Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Merita Merja: Sekretet e një bukurie të përjetshme

| E enjte, 12.07.2012, 06:35 PM |


Flet Parukjerja & Estetistja e njohur shqiptare , Merita Merja

Dominon stili i viteve 80-90’

Ja sekretet e një bukurie të përjetshme

Në duart e mia kanë kaluar Çiljeta Xhilaga, Elizabeta Marku, Domenika Causha

Nga Albert ZHOLI

Është një vajzë e shkathët, praktike, e qeshur dhe e sigurt në profesionin e saj. Përpos më lart ka dhe një bukuri që spikat si binjake e profesionit. Profesioni i saj është një profesion i lakmuar nga femrat pasi seksi i “dobët” i kushton shumë vëmendje trupit.  Merita Merja, Me një eksperiencë 10 vjeçare në fushën e parukerisë & estetikës rrëfen ekskluzivisht për Telegraf dashurinë për profesionin e saj, sekretet e një bukurie të përjetshhme, tashmë e njohur si një parukjere V.I.P dhe trendy.

Kur e keni kuptuar që parukeria është profesioni juaj ?

Kur isha e vogël më pëlqente që të lyhesha me buzëkuqe dhe tualete, rrija para pasqyrës duke bërë makjazh dhe me kalimin e kohës kuptoj që e kisha pasion këtë fushë. Më pas bëra shkollën e parukerisë ku dhe u diplomova.Më tej bëra trajnime dhe seminare në shumë vende të botës ku sigurisht jam vlerësuar.

 Puna për ju është pasion, profesion apo biznes ?

Mbi të gjitha është pasioni dhe dashuria , por të gjitha nga pak sigurisht. Mendoj se të gjitha duhet t jenë ën harmoni

Pse duhet të frekuentojmë një sallon bukurie ?

Sepse kryesorja është kujdesi për veten dhe estetiken por dhe relaksin që ofrohet. Eshtë respekt ndaj vetvetes.

Ku jane të përqendruar kryesisht klinetet ?

Tek të dyja fushat ku mund te them parukeri+estetike, sepse femrat kujdesen për lukun e tyre por gjithashtu dhe për mirëmbajtjen e trupit e fytyrës.

 Çfarë mund të na thoni mbi tendencat më të fundit të flokëve ?

Tendencat e fundit sigurisht ajo që i shkon fizionomisë së fytyrës së fundmi është vënë re stili i viteve 80-90’. Mund të them që njerëzit janë të qartë tek ajo çfarë kërkojnë më së shumti flokë të shkurtër, tip i çrregullt dhe trendy, duke nxjerr në pah tiparet femërore.

Çfarë ju frymëzon më shumë në profesionin tuaj ?

Emocioni dhe përgjgjqsia për klientin. Personalisht nqs shkëputem për një jave nga puna më mungojnë shumë klientet e mia, qe mund ti quaj dhe mikesha. Më pas kënaqesia më e madhe vjen me arritjen e rezultatit..

 Ka nga ato kliente që vijnë dhe thonë që dua ti bëj flokët si  një e famshme ?

 Janë të shumta ato që vijnë me atë ide sepse të gjithë ne kemi një idhull konkret. Ka dhe nga ato qe nuk kopjojnë dhe kanë një shije individuale. Në fakt nuk është keq që njerëzit kopjojnë pastaj se çafrë u shkonn mbetet në dorën tonë si parukejer duke ju sugjeruar.

 Cilët janë disa nga personazhet shqiptarë që kanë besuar në punen tuaj ?

Janë të shmtë saqë dhe nuk i mbaj mend. Përmend këtu Çiljeta Xhilaga, Elizabeta Marku, Domenika Caushaj,  Beatrix Ramosaj etj.

A janë të nëdërgjegjësuara femrat që duhet të shkojnë për estetikë?

Për çdo ditë ndërgjegjësohen. Në Tiranë tashmë moda dhe kujdesi ndaj vetes mund të them se bëhet si në metroplet e tjera Europiane.

 Ndonjë këshillë të veçantë ?

Do të përfundoja me një këshillë, Njerëzit të jenë të kujdesshëm tek ajo çka përdorin duke filluar nga kremerat e deri tek produktet e ndryshme kozmetike duke i zgjedhur cilesore.

Femrat që hyjnë në ambientet tuaja a flasin për politikë?

Të them të drejtën edhe flasin. S’rrimë ne shqiptarët pa pakëz politikë. Na duket si ëmbëlsira në fund të drekës.

Po vetë i kushtoni kohë lukut?

Pa diskutim. Po nuk respektove veten nuk regullon dot të tjerat. Klienti të sheh kush je ti që të vij nesër. Klienti mund të gaboj vetëm njëherë.

A ndihet kriza në profesionin tuaj?

Pak. Femrat nuk kursejnë për trupin e tyre. Por dhe çmimet janë të arsyeshme.

Je penduar që ke zgjedhur këtë profesion?

Aspak. Gjithë kohën ke të bësh me njerëz të ndryshëm dhe thyhet monotonia.

Në ambientet e pritjes mbani gazeta dhe revista?

Plot. Në kohën e pritjes femrat ato duan sidomos revistat e modës.

Duke qen se në periudhën e  verës ka shumë dasma, a pushoni në këtë stinë?

Ah! Në këtë stinë jam e privuar. Kur kam ndonjë ditë pushim shkoj në plash. Puna jonë kryesisht është në këtë stinë.

Shoqëria shqiptare a është një shoqëri maskiliste?

Besoj se po. Ende shoqëria jonë vuan nga kjo sindromë shekullore.

Mirreni me fizkulturë?

Kur kam kohë po. Më pëlqen të mbaj trupin në formë.

Ushqimi i preferuar?

Prodhimet e detit dhe frutat në përgjithësi

Sot a ka shoqëri ideale?

Mendo se jo. Sot bota është e interesit.

Cila ëshë e meta kryesore e nëj femre?

Bëjmë pak thashetheme (qesh).

Lexoni libra?

Dikur shume, sot kur jam me pushime.

Çfarë vlerësoni tek meshkujt dhe çfarë kritikoni?

Vlerësoj të qënit inteligjent, krtikoj të qënit brutal.