në pyetjen tonë se pushimet po afrohen  a ka marre ndonjë hap organizativ  Qeveria e Kosovës qe  ti presin  fëmijët  mërgimtar qe do te vërshojnë drejt atdheut këto ditë? Zoti Lladrovci tha se Qeveria e Kosovës ne bashkëpunim me Ministrin e Kulturës dhe  ministrinë e  Diasporës kanë marre një  serë aktivitetesh qe do ti presin  mërgatën ne forma te organizuara në të gjitha komunat e Kosovës, theksoj nder te tjera  zoti Ymer Lladrovci. Në vazhdim patëm edhe mendimin e disa prindërve dhe nxënësve  mesa vijon;Hamdi Behrami  qe tha se ne jemi te interesuar qe ta ruajmë kulturën tonë , fëmijët tanë të ndjekin shkollën, paralel me ato obligative   gjermane, po edhe atë amtare,i një mendimi   ishte e dhe Man Zeqiri  qe kishte tre fëmijë ne mësim të zonja Gashi , ai tha se nuk jemi te kënaqur me numrin e nxënësve,   por do te jemi edhe ma te vendosur për vitin tjetër. Gani Gashi, ceku se ky vit mund te  konsiderohet si i suksesshëm nga se me pak nxënës  filloj e me shume përfundoj,  beri ftesë qe te jemi edhe ma afër njeri tjetrit për vitin tjetër. Pastoj Baki Mustafa, po edhe ai kishte dy nxënës  në mësimin  te kjo mësuese me te cilën tha, se ne duhet te  jemi krenar  për ndjekjen e mësimit  ne gjuhen shqipe dhe  kemi respekt për mësuesen dhe pedagogen tonë qe po kontribuon ne rruajtjen e  kulturës tonë  tek fëmijët  tanë qe po rriten këtu ne diasporë. Sejdi Rexhepi po ashtu kishte dy fëmijë të vet  ne këtë shkollë, i cili u zotua se ne patëm një takim edhe me drejtorin e shkollës qe ne vitin tjetër te shtohen klasat për nxënësit shqiptarë .Zoti Qerim Rexha anëtar i këshillit të prindërve  tha se i kam katër vajza qe e ndjekin mësimin  ne këtë shkollë, qe një vit ka filluar dhe  është për tu  krenuar ,  por nuk do të themi se jemi edhe te kënaqur me këtë numër aq te vogël kur dihet numri i shqiptarëve ne Shtutgard.

Edon Mustrafa,Dafina Papaj ,Fortesa Papaj,Shpetim Sejdiu, dhe Shkrepa Gashi   nxënës  i kësaj shkolle  theksuan se do të ndikojmë ne shokët tanë qe ne vitin tjetër të jemi ma shume prezent  ne këtë shkollë .Premtime  Seji  kryetare e këshillit te prindërve  thotë se jemi shume  të kënaqur ne ecurinë  e mësimit  shkollor ne mësim plotësues ku ne vitin tjetër do te jemi edhe ma te përgatitur,qe do ta zgjerojmë  veprimtarinë në gjithë shtresën   e banuar në Shtutgad me qellim qe mos te mbesnim prapa popujve tjerë .Për fund  morëm edhe opinionin e zonjës Vlora Muzliaj  anëtare e këshillit te prindërve  ,e cila theksoj se jemi optimist qe do te vazhdojmë me një ritëm edhe ma te fuqishëm qe ta ndjekim shembullin e këtij viti edhe për vitin tjetër. Qëllimi ynë është te ruhet , kultivimi dhe  zhvillimi i kulturës  shqiptare edhe në mesin e fëmijëve tanë,  dhe beri thirrje qe  ata qe nuk u përfshinë ne shkollë deri me tash mos te hezitojnë por ti nxisin  fëmijët e vet   te vinë dhe tu  bashkohen   moshatarëve te vete  për ruajtjen  se vlerave tona ne mërgatën shqiptare.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora