Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demi Moore

| E merkure, 15.03.2006, 08:36 PM |


Demi Moore
Demi Moore u lind ne Roswell te New Mexicos, me 11 nentor 1962. Shteti New Mexico shtrihet ne jugperendim te Amerikes dhe kufizohet nga Meksika ne jug, Teksasi ne lindje, Arizona ne perendim dhe shteti i Kolorados ne veri.

Babai i Demit ishte pjestar i forcave ajrore amerikane. Ai u nda nga mamaja e aktores, para se ajo te lindte. Emri Demi eshte shkurtim i emrit Dimitria. Mamaja e Demit, u martua me nje burre te quajtur Danny Guynes. Thuhet se familja u shperngul ne rreth 30 vende te ndryshme, nderkohe qe Demi ishte ende femije. Nje dite, Demi mesoi se Danny nuk ishte babai i saj i vertete. Ai vrau veten, kur Demi ishte adoleshente. Demi braktisi shkollen ne moshen 16 vjecare dhe u martua me kengetarin e muzikes rok, Freddy Moore, ne moshen 18 vjecare. Martesa zgjati vetem 4 vjet.

Ne vitin 1982, Demi Moore filloi te luante ne nje serial televiziv te quajtur, General Hospital, Spitali Publik, qe transmetohej gjate dites. Pas disa vitesh, ajo debutoi ne filmin "Saint Elmo's Fire"- "Zjarri ne Shen Elmo". Gjate xhirimeve ajo u njoh me aktorin Emilio Estevez dhe filloi te shoqerohej me te. Por ne 1987, ajo u njoh me aktorin Bruce Willis gjate nje premiere filmi. Kater muaj me vone Bruce dhe Demi u martuan. Martesa zgjati 11 vjet. Cifti pati tre vajza, Rumer, Scout dhe Tallulah.

Aktorja Demi Moore njihet per filmin, "Ghost" Fantazma. Por nje vit pas ketij filmi, Demi Moore u shfaq pa rroba dhe shtatzene, ne kopertinen e revistes prestigjoze "Vanity Fair". Me pas, ajo luajti ne disa filma qe nuk paten sukses. Nder ta ishin edhe filmat, "The Scarlet Letter", "Streaptease" dhe "G.I. Jane".

Vitet e fundit, krijimtaria e Demi Moore u pa ne regjizuren e filmave komik te Mike Myers, Austin Powers. Gjithashtu ajo u rikthye edhe para kamerave. Ajo luajti ne pjesen e dyte te filmit "Charli's Angels", Engjujt e Carlit. Dhe kohet e fundit, fotot e aktores 41 vjecare me nje djalosh te ri, jane bere objekt i medias kudo ne bote. Miku i saj i fundit eshte aktori Ashton Kutcher i cili muajin e kaluar festoi 26 vjetorin e lindjes.
VOA