Kulturë
Pal Neçaj: Kroni i Qafë Kolçit
E merkure, 11.07.2012, 06:58 PM
KRONI I QAFË KOLÇIT
DHE TRAGJEDIA QË I DHA EMRIN:
“GURRA E HASAN GASHIT!”
( Aty kanë nisur rrugët e mia )
Nga Pal Neçaj, NY
Jo larg malit
gjigand, që emrin e ka " Hekur ",
poshtë Qafës Kolçit, me të lashte e të re
histori,
afër rruges të
gjatë gjarprore, rruges së udhëtarve,
të cilet vinë dhe
shkojnë shekujve në pafundësi,
është kroni me ujë
qumsht-bore si "mirësi" humane.
Besojnë
se Zoti e fali per të shuar etjen,
per të njomur buzet e njerezve dhe
zanave,
në atë bjeshke
legjendare ku pine kreshniket,
herojtë,
të cilve rapsodet kenduan u kan' atyre anve.
Kroni buze rruges se
gjate qe karvanet njerzore,
e kane pershkuar ne shekuj e
mijevjecar me kembe,
apo ne kale nga Shkodra dritekulture e
Teutes arberore,
rruge e cila cane
likpermjet lugina, fshatra ilire, male.
fusha, pyje, qafa, keput lumejte ujekthjellte lode,
per të
arritur deri ne Gjakoven djeplirie legjendare.
Dhe anasjelltas, pine
kete uje akull,
udhetare qe vinin
nga Malsia e Gjakoves,Hasi, Bytyci, Gashi, Krasniqja,
të cilet shkonin ne
Nikaj - Mertur, Dukagjin deri tek kalaja e moçme e Rozafës,
tregti të benin e arme të gjenin,
si buken e femijeve, ta kishin “barotin e thate”
qe kurre mos të
nenshtroheshin derisa të sigurohej mvetësia.
Tregtare me mushka
ktheheshin nga pazaret rutina,
njekohesisht
ushtonin dhe shume hallexinje ngarkuar,
barret ne
shpine kapluar nga veshtiresia lodhja,
armen ne
dore vigjilent nga grabitja apo pusia,
larg kronit "takonin" erë duhani si aroma.
Kush piu ujin kristal ne
ato bjeshke të bukura alpine,
dhe nuk e bekoi me
gjithe shpirt: Ah " Te falte Zoti"!
te pafund si
jeta eshte nurnri i atyre qe perqafuan kronin,
ata qe puthen e kursyshem
gelltiten ujin nga ftohtesia,
pine me pauza, e pine ne grushta, me gota, tasa çobanie.
Kroni "sekret” mban
numrin pafundsisht të njerezve,
të cilet, i freskoi me ujin, i ngopi dhe
n'oborrin e tij kane pushua?!
“sekret” i
mbane gra. burra, djemet e ri, nuse apo vajza gjeraqina,
gjithkush e lavdroi ujin dhe nga ai sikur merr vrull e energji
Gjithe krenari ujin e panderprere, me cilesi e sasi,percillte ky krua.
Shumhere kroni eshte
caktuar piketakimi,
per dashurite,
per shoket, miqet a dashamiresit,
"me
prite ose të pres tek kroni afer qafes Kolcit"!
Aty
njeri tjetrin prisnin, sebashku beheshin,
clodheshin, drekonin pastaj vazhdonte udhetimi.
Cikat e nuset lanin
duarte, faqet e bukura si molla, syte e zeze, të shkruar, të
blerte ose blu, të cilat kurre s'kane manguar ne
ato fshatra apo zona, cili djale nuk endrronte të pinte ujin e
kronit,
ne grushtat e skuqur të ndonje vajze malesore?!
Nuk dihet ekzakt koha
nuk dihet dita,
por pranvere
ishte, pylli gjithe gjerbrim,
lulet kishin
celur, zogjet kendonin, ne dege e rudina
të gezuar, ca duken, ndonje maskuar
nga njomza e ahut, gjithe kenaqesi ne kor e të vecauar qe skishin
pushim.
Mbi shpinen e gjogut me
shale telatinit nje djale malsor,
ngjitej pa
pushuar qe nga lumi, djale xhevahir i gjate dy metra,
belholl e sy
shqipoje, i veshur si dhender
(kemishe të qindisur me dore,
mitan e jelek, tirqi gjakove,
shoke e shalle, kapucin deveje ulur pak të vetulla, sahat e qystek,)
mazerren mbi gjujte, alltine
gjitheserme ne brez.
Syri mos me kapur me të
bukur, me të mire, djale.
“Zoti tek ai
kishte treguar me shume kujdes,
koha
s'ishte dhimte, per të punuar ngadale"!
Qimekuqi kale, i bukur nga shendeti e pamja,
dukej sikur "shihte"krenari per të zotin
koken larte kali, larte koken
kalorsi
per të krenohet fisi, djal' e lumja NANA!
Rruge të gjate kishte
bere djali, se thyer ish dita,
vinte nga ndonje
fshat i Dukagjinit,zbritur nga Agri
kaperdisur
si ai, lodhje nuk ndjente, do kthehej të shtepia,
dyqindmetra
large pau tek kroni ciken e bukur zanemali?!
ciken
gjithehjeshi, trandafil i sapocelur afsh i zjarrte rinie
sa me
shume afrohej kronit aq me perri sorkalle dukej cika.
Ne syte e djalit
shtatbajrak duket sikur krejt bukuria,
e bjeshkes
prrallore ishte perqendruar tek ajo shtojzovalle,
tek ajo fllanxe ku prej saj, zemres se djalit i
dyfishohet shpejtsia,
gjithcka tjeter
iu erresua, sikur asgje nuk shikonte vigani djale, vecse ciken
lulekumbulle qe shkelqente si dielli n'at behar.
“Romeo ” shqiptar iu
afruar “Zhuljetes” malsore,
e cila kronin
kishte "pushtuar" duke u freskuar,
per
shtatpale qefe n'ate dite të qeshur pranverore,
i
lutet djali engjullushes:
"
Me jepe të pi ne grushta tu,
se
uji behet mjalte, duarte ene e arte..."?!
Ne shikim të pare, rryma
elektrike ne dy zemrat rinore,
sikur ndezi
driten, por celsi i " molles se ndaluar"s' mbante! !
E skuqur si vera
Veneciane ne goten kristal cika plote emucione, zedrithur tha:
"
0 djali kreshnik, o diell bukurie! zemra prendon,
por zakoni s'Iejon, vetem
nuk jam, baba me shoqeron,
kush guxon me fole per dashuni druaj se
keq e pson "!!
Disa hapa large kronit
eshte ledina e jeshiluar sa dy qylyma persian,
pasi ujpiu babai
ulur kembekryq mbi ate cope ledine po pushonte,
ne preher
pushken ne gatishmeri sapo dredhkishte puron artizan,
të duhanit
e po mbante me buzet poshte mustaqeve të gjata,
të zeza, ku ralle dukej ndonje fije e zbardhur, pleqeri lajmronte,
gurstrallin godiste me unorin nga xixat eshka zjarr të marre .
Syte i shkuan tek kroni
ku e bija skuqur flake se djali dicka i flet,
si guxon ai
kreshnik ti flasin cikes kur t'atin nenvleron duke mos pershendet?!
Ne koke i valon
gjaku s'dihet nga i fluturoi duhanin, strallin unuar apo eshke,
pikosur se
ju cenua nderi, si vetetima pushken drejtoi djalit, kemzen ia terheq!!
Plumbat gjoksin Hasan
Gashit pershkua tejpertej, perpara bukuroshes ai bien,
kroni ujebore perzihet me gjakun djaloshar,
tragjedi shokuese, dite e zeze vertete,
cika e tmerruar
rrezohet pandjenja, dora mbi plagen e djali asaj i kishte mbete,
ne kllapi,
sikur Hasani i peshperiti:
"Ah sebashku do të
jemi pergjithmone, të pandare vetem n' tjetren JETE.."!!
Vrastari i tronditur afrohet po djali kishte vdeke,
kufomen mbare kthen dhe armet prane ia
lene,
kali qante per
te zotin, kujtdo m'kalle tmerr,
krejt e hutuar cika
nga kllapia e rende, del!
se c'ka u ka ndodhur aty babain e paska pyet, Rrufeja kur
vrau? Re ne qiell nuk ka shi s'bie
i lutej
babes, t'i tregoi se c'ka i kishte gjete?!
Babai,
cikes, fytyrezbehur me mendjecekujlibruar,
pa takt e pa
hezitim pergjigjen trishtuese do t'i jepte :
"
I mora jeten keti djali se ty të foli,
mue
me bani të pakanun, korin nuk durova ..."!!
Nuk duhej të bente at
krim tragjik, cika guxoi
me gjyszani t'i thonte të jatit,
duke uluritur, ate e veten mallkoi,
të
fiket i bien, rrezohet perseri si vdekur ra tek kroi
Thuhet se
vajza" fajtore " pafaj nga ai rast tmerri zuri shtratin, dalngadale vyshkej si manushaqe e keputur,
lulja e kujtimit, tjetersuar ishte, ne gjum enderra e bashkonte me djalin,
gjithe naivitet zgjohej,
nanen pyeste se ku shkoi ai?! sikur me at'
ishte perse s' mori sipas premtimit?!
Pas kesaj tragjedi
makaber, kroni nuk mbeti krua,
djali u vra, vajzen meraku e thau, shkrum iu be zemra,
jeten se
donte, çdo gjë ju nxi, gjithcka tanimë urrente,
pak kohe pasvrasjes
djalit, cika ndrroi jete, atje prehje gjente,
kroni me s'permendej si krua se:
"Gurra
e Hasan Gashit" u emrua.
Pine ujin e gurres
" pagezuar " me gjakun e djalit,
udhetare të
ndryshem: të thjeshte, hallexhi, figura me emer,
pushuan, u clodhen cifte të lumtur të gurra
"Hasan Gashi"
trima, trimeresha, njerez të pushkes, të urtise ne kuvende, lane takime djem
te ri me cika per dashuri romantike,
fshehur afer gures qe dita per ta, zgjaste vetem sa sahati.
Thuhej se shekuje me
pare ishte bekuar burimi,
prej imzot
Gjergj Bardhit qe kthehej nga"Crastenichia"
ku pagezuar
kishte njeqind e tetedhjete femije si pllumba.
Tek
kisha e Shengjergjit buze lumit Valbona me ujin si drita,
Te
vazhdonte rrugen per ne Pultin Ilirian qender Krishtrimi.
Duke ardhur nga Guri i
Hasit i madhi Pjeter Bogdani kaloi Qafen e Kolcit
dhe zbriti tek
gurra, lodhe e keputur, piu uje at' dite të gjate pranvere,
mbi
lendinen gjithelule, " Ceten e Profeteve" nenkoke, gjumi e mori,
falnderoi
shoqeruesit të cilet jo vetem se penguan, por e kishin lane të qete! Bogdani
jeten ia kushtoi atdheut e fese, ne ate rast ishte betua:
-gjum ma të embel s'kishte bere ne jete!
Nga aty do të sodiste me
kenaqesi bukurite ne zonen e thelle,
malin e Hekurave,
Rrukun, Reshellin, Kakine qe takonin qiellin,
lumin
qe ndane luginen, lumi me thyerje te lehta uji dukej si vello,
Bogdani do të qendronte ne Nikaj të kryente sherbim fetar,
kishen të re kishin ndertuar, kjo cerdhe atdhetare nuk kishte
meshtar, fisi
kreshnik vatanin, besimin i ruajti qe nga shekujt e pare.
Kishin pushuar djemte e
Nikajve tek gurra e "Hasan Gashit ",
Keq Hyseni e
Haxh Martini kur shkonin ne carshi Gjakove,
me blere “pak barot
neper dugaja”, por flake u kalle pazari,
caushete bylykbashet u pergjaken nga trimat malsore,
se
ata me shume sejmene donin t'i fyenin, t'i kapnin me dore.
Per dragojte e vertete:
"
u cudite Gjakova, Peja, Prizreni nga heroi
shpartallohet
bylykbashi vetinjezeti..."!!
Pushoi tek gurra Sokol
Rama me djalin Micin, hero i kombit,
shkonte ne Pecaj
të Shales tek daja, Marlula i lidhjes se Prizrenit,
kur u
clodhen e me ujebore shuan etjen edhe kuajte "i luten Zotit "!
dhe fjale do t'i
conin, nipi e daja njeri tjetrit, kur i msynte krajli a mbreti. ne
kushtrim ngrihen nga
" I shtati dhe i
shtatdhjeti..."!!
Piu ujin e gurres "
Hasan Gashi" mendjendrituri Binak Alia,
sa e sa here e
kerkonin vllezrit ne Nikaj per të pleqnue,
sherre,
pajtuar gjaqe, me tolerance, pa anuar, shkelqente drejtesia, vendimin kush se
kontestonte, ai behej "dorzan" per t'u zbatuar,
ky ishte Binaku qe:
"Ku ulej
s'shkulje, kur vendoste, s'luhej"!!
Tek gurra me emrin e
djali zanmali,
ishte piketakimi
i trimave sa dilte kushtrimi,
të kthenin mbrapshte
pushtuesit, të mbronin vatanin,
aty u
mblodhen patriotet e Nikaj-Merturit shkuan ne Peje,
per "besa bese"tek Haxhi Zeka, Bajram Curri, Isa
Boletini, nga
kuvendi synimi:
divorsi me turkun! Liri per shqiptarin.
Thone
se tek burimi, Bajram Curri ishte ulur prej kalit,
ndezi cigaren e
duhanit dhe mesoi per ate fatkeqesi,
duke ndigjuar
historine e gurres se "Hasan Gashit"
porosiste shoqeruesit:
"
Mos harroni djema se fanatizmi, tradhetia dhe vllavrasja na kane ardhe prej
hasmit...:!!
shikonte
me dylbi bjeshket perballe Rreshellin, Kakine,
dhe mallgjehej me ato të Currajve, nga i
vinte origjina.
Shume t'eture, të pinin
ujin e gurres, nuk kane guxuar,
kur trimat
malsore, qafat i ben prita dhe pritat u kthyen ne kala, të pathyeshme,
Guri Murg e vendi u kalleflake,
por
shkambijt e guret s'u shkrin, cungohen brejte e ahat nga gjylet e topit,
dermishen krepat e muret, por shqipet folen s'leshojne, si Anteu
fuqizohen.
Duke u dridhur nga frika. me mendje të trullosur, ne panik, ne marre,
pashai turk me grada të larta e nishana
lavdie, fytyren si korbit, ne leter i shkruente mbretit:
“se
kurre s'kishte pare kesisoj miletit..."!!
Turqite e Dergut Pashes
të mundur nga spartaket e maleve,
të udhehequr nga
Prel Tuli e Mehmet Shpendi si Akili, Lonidha, ndaj
"Qafes Kolcit, rruges shpueme”
Pashai
turk iken i shpartalluar,
hordhite osmane njeri tjetrin se prisnin,
larg u degjohet shama
britma,
nuk mund të ndaleshin tek gurra,
se me plumba do tu mbushej shpina.
Nuk mundi të shuaj etjen
tek gurra "Hasan Gashi", pushtuesit nga kralija,
se Nikaj-Merturi
ne kushtrim të Sokol Bashes e Tunxh Miftari me zjarr e hekur,
do zbrapsin ushtrine
serbo-malazeze komanduar nga Nil Bogici, famzia,
deshmore rane Zhuj Avdyli, Ali Haka, Nik
Delia,
se nje re e
zeze Bogicit i vinte per mbi,
Gjelosh Rama me njeqind shtepi,
se ne Geghysen e mbare
Malesi:
Nila, Vaso,
Safo,Drashko dhe shum' e shume vica'
agresore mbeten
“Gure mbi varre”!
Oficerit i
cau rrashten Cucë Avdylja
O vendlindja ime e varfer por jo kurre e
nenshtruar!
Sa e sa mall e
kujtime kam e duhet shkruar per ty,
e skamur
vertete, por jo kurre, e kurres e koritur,
per
Atdheun, besen, nderin ne cdo kohe jeta eshte sfiduar.
O vendlindja ime qe me
shpirt e zemer gjithmone me ty rri!
Edhe kur flej
gjume, enderrat tek ty me cojne perhere,
duke
kaluar me shpejt se drita shume ujra, shtete lodhje pa ndije,
me
cojne ne krahimen time, ku jane malet e larta deri ne qiell.
Tek bjeshket me pamje e
bukuri supriore qe askund tjeter si gjene, kodrat, brezaret, sukat, kodrat, krojet,
mrizat, livadhet, guret, pyllit,
rruge ura e sheshe, lumej e prroje, nuk i
harroi, emrat u ruaj ne mend,
të gjithave: bjeshkve e të verrinit, jugut
veriut, lindje dhe perandimit, ruaj e kujtoj djeme petrita,vajza e gra të
thjeshta të cilerta, burra
t'urte, bujar' e trima, odat malesore si shkolla mencurie, zakone e tradita,
dashuri të pastra,
kenge valle, dasma
e gezime, humore të kripura,
sikurse ruaj dhe kujtoj ditlindjen e vajzes apo tim birit.
Keshtu endrra me solli
kete here tek gurra "Hasan Gashi"
cdogje me dukej si
dikur ne vere, mjedis frymzimi, percudi une i Ri!
E pak e zemruar
gurra me foli dhe mendoj se me qortoi,
nga kisha
humbur per shume vite qe me gurren nuk isha pare?!
Fotografine
dhe emrin tim me merak kishte ruajtur si nena e ushtarit,
“me
dhjetra kg ujin tim ke pire” tha gurra, dhe tregoi rregjistrin e
inventarit
E gurra vazhdoi të me
bente pyetje thumbuese si freskim kujtese:
Te kujtohet kur
nena të conte ne qender të rrethi, të vazhdoje shkollimin,
ketu pushuat
ajo nxorri nga trasta buke me djath, ngranet uje pite me oreks,
të porositi mos të harroje se tek qafes e
Kolcit shume trima kane mbete
deshmore ne lufte per liri ashtu Tahir Sokoli me kushrinin?!
Dikur nga Shengjergji,
se bashku nxenes e mesues,
keni dalur shetitje, ketu keni drekuar,
lojra të ndryshme keni organizuar, madje ti bisede per
qafen e Kolcit keni bere, tragjedine time ke treguar.
Me
pyetje therse gurra nuk kishte të ndaluar, sa ne enderre,
jam
bukosur, qimet e kokes jane ngritur, zemra ka rrah shpejt,
me force i kam thene:
" Jo moje gurre e mire, ty e keto
vende,
gjithmone u kujtoj, kurre s'u kam harruar,
por
qenga dita “gale” kur larg jam emigruar,trete e
dise frymoj i gjalle, a me mire të kisha vdeke.."!!
Pas atij dialogu të
rende dhe me pasoja mbresash e malli ,
i etur u perula
per të pi ujin qumsht bore ne gurren poshte ahut,
nga e majta
nje ze cike si shtojzovalle, djathtas zeri piskam djali,
kerkuan takim dhe i prita
deri sa u afruan pak pastaj ata ndaluan,
sikur me porositen
të shkruja per historin e tyre si personazhe të harruar. të cilet pa asnje faj tragjikisht jeta u
shkoi te kroni
"Gurra e HASAN GASHIT"
që atë ditë u emrua.
----------------
Nju Jork, qershor 2007
(Poema është nxjerrë nga libri
poetik “Ëndërrën e lashë atje”. dhe u dorëzua për botim nga redaktori ynë në
USA, Zeqir Lushaj, korrik 2012)