Speciale » Alia
Lutfi Alia: Sanxhaku i Shkodrës (II)
E premte, 13.07.2012, 07:08 PM
Kush ishim ne, para 400
vjetësh?
Sanxhaku i Shkodrës
(II)
Nga Prof
dr Lutfi ALIA
Nga letra që autori L. Alia, i dergon redaktorit tonë Z. Lushaj:
Tung Zeqir
djali:
Sapo u
ktheva nga arnautistani u impenjova të përfundoj pjesën e dytë të shkrimit ku
si do të shikosh ti dhe lexuesit e ZSh-së, ka disa informacione të çuditeshme.
Pjeset e
shkrimit ne korsiv jane të miat, edhe per ta thyer disi monotoninë e kronikës.
Ne pjesen e 3-të
dhe te fundit që do ta dergoj sëshpejti, del per here të parë se cilat fshatra
të Hotit
janë
konvertuar ne myslyman. Çuditerisht per qytetin e Shkodres nuk jep asnje te
dhene sa pjese
popullate
jane myslymanizuar, por duhet te jene nje pjese, pasi ne gravuren e vitit 1602
(anonime), qe ndodhet ne biblioteken e Nwe York (në vitin 1993 e kam botuar në
revisten "Afer dhe larg" në Tirane, por nuk e kam kopjen ) dhe ne
qender te gravures eshte nje xhami, që i perkon faqes së Kodrës së Rozafes nga
ana jugore, nga ana e lumit Drin).
Per sa i
perket Malit te ZI (e pershkruan me vete te ndare nga Podgorica, nga Ulqini,
Tivari, Hoti Gruda, Peja) dhe Hercegovines, nuk ka interes per lexuesin
shqiptar, pasi ato banohen nga sllavet, qe Mariana Kortoranina i quan servi
ortodossi greci (serbet - sherbetoret ortodoksa - greke).
Uroj që të ju
pëlqej edhe kjo pjesë shkrimi, ku mesojme edhe më mirë se Kush ishim ne,
para 400 vjetësh?
Të përqafoj
dhe të falënderoj miku im,
LUTI , (Plaku
i Sienes)
- Shenim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione
Oncologica të qytetit Siena –Itali .
-----------------------
-Kronika e Mariana
Bolice Kotoranina, për vizitat në Sanxhakun e Shkodrës në vitin 1614-
Në jug të Dukatit (Sanxhakut) të Shkodrës shtrihen
22 fashatra, duke filluar nga Ura e Shkodrës, e në rradhë per gjatë shpateve të
malit, nëpër bregun e liqenit deri në Tarnicë.
Këto 22 fshatra banohen nga shqipetarë të besimit katolik, të ritit roman.
- Casina (Kazina), ka 23 shtepi, me 60 burra, me
prijes Lek Gjura (Giuri Lecha)
- Cesagni (Çezani), ka 20 shtepi, me 50 burra, me
prijes Andro Dvoinov.
- Sirochi (Shiroka), ka 50 shtepi, me 110 burra, me
prijes Pier Kola (Pieri Colla).
- Mesigli (Mesili), ka 40 shtepi, me 90 burra, me
prijes Gjorg Moviç (Giori Movich).
- Velliart, ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Markin
Kola (Marchin Colla).
- Zogagni (Zogaj), ka 25 shtepi, me burra, me
prijes Andrea Alla.
- Schanv, ka 20 shtepi, me 45 burra, me prijes Nilki
Petko (Nilchi Petcho).
- Arbanassi, ka 38 shtepi, me 80 burra, me prijes Marin
Dreka (Drecha Marin).
- Gian Vuchi, ka 40 shtepi, me 90 burra, me prijes
Pev Kola (Pev Colla).
- Osterossi, ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Gjon
Kola (Colla Gion).
- Martechi (Marteki), ka 45 shtepi, me 100 burra, me
prijes Peppa Buiari
- Ruchi (Ruçi), ka 27 shtepi, me 57 burra, me
prijes Gjon Kola (Gion Colla).
- Bobovista, ka 35 shtepi, me 80 burra, me prijes Luka
Mida (Lucha Mida).
- Costagna (Kostanja), ka 30 shtepi, me 70 burra, me
prijes Lal Dreka (Lale Drecha).
- Stelichi (Steliçi), ka 22 shtepi, me 47 burra, me
prijes Gjure Nika (Giure Nicha).
- Brizol, ka 23 shtepi, me 40 burra, me prijes Kol
Mengha (Colla Mengha).
- Limane, ka 23 shtepi, me 50 burra, me prijes Gjure
Luka (Giuri Lucha).
- Pinculi (Pinkuli), ka 20 shtepi, me 45 burra, me
prijes Jovan Luka (Giovan Lucha).
- Sextan (Shestan), ka 100 shtepi, me 260 burra, me
prijes Peri Vuka (Peri Vucha).
- Morich (Murriqan), ka 20 shtepi, me 50 burra, me
prijes Gjon Morich (Gion Morich).
- Crigni (Krinji), ka 30 shtepi, me 70 burra, me
prijes Ded Suka (Deda Sucha).
- Seoza, ka 80 shtepi, me 180 burra, me prijes Gioan Kruta (Gioan Cruta).
Nga gryka e derdhjes te lumit Buna e ne drejtim te Shkodres, si dhe duke filluar nga fusha e Zadrimes e siper shtrihen:
- Mertezi: ka 15 shtepi, ka 40 burra dhe prijes Pali
Griez
- Deragliot: ka 20 shtepi, ka 46 burra, me prijes Gjon
Gjevi (Gion Gievi).
- Shen Serxhi (Shirgji): ka 20 shtepi, me 47 burra,
ka prijes Gjon Suka (Gion Succha)
- Bussanti: ka 30 shtepi, nxjerre 70 burra dhe prijes
Punk Leka (Punch Leccha).
- Serezi: ka 40 shtepi, nxjerr 60 burra, me prijes
Gjon Skurza (Gion Scurza)
- Daizi (Dajçi): ka 60 shtepi, 130 burra, me prijes
Dedo Suka (Dedo Sucha).
- Samaris i Madh: ka 35 shtepi, 90 burra, me prijes
Gjon Vuka (Giov Vuccha).
- Samaris i Vogel: ka 20 shtepi, 43 burra e me
prijes Kola Gievi (Colla Gievi)
- Fraschalli, ka 15 shtepi, 35 burra me prijes
Andrea Gievi (Andrea Gievi).
- Revi ka 60 shtepi, 150 burra, me prijes Mark Gjura
(March Giura).
- Belagni (Belanji), ka 40 shtepi, 90 burra, me
prijes Mar Gjevi (Mar Gievi).
- Carezzi (Karezi), ka 15 shtepi, 33 burra, me
prijes Drea Leka (Dre Lecha).
- Bulugni (Bulunji) ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Gjon Kola (Gion Colla).
- Tre Vilat e Tunisi, ka 90 shtepi, 270 burra, nje pjese kane prijes Andrea
Druic Pev Colla
(Kola) dhe pjesa tjeter Leka Dre (Leccha Dre).
- Baxdiza (Berdica), ka 20 shtepi, me 50 burra, me
prijes Pal Niki (Palle Nichi).
- Graquola (Grakuola), ka 30 shtepi, 70 burra, me
prijes Marin Dre.
- Cosmaz (Kozmaç), ka 40 shtepi, 100 burra, me
prijes Vuk Sula (Vucha Sulla).
- Chuzi (Kuçi), ka 25 shtepi, 60 burra, me prijes
Xhiori Mida (Giori Midda).
- Lubian, ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Peppa
Suma.
- Giosola, ka 26 shtepi, 60 burra, me prijes Gjev
Kola (Colla Gievi).
- Gucresi (Gurreza), ka 40 shtepi, 100 burra, me
prijes Luka Gjura (Giuri Lucha).
- Molussa, ka 30 shtepi, 60 burra, me prijes Prenk
Mida (Prenc Midda).
- Selaz, ka 25 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon
Kola (Colla Gion).
- Musselin, ka 40 sshtepi, 100 banore, me prijes
Andrea Kola (Andrea Colla).
- Irma, ka 30 shtepi, 80 burra, me prijes Pep Marin
Koli (Pep Marin Colli).
- Dobranz (Dobraç), ka 50 shtepi, 120 burra, me
prijes Pre Leka (Pre Leccha).
- Chopilich (Kopliku), ka 30 shtepi, 70 burra, me
prijes Vuk Vuka (Vuch Vucha).
- Griese (Grizha), ka 25 shtepi, 60 burra, me
prijes Gjon Miksigji (Gion Mixighi).
- Vatan, ka 15 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon Salluci
(Gion Saluzi).
- Busigatan, ka 40 shtepi, 110 burra, me prijes
Gjon Luka (Lucha Gion).
- Sachalli, ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes
Gjiuri Luka (Giuri Lucha).
- Doxon (Doksan), ka 27 shtepi, 50 burra, me prijes
Gjon Kika (Gion Chicha).
- Barbaluxa (Barbullush), ka 30 sshtepi,70 burra,
me prijes Prenk Biti (Prenc Bitti).
- Renesi (Rrenesi) , ka 50 shtepi, 150 burra, me
prijes Gjion Saliki (Gion Salichi).
- Cacharichi (Kakarriqi), ka 150 shtepi, 400 burra,
me prijes Gjon Saliki (Gion Salichi).
- Balladrin (Balldreni), ka 60 shtepi, 150 burra,
me prijes Pep Skura (Pepa Scura).
- Rastici (Rastiçi), ka 40 shtepi, 100 burra, me
prijes Pep Soimira (Pepa Soimira).
- Qyteti i Drishtit (Drivasto), eshte i vendosur ne shpatet e nje mali
dhe i rrethuar nga male
Shkembore te thepissura, ne majen e nje prej ketyre maleve eshte
keshtjella e Drishtit, me pak
shtepi te, banuara, ndersa lagjet per rreth jane shtepi te shumta
fshataresh, qe punojne e
mbledhin prodhimet e kesaj toke shume
pjellore.
Drishti eshte 12 milje larg
nga Shkodra.
Rreth Drishtit jane dy
fshatra jo shume te medhenj.
Drishti, ka qene qytet shume i rendesishem i Albania,
ku e kishte seline nje mbikqyres i
Republikes Marinare te Venedikut (Serenissima Signoria
di Venetia), i cili analizonte sentencat e
dhena ne Kotorr (Cattaro) dhe ne zonat e tjera te
Dukatit, pra prezantoheshin per apel ne Drisht,
ku dikur funksiononte nje tip Gjykata e Apelit per
Dukatin e Shkodres.
- Gornelichi (Gorneliqi), ka 26 shtepi, 60 burra,
me prijes Pal Gjoni (Pal Gion).
- Rivoli, ka 60 shtepi, 140 burra, me prijes Dre
Midda.
- Villessa (Vileza), ka 17 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon Gjevi (Gion Gievi).
Pjesa e IV.
Kete pjese
te Sanxxhakut, fisnikja Mariana Kotorranina e ka emertuar pjesa kryesore e
Dukatit te Shkodres, krahasuar me pjeset e tjera.
Pershkrimin e fillon me keshtjellen e Rozafes, ku ishte vendosur gaarnizoni turk, ndersa qyteti i Shkodres shtrihej ne faqen jugore te kodres, nen muret e keshtjelles, me shtepite e ndertuara njera mbi tjetren dhe vazhdonin, deri ne buze te lumit Drin dhe bregut te Bunes, si rezulton nga nje gravure e vitit 1602, e cila gjendet ne Biblioteken e Nju Jorkut – USA). Pra ne shekullin e XVII, shkodranet respektonin token pjellore te fushes dhe nuk kishin bere ndertime ne pjesen ku ndodhet qyteti aktualisht.
Keshtjella e bukur dhe madheshtore e Shkodres,
eshte e venndosur ne majen e nje kodre, qe ngrihet buze liqenit dhe lumit Buna.
Qyteti, me gjithe rrethinat ka 400 shtepi dhe 1000
burra te armatosur.
Lumi i Buna, ka shume uje dhe eshte i pasur me te
gjitha llojet e peshqeve, qe peshkohen ne çdo stine te vitit. Per
gjate rrjedhes se vrulleshme te Bunes, jane ndertuar mullinj te shumte.
Dy brigjet e Bunes
bashkohen me nje ure druri te bukur, te gjate dhe te larte.
Liqeni i Shkodres, derdhet
ne lumin Buna, ku jane ndertuar dhe qendra te shumta peshkimi.
Buna derdhet ne det.
Largesia nga grykderdhja deri ne qytetin e Shkodres eshte 24 milie dhe
pikerisht 18 deri ne San Serghio (San Serxhio – Shirgji), ku ndodhet nje kishe
e vjeter e ndertuar ne argjinaturen e lumit. Kjo kishe e shenjteruar, eshte
rindertuar nga mbreteresha
Fisnikja e Kotorranina, nuk harron te theksoj se kjo kishe katolike, u rindertua me 1306 nga mbreteresha Helena, e shoqia e Car Uroshit, i cili ne ato vite, detyronte me force konvertimin e katolikeve ne ortodokse- Popullata shqiptare i rezistoj per kohe te gjate kesaj dhune, por persekutimet e vazhdueshme e te egra ndaj shqipetareve i detyruan nje pjese e banoreve te zonave malore, te migroje ne jug dhe ne Venecia.
Thellesia e Bunes ne grykederdhje
eshte 6 kembe (1 kembe = 29,
Per gjate brigjeve pjellore te lumit te Bunes
shtrihen 12 fshatra te bukura, nga te cilat 7 jane nen jurdiksionin nga pjesa
lindore dhe te tjeret nga ana per te shkuar ne Podgorice, te cilet kufizohen me
faqet e maleve, ku jetojne rrebelat shqiptare kunder turqeve.
Ne lumin e Bunes, ne pjesen prane ures dhe ne
fqinjesi me qytetin (ku vendosej ne ate kohe), peshkataret shqiptare peshkojne
lloje te ndryshem peshqish e si thame me siper, ne çdo stine te vitit:
(megjithe
perkekjen per t’i perkthyer ne shqip, ne asnje fjalor nuk munda te gjej emerat
e peshqeve, prandaj i lashe ne italisht, ashtu si i ka shkruar Mariana
Kotoranina):
- Janar: sarake (sarache).
- Shkurt: skorance (scoranze) dhe ngjala.
- Mars: passari, rombi, ngjala, raine etj.
- Prille: peshkohen kiepe (chiepe) dhe gavoni me
shumice; kiepet e shijeshme arrijne deri 5 libre
(1 libre = 327,
- Maj: lizze ed ame te medha.
- Qershor: raine te medha dhe peshq te tjere.
- Korrik: rombi, sfogli etj;
- Gusht: qefulli (cievali), qefuj te medhenj me botarga
te medha;
- Shtator: çievoli (cievoli), mezani dhe ngjala
- Tetor, ngjala dhe peshq te tjere
- Nentor: maurachi;
- Dhjetor: korbeti (corbetti) dhe varoli;
Ne
vazhdim te bregut lindor te liqenit, fisnikja Kotorranina ka vizituar fshatrat:
- Dobianci, ka 50 shtepi, 120
burra, me prijes Pep Sukoli (Pepa Sucholi).
- Ruse (Rusi), ka 40 shtepi, me 100 burra, me
prijes Mengo Skura (Mengho Scura).
- Vuracha (Vraka), ka 20 shtepi, me 40 burra, me
prijes Vuk Sulla (Vucha Sulla).
- Grillo (Grilla), ka 30 shtepi, me 70 burra, me
prijes Gjon Leka (Gion Lecha).
- Cupionich (Kupioniçi), ka 60 shtepi, me 130
burra, me prijes Peka Kampersa (Pecha Campersa).
- Cadarum (Kadarum), ka 30 shtepi, me 70 burra, me
prijes Drea Marin.
- Gradisca (Gradiska), ka 40 shtepi, me 95 burra,
me prijes Gjon Zubani (Gion Zuban).
- Flacha (Flaka), ka 18 shtepi, me 40 burra, me
prijes Vuk Mesi (Mesi Vucha).
- Rassa (Rrasa), ka 20 shtepi, me 45 burra, me
prijes Gjon Saliko (Gion Salico).
- Pieraffama, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes
Leka Buiari (Lecha Buiari).
- Luga, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Gjek
Soimiri (Giec Soimiri).
. Scarglieli (Skarlieli), ka 20 shtepi, me 43 burra, me prijes Gjon Poruba (Gion Poruba).
Nje vend te ve çante i ka kushtuar liqenit te Shkodres, duke pershkruar dhe evidencuar pasurite natyrale dhe menyrat e peshkimit, qe mendova t’i prezantoj ne vazhdim.
Liqeni e furnizohet nga lumenj te shumte, si
Moraça, Zeta, Cijevna, Ribnica, dhe Sitnicë, Cemi. Moraça e merr zanafillen ne Zhabiak,
ka sjellje te madhe uji, pasi fryhet dhe nga lumenj te tjere, ne rrjedhen e te
cileve zoti Zuane Cernovicchio (Cernoviçi), ka ndertuar mullinj.
Ne te dy anet e brigjeve te lumit jane ngritur nje varg shtepishe. Banoret e kesaj zone duke shfrytezuar pjerresine e lumit, kane ndertuar prita te shumta per kapjen e peshkut.
Liqeni i Shkodres eshte mjedis shume i
pershtateshme per peshkim, si gjate veres dhe gjate dimerit, sepse era e forte,
qe fryn neper liqen, i favorizon barkat dhe fregatat me vela.
Keto barka dhe fregata, jane te tipave si ato, qe perdorin
piratet ulqinake, per te grabitur ne Persatrini, ne Kotorr dhe ne Shqiperi.
Liqeni eshte i pasur me shume lloje peshqish, i rrethuar
ne pjesen e pellgut te Shkodres me peme te shumta, me plepa te larte, me shelgje
dhe me shkurre te ndryshme, qe rriten ne uje.
Ky mjedis, ne periudhen e dimrit, qe fillon ne
tetor, mbushet me pulebardha dhe me zogj te shume smerghi, qe ne menyre
vulgare, ne gjuhen turke quhen Karabullak. Keta zogj jane aq te shumte sa vetem
ata qe i kane pare, mund te thone dendesine e tyre ne liqenin e Shkodres.
Karabullaket, perdoren nga peshkataret per te kapur
peshkun skoranca ne thellesi te liqenit dhe te lumit Buna.
Ne brendesi te liqenit, ne drejtim te malit
Baragur, natyra ka “ndertuar” nje amfiteater ne ujin e liqenit”, qe e eshte i rrethuar
me peme te larta. Ky gji, me siperfaqe rreth 1 milje katror, rrethohet nga
shpatet e malit qe zbresin pjerrtas dhe me gure te medhenj, me madhesi sa nje
fuçi 10 barrilesh veneciane, qe formojne guvat nen uje dhe shkallet mbi uje. Keto
guva jane rrethuar me prita, per kapjen e peshkut, te vendosura ne forme te
ashtuquajturave barka. Seicili nga peshkataret ka vendin e vet te peshkimit te
formuar nga dy, tre de deri ne dhjete prita, sipas mundesise qe kane per t’i
ndertuar. Me peshkimin fitohet 40 – 50 talleri ne vit Talleri ishte monete
standarte ne Europe, psh qeraja e nje shtepie dhe ushqimi ne nje vit per nje
familje arrinte 100 talleri).
Peshqit skoranca pasi largohen nga lluca dhe uji i
ftohte i liqenit, gjejne strehim ne ujrat e ngrohta te ketyre guvave shkembore,
ku uji i paster arrine nga burimet qe ndodhen ne fundin e liqenit
Pritat dhe vendet e peshkimit jane te kontrolluara
nga rojat, qe nuk i lejojne zogjte dhe Karabullaket te “grabisin” peshkun.
Neper liqen kalojne 400 – 500 barka, te ndertuara
nga gdhendja ne forme govate e trungut te rovere, vozisin ne menyre te rregullt
buze malit. Kjo flotilje barkash shoqerohet nga ushtaret turq, qe jane shume te
interesuar per peshkimin, madje mes tyre, ne nje barke ne qender te kesaj
“flotilje” eshte i pranishem dhe hoxha, i cili pasi ben nje lutje ne gjuhen
turke, me pas, kur ai e vlereson momentin e pershtatshem, leshon nje kushtrim
dhe te gjithe ne kor fillojne te bertasi duke imituar klithmat e zogjeve qe
ndodhen ne pemet per rreth, e pasi tremben, fluturojne e kridhen ne uje, ne
vendin e peshkimit, ku fillojne te kapin peshk.
Duke u kredhur ne uje, keta zogj grabitqar, notojne
ne thellesi dhe kapin peshqit, ndersa pjesa tjeter e peshqeve te trembur nga ky
sulm masiv, kerkojne te largohen nga guvat, por bien ne kurthin e pritave
rrethuese. Ushtaret turq, qe kontrollojne nga siper keto prita, i kapin te
gjalle me dore e pasi ngazellehen nga peshkimi, i leshojne perseri ne uje, ku
kapen nga zogjte e shumte, qe fluturojne mbi uje e me pas zhyten i kapin
perseri.
Dua te them dhe diçka
tjeter. Ishin aq shume zogj dhe ne se turqit te armatosur me arkebuxhio (pushke
qe mbushej me barut dhe me saçme nga gryka), kur qellonin mbi keta zogj
fluturues, ose mbi ato qe rrinin ne majat e pemeve te larta, aq plumba qe do te
perdornin, aq zogj do te kishin vrare. Disa here ka ndodhur, qe me arkabuxhio,
te vriten dhjete zogj me nje te shtime.
Zakonisht keta zogj fluturojne me shumice dhe ne
tufa te dedura, aq sa duken si nje re e zeze.
Gjuetia ndaj ketyre zogjeve eshte e ndaluar, madje
kush kapet duke gjuajtur dhe vret keta zogj, gjobitet me 300 aspra (qe jane 4
dukate floriri) per çdo zog te vrare dhe i sekuestrohet arma.
Ky ligj eshte shume i arsyeshem, pasi po u vrane
zogjt, nuk do te kishte peshkim te scoranze.
Banoret i mbrojne keta zogj, pasi thone se sa me
shume te jene, aq me e mire eshte sasia dhe cilesia e peshkimit.
Pronaret e pritave, kujdesen dhe punojne per t’i
bere te frutshme, prandaj shkojne e i kontro-llojne nje here në çdo dy ditë. Në
keto prita jane kapur peshk tenka qe peshon deri 6 libre dhe ngjala te medha,
qe jane te shijeshme e delikate, si krap me peshe deri 100 libre
Ky liqe eshte i pasur dhe me zogj te tjere, madje
dhe te paimagjinueshem, rosa me shumice, grue, cesani, pata, lejleke, galinazze, fazana, si dhe me shpende
grabitqare si skifteret e shkathet, qe turqit i kapin me rrjeta. Ne kete gjueti
arrihet te kapen 20 deri 30 rosa.
--------------
S h k r i m i v a zh d
o n...
Në pjesën e trete, do të mësoni se sa fshatra të
Hotit janë kthyer në myslimanë...
(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj, 12 korrik 2012)