E premte, 19.04.2024, 01:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Sa mirë që shkruan Sandri!

E enjte, 12.07.2012, 06:50 PM


Sa mirë që shkruan Sandri !  *

Tregim

Nga  Përparim Hysi

Sado që ka ndodhur aty,para  15-të e ca vjetësh,nuk di përse  po i kthehem  prapë. Po ka ndodhi që,krejt rastësisht, vinë e zënë vënd dhe lënë gjurma në kujtesë që,sado kalon kohë,nuk shqiten nga kujtesa. Kështu ndodhi dhe me mua. Me mua  dhe me atë.Kush jam unë,e dini.Tjetra është Era.Sandri është burri i saj. Kaq. Kur them kaq,flas për ndodhinë që ka të bëjë me ne,të tre. Të tjerat,kur thuhet në gjuhën zyrtare:"dokumentet ndjekin postën" që deshifrohet kështu:për ndodhinë,ndiqni  rrëfimin tim të shkurtër.

*    *   *

Qeshë inspektor në Drejtorinë Arsimore dhe një ditë prej ditësh,titullari më thotë:

-Sot do më zëvëndësosh mua,në zyrë.Do mbash shënime një për një për të gjithë ata që do trokasin dhe,kur të vij,do më raportosh.

Shkova atje dhe,ndërsa prisja nevojtarë të ndryshëm,midis të tjerëve,erdhi një njeri me rekomandim të posaçëm që,në vija të trasha,mund ta përciell  kështu:

...Zoti X...

Ky që vjen me këtë letër,është"yni"(me këtë "yni" nënkupto i partisë sonë ) dhe ka vajzën me arsim të mesëm,po duhet ta merrni në arsim. E mora letrën (qe e hapur dhe konfidenciale ),e futa në sirtar dhe,pasi shënova emrin dhe gjeneralitetet e kandidates,i thashë atij "ynit" që të vinte aty nga ora 13-të (atij i thashë në ora 1(një) ) kur mendohej të kthehej titullari. Sa iku ai,në derë u duk një burrë aty nga dyzetat.Qe shpatullan,i mbajtur,si i pavrarë nga puna dhe,ndërsa hyri brënda,e pyeta:

-Përse je munduar ?

-Për timeshoqe?

-Po qysh për timeshoqe ?

-Po ja,-tha,- dua që ta futë në arsim.

-Po çfarë arsimi ka ?

-Të mesmen bujqësore.

Unë jam tip impulsiv dhe e humbas politesën kur nuk ka një gjë që nuk shkon.

-Ore,-i them çaprazshe fare,-pse ç'u bë arsimi,stani i Bobos që kushdo të bëhet çoban.Po,jo,or burazer,-i thashë pak si i nxehur,-nuk shkon fare. Me bujqësore dhe të punoj në arsim.Megjithatë,-shtova,- të punoj apo jo në arsim jotshoqe,këtë e vendos drejtori. E,në se pyetesha unë,as jot shoqe dhe as ai që iku,sado me letërporosi,nuk punonte dot në arsim.

Shpatullani,sado që u prish në çehre,e ruajti gjakftohëtsinë dhe po me gjakftohtësi,foli:

-Imeshoqe shkruan vjersha !

Shkruan vjersha,sikur po habitesha unë.Pa  m'i trego ca nga ato vjersha. Ai e pati të lehtë fare.Futi dorën në xhepin e brëndshëm dhe nxori prej aty një fletore goxha të trashë. Pa menduar se në priste dikush tjetër prapa derës,zura dhe shfletova fletoren. Me  të vërtetë që jo vetëm shkruante vjersha,po kish poezi shumë të bukura. Po mbetur në një fshat të thellë të Myzeqesë as që  pati dikush ngenë e saj dhe ca më shumë të vjershave. Nuk e shfeltova të tërin atë bllok me vjersha,po që në 10 vjershat e para dukej se qe një talent i pazbuluar.Aq më pëlqyen vjershat e  saj,sa fare hapur i thashë:

-Kjo do punoj në arsim dhe do ngulmoj sa të  vij drejtori.

Më falnderoi dhe  i ntuziazmuar nga fjalët e mia inkurajuese,më tha:

-Eh,vjershat ! Po nja dy-tri fletore i dogji dhe,një blok më të madhse ky,ia patëm dhënë X... (një kritiku të kohës)   dhe,aha, as që na i ktheu më. Më humbi,-tha.  Paska qenë faqezi,- sulmova në adresë të atij,kritikut. Por,sidoqoftë,të premtoj  që jotshoqe do fillojë.

*    *   *

Erdhi drejtori dhe,ndërsa po i raportoja,i zgjata atë "letrën rekomande". E mori,e  lexoi dhe tek mori shkresën për të  lëshuar vërtetimin për atë "yni" ( "yni qe në këmbë e po priste veç firmën ),unë ndërhyra:

-Zoti drejtor,-fola,- më fal që po ndërhyj,po ka një koincidencë pakëz të vështirë.Para se të filloi kjo,e rekomanduara,unë mendoj se i takon kësaj tjetrës,që është talent. Talent që deri tani e kanë djegur kot. Drejtori,për fat të mirë,ishte krijues vet dhe me emër. Sa i thashë kështu, u thye nga  parashtrimi im dhe m'u drejtua:- Nga e di ti që është talent?  Ja,fola,dhe zgjata dorën drejt atij "shpatullanit" që priste radhën.  Ia mora bllokun dhe i thashë drejtorit:-Veç dy-tri lexo dhe do bindesh. Aq më tepër,- i thashë,-kjo mund të japë letërsi dhe jo ajo,tjetra,që është me rekomandim. Ai,"yni",sikur u fye nga kjo "luftë" që i shpalla hapur dhe,pa mbajtur dot zëmërimin,e zbrazi:- Më ke "borxh" ca gjak! Më fute në borxh,pa borxh. Natyrisht,qe në të drejtën e tij,se prind qe dhe interesohej për të bijën,po unë as që iu qasa asaj ane.Vlerësoja aftësinë për punë. Mendoja  dhe,po kështu mendoj,se veprova mirë.Inkurajova një talent.E nxora nga errësira në dritë. Drejtori qe njeri racional dhe shpirtmadh.E rregulloi dhe atë "yni",duke shlyer atë "borxhin" tim tek "yni". U bëra si me krahë,se,në fund të fundit,qe drejtori që ma zbardhi  faqen,kurse Sandri,pasi mori shkresën,tentoi për t'më qerasur,por dhe sot nuk kam pirë me të qoft dhe një kafe.

*     *     *

E kisha harruar fare këtë ndodhi.Veç dija që,e taentuara,kish filluar punë dhe kaq.  Kur,pas tri muajësh,po mbaja një leksion për punët me shkrim,në një auditor prej 70 mësuesësh të rrethit,ndjej që t'më afrohet një nuse e re,paksa e turpshme dhe t'më thotë:- Unë jam ajo !

-Cila ajo?-pyeta. Jam ajo e "fletores me vjersha!". Ua,-bëra,pa e mbajtur habinë.Po ti qenke si një poezi!-shtova. Ajo u bë prush dhe mënd i ra alivan.Të tjerët,nuk e mbajtën të qeshurit me shpotinë time dhe,si për ta malcuar ca "plagën" që hapa,i tregova auditorit se kush qe ajo. Tjetra (ajo) qe mbuluar si me turp dhe,për t'i hequr sëkëlldinë,i thashë:-Më vjen mirë që ke filluar punën po  a po e vazhdon shkollën?

-Jam regjistruar në universitet për gjuhë-letërsi,- më tha. Dhe kështu u njoha  me Era Shkëmbin.  Mandej,secil në hallet e veta.

*     *    *

Tek rrija në zyrë (qe e dielë dhe askush veç  meje nuk qe në punë) ,ndjej që dikush trokiti.Hapa derën dhe ç'të shoh? Qe ajo. Ou,bërtita,po  ç'e mirë të solli këtu?

-Kam sjellë dorëshkrimin tim me vjersha dhe dua që t'ma redaktosh. Tek fliste,skuqej sikur të kishte bërë një faj. Dhe aq bindeshe për këtë"fajin",sa thoshe:-Kushedi se sa rëndë do dënohej!

Se,përgjithësisht, kështu janë vajzat e fshatit. Sa më larg nga qyteti,aq dhe më kokulura janë! Aq më tepër që kjo,Era Shkëmbi, qe nuse e re,po të shikoje portretin e saj. Pranova me kënaqësi që ta "redaktoja" librin e parë të saj dhe, si mysafire që qe,zbrita me të për tek klubi ngjitur me zyrat tona.Unë mora një ekspres,ajo një pije të ftohtë.Folëm për letërsinë dhe për poezinë dhe,mandej,iku. Tek u riktheva në zyrë,u mora me librin.Qenë poezi të bukura;të ndjera dhe të vinte gjynah që të hiqje qoft dhe njërën prej tyre. Kështu që i pashë,mandej,me nge duke korregjuar fjaë apo ndonjë varg dhe,pas një muaj, libri doli në dritë. Por,atë kohë,unë kisha mërguar.

*     *     *

Mërgimi im zgjati goxha.Kur erdha,e kërkova Erën.  Kish mbaruar universitetin,pat qenë ca kohë drejtore shkolle dhe,kur e takova,tek do ta uroja për ngjitjen e shkallëve në arsim,e pyeta:

-Po sa libra ke botuar?

-Asnjë veç të parës. Se nuk kam lek. Eh,librat!-foli sikur fliste me veten. Mbetën në sirtar.Dhe jo vetëm të miat,por ti nuk e di se sa mirë shkruan Sandri!.

-Sandri,- kapa fillin unë.Po ç'hyn Sandri tek librat!

-Aha,-sikur  po mbronte të shoqin,- ti nuk e njeh atë. Po vetëm letrat që më ka shkruar mua,sikur t'i lexoje,do çuditeshe! I kam rujatur dhe i kam "kopsitur",se,kushedi,ndonjëherë do bëhemi dhe ne,krijuesit" me lekë dhe do dalim në dritë.

-Krijuesit,- e mbështeta unë,- janë njerëzit më fatkeq.Djegin vajguri me hallet e botës.Dhe mbetën idealistë të pandreqshëm. Kështu ka qenë gjatë gjithë historisë dhe,me pak përjashtime,gjithmonë i ka ndjekur varfëria.Por siç thotë  Naimi i madh:"Ditët e mira,paskësaj vijnë". Po do vijnë,vallë ?...

* emrat janë trillime.

Tiranë, 12 korrik 2012



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora